qeros
Appearance
QEROS m.
1. Ai që ka sëmundjen e qeres në kokë dhe që i kanë rënë flokët prej saj.
2. shar. Njeri të cilit i kanë rënë krejt flokët, tullac.
3. folk. Figurë e përrallave popullore, që paraqitet si një djalë me sëmundjen e qeres por i zgjuar e dinak. Qosja dhe qerosi. Përralla e qerosit.
4. Kalli misri me kokrra shumë të rralla. Qerosët ia japin bagëtive.
- Te koka e qerosit të gjithë bëhen berberë fj. u. thuhet kur një punë është fare e lehtë e mund ta bëjë kushdo pa asnjë vështirësi.
QEROS mb.
1. Qe ka sëmundjen e qeres në kokë dhe që i kanë rënë flokët prej saj. Djalë qeros. Vajzë qerose.
2. shar. Tullac.
3. Që i ka kokrrat shumë të rralla (për kallirin e misrit). Misër qeros.
- Hem qeros, hem qibar (fodull) ka kërkesa të mëdha, megjithëse mundësitë e aftësitë i ka të pakta.