Identifikimi me Apple ID

Identifikohuni me Apple ID tuaj për të hapur shërbimet e Apple si p.sh. App Store, iTunes Store, Apple Books, Apple Music, FaceTime, iCloud, iMessage etj.

Mund të identifikoheni gjatë konfigurimit ose shkoni te Settings , prekni Sign in to your iPhone, pastaj vendosni Apple ID dhe fjalëkalimin. Nëse nuk keni ende një Apple ID, mund të krijoni një të tillë. Mund ta shfaqni e ta ndryshoni informacionin e Apple ID, duke përfshirë emrin, foton, informacionin e kontaktit, fjalëkalimin, cilësimet e sigurisë dhe informacionin e pagesës dhe të dërgimeve.

Informacioni dhe përmbajtjet tuaja ofrohen në të gjitha pajisjet ku jeni identifikuar me Apple ID tuaj. Shihni artikullin e Apple Support Sign in with your Apple ID.