Jump to content

Gabriel Milito

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gabriel Milito

Milito duke luajtur me Argjentinase në vitin 2011
Të dhënat vetjake
Emri i plotëGabriel Alejandro Milito[1]
Datëlindja (1980-09-07) 7 shtator 1980 (44 vjeç)
VendlindjaBernal, Argjentinë
Gjatësia1.79 m (5 ft 10 in)
PozicioniQëndër-mbrojtës
Karriera me të rinjtë
Independiente
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1997–2003Independiente123(3)
2003–2007Zaragoza137(5)
2007–2011Barcelona48(1)
2011–2012Independiente31(0)
Gjithsej339(9)
Karriera ndërkombëtare
1997Argjentina U174(0)
1999Argjentina U202(0)
2000–2011Argjentina42(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Gabriel Alejandro Milito (lindur më 7 shtator 1980) është një ish futbollist argjentinas i cili ka luajtur si qëndër mbrojtës.

Ai e shpenzoi shumicën e karrierës profesioniste në Spanjë, duke përfaqsuar klubet e La Ligas Zaragoza dhe Barcelona. Gjatë shtatë sezoneve, Milito luajti 187 ndeshje në La Liga dhe shënoi gjashtë gola.

Milito ka përfaqsuar kombëtaren argjentinase në tre turnamente të mëdha, përfshirë Kupën e Botës 2006.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera e hershme / Zaragoza

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Milito lindi në Bernal, QuilmesProvincën e Buenos Aires dhe e filloi karrierën e tij profesionist me klubin e divizionit të parë Club Atlético Independiente në vitin 1997, ku ai u përball me vëllain e tij Diego, i cili luante me rivalët e klubit Racing Club de Avellaneda.

Në korrik 2003, Milito ishte gati për tu transferuar te Real Madrid,[2] por klubi spanjoll refuzoi lojtarin sepse, sipas klubit, ai dështoi në vizitat mjekësore sepse nuk ishte rikuperuar ende nga dëmtimi në gju.[3] Drejtori sportiv i klubit Jorge Valdano bëri një lëvizje politike, i cili e donte lojtarin në skuadër – ai vendosi që Milito të qëndronte në Spanjë dhe të firmoste me Real Zaragoza.[4]

Në katër sezone me klubin Aragonez, Milito ishte automatikisht zgjedhja e parë në formacion (kurrë nuk luajti më pak se 33 ndeshje në La Liga gjatë një sezoni), dhe u bashkua me vëllain Diego në vitin 2006. Më 10 korrik 2007, Zaragoza arriti një marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Militos për 18.5 milion (13.9 milion £) dhe, në javën tjetër, ai kaloi me sukses testet mjekësore dhe firmosi një kontratë katër vjeçare me pagë 4 milion € (2.7 milion £) për vit.[5] Atij i'u dhurua fanella me numrin 3 që më parë e kishte mbajtur mesfushori Thiago Motta.

Milito luajti ndeshjen e tij të parë zyrtare me klubin më 2 shtator 2007 në një ndeshje kundër Athletic Bilbao.[6] Ai shënoi golin e parë zyrtar me klubin më 24 nëntor, në një ndeshje në ligë kundër Recreativo de Huelva.[7]

Më 5 maj 2008, u lajmërua se Milito kishte një dëmtim në ligamentet e gjurit të tij të djathtë,[8] gjë që e mbajti jashtë deri në fundit të sezonit 2008–09, ku klubi fitoi tripletën.

Pasi u rikuperua për gati dy vite (602 ditë), Milito më në fund u rikthye në fushe ku ai luajti një ndeshje miqësore kundër Kazma Sporting ClubKuvajt.[9] Më 5 janar 2010, ai luajti ndeshjen e tij të zyrtare që pas dëmtimit, duke luajtur në raundin e parëCopa del Reytatij sezoni, në humbjen 2–1 në shtëpi kundër Seviljes; pesë ditë më vonë, ai luajti edhe në ligë, duke zëvëndësuar kapitenin Carles Puyol në shtatë minutat e fundit të fitores 5–0 kundër Tenerifes.

Më 11 nëntor 2010, Milito kontriboi me një gol në fitoren 5–1 në shtëpi kundër AD Ceuta në Copa del Rey (7–1 rezultati i përgjithshëm), por më vonë u largua nga ndeshja për shkak dëmtimi.[10] Më 30 prill 2011, ai luajti si titullar në një ndeshje të ligës jashtë fushe kundër Real Sociedad, ai shënoi një gol por që u anullua në mënyrë të gabuar, me vendasit që fituan me rezultatin 2–1.[11] Si rezultat i veprimeve të tij sulmuese, ai krisi muskulin, që që e detyroi të qëndronte jashtë për pjesën tjetë të sezonit.[12] Ai kontriboi me dhjetë paraqitje me klubin që fitoi ligën.

Rikthimi tek Independiente / Tërheqja

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Herët në gusht 2011, 30 vjeçari Milito u lirua nga viti i fundit i kontratës së tij te Barcelona,[13] dhe shpejt firmosi me ish skuadrën e tij Independiente. Më 12 qershor 2012, ai lajmëroi tërheqjen e tij nga futbolli për shkak të lodhjes mendore dhe fizike.[14]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me kombëtaren argjentinase, Milito morri pjesë në Kupën e Konfederatave 2005 dhe gjithashtu ishte pjesë e skuadrës që u kualifikua në Kupën e Botës 2006. Në Kupën e Botës, ai luajti vetëm në një ndeshje, në barazimin 0–0 kundër Holandës në raundin e parë.[15]

Më 20 gusht 2010, trajneri i kombëtares Sergio Batista e ri-thirri Militon për një ndeshje miqësore kundër Spanjës, ndeshja e parë e lojtarit pas më shumë tre vitesh.[16] Ai luajti si titullar 90 minuta të plota me Argjentinën që fitoi 4–1 në Buenos Aires.[17]

Një vit më pas, ai ishte pjesë e ekipit që mori pjesë në Copa América 2011;[18] ai luajti katër ndeshje në turnament, me Argjentinën që u eliminua në çerek-finale nga Uruguaji.[19]

Vëllai më i madh i Militos, Diego, ka qënë gjithashtu një futbollist. Ai ka luajtur si sulmues dhe ka pasur një karrierë me suksese gjatë kohës që luante për klubin italian Inter. Ata kanë luajtur sëbashku te Real Zaragoza dhe ekipi kombëtar.[20][21]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[22]

Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Independiente 1997–98 2 0 2 0
1998–99 25 0 2 0 27 0
1999–2000 34 2 8 0 42 2
2000–01 25 1 5 0 30 1
2001–02 3 0 3 0
2002–03 34 0 34 0
Total 123 3 123 3
Zaragoza 2003–04 35 0 0 0 0 0 35 0
2004–05 33 3 0 0 10 0 43 3
2005–06 34 1 0 0 0 0 34 1
2006–07 35 1 4 0 0 0 39 1
Total 137 5 4 0 10 0 151 5
Barcelona 2007–08 27 1 6 0 9 0 42 1
2008–09 0 0 0 0 0 0 0 0
2009–10 11 0 1 0 5 0 17 0
2010–11 10 0 4 1 2 0 16 1
Total 48 1 11 1 16 0 75 2
Independiente 2011–12 19 0 1 0 2 0 22 0
Karriera në total 308 9 15 1 26 0 349 10
Kombëtarja argjentinase
Viti Ndeshje Gola
2000 1 0
2001 0 0
2002 0 0
2003 4 0
2004 3 0
2005 6 0
2006 5 0
2007 14 1
2008 0 0
2009 0 0
2010 2 0
2011 7 0
Gjithsej 42 1

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Golat ndërkombëtarë
Nr. Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 16 tetor 2007 Estadio José Pachencho Romero, Maracaibo, Venezuelë Flamuri Venezuela 0–1 0–2 Kualifikueset e Kupës së Botës 2010
Milito duke përshëndetur tifozët gjatë paradës së fitores të ligës në sezonin 2010–11
Independiente
Zaragoza
Barcelona
  1. ^ "FIFA Club World Cup UAE 2009 presented by Toyota: List of players" (PDF) (në anglisht). FIFA. 1 dhjetor 2009. fq. 1. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shtator 2015. Marrë më 28 mars 2014.
  2. ^ "Milito makes for Madrid" (në anglisht). UEFA. 8 korrik 2003. Marrë më 8 korrik 2003.
  3. ^ "Madrid cancel Milito signing" (në anglisht). UEFA. 22 korrik 2003. Marrë më 22 korrik 2003.
  4. ^ "Milito taken on by Zaragoza" (në anglisht). UEFA. 24 korrik 2003. Marrë më 24 korrik 2003.
  5. ^ "Milito honoured to sign for Barça" (në anglisht). UEFA. 19 korrik 2007. Marrë më 19 korrik 2007.
  6. ^ "Barcelona 3–1 Athletic Bilbao" (në anglisht). ESPN FC. 2 shtator 2007. Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2009. Marrë më 2 shtator 2007.
  7. ^ "Barcelona 3–0 Recreativo Huelva" (në anglisht). ESPN FC. 24 nëntor 2007. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2012. Marrë më 24 nëntor 2007.
  8. ^ "Barcelona's Milito faces lengthy lay-off" (në anglisht). UEFA. 5 maj 2008. Marrë më 5 maj 2008.
  9. ^ "Barcelona's Gabriel Milito returns to action...602 days later". Goal.com (në anglisht). 22 dhjetor 2009. Marrë më 22 dhjetor 2009.
  10. ^ "Barcelona 5–1 Ceuta" (në anglisht). ESPN FC. 11 nëntor 2010. Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2012. Marrë më 11 nëntor 2010.
  11. ^ "Sociedad surprise Barca with defeat" (në anglisht). ESPN FC. 30 prill 2011. Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2011. Marrë më 30 prill 2011.
  12. ^ "Milito, Montoya out for six weeks" (në anglisht). FIFA. 1 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2012. Marrë më 1 maj 2011.
  13. ^ "Milito allowed to leave" (në anglisht). FC Barcelona. 4 gusht 2011. Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2012. Marrë më 4 gusht 2011.
  14. ^ "Gaby Milito anunció su retiro del fútbol: "Estoy agotado física y mentalmente"" (në spanjisht). Play Futbol. 12 qershor 2012. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2012. Marrë më 12 qershor 2012.
  15. ^ "Holland 0–0 Argentina" (në anglisht). BBC Sport. qershor 2010. Marrë më 26 qershor 2016.
  16. ^ "Gago e Higuaín entran en la lista contra España". Diario AS (në spanjisht). 20 gusht 2010. Marrë më 26 qershor 2016.
  17. ^ Miguel Ángel Herguedas (7 shtator 2010). "Argentina se ceba con la campeona". El Mundo (në spanjisht). Marrë më 26 qershor 2016.
  18. ^ "Messi y Agüero lideran la lista para la Copa América". Diario AS (në spanjisht). 26 qershor 2011. Marrë më 26 qershor 2016.
  19. ^ Salvatore Landolina (17 korrik 2011). "Javier Zanetti: Argentina played better than Uruguay in Copa America defeat" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 31 dhjetor 2019.
  20. ^ "El hermano de Milito tampoco será del Madrid" [Vëllai i Militos gjithashtu nuk do të jetë lojtari i Madridit] (në spanjisht). Merca Fútbol. 25 nëntor 2004. Arkivuar nga origjinali më 10 janar 2014. Marrë më 10 janar 2014.
  21. ^ "Diego Milito: "Le agradezco a Pep todo lo que ha hecho por mi hermano"" [Diego Milito: "Unë falenderoj Pep për gjithçka që ka bërë për vëllain tim"] (në spanjisht). Diario AS. 18 nëntor 2009. Marrë më 10 janar 2014.
  22. ^ "G. Milito" (në anglisht). Soccerway. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2014. Marrë më 7 korrik 2014.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]