Australia zyrtarisht Komonuelthi i Australisë është një vend që përfshin kontinentin e Australisë, ishullin e Tasmanisë dhe shumë ishuj të vegjël. Ajo është vendi i gjashtë më i madh në botë për nga sipërfaqja. Vendet fqinje përfshijnë Indonezinë, Timorin Lindor dhe Papua Guinenë e Re në veri, Ishujt Solomon, Vanuatu dhe Kaledonia e Re në veri-lindje, dhe Zelandën e Re në jug-lindje.

Australia
Himni: Advance Australia Fair[a]
Komonuelthi i Australisë, përfshirë pretendimet territoriale australiane në Antarktik
Komonuelthi i Australisë, përfshirë pretendimet territoriale australiane në Antarktik
KryeqytetiCanberra
35°18′29″S 149°07′28″E / 35.30806°S 149.12444°E / -35.30806; 149.12444
Qyteti më i madhSydney
Gjuha kombëtareAnglisht[b]
Besimi
(2021)
Nofka
Qeveria
Lloji i qeverisjesMonarkia kushtetuese parlamentare federale
• Monark
Elizabeth II
David Hurley
Anthony Albanese
KuvendiParlamenti
Senati
Dhoma e Përfaqësuesve
Pavarësia 
1 janar 1901
9 tetor 1942 (në efektt
prej 3 shtatorit 1939)
3 mars 1986
Sipërfaqja
• Gjithsej
7,692,024 km2 (2,969,907 sq mi) (6-të)
• Ujë (%)
1.79 (sipas 2015)[3]
Popullsia
• Përllogaritje 2022
26,026,900[4] (53-të)
• Dendësia
3.4/km2 (8.8/sq mi) (192-të)
Ekonomia
PBB (PFB)Përllogaritje 2022 
• Gjithsej
Increase $1.605 miliardë[5] (18th)
• Për kokë banori
Increase $61,941[5] (21st)
PBB (zyrtare)Përllogaritje 2022 
• Gjithsej
Increase $1.748 trillion[5] (13-të)
• Për kokë banori
Increase $67,464[5] (11-të)
MonedhaDollari australian ($) (AUD)
Të dhëna të tjera
Gini (2018)Positive decrease 32.5[6]
i mesëm · 16-të
IZHNJ (2019)Increase 0.944
shumë i lartë · 8-të
Zona kohoreUTC+8; +9.5; +10 (Të ndryshme[7])
• Verës 
UTC+8; +9.5; +10;
+10.5; +11
(Të ndryshme[7])
Formati i datësdd/mm/yyyy[8]
Ana e drejtimit të makinësmajtas
Prefiksi telefonik+61
Kodi i internetit TLD.au

Për të paktën 40.000 vjet përpara ardhjes britanikëve në shekullin e 18-të, Australia banohej nga indigjenët australianë. Pas zbulimit nga hollandezët në vitin 1606, gjysma lindore të Australisë u pretendua nga Britania e Madhe në vitin 1770. Popullsia u rrit në mënyrë të qëndrueshme në dekadat e mëvonshme dhe u krijuan pesë Koloni të tjera vetëqeverisëse të Kurorës.

Në 1 janar 1901, gjashtë kolonitë u bashkuan në një federatë, duke formuar Komonuellthin e Australisë. Që nga ajo kohë Australia ka mbajtur një sistem të qëndrueshëm politik demokratik liberal që funksionon si një demokraci parlamentare federale dhe monarki kushtetuese. Federata përbëhet nga gjashtë shtete dhe disa territore.Popullsia shumë e urbanizuar dhe është përqendruar kryesisht në shtetet lindore.

Historia

Redakto

Fillimi i krijimeve të vendbanimeve në Australi saktësisht ende nuk dihet. Gjurmët e vendbanimeve gjenden edhe para 120 000 viteve. Aborgjinët jetojnë aty së paku që 50 000 deri 60 000 vite dhe më këtë i takojnë kulturës më të vjetër në botë.

Edhe përkundër pozitës së izoluar të kontinentit, popullata Aborgjinase ka pasur kontakt me kulturat tjera. Ky komunikim me të tjerët llogaritët të jetë ndërprerë diku para 6 000 viteve kur vendkalimi tokësorë në Guinenë e Re është vërshuar nga oqeani.

Me krijimin e ishujve Torres Srait para 1000 viteve komunikimi me kulturat tjera është rimëkëmbur. Po ashtu edhe tregtarët indian dhe kinez duket të kenë tregtuar në veri të Australisë sikurse edhe peshkatarët e Indonezisë.

Ndikimi i këtyre vizitorëve mund të shihet në vizatime të ndryshme në shpella në veri të Australisë. Dëshmi tjetër për këtë është edhe Dingo që si duket është krijuar diku para 6 000 viteve nga detarët e Azisë jugore.

Evropianët në Terra australis

Redakto
 
Anijet e britanikëve

Që në kohërat e vjetra nga të diturit flitej për ekzistencën e një kontinenti në jug. Shpesh kjo përdorej si një mefshtësi e kohës “toka e jugut” (lat. Terra australis). Kur Marco Polo u kthye nga Kina në Venedik, ai fliste për një tokë të pasur në arinj e guacka që gjendej prapa (në jug) ishujve Java. Në shekullin XVI dhe XVII si duket detarët portugezë, francezë dhe spanjollë arrin të zbarkojnë në bregdetin e Australisë dhe të futen në brendinë e saj.

Mirëpo, sipas shkrimeve gjermane zbulimin i kepit Cape York Peninsula nga holandezi Willem Jansz në vitin 1606 merret si zbulimi i Australisë. Në vitin 1629 u ankorua anija tregtare “Batavia” e kompanisë holandeze në bregdetin perëndimorë të Australisë. Kapiteni i anijes Francisco Pelsaert kësaj nuk i kishte dhënë ndonjë rëndësi të veçantë.

Ndërsa në vitin 1642 e njëjta kompani vendosi të vëzhgoi kontinentin me në mënyrë të planifikuar. Në bazë të këtej projekti Abel Tasman zbuloi Tasmaninë e sotshme. Një ekip tjetër nën udhëheqjen e Willem de Vlamingh filloi të krijojë hartën e bregdetit perëndimorë. Pasi që natyra e kësaj pjese dukej e thatë dhe jo pjellëshme, holandezët nuk kishin ndonjë interesim për kolonizimin e Australisë.

Tasmni futi në jetë emërtimin ”Holanda e re” më 1644. Ky emërtim përdorej në Evropë deri në vitin 1824 kur britanikët i dhanë emrin e tanishëm.

Kolonizatorët britanik

Redakto

Në prill apo maj të 1770-ës, kapiteni James Cook mbërrin në pjesën e pjellëshme, në bregdetin lindorë dhe e thërriste këtë vend New South Wales si pjesë e mbretërisë britanike. Qëllimi i udhëtimit të tij ishte Terra Australis, që sipas teorisë së kësaj kohe duhej të ishte si kundërpeshë e sipërfaqes së tokës që gjendet në veri rruzullit.

Pas pavarësisë së ShBA-ve nga Britania e Madhe, qeveria britanike filloi të gjurmoj mundësi të reja për krijimin e kolonive ku dërgonte të burgosurit. Më këtë qëllim më 26 janar 1788 nën komandën e kapitenit Arthur Phillip, zbarkojnë 11 anije të Flotës së parë (First Fleet) të mbushura me kolonizatorë dhe të burgosur në portin Port Jackson. Vendbanimi i ri u pagëzua Sydney sipas Viscount Sydney-it, kryetari i zyrtarëve të kolonizimit. Deri në vitin 1868 në Sydney u sollën 160 000 të burgosur. Ndërsa gjatë viteve 1801-1803 Matew Flinders arrin lundrimin përgjatë tërë bregdetit të kontinentit.

Të burgosurit britanik në Terra australis

Redakto

Në vitin 1792 një ekip franceze ndërmerr një ekspeditë hulumtimi të mundësisë së kolonizimit në Tasmani. Kjo i shtyri britanikët që edhe këtu të krijojnë sa më parë një koloni me të burgosur. Gjë që edhe e bënë në vitin 1803 duke themeluar Risdon Cover në lumin Derwent dhe koloninë George Town në lumin Tamar. Ndërsa më 1825-ën kolonia e atëhershme Van-Diemen's-Land deklarohet si e pavarur.

Në vitin 1824 themelohet kolonia e re me të burgosur në lumin Brisbane. Pas migrimit të kolonizatorëve të ndryshëm në pjesët e brendshme të pjellëshme të veriut, kolonia në vitin 1842, vendosë dhënien e tokave edhe për emigrantët. Më 1859 deklarohet Queensland si koloni e pavarur nga New South Wales-i.

1835 tregtarët nga Tasmania marrin nga Aborgjinët 240 000 hektarë dhe themelojnë portin Port Phillip. Edhe pse kjo tregti ishte ilegale nën presionin e rritjes së numrit të emigrantëve kryesia e kolonizimit e lëshon këtë tokë si të lirë për kolonizim. Më 1851 kolonia Victoria ndahet zyrtarisht nga New South Wales-i.

Kolonia New South Wales merr tërë pjesën lindore të kontinentit, çereku i tokës në perëndim edhe më tutje mbetet si Holanda e Re dhe nuk ishte ende nën aspiratat e britanikëve. Për pengimin e kolonizimit të pjesës perëndimore të Australisë nga francezët, britanikët në vitin 1826 themelojnë edhe këtu një vendbanim të quajtur Albany. Kolonia Australia perëndimore u thirr në jetë me themelimin e kolonisë Perth. Edhe pse këtu nuk ishte paraparë dërgimi i të burgosurve, kolonizatorët kërkonin ndërprerjen e kësaj praktike (në vitin 1850) në mënyrë që këta të zëvendësoheshin me fuqi të lirë punëtore.

Australia jugore ishte paraparë po ashtu si koloni pa të burgosur. Sipas rrjedhës së planit të përgatitur nga Edward Gibbon Wakefield për kolonizim sistematike ishte paraparë shitja e tokave kolonizatorëve dhe nga këto fitime të financohej sjellja e kolonizatorëve të rijnë.

1836 themelohet Adelaide dhe po në të njëjtin vit Australia jugore shpallet provincë e Britanisë së Madhe.

Kerkonin ar, themeluan një komb

Redakto
 
Parlamenti

Në veri-lindje të Melbourne-t më 22 gusht1851-ës në Victoria është gjetur ar që e përshkroi euforinë e kolonizatorëve për shumë e shumë vite. Minatorët e minierës në Ballarat në vitin 1854 organizojnë kryengritjen e vetme të armatosur në historinë Australisë. Kryengritësit kërkonin më reforma demokratike, në të vërtetë kryengritja shtypet më 3 dhjetor 1854 nga forcat ushtarake britanike dhe policia vendase.

Rreth viteve 1855-1890 disa koloni marrin të drejtën e të quajturës Responsible Government që ju siguronte një pavarësi më të madhe nga Britania e Madhe. Në fakte Londra edhe më tutje mbante kontrollin mbi sigurinë, tregtinë dhe politikën e jashtme.

Pas një konflikti të ashpër të blegtorëve në vitin 1898 themelohet “Waltzing Matilda” himni nacional i Australisë. Ndër kolonit fillon bashkimi i planifikuar në një shtet.

Bashkimi i Australisë

Redakto

1 janar 1901 formohet nga kolonitë e pavarura Komonuellthi i Australisë (Commonwealth of Australia). Si kryeqytet i Australisë u vendos të jetë Melbourne. Më 26 shtator 1907 kjo lidhje merr statutin Dominion që i solli pavarësi gati të plotë nga shteti amë.

1911 u themelua Australian Capital Territory për krijimin e kryeqytetit të ri të quajtur Canberra. Mirëpo Melbourne mbeti deri në vitin 1927 selia e qeverisë për shkak të kohës së ndërtimeve të ndërmarra në kryeqytetin e ri. Edhe kolonia e themeluar në vitin 1863 Northern Territory ndahet nga kontrolli i Provincës South Australia dhe i bashkëngjitet lidhjes.

Australia ka qenë dhe është edhe më tej lojale ndaj Londrës. Kështu dhe gjatë luftës së parë po edhe të luftës së dytë botërore e ka ndihmuar Londrën me ushtarë. Shikua nga përqindja e viktimave brenda numrit të banorëve Australia ka përqindjen më të lartë të viktimave. Humbja njësisë ushtarake të Australisë dhe Zelandës Re - Army Corps (ANZAC) në betejën e parë në historinë e tyre në vitin 1915Gallipoli për shumë Australian është lindja e kombit.

Në vitin 1931 Perandoria Britanike i jep Australisë edhe statutin Westminister me të cilin statuti Dominion edhe formalisht fito pavarësinë. Mirëpo parlamenti i Australisë e pranoi këtë vitin 1942.

Pas humbjeve të britanikëve në Azi më 1942-ën dhe kërcënimit të invazionit japonez, aktiviteti ushtarak i britanikëve zhvendoset nga Evropa në Australi. Australia mbështeti aleatin e ri të fortë, SHBA-në. Kjo edhe u ratifikua në marrëveshjen ANZUS në vitin 1951.

Pas luftës së dytë botërore, Australia ndiqte një politikë për një popullim të vendit me emigrantë nga Evropa. Pastaj vijnë emigrantë edhe nga Azia dhe pjesë të tjera të botës. Kjo çoi në ndryshimin e demografisë por edhe një katapultim të zhvillimit ekonomik.

Lidhjet përfundimtare kushtetuese ndërmjet Australisë dhe Britanisë së Madhe u keqësuan me kalimin e Aktit të Australisë të 1986, që i jepte fund çdo roli britanik në qeverinë e Shteteve të Australisë, dhe heqjen e mundësisë së ankesave gjyqësore në Këshillin e Kurorës në Londër. Në një referendum në vitin 1999, 55 përqind e votuesve dhe një shumicë në çdo shtet hodhi poshtë një propozim për tu bërë një republikë me një president të emëruar me votën e dy të tretave në të dy dhomat e Parlamentit Australian.

Në vitin 2004 fiton përsëri koalicioni nacional-liberal i kryeministrit John Winston Howard. Krahasuar me gjendjen ekonomike të rruzullit mund të thuhet se në Australi janë kornizat politike për një ekonomi të suksesshme.

Qeveria dhe politika

Redakto

Australia është një monarki kushtetuese parlamentare federale. Vendi ka ruajtur një sistem politik liberal demokratik të qëndrueshëm sipas kushtetutës së tij, e cila është një nga më të vjetrat në botë. Është gjithashtu një nga federatat më të vjetra në botë, në të cilën pushteti ndahet midis qeverisë federale dhe asaj shtetërore dhe territoriale. Sistemi australian i qeverisjes kombinon elemente që rrjedhin nga sistemet politike të Mbretërisë së Bashkuar (një ekzekutiv i shkrirë, monarki kushtetuese dhe disiplinë e fortë partiake) dhe e Shteteve të Bashkuara (federalizmi, një kushtetutë e shkruar dhe dykameralizëm i fortë me një dhomë të lartë të zgjedhur), së bashku me tipare dalluese indigjene.

Qeveria federale është e ndarë në tre degë:

Legjislativi: Parlamenti dydhomësh, i përbërë nga monarku (i përfaqësuar nga guvernatori i përgjithshëm), Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve; Ekzekutiv: Këshilli Ekzekutiv Federal, i cili në praktikë u jep fuqi ligjore vendimeve të kabinetit, i përbërë nga kryeministri dhe ministra të tjerë të shtetit të emëruar nga guvernatori i përgjithshëm me këshillën e Parlamentit; Gjyqësori: Gjykata e Lartë e Australisë dhe gjykata të tjera federale, gjyqtarët e të cilave emërohen nga guvernatori i përgjithshëm me këshillën e Parlamentit.

Elizabeth II mbretëron si Mbretëresha e Australisë dhe përfaqësohet në Australi nga guvernatori i përgjithshëm në nivel federal dhe nga guvernatorët në nivel shtetëror, të cilët me konventë veprojnë sipas këshillës së ministrave të saj.[9] Kështu, në praktikë, guvernatori i përgjithshëm vepron si figurë ligjore për veprimet e kryeministrit dhe të Këshillit Ekzekutiv Federal. Guvernatori i përgjithshëm ka kompetenca rezervë të jashtëzakonshme, të cilat mund të ushtrohen jashtë kërkesës së kryeministrit në rrethana të rralla dhe të kufizuara, ushtrimi më i dukshëm i të cilave ishte shkarkimi i qeverisë Whitlam në krizën kushtetuese të vitit 1975.[10]

Njësitë administrative

Redakto
 

Australia ka gjashtë shtete - Uellsi i Ri Jugor (#2), Queensland (#4), Australia Jugore (#5), Tasmania (#7), Viktoria (#3) dhe Australia Perëndimore (#6) - dhe tre territore kontinentale - Territori i Kryeqytetit Australian (#1), Northern Territory (#8) dhe Jervis Bay Territory. Në shumicën e aspekteve, Territori i Kryeqytetit Australian dhe Northern Territory funksionojnë si shtete, përveç se Parlamenti i Komonuelthit ka fuqinë të modifikojë ose shfuqizojë çdo legjislacion të miratuar nga parlamentet e territorit.

Sipas kushtetutës, shtetet në thelb kanë fuqi legjislative plenare për të nxjerrë ligje për çdo temë, ndërsa Parlamenti i Komonuelthit (federal) mund të nxjerrë ligje vetëm brenda fushave lëndore të renditura në nenin 51. Për shembull, parlamentet e shteteve kanë fuqinë për të ligjësuar në lidhje me arsimin, ligjin penal dhe policinë e shtetit, shëndetësinë, transportin dhe qeverisjen vendore, por Parlamenti i Commonwealth nuk ka ndonjë kompetencë specifike për të nxjerrë ligje në këto fusha.[11] Megjithatë, ligjet e Komonuelthit mbizotërojnë mbi ligjet e shtetit në masën e mospërputhjes.

Çdo shtet dhe territor i madh kontinent ka parlamentin e vet - njëdhomësh në Northern Territory, Territorin e Kryeqytetit Australian dhe Queensland, dhe dydhomësh në shtetet e tjera. Shtetet janë entitete sovrane, edhe pse i nënshtrohen disa kompetencave të Komonuelthit, siç përcaktohet me Kushtetutë. Dhomat e ulëta njihen si Asambleja Legjislative (Dhoma e Asamblesë në Australinë e Jugut dhe Tasmania); dhomat e larta njihen si Këshilli Legjislativ. Kreu i qeverisë në çdo shtet është premier dhe në çdo territor chief minister. Mbretëresha përfaqësohet në çdo shtet nga një guvernator; dhe në Northern Territory, administratori. Në Komonuelth, përfaqësuesi i Mbretëreshës është guvernatori i përgjithshëm.[12]

Parlamenti i Komonuelthit gjithashtu administron drejtpërdrejt territoret e jashtme të Ishujve Ashmore dhe Cartier, Ishullit të Krishtlindjes, Ishujt Cocos dhe Kneeling, Ishujt e Detit Koral, ishujt Heard dhe McDonald, dhe rajonin e pretenduarTerritorit Australian Antarktik, si dhe Jervis Bay Territory, një bazë detare dhe port detar për kryeqytetin kombëtar në tokën që më parë ishte pjesë e Uellsit të Ri Jugor. Territori i jashtëm i ishullit Norfolk ushtronte më parë autonomi të konsiderueshme sipas Aktit të Ishullit Norfolk të vitit 1979 nëpërmjet asamblesë së tij legjislative dhe një Administratori për të përfaqësuar Mbretëreshën. Në vitin 2015, Parlamenti i Komonuelthit shfuqizoi vetëqeverisjen, duke integruar ishullin Norfolk në sistemet e taksave dhe të mirëqenies Australiane dhe duke zëvendësuar asamblenë e tij legjislative me një këshill. Ishulli Macquarie është pjesë e Tasmanisë dhe ishulli Lord Howe i Uellsit të Ri Jugor.

Gjeografia

Redakto


Ekonomia

Redakto


Demografia

Redakto
 
Australia ka një nga popullsitë më të urbanizuara në botë, ku shumica jetojnë në qytetet metropolitane në bregdet, si Gold Coast, Queensland.

Australia ka një dendësi mesatare të popullsisë prej 3.4 personash për kilometër katror të sipërfaqes totale të tokës, gjë që e bën atë një nga vendet më pak të populluara në botë. Popullsia është e përqendruar shumë në bregun lindor, dhe në veçanti në rajonin juglindor midis Queensland Juglindor në veri-lindje dhe Adelaide në jug-perëndim.

Australia është shumë e urbanizuar, me 67% të popullsisë që jeton në Zonat Statistikore të Kryeqytetit të Madh (zonat metropolitane të shtetit dhe kryeqytetet territoriale kontinentale) në vitin 2018. Zonat metropolitane me më shumë se një milion banorë janë Sydney, Melbourne, Brisbane, Perth dhe Adelaide.

Ashtu si shumë vende të tjera të zhvilluara, Australia po përjeton një zhvendosje demografike drejt një popullsie më të vjetër, me më shumë pensionistë dhe më pak njerëz në moshë pune. Në vitin 2018, mosha mesatare e popullsisë australiane ishte 38.8 vjeç. Në vitin 2015, 2.15% e popullsisë australiane jetonte jashtë shtetit, një nga përqindjet më të ulëta në mbarë botën.[13]

Megjithëse Australia nuk ka gjuhë zyrtare, anglishtja është de facto gjuha kombëtare.[14] Anglishtja australiane është një shumëllojshmëri kryesore e gjuhës me një theks dhe leksik të veçantë[15] dhe ndryshon pak nga varietetet e tjera të anglishtes në gramatikë dhe drejtshkrim. Australian i përgjithshëm shërben si dialekt standard.[16]

Në regjistrimin e vitit 2021, anglishtja ishte e vetmja gjuhë e folur në shtëpi për 72% të popullsisë. Gjuhët e ardhshme më të zakonshme që fliten në shtëpi janë mandarin (2.7%), arabisht (1.4%), vietnamisht (1.3%), kantonisht (1.2%) dhe punxhabi (0.9%).[17] Mbi 250 gjuhë aborigjene australiane mendohet se kanë ekzistuar në kohën e kontaktit të parë evropian,[18] nga të cilat më pak se njëzet janë ende në përdorim të përditshëm nga të gjitha grupmoshat. Rreth 110 të tjerë fliten ekskluzivisht nga të moshuarit. Në kohën e regjistrimit të vitit 2006, 52,000 australianë indigjenë, që përfaqësonin 12% të popullsisë indigjene, raportuan se flisnin një gjuhë indigjene në shtëpi. Australia ka një gjuhë shenjash të njohur si Auslan, e cila është gjuha kryesore e rreth 10,112 njerëzve të shurdhër që raportuan se përdorin gjuhën Auslan në shtëpi në regjistrimin e vitit 2016.

 
Katedralja e Shën Mërisë në Sydney i përket Kishës Katolike Romake, besimi më i madh fetar i Australisë.

Australia nuk ka fe shtetërore; Neni 116 i Kushtetutës Australiane e ndalon qeverinë federale që të bëjë ndonjë ligj për të krijuar ndonjë fe, për të imponuar ndonjë respekt fetar ose për të ndaluar ushtrimin e lirë të çdo feje.

Në regjistrimin e vitit 2021, 38.9% e popullsisë u identifikua si "pa fe", nga 22% në 2011. Feja më e madhe është Krishterimi (43,9% e popullsisë). Emërtimet më të mëdha të krishtera janë Kisha Katolike Romake (20% e popullsisë) dhe Kisha Anglikane e Australisë (9.8%). Imigrimi multikulturor që nga Lufta e Dytë Botërore ka çuar në rritjen e feve jo të krishtera, më të mëdhatë prej të cilave janë Islami (3.2%), Hinduizmi (2.7%), Budizmi (2.4%), Sikhizmi (0.8%) dhe Judaizmi ( 0.4%).

Në vitin 2021, pak më pak se 8,000 njerëz deklaruan një lidhje me fetë tradicionale aborigjene. Sipas mitologjisë australiane aborigjene dhe kornizës animiste të zhvilluar në Australinë Aborigjinale, Ëndërrimi është një epokë e shenjtë në të cilën qeniet shpirtërore totemike stërgjyshore formuan Krijimin. The Dreaming vendosi ligjet dhe strukturat e shoqërisë dhe ceremonitë e kryera për të siguruar vazhdimësinë e jetës dhe tokës.

Kultura

Redakto

Australia është shtëpia e një shumëllojshmërie kulturash, si rezultat i historisë së saj të emigracionit. Që nga viti 1788, kultura australiane ka qenë kryesisht një kulturë perëndimore e ndikuar fuqimisht nga kolonët e hershëm anglo-keltë. Ndikime të tjera përfshijnë kulturën aborigjene australiane, traditat e sjella në vend nga valët e imigrimit nga e gjithë bota dhe kulturën e Shteteve të Bashkuara. Divergjenca dhe evolucioni kulturor që ka ndodhur gjatë shekujve që nga vendosja evropiane ka rezultuar në një kulturë të veçantë australiane.

Lidhje të jashtme

Redakto

Shënime

Redakto
  1. ^ Himni mbretëror i Australisë është "God Save the Queen", i luajtur në prani të anëtarëve të familjes mbretërore kur ata janë në Australi. Në kontekste të tjera, luhet himni kombëtar i Australisë, "Advance Australia Fair".[1]
  2. ^ Anglishtja nuk ka status de jure.

Referime

Redakto
  1. ^ "Australian National Anthem" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2007.
    "16. Other matters – 16.3 Australian National Anthem" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2015.
    "National Symbols" (PDF). Parliamentary Handbook of the Commonwealth of Australia (në anglisht) (bot. 29th). 2005 [2002]. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 qershor 2007. Marrë më 7 qershor 2007.
  2. ^ Aussie definition and meaningCollins English Dictionary
  3. ^ "Surface water and surface water change" (në anglisht). Organisation for Economic Co-operation and Development (OECD). Marrë më 11 tetor 2020.
  4. ^ "Population clock". Zyra e Statistikave Autraliane website (në anglisht). Commonwealth of Australia. 27 qershor 2022. Marrë më 28 qershor 2022. The population estimate shown is automatically calculated daily at 00:00 UTC and is based on data obtained from the population clock on the date shown in the citation.
  5. ^ a b c d "Report for Selected Countries and Subjects: April 2022" (në anglisht). International Monetary Fund. prill 2022.
  6. ^ "Income Distribution Database". stats.oecd.org (Database) (në anglisht). Organisation for Economic Co-operation and Development. 16 dhjetor 2020. Marrë më 9 maj 2021.
  7. ^ a b Ka ndryshime të vogla nga tre zonat bazë kohore; shih Koha në Australi.
  8. ^ Australian Government (mars 2023). "Dates and time". Style Manual (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2023. Marrë më 6 maj 2023.
  9. ^ "Governor-General's Role" (në anglisht). Governor-General of Australia. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2008. Marrë më 23 prill 2010.
  10. ^ Downing, Susan (23 janar 1998). "The Reserve Powers of the Governor-General" (në anglisht). Parliament of Australia. Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2010. Marrë më 18 qershor 2010.
  11. ^ "State and Territory Government" (në anglisht). Government of Australia. Arkivuar nga origjinali më 12 nëntor 2009. Marrë më 23 prill 2010.
  12. ^ "Governor-General's Role" (në anglisht). Governor–General of the Commonwealth of Australia. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2008. Marrë më 30 mars 2010.
  13. ^ "United Nations Population Division – Department of Economic and Social Affairs" (në anglisht). Marrë më 13 maj 2016.
  14. ^ "Pluralist Nations: Pluralist Language Policies?". 1995 Global Cultural Diversity Conference Proceedings, Sydney (në anglisht). Departamenti i Emigracionit dhe Shtetësisë. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2008. Marrë më 11 janar 2009. "English has no de jure status but it is so entrenched as the common language that it is de facto the official language as well as the national language."
  15. ^ Moore, Bruce. "The Vocabulary Of Australian English" (PDF) (në anglisht). National Museum of Australia. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 mars 2011. Marrë më 5 prill 2010.
  16. ^ Lalande, Line (4 maj 2020). "Australian English in a nutshell" (në anglisht). Government of Canada.
  17. ^ "2021 Australia, Census All persons QuickStats" (në anglisht).
  18. ^ Romaine, Suzanne (1991). Language in Australia (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-33983-4.