bastard
Appearance
Bastard -
I m.sh.
- biol. Pasardhës me cilësi të këqija, që del nga kryqëzimi i dy llojeve ose i dy racave të ndryshme.
- përb. Njeri i zvetënuar, ai që ka humbur gjithë vetitë e mira dhe është përdhosur e është çoroditur. Bastardët e atdheut.
- keq. vjet. Fëmijë i lindur jashtë martese, fëmijë i jashtëligjshëm.
II mb. -
- biol. Që ka dalë nga kryqëzimi i dy llojeve ose i dy racave të ndryshme dhe që ka humbur cilësitë e mira të paraardhësve. Qen bastard.
- përb. I zvetënuar, që ka humbur gjithë vetitë e mira, që është përdhosur e është çoroditur. Bij bastardë të vendit të vet.
- spec. I përzier me diçka tjetër që ia prish cilësinë e ia ul vlerën, jo i pastër; që ka cilësi të këqija, i keq. Llaç bastard. Duhan bastard. Verë bastarde.
- keq.,vjet. Që ka lindur jashtë martese, i jashtë ligjshëm. Fëmijë bastard.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Prononcimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë rrjedhëse
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0