Mari El
|
Republika e Mari Elit (Rusisht: Респу́блика Мари́й Эл, Respublika Mariy El), është subjekt federal i Rusisë. Gjendet gjeografikisht në rajonin e Rusisë Evropiane të vendit, përgjatë bregut verior të lumit Vollga, dhe është administrativisht pjesë e Distriktit Federal të Vollgës. Sipas regjistrimit të popullsisë më 2010, Republika Mari El ka një popullsi prej 696.459.
Mari El është një nga republikat etnike të Rusisë, kryesisht përfaqëson popullin indigjen Mari, një grup etnik fino-ugrike që ka jetuar tradicionalisht përgjatë lumit Vollga dhe lumit Kama. Pjesa më e madhe e popullsisë së Republikës janë rusë etnikë (47.4%) dhe Mari (43.9%), me pakicë të popullatës tatare dhe çuvashe. Gjuhët zyrtare të Mari El janë rusishtja dhe gjuha Mari. Mari El kufizohet me Oblastin Nizhny Novgorod në perëndim, Oblastin Kirov në veri, Republikën e Tataristanit në lindje dhe Republikën e Çuvashisë në jug.