Jump to content

Cerrca

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Cerrcë
Rranzë
Fshat

Cerrcë është një vendbanim në komunën e Burimit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Rranzë.

Fshati shtrihet në veriperëndim të Kosovës, në kufirin me Serbinë. Për standardet kosovare, Cërrca është një fshat mjaft i përparuar. Krahasuar me pjesën më të madhe rurale të Kosovës, Cërrca është mjaft mirë e lidhur me zonat tjera. Ajo është vetëm 2 km nga Istogu, që është qendër administrative komunale dhe rruga kryesore nga Istogu për në Pejë kalon përmes fshatit. Në perëndim të rrugës kryesore gjendet mali i Mokrës, që ngrihet i thepisur në 1.900 m lartësi mbi nivelin e detit, me kullota të mira për bagëtitë në verë.

Cërrca ka 300 shtëpi.

Fshati përbëhej nga vetëm 14 familje të mëdha. 5 familjet më të njohura jetonin në kulla të mëdha me mure prej guri dhe çarje të holla të dritareve, në katin e dytë. Vatrat e mëdha familjare ishin simbol i pasurisë dhe fuqisë, disa prej të cilave kishin edhe nga 40 anëtarë. Familje të kësaj natyre tradicionale ishin të vetë-financuara, duke prodhuar jo vetëm ushqimin për vete, por edhe veshmbathje dhe orendi shtëpiake.

  • Cerrca ne shifra (2005)
  • Popullsia totale: 1980 banore
  • Numri i familjeve: 300

Nga 1.980 banorë të Cërrcës, 607 prej tyre jetojnë sot jashtë shtetit. Mesatarja për familje në fshatin Cërrcë është 6.6 anëtarë.

Tradicionalisht, delet dhe gjedhet kanë qenë shtylla kryesore e ekonomisë lokale dhe burrat e kalonin muajt e ftohte të dimrin ne male me bagëtinë e tyre. Në lindje të rrugës kryesore, shtrihet fusha pjellore e Dukagjinit, prej ku Drini i Bardhë ushqehet me reshjet malore. Për shekuj me radhë, rrjedhat malore kanë mundësuar punën e mullinjve me ujë dhe kanë siguruar ujitje për kopshtarinë.

Në krahasim me pjesë tjera të Kosovës, klima këtu është më e butë dhe më e përshtatshme për bujqësi.

Vendbanimi i vjetër i Cërrces shtrihej shumë më sipër kodrës, ku rruga ku kullosin demat shkon përgjatë pyjeve dhe kullotave alpine.

Në Cerrcë gjenden edhe tuma ilire, mure gjigante më pikankorime për lidhjen e mjeteve të lundrimit. Vend-gjetjet arkeologjike dëshmojnë për autoktonin tonë për të cilën kemi fakte të sigurta që nga mesjeta e deri në neolit. Prandaj e konsiderojmë së ekspeditat arkeologjike do të hedhin më shumë dritë në këtë pohim.

Sot, fshati mburret me një shkollë fillore, një qendër kulturore dhe dy dyqane të vogla.

Biri më i njohur i Cërrces është Dr. Ibrahim Rugova, i lindur në një familje me influence gjatë okupacionit gjerman në vitet 1944, kur fshati ishte pjesë e Shqipërisë së Madhe. Vendi në të cilën u lind Rugova ishte një familje tradicionale patriarkale. Ishte një shoqëri e rrënuar nga lufta, nga rivendosje të njëpasnjëshme të kufijve, dhe nga ardhja e komunizmit.

Në 1989, kur iu mor autonomia e Kosovës, zyrtarët e Cërrcës përqafuan partinë e Rugovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila vazhdon të jetë edhe sot forca kryesore politike në rajon.

Lufta e vitit 1999 pothuajse e shkatërroi tërësisht fshatin. Pasi shqiptarët u shpërngulën, forcat serbe shkatërruan gjithçka përveç një numri të vogël shtëpish. Por, që nga viti 1999, të gjitha këto shtëpi janë rindërtuar.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]