Antony Blinken
Antony Blinken | |
---|---|
Titullar | |
Në detyrë 26 janar 2021 | |
Presidenti | Joe Biden |
Zëvendës | Wendy Sherman |
Paraprirë nga | Mike Pompeo |
Ndihmës-sekretar i 18-të i SHBA-ve | |
Në detyrë 9 janar 2015 – 20 janar 2017 | |
Presidenti | Barack Obama |
Paraprirë nga | William J. Burns (diplomat)|William J. Burns |
Pasuar nga | John J. Sullivan (diplomat)|John Sullivan |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | Antony John Blinken 16 prill 1962 Yonkers, New York, SHBA |
Partia politike | Partia Demokratike |
Arsimimi | |
Antony John Blinken (lindur më 16 prill 1962) është zyrtar dhe diplomat në qeverinë amerikane me shërbim që nga 26 janari i vitit 2021 si Sekretar Shteti i 71-të me radhë i SHBA-ve. Ka shërbyer më parë edhe si zëvendës-këshilltar për siguri kombëtare (2013-2015) dhe si zëvendës-sekretar i shtetit nga 2015 deri në 2017 nën presidentin Barack Obama.
Gjatë administratës së Clintonit, Blinken-i shërbeu në Departamentin e Shtetit dhe në poste të larta në Këshillin e Sigurisë Kombëtare nga viti 1994 deri më 2001. Ai ishte anëtar i lartë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare nga viti 2001 deri në 2002. Ai mbrojti pushtimin e Irakut në vitin 2003 ndërsa shërbente si drejtor i stafit demokrat i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë nga viti 2002 deri më 2008. Ai ushtroi detyrën e këshilltarit për politikë të jashtme gjatë fushatës presidenciale të Joe Biden në vitin 2008.
Nga viti 2009 deri më 2013, Blinken-i shërbeu si ndihmës-zëvendës i presidentit dhe këshilltar për siguri kombëtare të zëvendës-presidentit. Gjatë qëndrimit të tij në administratën e Obamas, ai ndihmoi në hartimin e politikës amerikane për Afganistanin, Pakistanin dhe programin bërthamor të Iranit. Pas largimit nga shërbimi qeveritar, Blinken-i u zhvendos në sektorin privat, duke bashkëthemeluar WestExec Advisors, një firmë konsulentësh. Blinken-i u kthye në qeveri fillimisht si këshilltar për politikë të jashtme për fushatën presidenciale të Biden-it më 2020, ndërkaq më pas si i zgjedhuri i Biden-it për sekretarin e shtetit, një pozicion që Senati e konfirmoi më 26 janar 2021.