shtrungë
Appearance
SHTRUNGË f.
- 1. Shteg i ngushtë afër derës së vathës, i bërë me gurë ose me gardh, ku shkojnë dhentë a dhitë një nga një kur i mjelim; vend i rrethuar në vathë ku futen dhentë a dhitë dhe prej andej nxirren një nga një nëpër një shteg të ngushtë për t'i mjelë. Shtrunga e vathës. Dera e shtrungës. Gurët e shtrungës. Ngre shtrungën. Mjel dhentë (dhitë) në shtrungë. Mbledh (fut) dhentë në shtrungë.
- 2. Vathë.
- 3. krahin. Sheke që përdoret për të mjelë bagëtinë.
- Si dhentë në shtrungë ngucur, rrasur, ngushtë; mbledhur bashkë shtrënguar e në mënyrë të çrregullt. E futi në shtrungë dikë e shpuri dikë në një gjendje që s'ka nga t'ia mbajë, e detyroi të bëjë ashtu siç i thotë ai, e vuri nën urdhrat e veta. I erdhi në shtrungë i erdhi në shteg, i erdhi në dorë, e ka në dorë.