Tomas Akuinas
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Tomas Akuini | |
---|---|
Doktor kishe | |
Vitlindja | |
Data e vdekjes | |
Emri sekular | Tomas Akuni
|
Emri fetar | Shën Tomas Akuini
|
Dita përkujtimore | |
Shenjtërimi | |
Shenjt mbrojtës | i gjithë edukimit katolik,
|
Tomas Akuini (edhe Tomas Akuinas ose Thomas Aquinas ose Tommaso d'Aquino) lindi në Roccasecca, Napoli, Itali, 1225 dhe vdiq me 7 mars 1274 në Fossanova.
Ai ka qenë një filozof katolik italian dhe teolog, dhe njihet me titullin latin Doctor Angelicus (mësues engjëllor), Doctor Universalis (mësues botëror).
Tomasi ka qenë themeluesi i shkollës filozofike “Tomiste”, e cila ishte afrimi i parë i filozofisë me kishën katolike. Është një nga shtyllat kryesore teologjike të katolicizmit, shenjt dhe nje prej tridhjetë e tre Doktorëve të kishës, si edhe pika lidhëse mes krishterimit dhe filozofisë klasike dorëzuar pasardhësve nga Aristoteli dhe nga helenizmi i greqishtes së vonë. Ai la pas një vepër shumë të gjerë, që vepron deri në ditët e sotme. Shumë institucione mësimdhënëse mbajnë emrin e tij.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tomas Aquini ka lindur në një familje në jug të Italisë, në kështjellën Roccasecca në Napoli. Familja e tij ishte aristokrate, e ëma ishte kontesha Theadora e Theatës, e cila kishte lidhje me dinastinë Hohenshtaufen të Mbretërisë së Shenjtë Romake, kurse i ati ishte Konti Landulf. Xhaxhai i Tomasit, Sinibaldi, ishte përgjegjësi i Manastirit Benediktin në Monte Cassino, dhe familja dëshironte që edhe Tomasi të ndiqte shembullin e tij.
Në moshën pesë vjeçare, Tomasi u dërgua në manastir, për të marrë bazat e njohurive shkollore. Vite më vonë, pasi kishte studiuar për gjashtë vjet në Universitetin e Napolit, ai largohet. Në këtë universitet ai ka pasur ndikim të madh prej dominikanëve, të cilët po kryenin një revolucion kundrejt sistemit klerik të Evropës mesjetare, duke rekrutuar të rinj. Ky ndryshim në mendimet e Tomasit, nuk i pëlqeu familjes së tij. Kështu që atë e detyruan të kthehej tek prindërit, në kështjellën San Giovani, ku ai u mbajt për një vit, me qëllim që të hiqte dorë nga mendimet e tij të ndikuara prej domenikanëve. Familja e tij u detyrua të merrte një prostitutë, për të tunduar Tomasin, por ai e dëboi atë me një pishtar të ndezur, me të cilin në fund vizatoi një fryq në derë. Kjo fazë në jetën e Tomasit përfundoi si rezultat i ndërhyrjes së Papa Inoçentit IV, i cili e emëroi Tomasin 17 vjeçar, Shën Dominik.
Eprorët e Tomasit, duke parë që djali kishte dëshirë të studionte teologji, e dërguan atë në një shkollë në Këln. Tomasi shoqëroi Albertusin në Universitetin e Parisit në 1245, dhe qëndroi atje me mësuesin e tij për tre vjet. Në fund të kësaj periudhe ai u diplomua në teologji. Në vitin 1248 ai u kthye në kolegj, dhe u emërua si asistent profesor dhe Magister studentium. Përpara se të largohej nga Parisi, ai mori pjesë në debate të rëndësishme, për lirinë e mësimdhënies, dhe arriti të fitonte respektin e papës, duke hedhur poshtë argumentat e disa personave që e rivalizuan, përfshi edhe Guillaume de St Amour, një nga njerëzit më të rëndësishëm të asaj kohe. Në vitin 1252 Aquini u kthye në Paris për të kryer masterin. Pasi e mori atë, ai nisi mësimdhënien në vitin 1256. Ai quhej doktor i teologjisë dhe nisi të jepte kurse mbi këtë degë, në Paris, Romë dhe në qytete të tjera në Itali. Që prej kësaj periudhe, ai ishte në punë të vazhduar në shërbim të urdhrit që kishte. Ai shpesh kryente udhëtime të gjata dhe me të këshilloheshin priftërinjtë që bënin pjesë në papat, për punët e shtetit. Gjatë viteve 1269 - 1271 Tomasi rikthehet në Paris, ku fillon mësimdhënien, drejtimin e punëve të kishës, dhe bëhet këshilltar i mbretit Luixhi VIII. Por kërkesat e drejtuesit të tij dhe të Princit Charles, e rikthyen Tomasin në postin e profesorit, në Napoli. Gjatë kësaj periudhe ai mbante fjalime për Zotin, shkruante udhëzime fetare, debate ku mbronte arsyet e tij, kritika dhe punonte për realizimin e një prej shkrimeve të tij, ‘‘”Summa Theologiae”’’. Kishte fituar kaq shumë rëndësi dhe sukses, sa kisha i kishte ofruar poste të rëndësishme, ku Tomasi nuk pranoi të bëhej ipeshkv i Napolit, si dhe përgjegjës i manastirit në Monte Kazino.
Aquini ka kaluar një përvojë mistike gjatë disa festimeve, me 6 dhjetor 1273, ku pas së cilës ai nuk shkruajti më për veprën e tij “Summa Theologiae”. Kur e pyetën pse e la punën përgjysmë, Aquini u përgjigj : "Nuk mundja të vazhdoja më... Gjithshka që unë kisha shkruajtur mu duk shumë pak, në krahasim me çfarë unë kisha parë dhe kaluar". Ai ka kaluar edhe përjetime të tjera mistike, si p. sh. dëgjimi i një zëri, i cili i kishte folur prej një kryqi, dhe i kishte thënë që ai kishte shkruajtur drejtë mbi Zotin. Në shek. e 20, është shkruajtur, prej katolikëve të Romës, për këto ngjarje mistike të cilat i kishte përjetuar Tomasi Aquini, si një burim fantazie.
Në janar të 1274s Papa Gregori X, vendosi që Tomasi të merrte pjesë në “Këshillin e Dytë të Lionit”, të bënte kërkime mbi ndryshimet e kishës greke dhe atë latine. Ai e nisi këtë udhëtim, por pasi kishte pushuar për disa ditë në kështjellën e një të afërmi, Tomasi u sëmur rëndë. Ai dëshironte që ti kalonte ditët e fundit në një manastir, ku pas një javë semundjeje të rëndë, me 7 mars të 1274, Tomasi ndahet nga jeta. Pas vdekjes së Tomas Aquini pati shumë thashetheme, që atë mund ta kishin vrarë. Shkrimtari Dante Aligieri mendonte që Tomasin e kishin helmuar njerëz të urdhrit të “Karlit të Anzhusë”. Aquini i kishte bërë përshtypje kujtdo që e kishte njohur, dhe e kishin ngritur në të njëjtin nivel me Shën Palin dhe Shën Agostinin.
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ad Bernardum (Bernardi)
- Aurora Consurgens (Burimi i agimit)
- Compendium theologiae (Përmbledhje e teologjisë)
- Contra errores Graecorum (Kundër gabimeve të gekëve)
- Contra impugnantes Dei cultum (Kundër atyre që kundërshtojnë kultin e Perëndisë)
- Contra retrahentes (Kundër atyre që tërhiqen)
- Contra Saracenos (Kundër saraçenëve, dmth. muslimanëve)
- De aeternitate mundi (Amëshimi i botës)
- De alchemia (Alkimia)
- De anima (Shpirti; nga Çështjet e diskutuara)
- De articulis Fidei (Nyjet e besimit)
- De ente et essentia (Vetja dhe thelbi)
- De forme absolutionis (Forma e absolucionit)
- De lapide philosophico (Guri filozofik)
- De malo (E keqja; nga Çështjet e diskutuara)
- De motu cordis (Shtysa e zemrës)
- De operationibus occultis (Veprimet e fshehta)
- De perfectione (Përsosmëria)
- De potentia (Pushteti; nga Çështjet e diskutuara)
- De principiis naturae (Parimet e natyrës)
- De rationibus Fidei (Arsyet e fesë)
- De regimine principum (Qeverisja e parimeve; shkresë politike e papërfunduar)
- De spiritualibus creaturis (Krijesat shpirtërore)
- De substantiis separatis (Substancat e ndara)
- De unione Verbi Incarnati (Bashkimi i Fjalës së mishëruar)
- De unitate intellectus contra Averroistas (Njëqënësia e mendjes kundër averroistëve)
- De veritate (E vërteta; nga Çështjet e diskutuara)
- De virtutibus, (Virtytet; nga Çështjet e diskutuara)
- Summa contra Gentiles (Përmbledhje kundër kombeve; drejtuar kundër të huajve, dmth. muslimanëve dhe paganëve, për të përkrahur epërsinë e fesë së krishterë)
- Summa theologiae (Përmbledhje e teologjisë; e papërfunduar)
Lutjet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shën Tomas Akuini ka shkruar lutje mes të cilave disa himne të ndryshme për Corpus Domini: Pange Lingua, dy strofat e fundit të së cilës (Tantum Ergo Sacramentum), janë përdorur gjatë bekimit eukaristik dhe vijimësisë të Corpus Domini, Sacris solemniis, dy strofat e fundit të së cilës përbëjnë Panis Angelicus, Lauda Sion Salvatorem dhe himnin Adoro te devote për adhurimin eukaristik.
Nderimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1319, Kisha Katolike Romake nisi të merrej me shenjtërimin e Tomasit, dhe në 18 gusht të 1323 ai emërohet i shenjtë, prej Papa Gjonit XXII në Avinjon. Në Këshillin e Trentit, vetëm dy libra ndodheshin mbi altar, Bibla dhe “Summa Theologiae” e Shën Tomas Akuinit. Në vitin 1880 Akuini u shpall si mbrojtësi i të gjithë edukimit katolik romak. Në manastirin e Napolit, pranë katedrales së “Shën Januariusit”, ndodhet një dhomë e vogël, ku thuhet se ka jetuar Tomas Aquini. Dita e tij e shenjtë festohet çdo 28 janar.
Kureshti nga jeta e Akuinit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Akuini ka kaluar një përvojë mistike gjatë disa festimeve, me 6 dhjetor 1273, ku pas së cilës ai nuk shkruajti më për veprën e tij “Summa Theologiae”. Kur e pyetën pse e la punën përgjysmë, Akuini u përgjigj : "Nuk mundja të vazhdoja më... Gjithshka që unë kisha shkruajtur mu duk shumë pak, në krahasim me çfarë unë kisha parë dhe kaluar". Ai ka kaluar edhe përjetime të tjera mistike, si p. sh. dëgjimi i një zëri, i cili i kishte folur prej një kryqi, dhe i kishte thënë që ai kishte shkruajtur drejtë mbi Zotin. Në shek. e 20, është shkruajtur, prej katolikëve të Romës, për këto ngjarje mistike të cilat i kishte përjetuar Tomasi Aquini, si një burim fantazie.
- Konceptimi tomist i një të drejte "të natyrshme", që nuk del nga njerëzit, ka luajtur një rol të madh deri në ditët tona. Idetë e Filozofëve të Dritave mbi "dinjitetin njerëzor" dhe "të drejtat e njeriut " gjejnë këtu (në mënyrë të habitshme), zanafillën e tyre. Përkrahësit e "të drejtës pozitive" - që vlerësojnë se njerëzit e vendosin të drejtën në mënyrë arbitrare, në funksion të raporteve të forcës - i mbajnë këto ide për metafizike dhe të pamundura të mbështeten tek arsyeja.Shën Thoma d'Akuini, dijetar i madh i krishterë, e konceptoi botën si një hierarki të pafundme, që shkon aq shumë në pafundësi, sa arrin deri te Zoti. Në këtë hierarki, kriteri i pozicionit relativ të të qenit është " thelbësorësia" e qenies së tij.
- Murgu françeskan anglez Roxher Bakon (rreth vitit 1214-1294), ndoqi një rrugë krejt tjetër nga ajo e Albertit të Madh dhe e Thoma d'Akuinit. Ai tallej me ta, sepse komentonin në pafundësi Aristotelin pa njohur asnjë fjalë greke, dhe flisnin prerë mbi natyrën, si të dinin gjithçka për të. Për Roxher Bakonin, themeli i filozofisë së re është matemafika, ku janë të mundshme demonstrimet e pastra, por përsosja e saj qëndron te skkenca eksperimentale. Vetë Bakoni kryente eksperimente fizike dhe kimike dhe shkoi deri sa të parathoshte shpikjen e automobilit. Por me këtë "Doktori i admirueshëm" ishte shumë para kohës së vet; i kallëzuar si magjistar, u dënua nga urdhri i tij.
- Në janar të 1274 Papa Gregori X, vendosi që Tomasi të merrte pjesë në “Këshillin e Dytë të Lionit”, të bënte kërkime mbi ndryshimet e kishës greke dhe atë latine. Ai e nisi këtë udhëtim, por pasi kishte pushuar për disa ditë në kështjellën e një të afërmi, Tomasi u sëmur rëndë. Ai dëshironte që ti kalonte ditët e fundit në një manastir, ku pas një javë sëmundjeje të rëndë, me 7 mars të 1274, Tomasi ndahet nga jeta. Pas vdekjes së Tomas Aquini pati shumë thashetheme, që atë mund ta kishin vrarë. Shkrimtari Dante Aligieri mendonte që Tomasin e kishin helmuar njerëz të urdhrit të “Karlit të Anzhusë”. Aquini i kishte bërë përshtypje kujtdo që e kishte njohur, dhe e kishin ngritur në të njëjtin nivel me Shën Palin dhe Shën Augustinin.
- Në tetëmbëdhjetë vëllime të veprave të tij, Toma Akuini dha një enciklopedi të veçantë të teologjisë katolike dhe të filozofisë skolastike dhe një pasqyrë universale dhe sistematike te paraqitjes së pikëpamjeve mesjetare të kishës lidhur me çështjet e së drejtës, të moralit, të shtetit, të ekonomisë dhe të marrëdhënieve sociale. Si përpjekje më e gjerë për t'ia përshtatur Aristotelin mësimit të kishës katolike, fllozofia dhe teologjia e Tomës bëhen shkalla më e lartë e mendimit skolastik mesjetar dhe themel i dogmatikës së krishterë deri në ditët tona. Sistematizues i madh i kohës së tij dhe njohës i mirë i tradites filozofike, ai vazhdon mësimin e Albertit të Madh, duke luftuar si kundër mësimit të vjetër augustinian, ashtu edhe kundër tendencave materialiste të averoistëve krishterë.
- Sikurse Alberti i Madh, Toma përpiqet të dallojë fenë nga dituria, teologjinë nga filozofia. Dhe derisa të parat janë të vërteta racionale të mendjes të tjerat, janë «të vërtetat e zbulimit», «të mbiarsyes», por jo edhe të «kundërarsyes», Andaj edhe të vërtetat teologjike mund të mbrohen me mendje si jokontradiktore dhe të mundshme. Filozofia, ndërkaq, është megjithëkëtë në shërbim të teologjisë (ancilla theologiae) sepse njohjet e saj janë më të ulëta se ato teologjike pikërisht aq sa mendja e kufizuar njerëzore të jetë më e ulët se mençuria e madhe hyjnore. Lidhur me çështjen e universalieve Toma është realist në kuptimin aristotelian të matur. E përgjithshmja në realitet është imanente individuales dhe është e ndarë nga kjo vetëm me arsyen qe abstrakton. Kuptimi ynë, ndërkaq, nuk është i shtrembër deri atëherë derisa të mos gjykojmë se e përgjithshmja ekziston vetëm për vete, në mënyrë të veçantë e pjesëtuar. Përveç të përgjithshmes në gjërat ose në thelbin (forma substantialis ose quiditas) dhe të përgjithshmes pas gjërave (nocioneve të fituara me abstraksion) ekziston edhe e përgjithshmja para gjerave (si ideja e frymës hyjnore).
- Të ekzistuarit e perëndisë, sipas Tomës, mund të vërtetohet, para së gjithash, a posteriori, domethënë nga bota si vepër e perëndisë. Duhet të ekzistojë levizësi i parë ose shkaku i parë, sepse zinxhiri i shkaqeve dhe i pasojave nuk mund të ketë numër të pakufizuar. Perëndia ekziston si formë e pastër jomateriale, si aktualitet i pastër: ajo është causa efficiens dhe causa finalis i botës. Bota nuk ka ekzistuar amshueshëm, por ekzistenca e saj nga asgjëja është shkaktuar nga perëndia me gjithfuqinë e saj në çastin e caktuar kohor, dhe me të cilën ka filluar të ekzistojë edhe vetë koha. Se bota ka fillim, sipas Tomës, vërtet nuk mund të vërtetohet rigorozisht në mënyrë filozofike, por ky pohim është më i mundshem se kundërpohimi i saj dhe bëhet i sigurt vetëm nëpërmjet të zbuluarit. Materies si potencë e pacaktuar dhe pasive i jep qenie reale forma. Nga format substanciale dallohen format akcidentale, te cilat nuk krijojnë realitet, por vetëm i japin përcaktueshmërinë e jashtme.
- Toma konsideron se pavdekësia e shpirtit buron nga jomaterialiteti i saj, sepse forma e pastër nuk mund të zhduket as nga vetja as me shkatërrimin e substratit material. Vetë natyrës së intelektit duhet t'i atribuohet jomaterialiteti, sepse forma, e cila është e lidhur plotësisht me materialen, si eshtë shpirti i kafshës, nuk mund të mendojë në mënyrë abstrakte dhe të përgjithshme,por vetëm individualisht. Por shpirti njerëzor - përkundra mësimit të Platonit - nuk ka ekzistuar para ekzistimit të vet tokësor, kështu që njohja nuk është të kujtuarit e ideve të cilat i vëzhgoi shpirti në paraekzistencën. Shpirti, për më tepër, nuk posedon as ide të lindura. Të menduarit e tij supozon përfytyrimin ndijor dhe është i lidhur me figurën empirike, nga e cila intelekti aktiv i abstrakton format. Shumë elemente të sensualizmit dhe të racionalizmit gërshetohen kështu në teorinë e njohjes të Tomës. Njohja zhvillohet ne subjekt nepërmjet të perceptueshmërisë së objekteve të pavarura ekzistuese.Por subjekti në objekt nuk mund të perceptojë gjithçka, por vetëm atë që është e ngjashme me atë vetë. Objekti njohës humb, me rastin e hyrjes në shpirtin që njeh, materialitetin e vet, dhe mund të depërtojë në te vetëm si figurë.Andaj gjërat ekzistojnë njëkohësisht jashtë nesh si objekte dhe në ne si figura. Të vërtetën, ndërkaq,Toma e përkufizon si ngjashmëri e arsyes dhe e sendit. Në bazë të kësaj ngjashmërie arsyeja, pra, edhe nuk njeh vetëm përfytyrimet e saj por nëpërmjet tyre edhe vetë sendet.
- Me shqyrtimin njohës është i lidhur edhe vullneti, sepse atë që paraqitet si e mirë, ne medoemos ate e synojmë.Domosdoshmëria nga shkaqet e brendshme dhe motivet, që bazohet në dituri, është liria. Mësimi etik i Tomës është perpjekje e bashkimit të ideve të Platonit dhe e disa tezave aristoteliane me virtytet e krishtera siç janë feja, të shpresuarit dhe dashuria. QëIlimi i fundit i njeriut është lumturia. Kjo konsiston ne posedimin e së mirës më të lartë dhe kjo është të vëzhguarit e drejtpërdrejtë të perëndisë. Andaj edhe lumturia e përsosr dhe e amshueshme mund të arrihet vetëm në jetën tjetër pas vdekjes.
- Në kuadrin e problematikës estetike është interesante sidomos teza subjektiviste e Tomës - e cila, për më tepër, është në kundërthënie të caktuar me orientimin themelor objektiv të teorisë së tij të njohjes - se të bukurit është ajo që ne na pëlqen kur atë e shikojmë (quod visum placet). Vërtet tek ai ka edhe përkufizime të tjera, për atë kohë të përkufizimeve të zakonshme të të bukurit (për shembull karakteristikat e të bukurit janë: tërësia, proporcionaliteti i drejtë, ose harmonia dhe shkëlqyeshmëria, shkëlqimi, ndriçimi), por me tezën e tij se subjekti është faktor i qenësishëm për caktimin e të bukurit anticipoi shumë estetika të mëvonshme subjektiviste, dhe nga një aspekt është i afërt edhe me Augustinin, ndaj të cilit përndryshe është kundërvënë ashpër.