Kledi Kadiu
Kledi Kadiu lindi në Tiranë më 7 prill 1974. Ka qënë gjithmonë i dhënë pas baletit dhe shfaqjeve të operas. Për këtë prindërit e tij e mbështetën për të realizuar ëndrrën e tij artistike për baletin.
Jeta artistike
Redakto- 1991 - E filloi karrierën e tij në Teatri i Operas dhe Baletit.
- 1993 - Kledi bëhet balerin i parë.
- 1997- 1998 - Emigroi në Itali dhe kërceu me Shoqërinë Filarmonike të Veronës. Ra shpejt në syrin e ekspertëve e kritikëve të artit që vlerësuan talentin, forcën dhe thjeshtësinë e tij, si në baletin klasik ashtu edhe atë modern.
- 1998 - Kledi u bë protagonist dhe pjesë e programeve të ndryshme televizive si tek programi show Amicci nga gazetarja e njohur Maria De Filipi në Media Set në Itali.
Përveçse një karriere të rëndësishme si në teatër ashtu edhe në televizion, Kadiu ka marrë pjesë e ka koreografuar në shumë veprimtari të dëgjuara. Tashmë prej vitesh Kledi është balerini i parë i televizionit italian dhe gëzon simpatinë e miliona spektatorëve në Itali e në Shqipëri.