Provinca e Peruxhias
Appearance
Provinca e Peruxhias
Provincia di Perugia | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 671,934 |
{{{postal_code_type}}} | 06100, 06010-06089 |
Faqja zyrtare | www.provincia.perugia.it |
Provinca e Peruxhias (italisht: Provincia di Perugia) është një krahinë italiane e Umbrias me 671,934 banorë, e cila ka si kryqendër qytetin e Peruxhias.
Ajo kufizohet në veri dhe në lindje me Provincën e Pezaro Urbinos, Provincën e Ankonës, Provincën e Maçeratës dhe Provincën e Askoli Piçenos të rajonit të Markes, në jug me Provincën e Rietit të rajonit të Lacios dhe Provincën e Ternit, në perëndim me Provincën e Sienës dhe Provincën e Arecos të rajonit të Toskanës.
Provinca e Peruxhias është provinca më e madhe e Umbrias, duke zënë dy të tretat e territorit.