Rendi korintik
Rendi korintik nuk e ka zanafillën e tij në arkitekturën e drurit.
Ai u zhvillua drejtpërdrejtë nga joniku në mes të shek. të V p.e.s. dhe ishte fillimisht me një pjesë të madhe të njëjtë të stilit dhe proporcioneve, por dallohej nga kapitelet e tij më të zbukuruara.[1] Kapiteli ishte shumë më i thellë se doriku dhe joniku, duke marë formën e një krateri të madh, një formë zileje përzier me baulen dhe i zbukuruar me një radhë të dyfishtë gjethesh akantusi sipër të cilave ngriheshin dredhkat e lakuara, që mbanin këndet e abakut, i cili, jo më një katror i përkryer, pjerësohej sipër tyre. Sipas Vitruvit, kapiteli u krijua nga një skulptor, Kalimaku i Korintit, që e mori frymëzimin e tij nga një shport ofertash që ishte vendosur në një varr, me një pllakë të sheshtë në krye për të mbrojtur ofertat. Shporta ishte vendosur në rrënjën e një bime akantusi që u rrit rreth saj.[1] Raporti i lartësisë së kolonës me diametrin është përgjithësisht 10:1, me kapitelin që merte më shumë se 1/10 e lartësisë. Raporti i lartësisë së kapitelit me diametrin është përgjithësisht rreth 1.16:1.[1]
Rendi korintik fillimisht ishte i përdorur në brendësi, si në Tempullin e Apollonit Epikurios në Bassae (rreth 450-425 p.e.s.). Në vitin [[334 p.e.s. u shfaq si një veçori e jashtme në Monumentin Koragjik të Lisikratit në Athinë dhe më pas në një shkallë të madhe në Tempullin e Zeusit Olimpia në Athinë, (174 p.e.s. – 132 të e.s.).[1] U bë popullor nga romakët, që e shtuan numrin e rafinimeve dhe detajeve dekoruese. Gjatë periudhës helenistike, kolonat korintike ishin ndonjëherë të ndërtuara pa hulliza.[1]
Shiko edhe
RedaktoBibliografia
Redakto- Banister Fletcher: A History of Architecture on the Comparative method; 2001. Elsevier Science & Technology. ISBN 0-7506-2267-9.