Jump to content

Mali (gjeografi)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mali

Mali është formë impressive relievore në të vërtetë është formë e ngritur në Tokë, e krijuar si rezultat i aktivitetit të korës së Tokës.

Ekzistojnë shumë teori për krijimin e maleve. Malet zakonisht krijohen në periudha të gjata kohore (mijëra dhe miliona vite) me palosjen e sendimenteve ose lëvizjes se pllakave tektonike. Palosjet të cilat përbëjnë malet mund të jenë me prejardhje vullkanike, sendimentare ose me prejardhje nga kuarci. Sipas teorive më të reja malet janë krjuar nga ndeshja e pllakave të mëdha tektonike.

Bashkësinë e disa maleve përbëjnë vargmalet. Disa nga vargmalet më të mëdha ne Evropë janë Alpet, ndërsa në Azi janë Himalajet. Malet ndahen:

- për nga lartësia:
të ulëta,
të mesmë dhe
të larta.
- për nga koha e krijimit:
male të reja dhe
të vjetra.

Majat më të larta malore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Evropë - Elbrus (5.642 m), Mon Blan (4.807 m)

Azi - Çomolungma; Everesti (8.848 m), K2 (8.611 m)

Afrikë - Kilimanxharo (5.895 m)

Australi - Koshqushkoa (2.230 m)

Amerikë Veriore- Mek Kinli (6.196 m)

Amerikë Jugore - Akonkagva(6.960 m)

Antarktik - Vinson (5.140 m)