Perandoria Osmane
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(8 Mars 2009) Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Perandoria Osmanllije ose Osmane (osmanisht دولت عليه عثمانیه Devlet-i ʿAlīye-i ʿOsmānīye, turqisht Osmanlı İmparatorluğu), e njohur edhe si Perandoria Turke,[8] ishte një perandori e themeluar në fund të shekullit XIII në Azinë e Vogël veriperëndimore, gjëgjësisht në rrethinën e Bilexhikut dhe Sëgytit, nga kreu fisnor oguz turk Osmani.[9] Pas vitit 1354, osmanët kaluan në Evropë, dhe me pushtimin e Ballkanit, Bejllëku Osman u kthye në një perandori transkontinentale. Osmanët i dhanë fund Perandorisë Bizantine në vitin 1453 me pushtimin e Kostadinopojës nga Mehmet Fatihu.[10]
Shteti i Lartë Osman دولت عليه عثمانیه Devlet-i ʿAlīye-i ʿOsmānīye | |||||
---|---|---|---|---|---|
1299–1922 | |||||
Parimi: دولت ابد مدت Devlet-i Ebed-müddet ("Shteti i Përhershëm")[1] | |||||
Himni: Të ndryshme | |||||
Gjendja | Perandori | ||||
Kryeqyteti | |||||
Gjuhët e zakonshme | Shih: Gjuhe te ndryshme te popujve ne shtetin Osman | ||||
Besimi | |||||
Qeveria | |||||
Lloji i qeverisjes | Monarkia absolute (1299–1876; 1878–1908; 1920–1922) dhe Kalifat (1517–1924[6]) Monarkia kushtetuese (1876–1878; 1908–1920) | ||||
Sulltani | |||||
• c.1299–1323/1324 (first) | Osmani I | ||||
• 1918–1922 (i fundit) | Mehmeti VI | ||||
Kalifi | |||||
• 1517–1520 (i pari) | Selimi I[7][note 1] | ||||
• 1922–1924 (i fundit) | Abdylmexhiti II | ||||
Veziri i Madh | |||||
• 1320–1331 (i pari) | Alaeddin Pasha | ||||
• 1920–1922 (i fundit) | Ahmet Tevfik Pasha | ||||
Kuvendi | Asambleja e Përgjithshme | ||||
• Dhoma e sipërme e pazgjedhur | Senati | ||||
• Dhoma e ulët e zgjedhur | Dhoma e Deputetëve | ||||
Historia | |||||
• Themeluar | 1299 | ||||
1402–1413 | |||||
1453 | |||||
1876–1878 | |||||
1908–1920 | |||||
23 janar 1913 | |||||
1 nëntor 1922 | |||||
• Shpërbërë | 1922 | ||||
3 mars 1924 | |||||
Të dhëna të tjera | |||||
|
Gjatë shekujve XVI dhe XVII, në kulmin e fuqisë së saj nën sundimin e Sylejmanit të Madhërishëm, Perandoria Osmane ishte një perandori shumëkombëshe e shumëgjuhëshe, që sundonte mbi pjesën më të madhe të Evropës juglindore, pjesë të Evropës qendrore, Azisë perëndimore, Kaukazit, Afrikës veriore, dhe Bririt të Afrikës.[11] Në fillimin e shekullit XVII, perandoria përfshinte 32 vilajetet dhe shtetet e shumta vasale.
Me Kostadinopojën si kryeqytet dhe me kontrollin e tokave rreth Detit Mesdhe, Perandoria Osmane ishte qendra e ndërveprimeve mes Lindjes dhe Perëndimit për gjashtë shekuj. Përderisa dikur ishte menduar se perandoria kishte hyrë në një periudhë rënieje pas vdekjes së Sylejmanit të Madhërishëm, kjo pikëpamje nuk mbështetet më nga shumica e historianëve akademikë.[12] Perandoria vazhdoi të ruante një ekonomi, shoqëri, dhe ushtri të fuqishme gjatë shekullit XVII dhe shumicës së shekullit XVIII.[13] Sidoqoftë, gjatë një periudhe të gjatë paqeje nga viti 1740 deri në vitin 1768, sistemi ushtarak osman mbeti pas sistemit të rivalëve të tyre evropianë, Perandorisë Habsburge dhe Ruse.[14] Osmanët vazhdimisht pësuan humbje të rënda ushtarake në fund të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, gjë që i nxiti ata që të fillojnë një proces gjithëpërfshirës të reformimit dhe modernizimit të perandorisë, të njohur si Tanzimati. Kështu, gjatë rrjedhës së shekullit XIX, Perandoria Osmane u bë më e fuqishme dhe e organizuar, pavarësisht humbjeve të mëtejshme territoriale, veçanërisht në Ballkan, ku u shfaqën një numër i shteteve të reja.[15] Perandoria lidhi aleancë me Gjermaninë në fillim të shekullit XX, duke shpresuar të arratisej nga izolimi diplomatik që kishte kontribuar në humbjet territoriale të saj, dhe kështu filloi Luftën e Parë Botërore në anën e Fuqive Qendrore.[16]
Ndërsa perandoria ishte në gjendje të mbajë vetën gjatë luftës, ajo po përballej me mospajtime të brendshme, veçanërisht me Revoltën Arabe. Gjatë kësaj kohe, krime të mëdha u kryen nga qeveria osmane kundër armenëve, asirianëve dhe grekëve pontikë.[17]
Disfata e Perandorisë Osmane dhe pushtimi i një pjese të territorit të saj nga Fuqitë Aleate si rrjedhojë e Luftës së Parë Botërore rezultuar në copëtimin e saj dhe humbjen e territoreve të saj në Lindjen e Mesme, të cilat janë ndarë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, sipas Marrëveshjes Sykes–Picot. Lufta e suksesshme turke për pavarësi kundër aleatëve pushtues çoi në shfaqjen e Republikës së Turqisë në Azinë e Vogël dhe në heqjen e Dinastisë osmane dhe fundin zyrtar te Perandorise Osmane si perandori multi etnike Islamike dhe shfuqizimin e Sulltanit Osman si Kalif i Islamit.[18]
Historia
RedaktoPas vdekjes së Sulltanit Selxhuk Anadolli ishte i ndarë si një mozaik ku çdo pjesë e Anadollit ishte si një shtet i pavarur, kjo ndarje e Anadollit dhe disa pjesëve të Turqisë ndodhi gjatë fillimit të vitit 1300 e deri në fund të këtij shekulli. Keto shtete të ndara të Anadollit quheshin Emiratet e Gazit. Emiratet e Gazit apo shtetet e ndara ishin të udhehequra nga Osmani I (1258 - 1326) ku edhe mori emrin Perandoria Osmane nga Sulltani Osman I (1258-1326), si themelues i Perandorisë Osmane ai tha dhe qellimi i tij ishte: "Unë si themeluesi i kesaj Perandorie, do te zgjeroj kufijte e Perandorisë Osmane drejt Perandorisë Osmane. Me këto reforma pjesët e ndara të Anadollit tashmë ishin të bashkuara.
Pas vdekjes së Sulltan Osmanit I Perandoria Osmane filloi të zgjerohej prej mesdheut Lindor e deri në Ballkan. Djali i Sulltan Osmanit Orhani pas shumë sukseseve të bëra ai pushtoi Bursën dhe Bursa u bë kryeqyteti i kësaj Perandorie. Rënia e Bursës nënkuptonte humbjen e kotrollin Bizantin mbi Anadollin. Fitorja Osmane në Kosovë në vitin 1389 në mënyrë efektive shënoi fundin e pushtetit serb në rajon duke hapur rrugën për zgjerimin e Perandorisë Osmane në Evropë. Beteja e Nikopolit ne vitin 1396 mes forcave Otomane dhe Kryqtareve ne Bullgari ishte beteja e cila Perandoria Osmane i dha fund kryqëzatave të asaj kohe në fund të shekullit XIV.
Perandoria Osmane në shek. XVII-XVIII
Redakto- Artikulli kryesor: Perandoria Osmane në shek. XVII-XVIII
Anglia e udhëhequr nga qëllimet e saj në luftën kundër shteteve të tjera evropiane, filloi të mbështesë shtetin osman dhe të ndikojë në politikën e tij të jashtme. Në sajë të ndihmës së vërtete, osmanët në vitin 1645 morën nga venedikasët ishullin e Kretës (Gjiriti), qendrën e rëndësishme tregtare në Mesdhe
Perandoria Osmane në shek. XVIII-XIX
RedaktoPerandoria Osmane në gjysmën e parë shek. XVIII-XIX
Redakto- Artikulli kryesor: Perandoria Osmane në gjysmën e parë shek. XVIII-XIX
Ngjarjet në shek. XVII e keqësuan shumë gjendjen të brendshme dhe të jashtme e Perandorisë Osmane. Klasa sunduese kërkonte të dilte nga situata me anë të pushtimeve të reja. Nga ana tjetër Rusia dhe shtete të tjera filluan të marrin nën mbrojtje popullsi të krishtera që ndosheshin nën shtetin osman. Për këto arsye në 40-vjetët e parë, Perandoria Osmane u ndodh në disa luftëra me shtetet të vetme ose me disa shtet së bashku.
Perandoria Osmane në gjysmën e dytë të shekullit XVIII-XIX
Redakto- Artikulli kryesor: Perandoria Osmane në gjysmën e dytë të shekullit XVIII-XIX
Në vitet 30-40 të shek XVIII, krahas varësisë ekonomike filloi dhe rritja e ndikimit politik të shteteve evropiane në shtetin osman. Në këtë periudhë u ashpërsuan edhe më shumë kontradiktat midis shteteve evropiane për Perandorinë Osmane. Nga një vend që e kërcënonte Evropën në shek XVI, shteti osman ishte kthyer në një objekt për diskutim.
Kriza lindore
Redakto- Artikulli kryesor: Kriza Lindore
Kriza lindore është emri i konfliktit mes Perandorisë Osmane dhe Evropës që rezultoi në ndryshimin e kufijve të vendeve Evropiane midis të cilave dhe Perandoria Osmane.
Perandoria Osmane në shek. XIX-XX
Redakto- Artikulli kryesor: Perandoria Osmane në shek. XIX-XX
Fuqitë e Mëdha vazhdonin të ndërhynin në punët e brendshme të shtetit osman për shumë probleme. Një nga këto ishte çështja greke. Anglia nuk dëshironte luftën e Rusisë kundër shtetit osman. Qeveria angleze dhe ruse nënshkruan një protokoll të ashtuquajtur protokolli i Petërburgut (4 janar 1826).
Perandoria Osmane që prej mesit të shekullit XIX shkonte drejt rënies. Ndikim të madh në rënien e saj pati edhe ndrarja apo Pavaresua e Shqipërisë me 1912 dhe kështu me 1913 Perandoria Osmane thuajse u largua përgjithmonë nga Ballkani. Me 1922 Perandoria Osmane u shperbe dhe mori fund zyrtarisht me vendim te Asmablese se Madhe te Turqise qe themeloi edhe Republiken e Turqise ne 1923.
Sulltani Osman nuk u njoh me si Kalif I Islamit dhe ne kete kohe merr fund Perandoria Osmane si nje perandori multi etnike Islamike dhe si Perandoria e fundit Islamike ne histori.
Shih edhe
RedaktoBibliografia
Redakto- PETRIKA THENGJILLI "Historia e Perandorisë Osmane" Tiranë 1997, fq. 177-197
- İnalcık, Halil; Donald Quataert, red. (1994). An Economic and Social History of the Ottoman Empire, 1300–1914 (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-57456-3. Two volumes.
Lidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ McDonald, Sean; Moore, Simon (2015-10-20). "Communicating Identity in the Ottoman Empire and Some Implications for Contemporary States". Atlantic Journal of Communication (në anglisht). 23 (5): 269–283. doi:10.1080/15456870.2015.1090439. ISSN 1545-6870. S2CID 146299650.
- ^ Stanford Shaw, History of the Ottoman Empire and Modern Turkey (Cambridge: University Press, 1976), vol. 1 p. 13
- ^ a b "Në vitin 1363 kryeqyteti osman u zhvendos nga Bursa në Edrene, edhe pse Bursa ruajti rëndësinë e saj shpirtërore dhe ekonomike." Ottoman Capital Bursa. Faqja zyrtare e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë.
- ^ Edhem, Eldem. "Istanbul." In: Ágoston, Gábor, and Bruce Alan Masters. Encyclopedia of the Ottoman Empire. Infobase Publishing, 21 maj 2010. ISBN 1-4381-1025-1, 9781438110257. Start and CITED: p. 286. "With the collapse of the Ottoman Empire and the establishment of the Republic of Turkey, all previous names were abandoned and Istanbul came to designate the entire city."
- ^ (Stanford and Ezel Shaw (27 May 1977): History of the Ottoman Empire and Modern Turkey. Cambridge: Cambridge University Press. Vol II, ISBN 0-521-29166-6, 9780521291668. p. 386; Robinson (1965), The First Turkish Republic, p. 298 and Society (2014-03-04). "Istanbul, not Constantinople". National Geographic Society (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2020. Marrë më 2019-03-28.)
- ^ Finkel, Caroline (2005). Osman's Dream: The Story of the Ottoman Empire, 1300–1923 (në anglisht). New York: Basic Books. fq. 110–1. ISBN 978-0-465-02396-7.
- ^ Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturaLambton
- ^ Hamish Scott (2015). The Oxford Handbook of Early Modern European History, 1350–1750: Volume II (në anglisht). fq. 612."The Ottoman Empire-also known in Europe as the Turkish Empire"
- ^ Finkel, Caroline (2006). Osman's Dream: The Story of the Ottoman Empire, 1300–1923. Basic Books. fq. 2, 7. ISBN 978-0-465-02396-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Quataert, Donald (2005). The Ottoman Empire, 1700–1922 (bot. 2). Cambridge University Press. fq. 4. ISBN 978-0-521-83910-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ottoman Empire". Oxford Islamic Studies Online. 6 maj 2008. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2012. Marrë më 26 gusht 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hathaway, Jane (2008). The Arab Lands under Ottoman Rule, 1516–1800. Pearson Education Ltd. fq. 8. ISBN 978-0-582-41899-8.
historians of the Ottoman Empire have rejected the narrative of decline in favor of one of crisis and adaptation
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)- Tezcan, Baki (2010). The Second Ottoman Empire: Political and Social Transformation in the Early Modern Period. Cambridge University Press. fq. 9. ISBN 978-1-107-41144-9.
Ottomanist historians have produced several works in the last decades, revising the traditional understanding of this period from various angles, some of which were not even considered as topics of historical inquiry in the mid-twentieth century. Thanks to these works, the conventional narrative of Ottoman history – that in the late sixteenth century the Ottoman Empire entered a prolonged period of decline marked by steadily increasing military decay and institutional corruption – has been discarded.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Woodhead, Christine (2011). "Introduction". përmbledhur nga Christine Woodhead (red.). The Ottoman World. fq. 5. ISBN 978-0-415-44492-7.
Ottomanist historians have largely jettisoned the notion of a post-1600 'decline'
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
- Tezcan, Baki (2010). The Second Ottoman Empire: Political and Social Transformation in the Early Modern Period. Cambridge University Press. fq. 9. ISBN 978-1-107-41144-9.
- ^ Ágoston, Gábor (2009). "Introduction". përmbledhur nga Ágoston, Gábor; Bruce Masters (red.). Encyclopedia of the Ottoman Empire. fq. xxxii.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)- Faroqhi, Suraiya (1994). "Crisis and Change, 1590–1699". përmbledhur nga İnalcık, Halil; Donald Quataert (red.). An Economic and Social History of the Ottoman Empire, 1300–1914. Vëll. 2. Cambridge University Press. fq. 553. ISBN 0-521-57456-0.
In the past fifty years, scholars have frequently tended to view this decreasing participation of the sultan in political life as evidence for "Ottoman decadence," which supposedly began at some time during the second half of the sixteenth century. But recently, more note has been taken of the fact that the Ottoman Empire was still a formidable military and political power throughout the seventeenth century, and that noticeable though limited economic recovery followed the crisis of the years around 1600; after the crisis of the 1683–99 war, there followed a longer and more decisive economic upswing. Major evidence of decline was not visible before the second half of the eighteenth century.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
- Faroqhi, Suraiya (1994). "Crisis and Change, 1590–1699". përmbledhur nga İnalcık, Halil; Donald Quataert (red.). An Economic and Social History of the Ottoman Empire, 1300–1914. Vëll. 2. Cambridge University Press. fq. 553. ISBN 0-521-57456-0.
- ^ Aksan, Virginia (2007). Ottoman Wars, 1700–1860: An Empire Besieged. Pearson Education Ltd. fq. 130–5. ISBN 978-0-582-30807-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Quataert, Donald (1994). "The Age of Reforms, 1812–1914". përmbledhur nga İnalcık, Halil; Donald Quataert (red.). An Economic and Social History of the Ottoman Empire, 1300–1914. Vëll. 2. Cambridge University Press. fq. 762. ISBN 0-521-57456-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Findley, Carter Vaughn (2010). Turkey, Islam, Nationalism and Modernity: A History, 1789–2007. New Haven: Yale University Press. fq. 200. ISBN 978-0-300-15260-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ • Quataert, Donald (2005). The Ottoman Empire, 1700-1922. Cambridge University Press (Kindle edition). fq. 186.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) • Schaller, Dominik J; Zimmerer, Jürgen (2008). "Late Ottoman genocides: the dissolution of the Ottoman Empire and Young Turkish population and extermination policies – introduction". Journal of Genocide Research. 10 (1): 7–14. doi:10.1080/14623520801950820.{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Howard, Douglas A. (2016). A History of the Ottoman Empire. Cambridge University Press. fq. 318.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Shënimet
Redakto- ^ Sulltan nga viti 1512 deri më 1520.
- ^ Mehmeti VI, sulltani i fundit, u dëbua nga Konstandinopoja më 17 nëntor 1922.
Ky artikull nga Historia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |