Folklor Dramatik
Appearance
Termi "Folklor Dramatik" përfshin shfaqjet argëtuese gjatë kuvendeve e festave popullore; si pjesët e vogla gazmore, monologët e dialogët, tregimet popullore të dramatizuara e të luajtura në skenë, disa lojëra, karnavalet e shfaqje të tjera popullore. Folklori dramatik filloi të mblidhej shumë vonë në Shqipëri krahasuar me pjesën tjetër të folklorit popullor. Para ‘90-s konsiderohej se përfaqësonte "mbeturina të spektaklit të lashtë, të lidhur me praktikat ritualistike" dhe se ishte zhdukur me zhvillimin e teatrit e të kinematografisë së realizmit socialist. Në fakt, mjaft krijime që përfshihen në këtë kategori folklori përdoren akoma me ëndje nga populli.