Jump to content

Biblioteka Kombëtare e Malit të Zi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Biblioteka Kombëtare e Malit të Zi "Đurđe Crnojević" (BKMZ) (Malazezisht:Nacionalna biblioteka Crne Gore "Đurđe Crnojević") është një institucion publik, i cili ruan publikimet e shkruara si dhe ato të shtypura të botuara në Mal të Zi dhe jashtë tij. BKMZ është një bibliotekë amë për të gjitha bibliotekat në Mal të Zi si dhe është Agjenci Nacionale për caktimin e numrave ISBN, ISSN, ISMN dhe numrave të tjerë ndërkombëtar bibliografik, ashtu si edhe për Katalogimin në Publikim (CIP) për botuesit në Mal të Zi. BKMZ "Đurđe Crnojević" u emërua sipas sundimtarit malazez të shekulli XV, i cili në vitin 1493 themeloi shtypshkronjën e parë shtetërore e cila konsiderohet njëra ndër të parat në botë dhe e dyta shtypshkronjë me alfabetin cirilik në Evropë. Që nga viti 2004, Drejtor i Bibliotekës Kombëtare është Jelena Djurovic.

  • 1592-1593 – fondi i bibliotekës kishte gjithësej 42 libra të listuara në Manastirin e Cetinjës gjatë mbretërimit të dinastisë Crnojević. 
  • 1838 – sundimtari Malazez, peshkopi dhe poeti, Petar II Petroviç Njegosh, e bëri ndarjen e librave fetare prej librave laike. Biblioteka e tij ka shërbyer edhe si bibliotekë shtetërore.
  • 1893 – me rastin e 400-vjetorit të shtypshkronjës Crnojeviq, Princi Nikolla I Petroviq Njegosh themeloi Bibliotekën Publike..
  • Viti 1896 – Ligji i Principatës Malazez për Bibliotekat u miratua dhe Biblioteka Publike u ngarkua me detyrën e mbledhjes së "të gjitha veprave, në të gjitha gjuhët, që kanë të bëjnë me Malin e Zi," dhe Jugosllavët. U miratua edhe titulli Biblioteka e Shtetit. Biblioteka asokohe ndodhej në mjediset e Teatrit Mbretëror Zetski së bashku me Muzeun, ku mbetën deri në fund të Luftës II Botërore.
  • 1905 – Me Ligjin për Shtypshkrimin në Principatën e Malit të Zi, Bibliotekën e fitoi të drejtën për të marrë tre kopje për "çdo publikim të shtypur" në territorin e Malit të Zi, e cila në mënyrë të konsiderueshme rriti fondin e bibliotekës.
  • 1918 – Pothuajse i gjithë fondi librar i Bibliotekës Mbretërore ishte shkatërruar në luftë.
  • 1926 – Muzeu Kombëtar i Bibliotekës në Cetinje mori përsipër rolin Qendror e Shkencor të Bibliotekës së Malit të Zi. 
  • 1944 – Pas çlirimit të Cetinjes, Muzeu Kombëtar i Bibliotekës funksiononte si Bibliotekë Qendrore e Mal të Zi.
  • 1946 – Ministria e Arsimit e Republikës Popullore të Malit të Zi themeloi Bibliotekën Kombëtare Qendrore në Cetinje më 26 Mars.
  • 1951 – Bibliotekë mori ndërtesën e ish-Ambasadës Franceze në Cetinje.
  • 1964 – për shkak të rritjes së dukshme të bibliotekës, ajo u zhvendos në objektin e ish-ambasadës italiane.
  • 1964 – Biblioteka u riemërua me emrin Biblioteka Kombëtare "Đurđe Crnojević".
  • 1981 – biblioteka është pajisur me një depo qendrore për akomodimin e fondit të bibliotekës, në sipërfaqe prej 4500 m2, e cila gjendet në kuadër të kompleksit të ish-Ambasadës italiane.
  • 2012 – Biblioteka Qëndorore Kombëtare e Malit të Zi "Đurđe Crnojević" u riemrua në Bibliotekën Kombëtare e Malit të Zi "Đurđe Crnojević".

Biblioteka virtuale e Malit të Zi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Katalogu elektronik i BKMZ "Đurđe Crnojević", përmban më shumë se 220,000 regjistrime bibliografike, duke përfshirë libra, botime serike, artikuj nga revista dhe gazeta, dhe botime të veçanta të koleksioneve. Katalogu elektronik është në dispozicion në Internet në: http://vbcg.vbcg.me/cobiss/ Arkivuar 2 nëntor 2016 tek Wayback Machine

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]