Kopertina: Uliksi dhe Penelopa,
Tablo e piktorit italian,
Francesco Primaticcio, 1568
1
2
ODISEJA E PAFAJSISË
Roman i jetuar
3
Botime tё autorit
PROZË
Gjeneral Prenk Pervizi nӫ shtypin shqiptar, Bruksel, Dorian, 2009.
Gjeneral, Bruksel, Dorian, 2015.
Dhimitӫr Frangu, Veprat e lavdishme tӫ Skӫnderbeut, (Pӫrkthim),Tiranë,
Arbëria, 2005.
Paolo Jovio, Skӫnderbeu dhe sulltanӫt e Turkisӫ (Pӫrkthim), NY, Lulu,
2012.
Eduard Schneider, Pellazgӫt dhe pasardhӫsit e tyre (Përkthim), 2008.
Nӫ vorbullӫn e skӫterrӫs (Tregime), Bruksel, Dorian, 2014.
Dans les cercles de l’enfer (Récits), Paris, L’Harmattan, 2014.
Repertorio albanese, (Shkrime italisht-shqip), Dorian, 2014.
Koleksioni i revistës Kuq e Zi (9 vӫllime), Bruksel, 1993-2013.
Odiseja e pafajsisë, Bruksel, Dorian, 2017.
POEZI
Ankimi i zanave, Lezhë, Botimet Gjergj Fishta, 2000.
Gjurmӫ tӫ humbura, Tiranë, Arbӫria, 2002.
Complainte de nymphes, Paris, Thélès, 2005.
Il grande lamento, Milano, Lampi di Stampa, 2006.
Pétales de rose, (Frëngjisht-shqip), Paris, L’Harmattan, 2010.
Petalo di rosa, (Italisht-shqip), Milano, Lampi di Stampa, 2010.
Psherӫtima e erӫs, NY, Lulu, 2011.
Lahutari shqiptar (Poezi rapsodike), NY, Lulu, 2011.
Lahutari kӫndon (Poezi rapsodike), NY, Lulu, 2011.
Tingӫllime tӫ vona, Bruksel, Dorian, 2014.
Labirintet, Bruxelles, Dorian, 2014.
Antologji në vargje, Bruksel, Dorian, 2017.
4
Lek Pervizi
ODISEJA
E PAFAJSISË
Roman i jetuar
5
6
Vёllait tim, Valentinit,
qё pёrballoi për afro gjysmë
shekulli persekutimin komunist,
i ndarё edhe nga grueja e tij italiane,
Maria Gorizia, që e priti po kaq gjatë
kthimin e tij nё Itali.
«…Libertà vo‘ cercando, ch’è si‘ cara,
che solo sa chi per lei vita sofferse…»
Dante
7
8
VALENTIN PERVIZI
(Skuraj 1920 – Bolonja 1999)
9
10
PARATHANIE
Nuk asht lehtë me shkrue për një pjestar të familjes,
sepse tregimi mund të ndikohet nga ndjenja të thella
dashunie e të jetë i njëanshëm, tue paraqit vetëm anët e tij
të mira dhe vlerësimet. Edhe lexuesit e këtij libri mund të
gjykojnë kështu, përderisa kёtu flitet për tim vёlla. Por
askush tjetër nuk mund të shkruejë për Valentinin, sepse
shokët, miqt dhe ata që e kanë njohë, qysh në bankat e
shkollës e gjatë gjithë jetës, nuk jetojnë ma. Askush nuk
mund ta paraqesë atë në dritën e vërtetë të jetës dhe
veprimtarisë së tij, si i lirë apo si i dënuem, nga ajo
makineri shtypëse, që i kapërcente kufijt e arsyes e kalonte
në ato të absurditetit, të mohimit e të mizorive, të shkallës
antinjerëzore dhe antishqiptare, siç ishte diktatura
komuniste në Shqipni.
Valentini lindi dhe u rrit në një mjedis patriotik, ku
në çdo pëllambë toke, në çdo gur e në çdo lis fliste historia
e lavdishme e kombit. Ai u shkollue dhe u formue në
shkollat ma të mira europiane, mbaroi edhe akademinë
ushtarake, dhe ishte i gatshëm për me i shërbye denjësisht
atdheut. Pas 15 vjetësh studimi, tashma oficer me përvojë
luftarake, vendosi të kthehet në trojet amtare. Në tetorin e
vitit 1944, ai do të gjendet në qytetin e Shkodrës, bashkë
me gruen e tij italiane, Maria Gorizia. Por në dhjetorin e
po atij viti, ai arrestohet, burgoset dhe internohet
përjetësisht, pa pasë kohë me krye asnjë faj apo shkelje
ligji kundra shtetit.
Ai po dënohej vetëm për emnin që mbante, pra, si
bir i Prenk Pervizit.
11
Historia e tij asht një roman i jetuem, një tragjedi e
vërtetë, sepse atij i shkatërruen rininë dhe familjen e
sapokrijueme, kur secili thur andrra e shpresa për të
ardhmen; atë e ndanë nga grueja e tij. Një ndarje e
dhunshme që do të zgjaste 47 vjet, ma shumë se dyfishi i
vjetëve të Uliksit të Homerit. Nëse mbreti і Itakës u kthye
pas 20 vjetësh te Penelopa e tij besnike, Valentinit iu
deshën 47 vjet për t’u kthyer në Itali, ku e priste Maria e
tij. Odiseja e Valentinit nuk ishte shkapetja nëpër brigje e
ishuj të panjohun nga stuhitë detare, por nga terrori,
mundimet dhe vuejtjet fizike e shpirtnore pafund. Tirania
staliniste e E.Hoxhës e përplasi atë, pa mëshirë, 47 vjet
rresht nëpër burgje e kampe internimi, prej të cilëve mezi
shpëtoi, me shembjen e komunizmit, për të arritë në një
Itakë, jo si ajo e Uliksit, por simbolikisht, vërtet, një Itakë,
ku do të bashkohej një ditë me Penelopën e vet, që e kishte
pritë, si në epokën homerike, po kaq gjatë…
12
Vendlindja
Kur merr me hy në Skuraj dhe e kapërcen përruen
e Urdhazës, fillon ngjitja malore nëpër kodrën e
Lekbibajve. Kalon me radhë tre mullijt e Gjin Pjetrit,
kullën dykatëshe të Ndrecës, vëllait ma të vogël të tij, e
pastaj ndesh në një brez shkambor mbi të cilin ngrihet një
kompleks prej tri ndërtesash gurore. Këto janë kullat
historike të Gjin Pjetër Pervizit të Skurajve, udhëheqës i
kryengritjes së Kurbinit dhe një nga ata që kontribuen për
fitoren dhe shpalljen e Pavarësisë së Shqipnisë më 1912.
Këto ndërtesa dominojnë krejt luginën që formohet nga
bashkimi i lumejve Mat e Fan (degë e Matit) e deri në
Milot. Kjo ngjan me një kala që ruen e mbron vendin nga
ekspeditat e ushtrive pushtuese, të cilat mund të
depërtonin nga ajo grykë, derisa të ndeshnin në murin e
maleve të Skurajt. Këto kulla ishin djegë herë pas here prej
pushtuesve të huej, kryesisht prej turqve, e po kaq herë
ishin rindërtue përsëri. Zjarret e fundit kishin qenë ato të
hordhive turke më 1881 dhe 1911. Por ky fis shqiptarësh të
panënshtruem i kishte rindërtue edhe ma të mira se të
parat.
Nga perëndimi shtrihej lugina e lumit Mat, kurse
nga lindja ngrihej masivi i maleve të Skurajt, me Malin e
Thatë, të kunorzuem nga maja e Lartishit. Ma tutje ngrihej
Trodhna e Pishkashit plot me pyje pishash. Nga jugu
shtriheshin vargmalet e Skënderbeut, që nisnin pikërisht
në malin e Skurajt. Nga veriu naltësohej mali shkambor i
Dervenit, i cili përfshinte Ferrë-Skurajn dhe Shkopetin, ku
dukeshin rrënojat e një kalaje të vjetër, ajo e Pervizit të
13
Madh të Skurajve, princ e komandant trim, që kishte
luftue ushtritë turke. Aty, mes Shkopetit e kodrës së
Lekbibajve, formohej një kanion i ngushtë që përfundonte
në grykën e Matit, prej ku, me vrull të rrëmbyeshëm, lumi
shpërthente e përhapej në fushën e gjanë zallore dhe
bashkohej me lumin Fan, që zbriste nga veriu, Kthella e
Mirdita. Nga vetë struktura e natyrës, kullat e Gjin Pjetrit
merrnin përmasat e një kalaje të rrethueme nga të dyja
anët prej grykës së Urdhazës e asaj të Shkopetit, duke
formue një trekandsh me malet e ashpra dhe fshatin i
lashtë Skuraj, në mesin e tij.
Emni e Pervizit asht i lidhun ngusht me atë të
Skurajt, si vend e si gjak, prej kohësh të lashta. Vend malor
me mbrojtje natyrore, Skuraj i ka shërbyer edhe Gjergj
Kastriotit si një bazë e fortë, prej ku ndërmerrte sulmet
mbi ushtritë osmane. Skuraj ishte dikur dhe qendër e
principatës së Skurajve, që sundonte mbi krahinën e
Kurbinit, por që mori fund me pushtimin turk, pas
vdekjes së Skënderbeut. Si paraardhësit, edhe prindi ynë,
Prenk Pervizi, ishte krenar për vendlindjen dhe donte që
ajo të bahej pjesë e identitetit dhe e kujtesës së
trashëgimtarëve të tij. Prandaj te tre, ne bijtë e tij, lindëm
në Skuraj, e jo në Tiranë, Shkodër, Korçë ose në ndonjë një
shtet të huej, ku familja jonë kishte jetue kohë pas kohe.
Prindi ynë, ndonse i ngarkuem me detyra e pozita
ushtarake të randësishme, i kushtonte përparësi të madhe
ruejtjes së traditave. Kështu, sa herë që vinte koha me
lindë fëmijë, ai e niste nanën tonë te këto kulla.
Dhe, i pari ndër ne, Valentini lindi këtu në Skuraj,
më 1 korrik 1920.
14
Vitet e para
Valentini i kaloi vitet e para të fëminisë me familjen, e
cila ishte vendosun në Tiranë qysh më 1924. Me hapjen e
shkollës « Naim Frashëri », në vitin 1926, ai e vazhdoi atë
deri në klasën e tretë, ku iu bashkangjit edhe, vëllai i dytë,
Genci, në klasën e parë.
Vitet 1920 janë shoqërue me ngjarje politike që kanë
ndikue në jetën e familjes sonë dhe në shkollimin e
Valentinit. Kështu, gjatë grushtit të shtetit të qershorit
1924, im atë me pjesën ma të madhe të oficerëve të
ushtrisë dhe të xhandarmërisë morën anën e Zogut,
asokohe Kryeministër, dhe kaluen 23
me të në Jugosllavi. Baba e nisi familjen në Skuraj për t’i
shpëtue ndjekjes së pushtetarve të rij fanolistë. Këta kishin
dhanë direktiva që kundështarëve politikë t'u digjeshin
shtëpitë dhe familjet të internoheshin. Ky udhëzim i
dhanë, çuditnisht, nga vetë Fan Noli, duket se ndjek
politikën e terrorit që po zbatohej asokohe në Rusi. Forcat
fanoliste arritën deri te kullat e Gjin Pjetrit, por nuk gjetën
njeri në banesën tonë. Familja ime ishte strehue në mal, në
stanet e fisit. Komandanti kishte urdhën të digjte kullën e
Prenk Pervizit. Tue qenë se te tria kullat, e jona dhe e dy të
afërmve, ishin të ngjituna njena me tjetrën, ai nuk e zbatoi
urdhnin, që të mos damtoheshin edhe dy banesat e tjera.
Pas krizës së 1924-ës, gjendja u normalizue përsëri.
Familja u rikthye në Tiranë dhe Valentini vazhdoi
shkollën fillore. Përveç studimit, ai kishte pasion për
futbollin dhe luante shpesh me shokët e tij, ndër ta,
Llushta, i cili u ba ma vonë futbollist me famë. Valentini
15
tregonte se Llushta kishte vizatue një rreth në mur me
shkumës dhe stërvitej për ta gjuejt topin brenda këtij
rrethi. Në një ndeshje me top, Valentini, aso kohe 9 vjeç,
rrëzohet e thyen krahun e majtë. Atë e operoi doktor
Sinani, kirurgu ma i mirë i kohës në Shqipni, që ishte
doktori i Pallatit Mbretnor. Operacioni doli me sukses dhe
krahu i shpëtoi. Mbas 23 vjetësh, pikërisht ky krah, me
shenjat e plagës së qepur prej rreth 20 cm, do të bahej
shkak për ta shpëtue nga një rrezik tjetër.
Në vitin 1929, pasi mbaroi detyrën pesëvjeçare si
zonë-komandant i Tiranës, im atë dërgohet në Shkollën e
Luftës në Torino. Ai mori me vete edhe familjen atje dhe
dy vllaznit e mi, Valentini e Genci u futën në kolegjin San
Giovanni Bosko, në Lanzo Torinese, ku studionin fëmijët e
dinastisë Savoja, si dhe bij fisnikësh italianë e të huej. Me
mbarimin me sukses të studimeve në Torino, im atë u
caktue si inspektor i studentëve shqiptarë në Itali e Francë.
Ai u gradue nënkolonel dhe u vendos në Firence. Në vitin
1935 ai kthehet në Shqipni dhe caktohet me detyrë në
Korçë. Por, siç duket, ky transferim ishte ba nga Ministria
e Mbrojtjes, pa dijeni të mbretit Zog. Kështu që, po në atë
vit, ai kthehet prapë në Tiranë me urdhën të tij.
Ndërkohë, dy vllaznit e mi vazhdonin shkollën në
Itali dhe vinin për pushimet verore në Shqipni. Im atë na
çonte me i kalue këto pushime në bjeshkët e Skurajt, në
malin e Lartishit e të Trodhnës së Pishkashit, vende të
bukura e klimaterike. Valentini shquhej për aftësitë e tij
atletike e sportive. Që atëherë ai tregonte edhe një talent
prej ushtaraku. Ai bënte ngjitje mbi malet shkambore, qitje
në shej me pushkë e në gjueti, gara mundje me të rij të
vendit, si dhe merrte pjesë në lojna të tjera popullore, në të
16
cilat dallohej për guxim e ernegji. Kështu, atij i doli nami si
djalë i shkathët dhe i aftë. Ai ishte edhe një i ri i pashëm e
shtalidhun.
Nga viti 1935, familja jonë banonte në Korçë, ku im
atë ishte komandant i qarkut. Pikërisht në këtë kohë ai
dërgohet të përfaqësojë Shqipninë në një komision
vëzhguesish ndërkombëtarë në luftën e Abisinisë dhe pas
kësaj, ai ndjek edhe manovrat e mëdha të Italisë. Në këto
dy misione jashtë shtetit, ai pati rast të qëndronte pranë
shtabeve të gjeneralëve tё njohun si, Badoljo e Graziani, ku
kishte edhe oficerë shtatmadhorë, ish-shokë të tij në
Shkollën e Luftës të Torinos.
Ishte vera e 1936-s. Atë vit pushimet i kaluem në
Korçë së bashku me fëmijët e prof. Luigj Muzhanit,
moshatarë me ne. Nën drejtimin e Valentinit u morëm me
kompletimin e dy albumeve të mëdha me fotografi mbi
luftën e Abisinisë dhe udhëtimin e gjatë, që përmbante
dokumente të randësishme. Aty u përfshinë edhe
relacione qё im atë u kishte kushtue atyne ngjarjeve, si dhe
takimet me Duçen (Benito Musilinin) dhe mbretin e Italisë,
me vëzhguesit dhe oficerët shtatmadhorë të huej në
Manovrat e Mëdha, e të tjera fotografi të asaj kohë. Këto
foto ishin të shoqnueme me shënimet e tim eti, që
përbanin një përshkrim të asaj lufte dhe eksperience në një
vend afrikan të prapambetun, si në kohën e gurit. Nga
kёto takime ai kishte marrё vesh shumё mirё rrezikun qё e
priste Shqipninё pas Abisinisё. Për këtë qëllim, im atë
kishte pasë dy audienca të posaçme me mbretin Zog (mbi
luftën në Abisini dhe Manovrat e Mëdha) dhe i kishte
tregue për kontaktet me gjeneralët Badoljo e Graziani e të
tjerë ushtarakë të naltë në atë luftë. Nga fjalët dhe
17
shprehjet e tyne dilnin qartë qëllimet pushtuese të
Musolinit edhe ndaj Shqipnisë. Ai i kishte kërkue Zogut
komandën për organizimin e mbrojtjes së vendit. Mbreti
nuk e kishte vlerësue këtë informacion. Përkundrazi, ai i
ishte përgjigj se lidhjet me Italinë ishin shumë të mira dhe
nuk mund t’u vinte asnjë e keqe prej saj. «Po të paraqitet
ndonjë rrezik nga ajo anë, vetëm ty do ta besoj komandën
e mbrojtjes.»
Por ky premtin nuk u mbajt kurrë.
Valentini merrte pjesë në këto biseda mes të
rritunve, ku mendimet dhe supozimet nëse Duçja do ta
tradhtonte besën shqiptare merrnin përgjigje të ndryshme.
Arsyen se pse mbreti nuk përfillte paralajmërimet e një
shtatmadhori me përvojë, patriot, besnik e me influencë të
madhe në ushtri e në popull, askush nuk arrinte ta
kuptonte. Aq ma tepёr, kur u muer vesh se si Prenk
Pervizi, oficeri me pregatijen ma tё naltё, qё lipsej tё
qёndronte pranё qeverisё e mbretit, nё njё kohё qё ndihej
rreziku nga Italia fashiste, e kishin largue nё Korçё. Ky
mënjanim i tij nuk ishte një veprim i pamenduar...
18
Valentini në Shkollën Ushtarake të Romës
(1936-1939)
Si i ati dhe i biri
Në Shqipni doli një vendim qeveritar për të dërgue
një kontingjent studentёsh nё Shkollёn Ushtarake nё
Romё. Por kandidatët duhet tё kishin mbarue gjimnazin.
Im atё e thirri Valentinin dhe i tha të pregatitej të jepte
provimet e maturёs, nёse donte tё vazhdonte shkollёn
ushtarake nё Romё. Valentini e andrronte karrierën
ushtarake dhe premtoi të jepte provimet. Atëherë im atë,
në marrëveshje me shkollën e Torinos, i caktoi një kurs
special për të pregatitë maturën. Këtë Valentini e kaloi me
sukses dhe në shtator të vitit 1936 ai filloi shkollën
19
ushtarake të Romës. Ai ishte ma i riu në grupin e
studentëve shqiptarë, ku banin pjesë gjithashtu edhe Lek
Vuksani (Vojvoda), Asim Zeneli, Avdi Mati, Minella Naçe,
Abdyl Këllezi, Fiqret Hoxha, Hamit Taga, Xhevat Hysa,
Ali Ohri, Ernest Gjeçi, Shaban Begolli, Thoma Frashëri,
Nuri Nuçi, Stefan Bumçi etj.
Për të qenë afër njeni-tjetrit, Genci erdhi nga Torino
në Romë, për ta krye aty gjimnazin në Institutin Santa
Maria. Më 1937, edhe mue më dërguen në këtë institut, në
klasën e tretë fillore. Pra, të tre ne vllaznit u bashkuem në
Romë.
Më 28 Nandor 1937 u vendos të kremtohet 25-vjetori
i shpalljes së Pavarësisë. Kështu që të gjithë nxanësit
shqiptarë të shkollave e të akademive ushtarake italiane u
mblodhën në Tiranë për parakalimin e madh. Sigurisht,
edhe Valentini erdhi bashkë me ta. Atyre u kishin dhanë
10 ditë leje. Mbas festimit dhe parakalimit, ne u bashkuem
të gjithë në shtëpinë tonë të Laçit. Prindët ishin të ftuem në
mbramjen festive në Pallatin Mbretnor. Im atë e kishte
prezantue Valentinin në Tiranë me miq e dashamirë, si
dhe me mbretin në një takim që ai pati me studentët
ushtarakë. Nga ana e tij, mbreti Zog e përgëzoi Valentinin
që po ndiqte rrugën e të atit dhe e uroi të bahej po aq i zoti
sa ai.
At nandor të 1937-s e kaluem për bukuri. Ishte një
rast i rrallë që ne pjestarët e familjes gjindeshim të gjithë së
bashku. Shtëpia ishte plot me miq që vinin për urimin e
festës kombëtare. Valentini e Genci e kalonin kohën në
dhomën e miqve në biseda me ta. Nё dritaret e shtёpisё
valonte flamuri kuq e zi. Vizitorёt shpraznin edhe batare
pushkёsh në lulishten para shtëpisë.
Nga posta e
20
xhandarmërisë u përgjigjeshin me breshëri të tjera. Për
qejfin tim, si ma i vogli i shtëpisë, Ndue Pali, nip i Gjin
Pjetrit, që rrinte me ne, më la me gjuejt dy herë me
gjashtshen e tij. Unë mezi e tërhoqa kambzën e kobures
me dy gishtat e të dyja duerve. Ishte kambёz pёr gisht
burrash dhe jo fëmijsh. Por pёr njё fёmi, si puna ime, ky
gjest ishte njё kujtim i bukur dhe i paharrueshёm.
Koha kaloi shpejt e bashkë me të edhe leja jonë.
Shkolla ushtarake e Romёs
nё 7 prillin e 1939-s
7 prilli 1939 na gjeti ne të tre në Romë. Tri të diela
ma parë kishin ardhë në shkollën tonë, bashkë me
Valentinin, edhe disa nga shokët e tij. Ata vinin, si
zakonisht, çdo të diel pasdreke me na marrë e me na
zbavitë nëpër qytetin e madh të Romës. Unë me Alfred
Bonatin, si të vegjël që ishim, përfundonim në ndonjë
kinema, kurse të mëdhejt shëtisnin dhe kalonin kohën
edhe nëpër baret e kafenetë. Por kësaj radhe ata u ngujuen
në qoshen e një lokali, bashkë me Gencin e Nikolla
Bonatin, ku ndejtëm edhe unë e Alfredi. Aty dëgjuem të
flitej se diçka po ndodhte, diçka po kurdisej në dam të
Shqipnisë. Aty u përmend mbreti, ushtria, qëndresa, lufta,
patriotizmi, heroizmi, megalomania e Duçes, kotësia e
Viktor Emanuelit, fashizmi, poshtërsia, tradhtia,
padrejtësia, Lidhja e Kombeve, Anglia, Amerika,
Gjermania, Hitleri, konflikti i pritun botnor, e tjera e tjera.
21
Kompleksi i Shkollës Ushtarake të Romës.
Si përfundim, ata nxorën dokumentet personale,
fotografi, orë dore, zarfa të mbyllun e sende të tjera dhe ua
dorëzuen Gencit e Nikolla Bonatit. Këta i futën në një
çantë dore të bleme kastile. Çështja ishte serioze. Po të
ndodhte ndonjë incident me Shqipninë, italianët mund të
merrnin masa drastike edhe ndaj studentëve të shkollave
ushtarake. Në disa raste, në shkolla të tjera civile dhe
universitete si në Romë, Napoli, Torino etj, studentёt
shqiptarë kishin tentue me i zbavitë në forma të ndryshme
për me tërheqë vëmendjen nga ajo që po organizohej
kundër vendit tonë.
Kurse me shkollën e Romës e shkollat e tjera
ushtarake nuk kishin veprue kështu. Dihej se në atë të
Romës ishte grupi ma i vendosun i studentëve shqiptarë,
të lidhun fort midis tyne e besnikë të mbretnisë, si bij të
familjeve ma të mira zogiste. Prandaj ata mendonin të
protestonin e të banin qëndresë, nëse do të sulmohej
Shqipnia nga ushtria fashiste italiane, siç flitej në shtyp
22
dhe në opinionin publik. Në fakt, vetë Musolini që e kishte
shpreh një qëllim të tillë. Ai e kishte gjithë fuqinë
shtetnore të Italisë ne dorë, kurse mbreti Viktor Emanueli
III ishte vetëm një kukëll, me të cilën Duçja luente sipas
qejfit. Në këto kushte, studentët shqiptarë kishin frikë se
mund t’i arrestonin dhe internonin, tue parashikue se çdo
sulm ndaj Shqipnisë do të gjente qëndresën e vendosun të
popullit shqiptar, e patjetër, në radhë të parë, të
baballarëve të tyne, që ishin me funksione shtetnore apo
ushtarake me randësi.
Situata ishte e ndezun afro dy javë përpara ditës së
zezë të 7 prillit. Prej asaj dite të dorëzimit të dokumenteve
personale, ata nuk i lejuen ma me dalë, e ne nuk dinim
asgja për ta. Lajmi i sulmit dhe zbarkimit të ushtrisë
italiane në Durrës, që u shpall me bujë të madhe nga
radiot dhe shtypi italian, pati efekt negativ edhe në shtresa
të ndryshme të popullit italian, i cili po kuptonte, por
tepër vonë, se në çfarë aventure të rrezikshme po e fuste
Duçja…
Ne e morëm vesh sulmin e 7 prillit në lajmet e orës
tetë të mëngjesit, në mensën e shkollës, ku ishin mbledh
konviktorët me profesorët e tyne. Pas lajmit, ra një heshtje
e randë, si heshtje varri. Ne qëndronim kokulun e si të
shastisun. Ishim vetëm katër shqiptarë midis 200
konviktorëve e profesorëve italianë. Të gjithë e ndërprenë
ushqimin dhe qëndruen në heshtje. Prania jonë aty sikur e
kushtëzoi dhe qëndrimin e tyne, që mori kuptimin e
njëfarë solidariteti të heshtun. Shkolla jonë njihej për
mospërfilljen ndaj fashizmit dhe mbahej në shënjestër.
Shokët na shikonin mue dhe Alfredit me bisht të synit, në
heshtje e të pezmatuem. Edhe ata e kuptonin atë trishtim
23
të madh që na kishte pushtue zemrën e mendjen tonë.
Disa nxënës nga Kalabria e Sicilia, me origjinë arbëreshe,
na qëndronin ma afër, tue shprehun pikëllimin e tyne.
Genci dhe Nikolla ishin nxi në fytyrë e s’guxonte
kush t’i vështronte e jo ma t’u thoshte një fjalë. E mbaj
mend si sot, se ata të dy ndejtën tre ditë pa shti gja në
gojë ! Sikur kishte ra zija në gjithë kolegjin. Në ato tre ditë,
pushtimi i Shqipnisë kishte marrë fund, pa hasë në asnjë
qëndresë. Ne morëm vesh nga radiot se mbreti Zog kishte
ikë në Greqi nga Korça. « Po prindi ynë, që ishte
komandant në atë qytet, mos vallë edhe ai ishte largue pas
mbretit ?! » Këto pyetje kishin mbetë pa përgjigje në
mendjen tonë. Kurse Valentinin me shokë, që prej dy të
dielave nuk i kishin lejue me dalë në qytet, as me takue
njeri. Ne nuk dinim asgja ma shumë ato ditë. Telefoni nuk
punonte.
Ma vonë i morëm vesh të gjitha.
Sa nuk na ra pika kur dëgjuem nga radiot italiane
emnat e disa personaliteteve shqiptare që përshëndesnin
pushtimin fashist, i cili, sipas tyne, « vinte me i shpëtue
shqiptarët nga sundimi i satrapit Zog. » Me emnat e tyne u
mbushën faqet e shtypit italian. Po na dridhej zemra kur
dëgjonim emna të njohun. Na hyni tmerri se kushedi
ç’bahej tani në Shqipni. Për njerëzit tonë s’dinim asgja. Pas
tre ditësh, u shpall pushtimi përfundimtar dhe u deklarue
zyrtarisht ikja e mbretit në Greqi. Na vinte turp dhe, nga
marazi, na dilnin lot prej syve. Ç’po ndodhte me
shqiptarët? Edhe pse të vegjël, gjithë këtë peshë shtypëse
të pushtimit e ndjenim thellë dhe na vinte ndërmend
shprehja historike e mbretit Brenno të galëve, kur
pushtuen Romën, para dymijë vjetëve: « Vae victis! »
24
Mjerë të mundunit! Por romakët iu përgjigjën me shpatë
në dorë dhe i dëbuen galët barbarë. Si do të përgjigjeshin
shqiptarët? Komunikatat italiane ishin entuziaste. Në orën
6 të mëngjesit të 7 prillit, forcat italiane kishin sulmue
Shqipninë në Durrës, Vlorë, Shëngjin e Sarandë. Nuk
kishte pasë asnjë qëndresë të organizueme. Brenda dy
orëve ato kishin pushtue Durrësin, Vlorën, Shëngjinin e
Sarandën. Vetëm 11 ushtarë italianë kishin mbet të vramë.
U muer vesh ma vonë për qëndresën vetmohuese të Mujo
Ulqinakut. Askush tjetёr s’e kishte shkrep pushkёn, as pёr
hava. Po atë ditë, forcat italiane ishin nis drejt Tiranës,
Shkodrës, Gjirokastrës, Fierit e Beratit, ku kishin hy të
nesermën në mëngjes të pritun me lule e duertrokitje (!)
Pas tre ditëve, Shqipnia ishte pushtue. Ushtria shqiptare
nuk kishte rezistue askund. Populli ishte revoltuem dhe
kërkonte armë. Njerëzit kishin dalë në rrugë me thirrjet
kundër tradhtisë. Depot e armëve ishin bosh! Topat pa
gjylpana! Gjthçka kishte marrë fund!
(Këto e të tjera i morëm vesh ma vonë).
Në Shkollën Ushtarake të Romës, të mbyllun prej
dy javësh në fjetoret e tyne, studentët shqiptarë nuk dinin
asgja se çfarë kishte ndodhë. Pa radio, pa shtyp, pa asnjë
kontakt, të ruejtun me karabinierë të armatosun, e të
izoluem, ata nuk dinin as si të vepronin. Një shok i tyne
italian, arriti t’u çojë një pusullë, ku i informonte se
Shqipnia tashma ishte pushtue. Ne këto kushte, ata
vendosën të zbresin një nga shokët me anë të çarçafëve,
prej katit të gjashtë, ku i kishin mbyllë. Ai quhej Dull
Osmani, një kavajas kokëkrisun, që ma vonë u ba pilot i
njohun. Dulla zbriti dhe bleu në një kioskë të gjitha gazetat
që gjeti, të reja e të vjetra.
25
-E pamundun të dorëzohet Shqipnia, pa shkue
gjaku deri në gju! - kishte thirrë Lek Vuksani, malësor nga
Dukagjini.
Kur gazetat u shpalosën para tyne, ata nuk po u
besonin syve! As qëndresë, as gjak, as rezistencë. Veç
tradhti, poshtërsi, dobësi, frikacakë, lapanjozë. Ku ishte
ushtria shqiptare, ndera e kombit? Ku ishte mbreti, trimi
me fletë, shpëtimtari i atdheu? Ku ishin oficerët
shtatmadhorë të Shqipnisë, që ata i adhuronin dhe i kishin
mbajtë si simbole e heroj?
Asim Zeneli, që ishte ma i madhi në moshë ndër ta,
kishte folë ashpër dhe kishte shprehë habinë se si kishin
përfundue ata komandantë të njohun të ushtrisë si
Muharrem Bajraktari, Prenk Pervizi, Fiqri Dine, Hysni
Dema etj. Po mbreti Zog? Aq keq ishte katandisë Shqipnia,
sa mos me ba rezistencë askund, as ushtria shqiptare, me
në krye mbretin, e as populli trim e luftëtar? Diçka kishte
ndodhë, që njerëzit akuzonin për tradhti. Po kush, vallë,
mund ta tradhtonte atdheun e vet?
Zemërimi i të rijve arriti kulmin, kur ata lexuen në
faqet e para të gazetave emnat e disave që përshëndesnin
hyrjen e Italisë! Tradhti! Tradhti! Vdekje tradhtarëve!
Aty për aty, ata krijuen grupin « Dora e zezë » për
eliminimin i gjithë tradhtarëve që kishin emnat në ato
gazeta. Ky ishte i pari organizim kundra pushtuesit e
kundra atyne që shitën atdheun. U zgjodh edhe një
komitet drejtues. Valentini ishte ndër kryesorët. Në krye të
këtij organizimi antifashist e patriotik të Shqipnisë ishin
po ato shokë të ngushtë: Asim Zeneli, Valentin Pervizi,
Lek Vuksani, Hamit Taga, Avdi Mati, Abdyl Këllezi,
Fiqret Hoxha, Shaban Blloshmi, Minella Naçe, Xhevat
26
Hysa, Ernest Gjeçi, Stefan Bumçi, Ali Brahimi, Ali Ohri,
Ndue Lala, etj. U ndanë detyrat për vrasjen e tradhtarëve
që u kishin dalë emnat në gazetat italiane. Njenit ndër ta i
kishte dalë në gazetë emni i axhës. Ai e mori përsipër vetë
eliminimin e tij. Nuk po і përmend emnat e tyne. Sepse
një gazetar italian, që kishte miqësi me shqiptarët e
Shkollës , u kishte tregue se ato emna ishin botue prej vetë
italianëve, me u justifikue para oipnionit se shqiptarët « i
kishin thirrë vetë me i shpëtue sundimi і mbretit satrap e
tiran Zog, që e shtypte popullin shqiptar. »
Megjithatë, ajo punë e kurdisun u kushtoi atyne
shumë shtrejt. Siç dihet, komunistët do të gjenin pretekst
me i pushkatue, burgos e internue. Në këto rrethana,
grupi « Dora e zezë » nuk e vuni në zbatim planin e
vrasjeve, sepse u vërtetue se asnjë prej atyne nuk ishte
shpreh në favor të pushtimit, veç kishte qenë një mashtrim
i fashizmit italian, me çorodit shqiptarët e të huejt.
Mbasi morën vesh gjithçka, studentët mbajtën një
grevë urie treditore. Komanda e shkollës i nxori nga
izolimi, por ua ndaloi liridaljen edhe për dy javë të tjera.
Ata mbanin uniformën e shkollës, por ua hoqën bajonetat
e bukura që mbanin. Pastaj ata mundën me dalë dhe
erdhën me u takue me ne dhe morën sendet që ua kishin
lanë në ruetje Gencit e Nikollës.
Por studentët shqiptarë kishin edhe një provë tjetër
të vështirë. Italianët kishin vendos që ata, sikurse të tjerët e
akademive ushtarake, të banin betimin. Betimi do të bahej
në oborrin ose sheshin e madh të shkollës. Filluen provat
për ceremoninë që do të mbahej, ku do të merrnin pjesë
personalitete të nalta të hierarkisë fashiste dhe të qeverisë
e ushtrisë italiane. Provat konsistonin në lëvizje të
27
caktueme, parakalim, formim i kuadratit të nxanësve
shqiptarë, paraqitje, për nder armë etj. Kishin ftue edhe
disa oficerë shqiptarë të dalun prej këtyne shkollave, për
t’i dhanë ma randësi kësaj ngjarje.
Komiteti i studentëve vendosi që provat të
baheshin të gjitha rregullisht, deri në ceremoninë e
betimit. Por në çastin që do të lexohej formula e betimit, në
vend të përgjigjes: « Betohemi! » ata nuk do të flisnin fare
dhe të gjithë do të hidhnin armët për tokë. Ky ishte një akt
i guximshëm që mund të kishte pasoja. Ata mund ta
paguenin me ndëshkim, por ata s‘donin t‘ia dinin. Provat
shkuen në rregull, por para se të bahej betimi, italianët
vendosen të bajnë një provë të përgjithshme. Me sa duket,
dikush kishte informue përplanin e tyne. Por shqiptarët
nuk e kishin parashikue këtë poshtërsi. Ata u paraqitën në
provë, që e dinin si formalitet, pra pa angazhim betimi,
dhe ndoqën programin që ishte vendos prej komandës
italiane. Por u doli një e papritun. Aty në provë ishin të
pranishme edhe disa autoritete të nalta fashiste, të
qeverisë dhe gjeneralë të ushtrisë italiane, gazetarë e
fotografë. Aty ishte edhe kapiteni shkodran, Luigj Mikeli,
me dy oficerë të tjerë shqiptarë. Çfarë donin këto
personalite e gazetarë në prova? Çfarë po ndodhte?
Prova vazhdoi dhe oficeri italian, një kolonel, u tha
studentëve se tani do të bahej prova e betimit, pra, se si ata
duhet të përgjigjeshin, kur të lexohej formula. Kjo qe një
befasi e një kurth për ta. Si të vepronin? Menjëherë e
qarkulluen fjalën që askush të mos përgjigjej. Kështu, kur
përfundoi recitimi i formulës, koloneli thirri: « Betohuni!».
Por pas tij nuk u dëgjue askush dhe ra një heshtje varri.
Afro njëqind studentë e akademistë shqiptarë rrinin gatitu
28
me armët në dorë, por kokulun. Koloneli italian iu drejtue
kapitenit Luigj Mikeli:
- Zotni kapiten, si duket këta nuk e kuptokan
italishten. Ju lutem, përkthejeni shqip si duhet të
përgjigjen. Kapiteni ia ktheu:
-Në qoftë se këta nuk e kuptojnë italishten, unë nuk
e njoh fare!
Komanda dhe hierarkët fashistë u tërbuen. U banë
presion studentëve për të zbulue se kush e kishte
organizue këtë rebelim. Por nuk mësuen asgja. Pas do
kohë u morën disa masa. Abdyl Këllezit i kishin gjet disa
materiale komuniste dhe e internuen në Ventotenne, ku
kishin mbyll edhe disa udhëheqës komunistë italianë. Një
nip i Musa Jukës vrau veten në një hotel të Romës. Masa të
tjera nuk u morën. U lejue vazhdimi i studimeve.
Për Valentinin dhe grupin e shokëve të tij ishte viti i
fundit i shkollës ushtarake të Romës. Jeta tashma po
ndiqte rrjedhën e saj. Shqiptarët, të zanë në befasi e pabesi,
u detyruen t’i përshtaten kohës, përderisa nuk mundi të
kundërshtojë me armë okupatorin shumë ma të fuqishëm.
Përgjegjësia për këtë ra mbi mbretin Zog, i cili, në vend që
t’i printe popullit kundra pushtuesit, ia mbathi jashtë
shtetit. Në këtë situatë, studentët shqiptarë të shkollave
ushtarake u lejuen me vazhdue akademitë në specialitetet
përkatëse, kryesisht në Akademinë Ushtarake të Modenas, si dhe në ndonjë akademi tjetër italiane. U muer vesh se
italianёt do ta mbanin ushtrinё efektive shqiptare siç ishte,
me kuadrot e saj, si dhe me uniformёn me simbolin e
kunorёs sё Skёnderbeut. Ajo do tё qёndronte si e pavarur
e pasive gjatё kësaj periudhe.
29
Akademia Ushtarake e Modenas.
Valentini në Akademinë e Modenas.
30
Akademia ushtarake e Modenas
Në qershorin 1939-s, Valentini me shokë
përfundojnë Shkollën Ushtarake të Romës dhe në shtator
fillojnë studimet në Akademinë Ushtarake të Modenas,
ma e randësishmja në Itali. Ai zgjodhi armën e kalorësisë
bashkë me Ali Ohrin dhe Stefan Bumçin.Të tjerët si Asim
Zeneli, Ernest Gjeçi, Ndue Lala, Fiqret Hoxha, Minella
Naçe, Avdi Brahimi, Shaban Begolli, Nuri Nuçi, Hysen
Hysa etj, armën e kambsorisë, kurse Lek Vuksani atë të
karabinierisë, Avdi Mati
Akademinë e Marinës, Dull
Osmani atë të Aviacionit etj. Ata ishin konviktorë dhe u
jepej liridalje të dielave. Me këtë rast, Valentini shkonte
shpesh në Bolonja, qytet historik, i madh dhe i
randësishëm, mjaft i bukur, ku kishte mundësi t’argëtohej.
Kështu kaluen dy vjetët e akademisë dhe në qershor të
1941-shit ai u diplomue oficer me gradën nëntoger dhe
caktohet me shërbim në regjimentin e kalorësisë « Lancieri
Vittorio Emanuele II », me qendër në Bolonja.
Ai priste të caktohej në Shqipni, si të tjerët, por
meqë ushtria shqiptare ishte përfshi në atë italiane,
emnimet jepeshin nga Ministria e Luftës e Italisë.
Përfundimi i akademisë dhe emnimi tij oficer u prit me
gëzim dhe u festue në familjen dhe shoqëninë tonë në
Tiranë, Laç e Skuraj. Kështu, edhe për Valentinin nisi
karriera ushtarake. Në Bolonja, ku u caktue me detyrë, ai
mori një dhomё me qira në shtëpinë e familjes Manini.
Zonja Manini, asokohe e ve, jetonte me vajzën e saj të
vogël, kurse katër të tjerat ishin të martueme.
31
Maria Gorizia Manini, Gori,
e fejuemja e Valentinit.
E vogla quhej Maria Gorizia, por e thirrnin
shkurtimisht, Gori. Ajo kishte mbarue gjimnazin dhe
vazhdonte universitetin për histori e letërsi. Gori ishte një
vajzë e bukur, me një trup të përsosun, ose siç themi ne,
me figurat e folklorit, një « shtatselvi » me « sytë si ulli e
vetullat gajtan ». Sigurisht, midis dy të rijve lindi simpatia
dhe Valentini e shoqnonte shpesh nëpër akvitetet
argëtuese, duke tregue respekt e mirësjellje prej fisniku. Ai
kishte njohun vajza të tjera si në Romë, ashtu edhe në
Modena e Bolonja, por kjo kishte fillue me i hy në zemër.
Ai e mori punën seriozisht dhe vendosi që ajo të bahej
grueja e tij.
Dhe erdhi momenti që Valentini t’i propozonte asaj.
32
Ishte ditë vere dhe ai e ftoi Gorin me kalue darkën
në një lokal veror me lulishte dhe orkestër. Nuk ishte hera
e parë që i kalonin mbramjet në atë lokal, kafe-restorant,
ku kishin shkue edhe me nanën e saj. Darka kaloi për
bukuri dhe ata ndejtën edhe më gjatë aty së bashku. Një
çast, Valentini nxori nga xhepi një kuti të vogël e të bukur
dhe iu lut që ta pranonte si dhuratë nga ana e tij. Vajza
buzëqeshi dhe e mori kutinë dhe e falënderoi për
mirësjelljen që po tregonte ndaj saj. Por, kur e hapi ajo
mbeti e befasueme : aty ishte një unazë e bukur me një gur
vezullues. Propozimi ishte pa fjalë, por fakt i kryer.
Valentini priti me emocion se si do të reagonte Gori. Ajo
buzëqeshi me një « grazie » që tingëlloi me ambëlsi në
veshët e tij. Ai e mori unazën dhe ia vuni asaj në gisht
duke i thanë se e donte shumë dhe e pyeti nëse ajo
pranonte të bahej grueja e tij. Gori ishte skuq në faqe dhe
kishte murmurit me një gjysmë zani « si ! », duke ia hedh
krahët në qafë shumë e lumtun. Dhe ky përqafim ishte
fillimi i dashunisë së tyne që do t’i shoqnonte gjithë jetën.
Pas këtij takimi, në shtëpi u ba festë dhe u shpall fejesa.
Aty erdhën motrat me burrat dhe fëmijët e tyne, miq e
dashamirë, si dhe fqinj të lagjes. Për çiftin u shtrue darkë
në Pallatin e Oficerëve, ku morën pjesë edhe eprorë e
kolegë të Valentinit. Kjo ngjarje e lumtur mbylli atë pjesë
të jetës së Valentinit dhe do të mbetej gjithmonë në
kujtesën e tij. Ma vonë, në kushtet e vuejtjeve të
papërfytyrueshme në burgjet dhe kampet e Shqipnisë, do
t’i kujtoheshin vargjet e Dantes : « …Nessun maggiore
dolore che ricordarsi del tempo felice nella miseria ! »
(Nuk ka pikëllim ma të madh se sa me kujtue kohën e
lumturisë në mjerim !)
33
Ndërkaq, Genci, vëllai i dytë, që kishte zgjedh
karrierën ushtarake, atë të aviacionit, dhe vazhdonte
Shkollën e Aviacionit në Forli, qytet afër Modenas dhe
Bolonjës, erdhi dhe u njoh me Gorin dhe familjen e saj.
Kështu që ndodhte që ata rrinin shpesh së bashku. Lajmin
për fejesën e Valentinit na e solli Genci gjatë pushimeve
verore, bashkë me disa fotografi për ta njohun vajzën që ai
kishte zgjedh. Në u gëzuem, sidomos nana dhe gjyshja,
kurse t’im eti nuk i kishte pëlqye fort kjo punë, sepse
kishte plane të tjera për Valentinin. Miqt e tij në Vjenë e
Budapest i kishin kërkue ta çonte djalin atje dhe ata do t’i
gjenin atij një nuse të përshtatshme ndër familjet fisnike
me të cilat kishin miqësi.
Gjatë asaj kohe, në Bolonja organizoheshin edhe gara
me kuaj me pjesmarrjen e oficerëve të rij nga njësitë e
kalorsisë. Dihej se shumica e oficerëve të kësaj arme vinin
nga familje fisnike me tituj si kontë, markezë, baronë,
alfierë etj.
34
Oficer në armën e kalorësisë, Bolonja, qershor 1941.
Në një nga këto gara të randësishme Valentini ishte
dallue dhe kishte fitue vendin e parë. Atij iu dorëzue
çmimi i caktuem nga duka i Bergamos, i Shtëpisë Savoia,
që vinte pas princit trashëgimtar, Umbertos. Kështu që
Valentini kishte fitue respekt dhe admirim në regjimentin
e tij dhe në radhët e armës së kalorësisë. Sigurisht, edhe
Gori ndihej e lumtur për sukseset e Valentinit. Ajo ishte
një vajzë e urtë, e dashtun dhe familjare. Duke qenë e tillë,
edhe në lagjen e saj ishin gëzue për fejesën e saj me një
djalë të pashëm që ajo e donte. Ana jo e pëlqyeshme e
kësaj historie ishte lufta, e cila kishte kapërthye mbarë
35
botën. Ajo rrezikonte edhe Italinë e lidhun me
Gjermaninë, krejt ndryshe nga Lufta e Parë Botërore, kur
ato kishin qenë fuqi kundërshtare.
Me gruen, Maria Gorizia, Bolonja,1942.
*****************************************************************
36
Kapitullimi i Italisë dhe pasojat
Gjatë qëndrimit në Bologna, Valentini kryente
fillimisht një detyrë pranë komandës së regjimentit
« Lancieri Vittorio Emanuele II ». Në maj të vitit 1942 ai
gradohet toger dhe caktohet në Merano, qytet i vogël
turistik, në kufi me Austrinë. Gjatë qëndrimit aty ai
shfrytëzonte çdo rast me u takue me Gorin. Por shërbimi
në ushtri i ndërpriste herë pas here kontaktet mes dy të
rijve, që nuk u bahej të rrinin asnjë çast pa njeni-tjetrin.
Pas disa muejsh stërvitje e manovra në shkretinën e
Pordenonës, regjimenti i tij dërgue me një tren special në
Romë. Në fakt, regjimenti ishte caktue në frontin e Libisë,
për të pengue përparimin e forcave aleate, që kishin
zbarkue në Marok e Algjeri. Ushtria italiane po pësonte
disfata njena pas tjetrës dhe nuk i vlejti as ndihma e
Hitlerit, i cili dërgoi në Afrikën e Veriut trupa gjermame
nën komandën e feldmarshallit Romel. Zbarkimi i
Aleatëve në Sicili i ndryshoi planet dhe regjimenti do të
vendosej në rrethinat e Romës.
Natën që u shkarkue Musolini, më 25 korrik,
regjimenti e kishte kalue stacionin e Riminit, prej ku do të
nisej në mëngjes. Valentini nuk kishte pasë mundësi me u
shmang në Bolonja sa me u përshëndet me Gorin. Të
nesërmen herët treni niset dhe gjatë rrugës, populli nga
Rimini deri në Romë, i bani regjimentit një pritje triumfale.
Makinisti e kishte ngadalësue ecjen e trenit qëllimisht.
Gëzimi i njerëzve për rrëzimin e Duçes ishte i
papërshkrueshëm : ata sikur po festonin për mbarimin e
luftës. Populli po i bante një të tillë pritje regjimentit, si
37
përfaqësues i ushtrisë, e cila, sipas tyne, ishte faktori
kryesor i rrëzimit të Duçes dhe si rrjedhojë edhe i rënies së
regjimit fashist. Me pak fjalë, entuziazmi i madh që kishte
përshi qytetarët jepte me kuptue se për Italinë lufta kishte
marrë fund. Mjerisht, lufta e vërtetë po fillonte ; ajo luftë
që Italia nuk e kishte njohun akoma, as nuk e kishte
provue. Deri atëherë, lufta ishte zhvillue larg territorit të
saj, por tani ajo ishte zhvendosun brenda vendit dhe do të
ishte shumë ma e randë dhe e ma e tmerrshme se sa
mendohej e përfytyrohej.
Në qershorin e vitit 1943, divizioni i blinduem
« Ariete », nën komandën e gjeneralit Karbone (Carbone),
ku gjëndej edhe regjimenti i Valentinit, u caktue në zonën
e Romës, nga ana e Tivolit, me detyrë mbrojtjen e Romës.
Po prej kujt duhej mbrojtun?! Askush nuk e dinte se nga
vinte rreziku: prej fuqive aleate apo prej gjermanëve.
Regjimenti u caktue në rrethinat e Tivolit, pikërisht në
pikat ma strategjike në lindje dhe veri-lindje të Romës
Grupi i parë prej tre skuadronesh tankiste u caktue në
zonën e Montorsit, një fshat i vogël. Skuadroni i parë
kishte urdhën të mbështeste, në rast nevoje, plotonin e
parë nën komandën e Valentinit. Plotoni i tij ishte caktue
në pikën ma të përparueme, pra ma të rrezikshme në krejt
rreshtimin e divizionit. Ai kishte detyrën me njoftue
menjëherë komandën me anë të një motoçiklisti, që kishte
në dispozicion, për të gjitha informatat e nevojshme
ushtarake.
38
Beteja e Tivolit, më 8 shtator 1943
Valentini duhet të ndalonte, vetë personalisht, në
kryqëzim të rrugës, çdo mjet ushtarak, gjerman apo italian
qofshin ata. Natyrisht, ai duhet të sillej me shumë kujdes
me komandantët e ndryshëm të kolonave dhe të merrte
me kujdes informatat e nevojshme. Kolonat e mjetet e
ndaluna mund të kalonin, vetëm kur të kthehej motiçklisti
me urdhnin përkatës të kalimit nga ana e komandës. Në
ato kondita, ai e sistemoi mirë plotonin që komandonte.
Dha urdhën që topi i njenit tank të ishte i drejtuem mu aty
te postoblloku, ku do të ndaleshin mjetet për verifikim. Në
rast rreziku apo vrasje, tankisti do të hidhte në erë mjetin e
parë anmik, që ishte vetura e komandantit të autokolonës.
Komandant plotoni tankist në betejën kundra gjermanëve
në Tivoli (Romë), 8-15 shtator 1943.
39
Gjendja ishte e acarueme. Mendohej se Komanda e
Naltë Italiane kishte si qëllim të mbronte Romën nga çdo
anmik i mundshëm. Por opinioni i përgjithshëm ishte se
atë donin ta pushtonin gjermanët! Për disa kjo dukej e
pabesueshme! Në fakt, ato ditë flitej se Italia do të
rreshtohej me forcat aleate. Një kthesë e tillë, ose ma mirë
me thanë, kjo « tradhti » që po kryhej ndaj gjermanëve do
t’i kushtonte shumë shtrejt popullit italian.
Të kthehemi në Montorsi, aty te kryqëzimi dhe
postoblloku, ku ishte caktue Valentini, ku mund të shfaqej
rreziku i parë i sulmit të anmikut. Kjo detyrë e posaçme i
ishte caktue atij nga vetë komandanti i regjimentit të
blinduem, koloneli Guido Raby. Koloneli kishte qene shok
shkolle me t’im atë. Kur dy eprorët e tij, nënkoloneli Amiçi
Grosi (Amici Grossi), komandant i grupit, dhe kapiteni
Boçi (Bocci), komandanti i skuadronit u paraqitën te
komandanti i regjimentit për të caktue detyrat, që në
fillim, koloneli kishte thanë se te « kryqëzimi », në pikën
ma delikate, do të caktohej toger Pervizi, tue shpreh besim
të plotë tek ai.
Në atë detyrë të rrezikshme, ai pati rast të ndalojë
katër herë mjete ushtarake gjermane dhe pesë-gjashtë herë
mjete italiane të forcave fashiste. Sa herë ndalonte mjetet
gjermane tue ngrit dorën nalt, oficerët gjemanë
nervozoheshin dhee shprehnin pakënaqësi të madhe për
vonesën dhe pengesat që u baheshin. Në një rast, një
komandant gjerman kishte bërtitë :
– Ç’asht kjo ndalesë ? Atje në Sicili po luftojnë e
vdesin… !
Në mbramjen e 6 shtatorit, komandanti i tij,
kapiteni Boçi e njoftoi Valentinin që të bahej gati për të
40
nesërmen. Sa të agonte dita, ata do të largoheshin në një
pozicion tjetër. Aty u caktue një shok i Valentinit, italian,
edhe ai toger e komandant plotoni, i cili ndoqi shembullin
e tij, i vendosi tanket po në atë pozicion dhe në gati për të
goditë, në rast rreziku. U nisën duke dalë drita mbi
autostradë, pa e ditur për ku do të ndaleshin. As kapiteni
nuk e dinte. Gjatë rrugës kapiteni lidhej me anë të radios
me oficerët e tjerë. Valentini e kuptoi drejtimin, sepse i
njihte ato vende. Po shkonin drejt liqenit Braçiano, ku u
vendosën jashtë qytetit të vogël, me po atë emën.
Në mëngjesin e 8 shtatorit 1943, erdhi korrieri i
dërguem urgjentisht nga nënkoloneli Grosi, me lajmin
befasues të shpalljes para botës të kapitullimit të Italisë
nga marshalli Badoljo. Aty ishte dhe urdhni për kapitenin
Boçi, për t’u nis menjëherë e me u vendos në Montorsi.
Aty pritej të vinte një kolonë e blindueme gjermane, sepse
kishin fillue luftimet dhe ishin shkatërrue disa tanke të
skuadronit të dytë. Në urdhën thuhej që forcat të
vendoseshin në kodrat e Montorsit për të mbështetë dy
skuadronet e tjere që luftonin.
Sa mbërritën atje, kapiteni i vendosi te tre plotonët
në pozicione të volitshme. Skuadroni i dytë kishte pësue
damtime të randa. Dy-tre tanke ishin hedh në erë. Kishte
të vramë e të plagosun. Ndryshimi i vendeve kishte qenë
fatal për italianin që zëvendësoi Valentinin në atë detyrë.
Të nesërmen në mëngjes, para postobllokut ishte paraqit
një autokolonë gjermane e blindueme. Oficeri rojes, që
zëvendësoi Valentinin, i kishte dalë përpara veturës së
komandantit gjerman. Ai e njoftoi se kishte urdhën nga
komanda e tij që të mos lejonte kalimin e autokolonës. Në
çast, komandanti gjerman kishte nxjerrë revolverin dhe e
41
kishte vra oficerin italian. Njësiti tankist kishte ndërhy
menjëherë duke e hedhun në erë veturën me gjithë oficerët
gjermanë. Atëherë, një kamion gjerman plot me dinamit
ishte lëshue drejt postobllokut duke e shkatërrue atë
krejtësisht. Dhe aty kishte fillue ajo që u quejt beteja e
Tivolit. Kështu u ndez beteja midis dy ushtrive, deri para
një dite, aleate. Divizioni i blinduem gjerman sulmoi nga
të gjitha anët, kurse ana italiane kishte zanë pozicionet
mbrojtëse. Strategjia e komandës italiane doli e sukseshme
dhe regjimenti pati mundësi t’i bante ballë sulmit të parë
të fuqishëm të gjermanëve.
Por kjo rezistencë nuk mund të shkonte gjatë.
Gjermanët kishin tanke « Pantera », që vetëm mund
të goditeshin në zinxhirë, sepse predhat e topave të
tankeve italianë nuk e shponin dot veshjen e tyne prej
çeliku. Kështu u veprue dhe plotoni i Valentinit mundi me
bllokue disa tanke gjermane nga zinxhirët. Por gjermanët
hodhën në sulm trupa të specializueme kundra tankeve.
Ata u dilnin nga mbrapa mjeteve dhe vendosnin mbi anët
e tankut disa pllaka dinamiti që hapnin një vrimë, ku
gjermanët hidhnin bombat e dorës me pasoja
shkatërruese. Valentini i kishte dallue nga larg dhe kishte
dhanë urdhën të gjuhej pa pushim mbi ta. Kështu
gjermanët u fshehën në një kanal të thatë e nuk e ngrinin
ma kokën prej aty. Në këtë mënyrë, nga ai krah u
përballue sulmi i anmiqve. Kjo bani që komandanti i
regjimentit të lëshonte një komunikatë me anë të radios,
ku lavdërohej veprimi i kapitenit Boçi dhe i togerit
Valentin Pervizi, të cilët kishin arritë të bllokonin
gjermanët në krahun e tyne, pa pësue damtime.
42
Kapitullimi i dytё
Papritmas, ndodhi kapitullimi ose ai qё quhet
armistizio i dytё i Italisё. Me anë të radiove u dha urdhni
që të ndërpriteshin menjëherë luftimet dhe të gjitha
skuadronet të mblidheshin në fushën e Tivolit. Aty do të
rreshtohej regjimenti me tanket dhe të gjitha mjetet e tjera.
Të gjithë ishin të çuditun nga ky ndryshim. Çfarë do të
ndodhte më pas ? Nuk vonoi dhe u mor vesh edhe
përfundimi. Sipas një marrëveshje midis autoriteteve
italiane dhe gjermane, regjimenti i blinduem, « Lancieri
Vittorio Emanuele II », duhet të dorëzohej me nderin e
armëve !
Në atë grumbullim të jashtëzakonshëm u
komunikue se nënoficerët dhe ushtarët ishin të lirë të
ktheheshin në shtëpitë e tyne, kurse oficerët do të
mbaheshin nën roje, derisa të vinte ndonjë urdhën tjetër
nga komanda e naltë gjermane.
Para se të largoheshin nënoficerët dhe ushtarët, çdo
oficer mblodhi repartin e tij për t’u përshëndet me ta,
meqë kishin shërbye nën komandën e tyne. Këto ishin
çaste tepër emocionuese. Edhe Valentini u nda nga shokët
me lot në sy. Pas një ore fusha mbeti bosh. Me këtë rast,
komanda e regjimentit i dorëzoi secilit oficer një
dokument. Një i tillë iu dorëzue edhe Valentinit, ku
shkruhej : Toger Valentin Pervizi ka qëndrue në regjimentin e
sipërpermendun dhe ka krye plotësisht detyrën e tij, deri në
çastin që komandanti e ka lirue nga shërbimi me urdhën të
premë.
Si u shpërnda i gjithë regjimenti, gjermanët i
vendosën oficerët në një kamp provizor të rrethuem me
43
një gardh me tela me gjemba, nё Fraskati, një zonë me
vreshta, pa u dhanë ushqime. Të burgosunit, rob lufte,
ushqeheshin vetëm me rrush. Ndërkohë, u muer vesh se
gjermanët do t’i nisnin për në kampet e Gjermanisë oficerë
që nuk pranonin të shërbenin në forcat fashiste të
Musolinit, i cili kishte krijue Republiken e Salos, pranë
liqenit Garda. Valentini tregonte se asnjë nga oficerët nuk
e kishte pranue një propozim të tillë.
Pra, gjendja ishte kritike për këta ushtarakë, sepse
mund t’i merrnin në çdo moment për t’i nisur në kampin e
Dakaut, për të cilin flitej aso kohe. Valentini vet i treti, me
dy italianë, vendosën të ikin dhe arritën të arratisen natën,
nëpër një kanal ujrash të zeza që kalonte pranë rrethimit.
U deshën katër orë që ata të përshkonin ato njëzet metra
kanal barkas, tue rrëshqit mbi baltë si kërmij, për të mos
shkaktue asnjë lloj zhurme. Rojet shëtisnin poshtë e nalt
përgjatë rrethimit, mu në buzë të kanalit. Ma në fund, ata
e kaluen zonën e rrezikut dhe u nisën drejt Romës.
Kalimtarët habiteshin duke pa këta oficerë të baltosun, që
vraponin midis qytetit dhe ua banin njerëzve me gisht që
të mbyllnin gojën. Ata arritën në banesën e njenit prej
tyne, ku u strehuen për disa ditë aty. Dy shokët i
propozuen Valentinit që të shkonte me ta në Napoli, ku
ata kishin familjet. Ai nuk pranoi, sepse kishte të fejuemen
në Bolonja. Ma vonё, ai do tё kujtohej se kishte gabue në
zgjedhjen që bani. Po të shkonte me shokёt, ai do tё
siguronte veten. Pastaj me trupat aleate do të arrinte nё
Bolonja, ku do të bashkohej me tё fejuemen. Dhe fati tij
mund të kishte shkue krejt ndryshe...
Ai u nda nga shokёt dhe u nis pёr në Bolonja, në një
udhëtim të rrezikshëm, tue u fsheh në vagonat e mallnave.
44
Dy shokët i kishin dhanë një revolver « Beretta ». Po ta
kapnin me armë dhe si dezertor, atë e priste pushkatimi.
Kur zbriti nga treni dhe u përzie me udhëtarët e tjerë, ai
mori vesh se mbi Bolonjë kishte ndodhë një bombardim
ajror, i cili kishte shkaktue me mija viktima. Kjo fatkeqësi
ishte shkaktue, ngaqë ushtarakët që kontrollonin
radarët kishin braktis shërbimin. Kështu që bombarduesit
amerikanë, që i quanin « kala fluturuese », i ishin afrue
qytetit pa ra sirenat e alarmit.
Me pak fjalë, pas 8 shtatorit në Itali ishte krijue një
pasiguri e çrregullim i madh. Së paku, ata që shërbenin te
radarët nuk duhet të ishin largue. Duke qenë edhe ditë e
shtunë, kur bahej pazari, njerëzit kishin dalë për t’u
furnizue me sende ushqimore. Rrugët e sheshet ishin
mbush me njerëz, madje aty kishin ardhë edhe banorë që
ishin strehue në fshatnat përreth. Kështu që bombardimi
kishte ba kërdinë. Bolonja nuk kishte njoh gjatë luftës një
ditë ma të kobshme. Edhe stacioni kishte pësue damtime
të randa. Disa vagona me municione ishin hedhë në erë.
Treni ishte ndalue pak jashtë qytetit dhe, kur
pasagjerët filluen me hy në Bolonja, u gjetën para skenave
rëqethëse, me kufoma njerëzish kudo e rrënime të mëdha.
Blloqe të tana pallatesh qenë rrëzue. Një tragjedi e vërtetë.
Valentini nuk kishte gjet njeri në shtëpi, sepse
familja e të fejuemes kishte shkue në fshat për ma siguri.
Por kujdestarja, që e njihte, i kishte dhanë çelësin e
apartamentit, ku ai mundi të pushonte, pas një dite shumë
të lodhshme e të trishtueshme. Të nesërmen kishte dalë në
qytet drejt stacionit, kur i del përpara Gori. Ajo i hidhet në
qafë me lot gëzimi. Ardhja e Valentini, në atë situate, ishte
për të një mbështetje e madhe. Gori u gëzue kur pa se
45
shtëpia e tyne qëndronte akoma në kambë. Të nesërmen
shkuen në fshat ku qëndruen disa ditë.
Bombardimet ajrore
Në Bolonja, Valentini qëndroi i strehuem pranë
familjes së Gorit. Në kushte ilegale, ai ishte gjithnjë në
rrezik për t’u arrestue.
Gjatë kësaj kohe, forcat aleate që kishin zbarkue në
Sicili gjetën aty një qëndresë të fortë nga trupat gjermane.
Atyne iu desh ta pushtonin pëllambë për pëllambë
territorin që mbante anmiku. Kështu që me frontin e ri, që
përfshiu Italinë gjatë dy vjetëve, italianët u gjetën para
realitetit të hidhun të luftës në territorin e tyne. Edhe për
ata po fillonte e keqja ma e madhe. Bombardimet u shtuen
dhe kudo nuk shikoje gja tjetër veçse vuejtje e mjerime,
mungesa e çrregullime të çdo lloji, vdekje e tragjedi.
Valentini dilte jashtë shumë rrallë, vetëm kur
paraqitej ndonjë nevojë e domosdoshme. Dy herë rrezikoi
të arrestohej. Një ditë, kur kishte hy në një dyqan me ble
një paketë cigaresh, iu afruen dy milicë. Meqë ai kishte
moshën për t’u rithirrë në shërbim ushtarak, atë e morën
dhe e çuen në një rrugicë qorre, ku ishin grumbullue
qindra të rij, të cilët ruheshin nga agjentë fashistë të
armatosun. Disa ruenin nga dritaret përreth me armët të
drejtueme mbi turmën, ku ishte përfshi dhe Valentini. Për
fat, para se ta fusnin në grumbullin e të tjerëve, prej ku do
t’ishte zor me dalë, kalon aty një kapiten që e njihte, shok
shkolle, i cili kishte pranue me bashkëpunue me milicinë
46
fashiste të Musolinit. Kur e pa Valentinin, ai menjëherë
ndërhyni dhe e liroi.
Një herë tjetër, policia kishte bllokue rrugët për të
arrestuar disa njerëz të dyshimtë, por kishin harrue me
ruejt kishën, ku Valentini u fut dhe doli nga një derë e
dytë, në anën tjetër të rrugës. Me ramjen e Musolinit në
korrik, italianët kishin kujtue se ma e keqja kishte kalue
dhe se do të vinin ditë ma të mira. Ndërsa ajo ngjarje po
sillte kaos, anarki e shkatërrime. Në ato kondita, Valentini
dhe Gori vendosën të martohen zyrtarisht. Martesa u ba
në komunë dhe në kishën e lagjes. Ky vendim u muer nga
të dy të rijtë, tue konsiderue rreziqet e mëdha që vinin nga
bombardimet e përditshme. Së paku, në qoftë se fati i tyne
ishte me përfundue nën rrenojat e bombave, të vdisnin si
burrë e grue.
Valentini shkruen në shënimet e tij se bombardimet
ishin të vazhdueshme, dhe se dy-tri herë ai vetë kishte
qenë në rrezik të vritej, por kishte shpëtue rastësisht. Një
herë që dëgjoi zhurmën e madhe të « kalave fluturuese »,
ai desh të futej në një strehim afër një stacioni, por ndërroi
mendje dhe vrapoi deri te një pallat i madh, ku po hynin
njerëzit pas sinjalit të alarmit nga sirenat. Por aty kishte
shumë njerëz dhe ai vrapo përsëri ma tutje dhe hyni në të
parin strehim që gjeti vend. Bombardimi ishte shum i
randë dhe kaloi në tri valë. Kur ranë sirenat e largimit të
rrezikut, të strehuemit dolën jashtë. Por mbetën të
befasuem me ato që panë. Pikërisht në pallatin ku desh të
hynte Valentini, që mbahej si strehimi ma i sigurt, kishte
ra një bombë njëtonëshe. Valentini tregonte për pamjen
makabre që kishin para syve : kafka, gjymtyrë e kufoma
njerëzish !
47
Një tmerr i vërtetë !
Por rrezikun ma të madh do ta kalonte te shtëpia e
Gorit. Një natë, kur kishin ra me fjetë, sirenat dhanë
alarmin dhe të gjithë u turrën poshtë shkallëve për t’u
strehuar nëpër bodrume. Bombardimi vazhdoi gjatë dhe
dëgjoheshin tronditjet e mëdha që shkaktonin bombat që
binin aty afër. Kur ranë sirenat pas kalimit të rrezikut, ata
u nisën me dalë, por e panë veten të bllokuem. Ishin
shembë pallatet përreth dhe e kishin bllokue strehimin e
tyne. Ata ishin në rrezik të vdisnin të asfiksuem nga
mungesa e ajrit. Të gjithë qëndronin përdhe gati duke
humbë ndjenjat. Valentini kishte mundë me durue ma
tepër, ndërsa e shoqja tashma pushonte në krahët e tij e
mezi merrte frymë. E ama ishte shtri për tokë si e vdekun.
Ashtu edhe njerëz të tjerë. Ishin me të vërtetë çaste
dramatike. Të pafuqishëm për çdo veprim, ata vetëm
prisnin që dikush do t’u vinte në ndihmë. Dhe ja, për fatin
e tyne, u dëgjue zhurma e pistoletave të shpimit. Pas pak,
rryma e ajrit nisi të depërtojë aty nga një vrimë që kishin
hap punëtorët. Kjo situatë e rrezikshme, tashma e
përditshme, e bani Valentinin me mendue seriozisht se si
me shpëtue prej saj. Në këtë gjendje lufte, të cilës nuk i
dihej fundi, ai gjykoi se do t’ishte ma mirë me u kthye në
Shqipni. Nga lajmet kishte mësue se atje ishte krijue një
qeveri kombëtare dhe thuhej se vendi kishte ma shumë
siguri për jetën.
48
Pamje e qendrës së vjetër të Bolonjës me dy kullat mesjetare.
Në këtë rrugë të Bolonjës, Massimo d’Azeglio, nr. 49, ishte shtëpia ku
banonte Valentini me të shoqen dhe nanën e saj në periudhën, 19411944. Pas vitit 1991, ata banonin në rrugën SS Annunziata, nr. 19.
49
Udhёtimi pa kthim
Pra,
Valentini
rrezikohej
jo
vetëm
nga
bombardimet, por edhe nga arrestimi prej gjermanëve ose
fashistëve. Pas disa ditësh, atë vjen dhe e takon një shok i
tij, Nuri Nuçi, i cili po nisej me të shoqen për në Shqipni.
Valentinit iu mbush mendja, por s’kishte dokumente. Në
bashkëpunim me Nuriun, qё njihte njё person qё merrej
me falsifikime, ata u pajisёn me pasaporta si studentë, me
emna të rremë, sigurisht. Ata morën viza nga komanda
gjermane. Edhe Nuriu ishte martue me një italiane, të cilën
do ta merrte me vete. Në fakt, Valentini desh t‘ia mbushte
mendjen Gorit që ajo të mos nisej me të, por ta priste në
Bolonja. Sipas premtimit të tij, ai do të vinte ta merrte atë,
sapo të mbaronte lufta. Gori nuk pranoi dhe kështu ata
vendosën të merrnin udhëtimin për në Shqipni të dy
bashkë.
Ata u nisën në muejin gusht të vitit 1944. Në
rrugëtimin e tyne u ndalën në Verona, ku Gori kishte një
motër të martueme me drejtorin e filialit të Mondadorit.
Burrë e grue u munduen t‘u mbushnin mendjen që të mos
shkonin në Shqipni. Madje u thanë të qendronin tek ata sa
të donin, derisa të merrte fund lufta. Por dy të rijt nuk
ndryshuen mendje. Dhe ata u ndanë me parandjenjën se
nuk do shiheshin kurrë ma me njeni-tjetrin. Ata arritën me
tren në Vjenë, ku u desh të paraqiten në polici. I priti një
oficer gjerman, të cilit i thanë se kishin vazhdue studimet
në Universitetin e Napolit, por nuk mund të shkonin,
50
sepse atje ishin trupat aleate. Prandaj ma mirë për ta ishte
me u kthye në vendin e tyne në Shqipni.
- Mirë, - u kishte thanë oficeri. -Por deri në ditën e
nisjes jeni të detyruem me u paraqitë çdo ditë këtu. Dhe
mund të niseni vetëm kur të na vijë autorizimi.
Ndërkaq, ata filluen të marrin informata mbi
gjendjen në Shqipni nga shqiptarё qё ishin largue qё
andej. Ata u treguen se gjendja atje ishte si mos ma keq.
Nuk mjaftonte lufta kundra pushtuesit, por kishte nis lufta
midis kundërshtarëve politikë, pra lufta civile. Komunistët
kërkonin me marrë pushtetin me çdo kusht dhe kishin
fillue me ba krime. Nga këto që dëgjuen, ata vendosën me
u kthye prapë në Itali. Prandaj shkuen në konsullatën
italiane për t’u lejue atyne kthimin, por atje u thanë se pa
autorizimin e policisë gjermane nuk mund të ktheheshin
në Itali. Kështu që ata shkuen në polici, me shpresë se do
t’i lejonin me u kthye në Itali. Oficeri, që i kishte prit edhe
herën e parë, u foli me një nënqeshje ironike :
- Mbasi nuk doni të vazhdoni udhëtimin e nisun,
jeni të detyruem me zbatue ligjet në fuqi të shtetit tonë. Ju
do tё punoni ty ku ju caktojnë autoritetet vendore. Në
qytet nuk ka vende pune, prandaj duhet te shkoni të
punoni në fabrikat tona, në periferi të qytetit. Aty do të
paguheni mirë. Nesër në mëngjes pres përgjigjen
përfundimtare.
Sipas
informatave
që
morën,
fabrikat
bombardoheshin vazhdimisht nga flota ajrore amerikane.
Të nesërmen ata shkuen dhe i thanë oficerit se s’kishin
nevojë me punue, sepse kishin me se të jetonin.
Ai iu përgjigj në mënyrë të preme:
51
- Tani për ju ka dy rrugë: ose të vazhdoni
udhëtimin për në Shqipni, ose, në të kundërt, brenda tre
ditëve, duhet të regjistroheni në fabrikat ku do të
caktoheni. Zgjidhje tjetër nuk k a.
Po tё kishin qenё pa mjete financiare, ata do tё
kishin pranue tё punonin nё ato fabrika. Ndёrkohë, ata do
të pёrpiqeshin me gjet njё mundёsi qё tё ktheheshin nё
Itali, edhe në forma tё fshehta, e me çdo lloj mjeti, deri dhe
me kambё. Lajmet qё kishin marrё pёr Shqipninё ishin
gjithnjё e ma tё kёqija. Por s’kishte tjetër zgjidhje. Kёshtu
qё u detyruen t’i nёshtroheshin situatёs. Ata i
komunikuen oficerit do të vazhdonin udhëtimin. Oficeri u
shpjegoi se ata duhet të prisnin leje-kalimin që vinte nga
komanda. Dhe dokumenti për lejen arriti pas dy muejve.
Gjatë kësaj kohe atyne iu desh të shisnin disa sende me
vlerë tё grave për të shtyrë ditët në atë qytet të bukur e
madhështor, por, mjerisht, të pushtuem…
Erdhi dita të vazhdonin udhëtimin. Ata morën
trenin për në Zagreb. Qyteti i bukur ndahej në qytetin e
vjetër e qytetin e ri. Ky i fundit kishte shumë ndërtime të
stilit vjenez, madje teatri ishte një kopje e Teatrit të
Operas së Vjenës. Nuk dalluen shenja shkatërrimi, siç
kishin parë në Itali, sepse Zagrebin nuk e kishte prekë
lufta. Por ai dukej si një qytet i braktisun, sepse kishte pak
lëvizje njerëzish.
Ata nuk munden me vazhdue për në Beograd,
sepse urat e trenave ishin shkatërrue prej aviacionit
amerikan. Kështu që të nesërmen u kthyen në Vjenë, prej
ku u nisën për në Budapest. Aty treni nisej në drejtim të
një linje hekurudhore në veri të Jugosllavisë, për në Esseg,
e prej andej në Beograd. Në Esseg u detyruen me zbrit, se
52
kishte alarm ajror, por pjesa ma e madhe e ushtarakëve
ndejti në tren. Avionët kaluen mbi zonën për të goditur
objektiva të tjerë. Pastaj ata u nisën përsëri dhe arritën në
Beograd. Qyteti ishte kthye në gërmadha. Mungonin
dritat, uji, gazi e çdo gja. Gjatë atyne tre ditëve që ndejtën
aty, ata takuen disa italianë që i këshilluen të mos shkonin
në Shqipni, sepse atje ishte ma keq se në Jugosllavi.
Beogradi ishte rrënue nga bombardimi i aviacionit
gjerman në ditë e para të pushtimit. Të gjitha ato
shkatërrime ishin shkaktue në një natë të vetme. Sipas
banorëve, atë natë kishin humbë jetën mbi 27 mijë njerëz.
Për çudi, i vetmi grataçiel i qytetit, me 20 kate, kishte
mbetë në kambë, i paprekun. Qyteti ishte krejt bosh.
Rrallë dukej ndonjë kalimtar.
Krejt ndryshe nga këshillat e italianëve, të dyja
çiftet u nisën drejt Shkupit, me qëllimin me kalue në Greqi
e me arritë në Athinë. Plani ishte mendue mire, por fati do
tё vendoste ndryshe. Pas 40 km u desht të zbrisnin, sepse
ura hekurudhore mbi lumë ishte prishë nga bombardimet.
Ata e kaluen lumin me kambë dhe arritën në qytetin
Kralievo. Ma vonё do tё kujtoheshin se aty kishin gabue.
Ata duhet tё ishin kthye me trenin nё Shkup, ku mund tё
qëndronin e tё gjenin njё mёnyrё me kalue nё Greqi. Por
nё atё situatё, ata nuk e merrnin me mend se çfarë i priste
edhe nё Shqipni. Nё fund tё fundit, mendonin ata, do
kishin tё banin me shqiptarё. Aq ma tepёr, ata vinin
pothuej si tё huej nga qёndrimi i gjatё nё Itali pёr studime.
Pastaj, si oficerё akademistё, ata ishin nё gjendje t’i
shёrbenin atdheut.
Kёshtu, si mbetёn nё rrugё, të katërt menduen të
shkonin në qendër të qytetit. Kralievon e gjetën krejt të
53
boshatisun. Hynë në një lokal mjaft të madh, i mbushun
me karrika e tavolina. Vendosen me kalue natën aty, duke
bashkue tavolinat e duke i mbajtë fare pranë valixhet. U
kishin thanë se në atë krahinë bahej luftë e rreptë civile
midis komunistëve dhe nacionalistëve. Saqë, kur kalonin
andej repartet gjermane nuk i trazonte njeri. Atë natë nuk i
zuni gjumi nga frika se mos vinte kush me i vjedh. Të
nesërmen, ata dolën në rrugën kryesore me shpresë mos
kalonte ndonjë mjet gjerman. Banorët u kishin thanë se
pikërisht në atë periudhë kalonin shpesh mjete ushtarake
gjermane. Ata pritën një kohë të gjatë aty, derisa erdhi një
kolonë gjermane. Kamionët ishin pothuaj bosh. Siç dukej,
po shkonin me marrë trupa e materiale në Shqipni.
Gjermanët po tërhiqeshin, ndonse me shumë ngadalësi.
Por mjetet gjermane nuk shkonin nё Greqi, e cila do tё
kishte qenё njё zgjidhje e favorshme pёr ta me kalue nё
Itali.
Valentini e Nuriu u paraqiten te komandanti dhe i
thanë se donin të shkonin në Shqipni. Pa u folë fare, ai u
kishte tregue me gisht një makinë, ku ata u sistemuen. Pas
një ore autokolona vazhdoi udhëtimin. Deri atëherë, me
përjashtim të dy rasteve të alarmit ajror në tokën
hungareze, ku ishin detyrue të zbrisnin e të
shpërndaheshin nëpër kaçube e ferra, nuk kishin kalue
asnjë rrezik nga ndonjë sulm ajror. Kësaj radhe, pas dy orë
udhëtimi, andej nga mbramja, një avion gjuejtës i bardhë,
sigurisht anglez, u duk pas një kodrine. Kolona u ndal e të
gjithë zbritën, tue kërkue ndonjë vend me u fshehë. Kur
gjuejtësi filloj të mitralojë, Valentini me Gorin ishin ulur
pas trungut të një peme. I kishin dëgjue fishkëllimat e
plumbave t‘u kalonin afër, duke ngrit pluhun e copa dheu
54
përreth. Avioni kaloi në anën tjetër për t‘u rikthyer,
gjithashtu edhe çifti kaloi në anën tjetër të trungut.
Gjermanët iu përgjigjen me mitroloza e me pushkë. Kësaj
here, plumbat kaluen ma afër e njeni shpoi peliçen e Gorit,
por ajo nuk e kishte kuptue. Gjuejtsi kaloi edhe dy herë
andej-këndej e pastaj u zhduk. Nja katër a pesë mjete ishin
damtue, një kishte marrë flakë dhe dy ushtarë ishin
plagos, por jo randë.
Nuk vonoi dhe autokolona u nis përsëri. Vetëm pas
një ore, Gori e pa vrimën në peliçen e saj prej astrakani, që
ishte një provë e rrezikut që kishin kalue. Ata udhëtuen
gjith natën, por me frikë se mos sulmoheshin nga ndonjë
grup partizanësh, që vepronin atyre anëve.
Ma në fund, ata arritën në Prizren. Këtu morën
vesh shumë gjana, por nuk kishin ma mundësi kthimi.
Ndërkohë, Valentini u njoh me disa banorë të qytetit. Ata
kishin ndigjue për babën tonë, kur ai kishte qenë në
Kosovë për organizimin e ushtrisë dhe të forcave
vullnetare kosovare. Siç dihet, ato do të vepronin në
mbrojtje të kufijve veriorë të shtetit etnik të krijuem pas
pushtimit të Jugosllavisë nga ana e gjermanëve. Ata i folën
me admirim e vlerësim për gjeneralin, siç e thirrnin tim
atë, dhe i ndihmuen katër udhëtarët për ato dy ditë sa
qëndruen në Prizren. Ata patën fat të hypnin në një tjetër
kamion gjerman dhe pas dy ditësh udhëtimi, sigurisht, me
ndalesa e pengesa rrugës, arritën në Shkodër.
55
Mbrritja në atdhe
Ata arritën në Shkodër më 10 tetor 1944. Nuri Nuçi
kishte një kushri aty dhe ata pyetën për adresën e tij.
Ndërkaq, drejt tyne afrohet duke buzëqesh një oficer.
- Më falni. Në mos gabohem, ju jeni Valentini, djali i
gjeneral Prenk Pervizit.
Valentini, i befasuem, ia ktheu:
-Po, unë jam. Po ju, zotni, si më njohët? Kush jeni ju?
-Un jam Ded Lufi dhe qëndroj në shtabin e
gjeneralit. Të kam njohun në Tiranë, para tre vjetëve, kur
ishit në një mbledhje oficerësh. Ju kishit ardh për
pushimet verore. Po juve, pse keni ardhë këtu në këtë
kohë? Pse nuk qëndruet në Itali? Apo nuk dini gja për
babën e familjen tuej?
- Gëzohem që u takova. Tani po kujtohem se kush
jeni. Unë s’di gja për familjen. Tani sapo mbrrita në
Shqipni. Kjo asht grueja ime.
Valentini i prezantoi atij Gorin.
Kapiteni vazhdoi shpjegimin :
- Unë jam dërgue nga gjenerali me takue disa
njerëz këtu. Ai ka dalë në mal me shtabin e tij dhe asht
bashkue me misionin anglez në Skuraj. Familja juej,
gjyshja, nana e dy vllaznit, Genci e Leka, janë strehue te
Nikoll Llesh Gjoka. Unë kam qenë do kohë me ta. Po me
vjen keq që keni ardh në një kohë të papërshtatshme. Asht
fol për ju. Por askujt nuk i shkonte mendja që ju të jeni në
Shqipni. Për ma tepër, bashkë me gruen. Duhet të ruheni
edhe këtu. Sepse po ju diktuen gjermanët, mund ta pësoni
keq! Unë do të kthehem prapë te gjenerali dhe do t’i them
56
për ju. Po të keni letër, unë ia çoj në dorë. Po a e dini se
këtu në Shkodër ju keni Gjomarkajt, kushrijt e nipat tuej?
Ejani me mue se po ju shoqnoj deri te shtëpia tyne. Unë
nuk mund të qëndroj ma gjatë me ju, sepse duhet me u nis
patjetër.
Kështu foli oficeri, duke i lënë ata, vërtet, të
habitun.
Ata u ndanë nga Nuri Nuçi dhe e shoqja për të mos
u pa ma kurrë me ta. Fatet e tyne do të merrnin drejtime te
ndryshme. Nuriu, që e nxiti të vinte në Shqipni, e gjeti
mënyrën dhe u rikthye prapë në Itali, madje pa telashe,
më 1945. Kurse Valentini mbeti në atdhe për me jetue deri
në fund fatin e tij të hidhun nëpër burgjet dhe kampet e
diktaturës komuniste.
Ata hynë në një kafe, ku Valentini shkruejti shpejt e
shpejt një letër për babën. Pastaj Ded Lufi mori një karrocë
dhe i përcolli deri te shtëpia e Gjomarkajve. Aty u
përshëndet me ta, por para se me u largue, ai nxori një sasi
napolonash dhe ia dha Valentinit. Sa u largue kapiteni, ata
trokitën në derën e madhe. I pritën dy vajzat e kapidan
Gjonit, Marta dhe Bardha, dhe tre djemt, Lleshi, Deda e
Nikolla. Ata u përqafuen me përmallim. Në dhomën e
madhe të pritjes erdhi edhe nanë Mrika, kushrina e babës.
U përfalën me të me dashuni. Pastaj erdhi kapidan Gjoni
me Nduen, djalin e dytë. Djali i madh, Marku, ishte në
studion e tij. Sa mori vesh, ia behu dhe ai dhe i takoi
përzemërsisht. Marku u tërhoqi vërejtjen se si kishin
guxue me u kthye në Shqipni, ku gjithçka po merrte fund.
Të gjithë ishin të befasuem e të çuditun me ardhjen e
Valentinit.
57
Siç ishte rasti, biseda e tyne u ndal në shumë gjana,
derisa Valentini mori leje me u largue me Gorin. Asnjenit
nuk i shkoi mendja me pyet se ku do të shkonin këta dy
fatkeqë! Aq shumë ishin të shastisun nga ky takim i
papritun, saqë harruen t’i mbanin edhe për drekë! Jo ma
që t'u thoshin që të rrinin aty, si në shtëpinë e tyne. Edhe
Valentini, i çoroditun nga si i kishin shkue punët, dhe i
emocionuem, nuk u kërkoi atyne që t’i vinin në ndihmë në
ato çaste aq kritike. Kështu, ata u larguen si të kishin qenë
në një vizitë të çastit.
Me sa duket, fati i kishte kurdisë mirë intrigat e
veta.
Ata dolën në rrugën kryesore të Shkodrës dhe
arritën para Kafes së Madhe. Aty takohen rastësisht me
Ernest Gjeçin, shok i Valentinit, me gradën kapiten. Sapo
u ulën në kafe, Ernesti u tha, i alarmuem, se nuk po u
besonte syve të vet. Si me ardhë në Shqipni? E me grue
italiane! A e din se familja, baba…?
-Duhet të largoheni sa ma parë prej këtu !
Gjermanën janë të inatosun me gjeneralin. Po ju diktuen, e
keni keq! Të marrim në telefon Lek Vojvodën (Vuksanin).
Duhet me u strehue tek ai, në Theth.
Ernesti i përcolli deri te komanda e xhandarmërisë,
prej ku u lidhën me telefon me Lekën. Ai ishte qark
komandant i zonës së Dukagjinit dhe Malsisë së Madhe.
Ai u tregue i gatshëm me i marrë atje. Ranë dakord që të
shoqëroheshin nga dy xhandarë. Ernesti bisedoi me ata të
komandës dhe gjithçka u rregullue me u nis të nesërmen
në mëngjes. Atë natë qëndruen nё shtëpinë e Ernestit.
Të nesërmen u nisën për në Theth. Ernesti i përcolli
deri në njëfar vendi. Kur arritën në Theth, takimi u ba
58
festë e madhe. Lek Vuksani ishte miku ma i ngushtë i
Valentinit. Ai njihej si burrë besnik dhe oficer i zoti. Kishte
mbarue akademinë me Valentinin në Modena për armën e
karabinierisë. Në atë kohë, Leka, me gradën kapiten, siç
thamë, ishte komandant i xhandarmërisë për krejt
Dukagjinin me qendër në Koplik. Kurse shtëpinë e tij e
kishte në Theth.
Kur e mori vesh largimin e Valentinit nga
Gjomarkajt, Marku u kishte folë ashpër motrave dhe
vllazënve që i kishin lanë me ikë. Ku do të përplaseshin
ata, kur gjenerali me familjen kanë marrë malin ?! Ky
reagim i Markut i mobilizoi të gjithë : motra, vllazën e
shërbëtorë, të cilët u vunë në kërkim të çiftit. Ata i ranë
kryq e tërthor Shkodrës, por askush nuk dinte me u thanë
gja. Takimi me Ernestin dhe vajtja në shtëpi të tij, pa e dit
njeri, i kishte humb gjurmët e dy bashkëshortëve. Ngjarjet
ishin rrokullis aq shpejt, saqë ata sikur ishin zhduk, si me
një veprim magjik. Ma vonë, Marku e mori vesh se ata
gjëndeshin në Theth, dhe u kërkoi që të ktheheshin në
Shkodër. Valentini nuk mund të merrte më vendime
vetjake. Po të ishte kthye në Shkodër, mbase ai do të
shpëtonte, sepse kapidan Gjoni me Nduen do të niseshin,
pas gjermanëve, për në Itali. Dhe me siguri, ata do t’i
kishin marrë me vete edhe Valentinin me të shoqen.
Ata gjendeshin në Theth. Gorin e bëri për vete ky
vend malor, sjelljet dhe akonet e malësorve. Natyra ishte e
bukur, njerëzit të thjeshtë e mikpritës. Asaj i pëlqente
ushqimi natyral dhe uji i mrekullueshëm. Ajri ishte i
pastër dhe klima e shëndetshme. Sa qëndruen aty, koha
mbajti mirë. Ishte vërtet një vend ideal për pushime
turistike. Dhe do të kishte qenë një eksperiencë e bukur,
59
po mos të kishin ndodh disa ngjarje të shëmtueme të
shkaktueme nga arroganca kriminale e brigadave
partizane, që po depërtonin drejt Shkodrës, Dukagjinit e
Malësisë së Madhe. E keqja po afrohej çdo ditë e ma tepër
dhe kjo rrezikonte vetë Lek Vuksanin dhe malësorët trima
e patriotë. Tani doli problemi se si me i shpëtue mysafirët.
Ata duheshin rikthye në Shkodër patjetër. Edhe Mark
Gjomarkaj kishte telefonue që ata të zbrisnin në qytet sa
ma parë. Po si do të lëviznin, kur komunistët qarkullonin
kudo? Lek Vuksani do të qëndronte në mal, me forcat e
veta, për një qëndresë të fundit.
Në këto rrethana, një mik u zotue me i ndihmue në
rrugëtimin e tyne për në Shkodër. Ky ishte profesor Kol
Prela, i cili ishte përfshi në lëvizjen NÇL si komunist me
pozitë drejtuese. Ai e mori përsipër përcjelljen e çiftit. Gori
duhej nisun e shoqnueme prej disa malsorëve, burra e gra.
Ajo do të paraqitej si një qytetare memece, që po kthehej
në Shkodër te njerëzit e saj. Kurse Valentinin e merrte
përsipër ta shoqnonte vetë Kola, që do të zbriste në
Shkodër për detyrën që kishte. Por ai do të nisej ma vonë.
Dhe ashtu u veprue. Gori arriti mirë në Shkodër dhe u
strehue te Gjomarkajt. Ndërkohë, kapidan Gjoni vendosi
të largohej nga Shqipnia me djalin e dytë, Nduen. Ai e ftoi
Gorin të nisej me ta, por ajo nuk pranoi. Ajo nuk donte të
ndahej me Valentinin. Nga ana tjetër, Marku me Lleshin
do të dilnin në malet e Mirditës, për të organizue
qëndresën kundër komunizmit. Familja do të strehohej në
rrethinat e Shkodrës te disa miq besnikë. Në shtëpi do të
rrinin dy djemt ma të rij, Deda dhe Nikolla. Marku i dha
Gorit një sasi të mirë paresh. E mbetun vetëm, ajo u
60
strehue te një mik i Ernest Gjeçit. Kjo ndodhi në fillim të
nandorit.
Nga fundi i muejit zbriti edhe Valentini.
Kol Prela kishte arritë me kapërcye momente të
vështira në atë udhëtim të rrezikshëm. Në Shkodër, çifti
gjeti një dhomë te një familje. Disa miq shkodranë i kishin
ndihmue. Qyteti kishte ra tashma në dorë të komunistëve,
të cilët filluen arrestimet, burgosjet e pushkatimet. Çdo
ditë në zallin e Kirit ekzekutoheshin me dhjetra burra pa
gjyq. Forcat partizane nën komandën e Mehmet Shehut
vendosën në dhjetor gjendjen e shtetrrethimit. Frika nga
terrori i kuq pushtoi pothuej gjithë banorët e qytetit. Tani
pushkatimet baheshin jo vetёm nё lumin e Kirit, por edhe
brenda nё lagjet e rrugicat e qytetit.
Me sa duket, E.Hoxha i kishte dhanë liri të plotë
M.Shehit për të përdorur, pa mëshirë e pa dallim, mjetet
ma të dhunshme, mjafton të shtypej e të vihej nën kontroll
popullsia nё Shkodёr, e njohun si kundёrshtare e
komunizmit. Për disa ditë me radhë nuk u lejue
qarkullimi ditën as natën. U krijuen disa skuadra të
armatosuna partizane, që kishin urdhën me kontrollue
gjithë popullatën shtëpi për shtëpi.
Këto skuadra
ndihmoheshin nga një ose dy këshilltarë në çdo lagje. Këta
këshilltarë, që i njihnin mirë banorët, ishin komunistë e
besnikë të regjimit. Brenda një kohe të shkurtër u
arrestuen qindra njerëz. Burgjet u mbushën plot e përplot.
Aq sa edhe disa banesa private dhe kuvendi i
françeskanëve u kthyen në burgje. Shumë klerikë katolikë
u arrestuen, u vunë në tortura egërsisht dhe u pushkatuen
pa gjyq. Ishte java e fundit e dhjetorit 1944.
61
Arrestimi dhe burgosja
I ashtuquejtuni çlirim i vendit nisi në Shkodër me
një shtetrrethim të plotё. Çdo qytetar apo familje duhet tё
vinte emnin nё derё tё banesёs. Valentini e Gori ishin
mbyll nё dhomёn e tyne. Njё parandjenjë frike i kishte
mbёrthye, sepse Valentini mbante akoma revolverin e tij
« Browning“. Fëmijët e shtëpisë ku banonin, e panë duke
ardhë skuadrën e kontrollit dhe i lajmëruen Valentinin e
Gorin. Duke qenë se në ato ditë me shi e borë u ishin lagë
rrobat, ata i kishin varë ato në një litar të fiksuem në murin
e dhomës, ndër to edhe pardesynë e Gorit.
Ishin shumë të shqetësuem për revolverin. Nuk
dinin se ku ta fshihnin. Valentini u ba gati ta hidhte diku
nga dritarja. Partizanët kishin fillue kontrollin poshtë, por
këshilltari i lagjes u tha të mos merreshin me atë familje,
por të ngjiteshin në katin e sipërm. Ai e dinte mirë se kush
ishte Valentini. E kështu ato filluen të ngjitin shkallët.
Valentini ishte tensionuem. Hapat u afruen dhe ata
trokitën në derë. Në atë çast Gori e mori revolverin dhe e
futi në xhepin e pardesysë së vet të lagun. Partizanët hynë
dhe filluen kontrollin. Ata nuk banë pyetje. Siç duket, ata
nuk e kishin lexue emnin nё derё. Megjithëse çifti kishte
pak tesha, kontrolli u ba i imtë. Një vajzë partizane, që
kontrollonte, pa që pardesyja ishte e lagun dhe e kaloi
tutje. Pas pak, kontrolli mbaroi dhe ata dolën nga dhoma.
Valentini e Gori morёn frymё lirisht duke mendue se i
kishin shpёtue rrezikut.
Por nё katin e parё këshilltari u tha diçka
partizanёve dhe ata u kthyen përsëri. Mbi derë ishte
62
shkrue « Valentin Pervizi ». Siç duket, këshilltari zemërlig
u kishte tregue se bir i kujt ishte Valentini. Një nga
partizanët i kërkoi dokumentin e identitetit dhe zbriti
poshtë me gjithë të tjerët. Pas pak, një djalë u ngjit nalt dhe
i tha Valentinit se partizanët e kërkonin poshtë. Ata po
pinin kafe me nga një gotë raki. Njeni prej tyne e pyeti se
çfarë e kishte Prenk Pervizin dhe i tha se duhej të shkonte
me ta deri te komanda për disa sqarime. Pastaj do të
kthehej prapë në shtëpi. Kjo ishte njё metodё e njohun e
tyne pёr arrestimin e njerёzve. Valentini e përmbajti
emocionin dhe u ngjit me qetësue Gorin, e cila nisi të
qante. Ishte momenti i ndarjes. Uliksi i ri, Valentini, po
nisej pёr luftё, jo si ajo e Trojёs, por po aq e rrezikshme
dhe e stёrgjatun, qё nuk i dihej mbarimi, as mundёsia e
kthimit te Penelopa e tij e dashun. Valentini u përqafue me
Gorin dhe u nis pas partizanëve. Kur arritën të dera e
oborrit, një partizan i shprehu keqardhjen se po i vinte
prangat. Fqinjët, që po rrinin jashtë me Gorin, ja nisën
edhe me qa. Këto ishin çaste tronditëse për të gjithë ata që
e shihnin këtë skenë.
Ma në fund, skuadra arriti te komanda. Kryetari i
Degës së Brendshme e priste në zyrën e tij. Sapo e pa, i
hodhi një vështrim djallëzor dhe i foli me ironi:
- Malli për atdheun të shtyu me ardhë këndej apo
jo?
- Sigurisht! u përgjigj Valentini. Dhe ai foli përsëri:
- Por, si duket, atdheu nuk të ka pritun mirë? Ti
duhet të ishe bashkue me partizanët e Italisë, për me
dhanë edhe ti kontributin e duhun për kauzën e
përbashkët. Si thue?
63
- Nuk kisha ndërmend me lanë lëkurën time në një
tokë të huej, - vazhdoi Valentini.
- Ajo nuk asht një arsye e pranueshme, - përfundoi
kryetari dhe u dha urdhën partizanëve me e çue në
burgun e gestapos. Ky burg ishte një banesë që gjermanët
e kishin kthye në burg, duke e pajisë me biruca të ngushta
prej betoni.
- Pa shiko, pa shiko! - i tha drejtori i burgut, sa mori
vesh se kush ishte dhe vazhdoi: - E kam njohun babën
tand, kur kryeja shërbimin ushtarak në garnizonin e
Korçës, ku ai ishte komandant. Ai ishte një njeri që
gëzonte respektin e të gjithëve, përveç tones. Ai nuk e
pranoi ofertën që i bani udhëheqja jonë me u bashkue me
forcat partizane.
Ai ia hoqi prangat Valentinit dhe e përcolli me njё
polic deri te dera e një prej dhomave të mëdha. Kur u hap
dera, atë e përfshiu një mjegull tymi cigaresh dhe duhma e
qelbun, sa me t’ardhë me vjellë. Polici e shtyu me dorё dhe
Valentinit iu desh të hynte aty brenda.
Pjesa ma e madhe e atyne që ishin mbyllë në atë
dhomë ishin shkodranë. Kur dera u mbyll me zhurmën e
shulave prej hekuri, pothuejse të gjithë sa ishin aty, u
kthyen me e shikue me kureshtje. Ai ishte një fytyrë e re
dhe e panjohun për ta. Ashtu në kambë për do kohë, ai
nuk po dallonte një vend të lirë për me u rreshtue edhe ai
me të tjerët. Një prej tyne i bani me shej që të afrohej e të
ulej pranë tij, ndërsa të tjerët u shtrënguen me i lirue pak
vend. Valentini ishte tepër i pikëlluem, por u mundue të
mos e tregonte gjendjen e tij shpirtnore.
Ai që e ftoi afër tij, ishte një kapiten e
xhandarmërisë dhe quhej Pjetër Gurakuqi. Kur e mori
64
vesh se kush ishte, ai u tregue i përzemërt duke i dhanë
kurajo. Mbas pak kohe, në pamundësi me u shtri, ata u
mbështetën pas njeni-tjetrit me fjetë, ndërsa të tjerë kishin
fillue me gërhatë. Natyrisht, kur tё burgosunit morёn vesh
se kush ishte dhe se kishte ardhё bashkё me gruen
italiane, atyne u erdhi shumё keq. Atij iu desh t’u
përgjigjej pyetjeve të tyne, sepse familja jonë ishte e
njohun, sidomos im atë, e po aty në atë qeli kishte nga ata
që kishin shërbye me të. Iu desh me shpjegue arsyet që e
kishin shty me braktisë Italinë e me ardhë në Shqipni, me
gjithë pengesat e rreziqet që kishte përballue gjatë
udhëtimit. Pjetri, e kishte pickue pakëz për t‘i dhanë me
kuptue që t‘i peshonte mirë fjalët, se ato mund të
interpretoheshin edhe për së mbrapshti, mbasi aty mund
të kishte edhe spiunë të futun nga komunistët për me
raportue.
Të nesërmen, Pjetri, si përgjegjës i dhomës, ua
mbushi mendjen rojeve që të lironin një dhomë tjetër, se
aty ishin ngushtue shumë dhe nuk shtriheshin dot me
fjetë. Ngjit me atë dhomë ishte një tjetër me materiale të
ndryshme. Rojet bashkë me partizanët dhe disa të
burgosun e liruen atë, kështu që gjysma e të burgosunve
kaloi atje. Pjetri e mbajti Valentinin pranë. Kjo e
përmirësoi pak gjendjen. Ditën tjetër, para se të binte nata,
disa familje kishin arritë me marrë një leje të posaçme për
me u sjellë veshje e mbulesa në burg. Edhe Valentinit i
sollën nja dy batanije. Ishte dita e katërt e shtetrrethimit që
vazhdonte t’ishte në fuqi. Ditën e pestë shtetrrethimi u
hoq, kështu që të dielën e parë u lejue takimi dhe me të
burgosunit. Edhe Gori pati mundësi të shihej me
Valentinin prapa hekurave. Ajo i dha me kuptue se
65
dikush i dërguem nga i ati, i kishte sjellë asaj lekë dhe
përshëndetjet e gjithë familjes, që qëndronte e fshehun në
mal. Personi i dërguem quhej Bibë. Valentini e kishte
kuptue se ishte fjala pёr Bib Brozin, një bashkëpunëtor
besnik i prindit tonë.
Në fakt, Valentini e kishte marrë vesh se baba
kishte dalë në mal, ku rrinte me anglezët dhe se familja
jonë ishte strehue te fisi shumë besnik i Nikoll Llesh
Gjokës, në malin e Skurajt. Por ngjarjet ishin zhvillue të
atilla, saqë kontaktet e tij me ta ishin ba të pamundshme.
Kur kishin marrë vesh ardhjen e Valentinit në Shkodër me
gjithë gruen, të gjithë familjarët ishin mërzitë shumë. Si
ishte e mundun që ai kishte ardhë këtu në atë kohë aq të
rrezikshme ? Si mund të lidheshin ata me djalin e tyne ?
Ata ishin vetë si mos ma keq, të fshehun e të ndjekun nga
forcat partizane që kishin urdhën me i asgjësue.
Pavarësisht nga këto kondita të rrezikshme, im atë
e kishte thirr një ditë Bibë Brozin dhe i kishte besue
detyrën e vështirë me shkue në Shkodër dhe me u takue
me Valentinin. I kishte dhanë edhe porosi gojore për disa
miq dhe oficerë që kishin shërbye me të. Kështu Bib Brozi
kishte arritë në Shkodër pikërisht në ditët e shtetrrethimit.
Njohës i mirë i zonës dhe i shkathtë në veprimet, ai kishte
hy natën në qytet, pa e diktue nga patrullat dhe rojet
partizane, që lëviznin ngado. Aty kishte disa miq të tij, ku
mori informata për burgosjen e Valentinit dy ditë ma
përpara. Me shumë kujdes dhe pa e pa kush, ai kishte
shkue te banesa ku banonte Gori. Kjo, krejt e trembun dhe
e tronditun, kishte pyet italisht: « Chi bussa, chi siete? »
Biba iu përgjigj: « Amico, amico, venire da gjenerale. » Ajo
e kishte hapë pakëz derën dhe Biba i kishte thanё prapё
66
po ato fjalё: « Venire da gjenerale Pervizi ». Gori e kishte
lejue me hy brenda.
Ai i kishte tregue (e fliste pak italishten) se ishte
besnik i familjes dhe kështu u morën vesh. Ai i dorëzoi
edhe një letër që kishte shkrue Genci, ku shpjegonte gjithë
punët dhe gjendjen e familjes. Letrën Genci kishte shkrue
italisht, në mënyrë që ta lexonte edhe Gori. Kështu ajo e
mori vesh krejt situatën e familjes dhe rreziqet qe e prisnin
edhe në t’ardhmen prej komunistëve që kishin marrë në
dorë pushtetin dhe kishin fillue me vendosë terrorin kudo.
Ndërsa Gori i tregoi Bibës gjithë historinë e udhëtimit,
deri në Shqipni, të arrestimit të Valentinit, dhe se si ai
kishte shpëtue rastësisht pa ia gjetë revolverin, që do ta
kishte rrezikue ma tepër gjendjen e tij. Biba ishte çuditë se
si Gori ishte tregue një grue burrneshë dhe e shkathët, që i
kishte shkue mendja me e fshehë revolverin në pardesynë
e lagun të varun në tel. Ai e mori me vete revolverin, sepse
prania e tij e frikësonte shumë Gorin. Ana ma e mirë e
këtij aksioni guximtar të Bibës ishte se i dorëzoi një sasi të
mirë napolonash kartmonedhë, që e shpëtonin Gorin për
një kohë nga gjendja e mjerueshme ku ishte katandisë.
Biba i dha kurajo e shpresë, sepse ndoshta punët
rregulloheshin mbas hovit të parë të masave shtypëse të
komunistëve. Ndoshta edhe aleatët mund të ndërhynin.
Ata kishin premtue se do të vepronin për normalizimin e
gjendjes, kishte vazhdue Biba, duke e qetësue italianen, e
mbetun tashti në vend të huej e mes katër rrugëve. Atë
natë Biba fjeti aty, sepse ishte tepër vonë dhe ishte rrezik i
madh me u kap nga patrullat jashtë. Ai ishte largue pa
dalë mirë drita. Gori mori pak kurajo nga ky takim, qё e
67
lidhte me familjen e Valentinit, ku ajo do të bante pjesё
tash e tutje.
Ajo i dha Bibёs edhe një letër të gjatë që kishte pasë
shkrue Valentini për ne, ku tregonte historinë e tyne,
derisa kishin arritë në Shqipni. Nga një anë u gëzuem që
Biba kishte gjet Gorin, por nga ana tjetër u mërzitëm për
Valentinin që e kishin burgosë. Të pafuqishëm, siç ishim,
qanim hallim ma shumë të Gorit, si një grue e re dhe e
huej, pa mbrojtje e pa mundësi jetese në ato kushte. Pra, në
atë takim me Gorin te burgu, Valentini u qetësue disi, kur
mori vesh se ne kishim hy, ma në fund, në kontakt me
Gorin, duke i çue asaj një ndihmë të mirë për konditat në
tcilat ajo jetonte në Shkodër.
N’ato kondita të vështira dhe fillikat e vetme, Maries
i dolën mike të vërteta vajzat Fabiani, që u kujdesën për të deri në
ditën e riatdhesimit të saj n’Itali.
68
Tragjedi burgjesh
Valentini u ba i vetёdijshёm se burgu do të ishte
fati i tij dhe ai duhej t’i pёrshtatej jetës me privacacione që
e priste. Në dhomën qё u lirue nga gjysma e njerëzve, të
burgosunit u sistemuen ma mirë, me ato pak gjana që
kishin, duke zanë secili një vend prej katёr pëllambësh. Në
këtë mënyrë, ata mund të shtriheshin, së paku, me pushue
e me fjetë. Ndërkohë, Valentini kishte zanë miqësi me një
mësues shkodran, që i vlejti shumë, sepse në atë ambient
ai e ndiente veten krejt të huej. Ai quhej Gjon Harusha.
Atë e kishin arrestue kot, si të gjithë të tjerët. Ai kishte
punue si mësues prej ma shumë se dhjetë vjetësh dhe e
respektonin si njeri të mirë.
Të burgosunit kishin kalue dy javë në pritje që
përfaqësuesit e autoriteteve t’u komunikonin arsyen e
arrestimit të tyne. Por do të kalonin muej e muej, me
radhë, pa i marrë njeri në pyetje. Duket se makina e
diktaturës e kishte fillue punën e saj mizore. Herë pas here
i merrnin disa të burgosun nga birucat në katin poshtë
dhe i çonin në zallin e Kirit, ku i pushkatonin pa gjyq.
Arsyen e dinin vetëm xhelatët e sigurimit të shtetit. Këto
pushkatime hynin në programin e spastrimit, para se të
fillonin me punue gjyqet speciale, që do të dënonin
publikisht të gjithë ata që dyshoheshin se ishin
kundërshtarë të regjimit të ri të diktaturës komuniste. Një
oficer i sigurimit i kishte thanë në mirëbesim një të
burgosuni se ato spastrime konsideroheshin të nevojshme.
Qëllimi ishte për të eliminuar të gjithë ata që dyshoheshin,
si të rrezikshëm, ose që kishin dhanë prova si ishin të tillë.
69
Sipas tij, për këta individë të padëshirueshëm nuk ishte
nevoja të mbahej ndonjë proces ose gjyq!
Një të diel, pas takimit të burgosunve me familjarët
e tyne, Pjetri i ishte afrue Valentinit duke ndejtë i heshtun
dhe i tronditun. Kishte marrë vesh një lajm të keq për
veten e tij. Një mik nga Berati u kishte thanë të vetëve se
sigurimi kishte thirrë njerëz të ndryshëm me marrë
informata mbi Pjetrin.
- Ja, - i kishte thanë Pjetri, - nuk do të kalojë shumë
kohë dhe do të më çojnë në Berat me më gjykue atje.
Ai kishte qenë në Berat komandant xhandarmërie
në kohën e gjermanëve, me gradën kapiten. Gjatë detyrës
ishte mundue me i ardhë në ndihmë popullit dhe kishte
fitue simpatinë e qytetarvë. Madje ai kishte shpëtue me
dhjetra jetë të rijsh dhe kishte evitue shkatërrimin e qytetit
prej gjermanëve.
- E di, - kishte shtue, - se beratasit do më dalin në
mbrojtje. Por çdo gja që bahet në favorin tim, më rrezikon
ma tepër. Në sistemin komunist popullariteti për mirë
asht një minus i madh. Pikërisht se kam një opinion
shumë të mirë në Berat, kam parandjenja se kanë me më
pushkatue.
Nuk kaluen dhjetë ditë dhe Pjetrin e çuen në Berat,
ku, siç e parashikoi ai, e pushkatuen, pavarësisht se shumë
beratas dolën dëshmitarë në favor të tij. Gijotina e
diktaturës tashma priste koka njerëzish pa mëshirë.
Nga mesi muejit janar, burgu u mbush plot me
malësorë nga anёt e Postribёs. Atje me 9-13 janar kishte
nisё njё kryengritje nga fshatarsia e disa katundeve.
Shumica e fshatarёve nuk kishin armё. Forcat komuniste
nёn komandёn e M. Shehut kishin ndërhy menjëherё dhe
70
e kishin shpartallue lëvizjen qysh në nisjen e saj. Si
hakmarrje, pati djegie shtёpish, tё pushkatuem e tё
arrestuem, qё mbushёn qelitё e burgjeve. Edhe brenda nё
Shkodёr u banё arrestime e burgosje intelektualёsh, me
akuzën se kishin qenë tё lidhun me kryengritёsit. Ma
vonё, nё burg sollёn disa prej atyne qё i shpёtuen
pushkatimit. Ndёr ta ishte Osman Haxhia, qё nё gjyq
kishte folë me krenari pёr kryengritjen, ku ai vetё kishte
qenë ndёr kryetarёt. Për këtë qëndrim burrnor e kishin
dënue me burg tё pёrjetshёm. Aty kishin sjellë edhe
intelektualin Sami Repishti, dënue me 15 vjet, qё e çuen
pastaj nё burgun e Burrelit, bashkё me Osmanin.
Kёshtu u shue kryengritja antikomuniste e
Postribёs.
Nё kёto rrethana, në burg nisi të zbatohej ligji i
revolucionit francez. Pa dalë mirë dita, në korridore
dëgjoheshin hapat e rojeve dhe njerëzit i zinte ankthi.
Befas, hapej dera dhe lexoheshin emnat e atyne që i priste
vdekja. Sa e tmerrshme është, kur shikon shokun pranë të
çohet e të vishet shpejt e shpejt dhe, kur e përqafon, ai të
thotë në vesh : « Mos na harroni. Mirupafshim në botën
tjetër! » Ky duket si njё ngushёllim i çuditshёm. Apo ishte
njё bindje e vёrtetё?! Me vdekë, ishte si me shpёtue nga
kjo jetё e mjerё, me kalue nё njё botё shpirtnore tё
gёzueshme, aty ku mund tё takoheshe prapë e përjetësisht
me tё dashunit, shokёt e miqtё, me të cilët po ndahesh për
së gjalli.
Valentinit i kishte ndodh sa herë që t’ia merrnin
shokun në krah. Tashma burgu ishte kthye për
shumëkend në një dhomë pritje pёr vdekjen. Emnat që
thirreshin, kalonin nga dhoma në dhomë. Kështu i rastisi
71
Valentinit të dëgjonte persona, që ai kishte njohun aty në
burg. Sapo ishte hap fjala e ardhjes së tij prej Italie, në atë
kohë të frikshme, disa të burgosun, miq e të njohun të
prindit tonë, vinin dhe e takonin. Ata ishin kryesisht
ushtarakë, por edhe klerikë katolikë si Gjon Fausti, Daniel
Dajani, Gjon Shllaku, Ndre Zadeja e të tjerë, që u
pushkatuen. Burgu ishte vërtet një paradhomë e vdekjes.
Herё pas here, nё mëngjes përsëritej e njëjta skenë në të
gjitha dhomat e qelitë e burgut. Askush nuk e ndjente
veten të sigurt për ditën tjetër. Por ata banin shaka e
talleshin se kujt do t’i vinte radha. Veçanërisht në dhomën
e tij, profesor Guljelm Deda, ose Lemi, i cili kishte ndjenjën
e humorit. Ky ishte një humor që vinte nga thellësia e
shpirtit, me largue ankthin që kishte pushtue të
burgosunit. Hej, thoshte Lemi, po jetojmë e po vdesim si
në kohën e revolucionit francez. Por me një ndryshim :
s’na presin kokën. Të paktën, në botën tjetër të shkojmë
me kokën tonë…
Në atë dhomë, Valentini u njoh me Lemin dhe
axhën e tij, kolonel Lin Dedën, me vllaznit e Prek Jakovës,
Dedën dhe Çeskun, italianin At Jak Gardinin, Dom Nikoll
Mazrrekun, mësuesin nga Kosova, Zef Agimin, prof.
Angjelin Saraçin, me disa oficerë si Gjysh Sheldinë, Luigj
Mikelin, Qazim Komanin, Fuad Dibrën etj.
Valentini jetonte aty me emocione dhe tronditje
shpirtnore, si gjithë shokët e tjerë, duke qenë në pritje të
asaj që nuk mund të përfytyrohej, por që mund të
ndodhte. Të gjithë ata bashkëvuejtës, miq e shokë të
dashtun, që një fuqi e kobshme vinte me i marrë, duke i
nda përgjithmonë prej të tjerëve, ishin ma tepër se vllazën.
Dëshpërimi ishte i madh për vdekjen e tyne, sepse këtyne
72
martirëve nuk u tregohej asnjë faj apo arsye, sado e pabazë
qoftë, për pushkatimin e tyne. Kur u hap fjala se do të
krijoheshin gjyqet speciale, thuhej se të burgosunit do të
kishin « privilegjin » të pushkatoheshin tash e tutje
“zyrtarisht”, pra me një dokument. Madje Guljelm Deda
kishte gjetë shkak me ba humor me këtë barbari të regjimit
të ri.
-Tashti po, gjyqi special! Nder і madh! Me
pushkatim special! Ku ta marrësh? Shën Pjetri e hap
derën e parrizit menjëherë për shpirtnat specialë!
Një ditë, kishin sjellë në dhomën e Valentinit dy
malësorë nga zona në kufi me Jugosllavinë. Njeni ishte i
gjatë rreth 1.90 m, me trup të lidhun e muskuloz, me një
fytyrë të rregullt, që shprehte një natyrë krenare. Ndërsa
tjetri, pak ma i vogël, me një fytyrë të ashpër, që tregonte
egërsi të madhe. I pari quhej Gjergj Luli e tjetri Gjek
Marashi. Të dy ishin nga Kelmendi, qendra kryesore e asaj
krahine malore. Në dhomë ishte njeni që i njihte mirë, që
quhej Pjetër, i cili i kishte pa një ditë që i morën në pyetje
në zyrën e burgut. Ai tregonte se ishin dy burra shumë
trima dhe të besës, që rrallë gjendeshin në kohën e
tanishme. Kishin luftue me trimni të madhe kundër
forcave partizane, në orvatjen mos me i lanë me hy në
malësi. Kur erdhën në fuqi komunistët, ato qёndruen në
mal. Pasi kaluen disa muej, komandanti operativ i zonës,
u çoi fjalë se kishte marrë urdhën me ua djegë shtëpitë dhe
me internue familjet e tyne. Ai u kishte dhanë 48 orë afat
me vendosë: ose me u dorëzue ose me ndejtë të arratisun.
Për rastin e dytë, masat ndaj familjeve të tyne do t’ishin të
ashpra. Prandaj të vendosnin. Për të shpëtue familjet dhe
shtëpitë, ata pranuen të dorëzohen, me kusht që të mos i
73
prekte njeri me dorë. Komandanti partizan e kishte
pranue menjëherë kushtin. Kështu, pasi u kishin tregue
shokëve të burgut historinë e tyne, ata kishin shtue edhe
këto fjalë :
- Ne jemi në pritje me na pushkatue. Do vdesim me
ndërgjegje të qetë se po shpëtojmë familjet dhe shtëpitë
tona.
A do të ketë, vallë, akoma njerëz të tillë në botë, me
kaq kurajo e forcë morale, me këtë karakter e shpirt
vetmohues ?!
Një ditë, Gjeka i ishte afrue Valentinit dhe i kishte
thanë :
- Nëse e dëgjon një kangë që vjen nga jashtë, ajo
asht një shej me të cilin një kushri i imi më lajmëron se
nesër në mëngjes do të na pushkatojnë.
Dhe vërtet, kanga e largët s’vonoi dhe u dëgjue.
Kur ra nata, ai e luti Valentinin të luenin një domino
katërshe. Valentini thirri profesor Angjelin Saraçin dhe
Gjon Harushën që të bashkoheshin në atë lojë. Ata luejtën
deri natën vonë, derisa Gjeka u tha shokëve ta falnin se
donte me fjetë. Ma vonë, ishte çue dhe i kishte folë
Valentinit :
- Shikoje Gjergjin se si asht katandis në gjumë.
Gjergji, ashtu i shtrimë, dukej krejt i skuqun dhe i
mbuluem me djersë. Kushedi çfarë andrrash të tmerrshme
e mundonin, të fundit në gjallje të tij ! Valentini deshi të
pushonte, por nuk mundi me mbyllë sy atë natë. Disa
herë, gjatë natës, e kishte pa Gjekën të çohej e të merrte leje
me shkue në banjo, që gjëndej ngjitun me murin e
rrethimit. Por më kot. Edhe po të kishte pasë flatrat, ai nuk
74
mund të kishte ba asgja me u arratisë, sepse mbi tarracën e
burgut kishte roje të armatosuna me automatikë.
Të nesërmen, pa zbardh mëngjesi erdhën dhe i
morën të dy.
Kur njeni nga rojet lexoi emnat, të gjithë u çuen në
kambë me u përfalë me ta për herë të fundit. U përqafuen
me lot ndër sy. Gjergji hoqi trikon e leshit të punueme
bukur dhe ia dha Valentinit, duke e falënderue, sikur ky ia
kishte dhanë ta mbante veshun. Në fakt, fanela ishte e tij,
por si njeri i mirë që ishte, ia dha në një mënyrë, që rojet të
mos e kuptonin se po ia linte si kujtim, përndryshe
Valentini mund të kishte pasë një keqtrajtim për pranimin
e saj.
Ata do t’i pushkatonin në një vend afër Shkodrës,
pikërisht në Koplik, ku Llesh Marashi kishte luftue
kundra forcave partizane të M. Shehut nё janar 1945.
Mbasi nuk ishte ma larg se 7-8 kilometra i kishin çue në
kambë, sepse një ditë ma përpara i kishin njoftue gjithë
partizanët dhe banorët përreth që të vinin me i pa se çfarë
“kafshësh” ishin këta që do t'i pushkatonin. Partizanёt
ishin rreshtue nga dyja anët e rrugës, që thërrisnin e
shanin, si të çmendun, këta heroj të vërtetë.
Kur i kishin çue në vendin e ekzekutimit, ku ishin
mbledh gjithë njerëzit që i njihnin të dy, i kishin mbështetë
pas një muri ashtu të prangosun. Gjeka ishte lëkundë në
breshëritë e para, kurse Gjergji e kishte mbajtë në krahët e
tij të fuqishëm, derisa të dy ishin rrëzue së bashku, me
trupat shoshë nga plumbat.
Në kohën e pushtimit italian, dilte një revistë, në të
cilën ishte botue disa herë fotografia e Gjergjit, si prototipi
shembullor i racës shqiptare, jo vetëm për trupin e tij prej
75
atleti, por edhe për bukurinë e fytyrës me trajta të
rregullta, gati të përsosuna. Por sistemi komunist ishte
kundra çdo gjaje të bukur e fisnike, qoftë të përmasave të
njeriut apo të përmasave historike, kulturore e të traditave
ma të mira shqiptare. Me këtë përçmim për bukurinë
njerëzore, ai tregonte se ishte një sistem antishqiptar dhe
antihuman.
Nuk kaluen dy javë dhe në qelinë e Valentinit,
erdhën e morën tre të tjerë për me i pushkatue. Ndër ta,
ishte edhe një fshatar i quejtun Hasan Bërdica. Sa ndigjoi
emnin e tij, ai u çue në kambë dhe u vesh. Pastaj u kthye
nga shokët dhe u tha:
-Me thanë të drejtën, nuk e prisja një fund të tillë.
Nuk e ndiej veten fajtor për asgja, sepse nuk i kam ba keq
kuj. Por, më sa po kuptoj, në librin tim asht zoti që e ka vu
fjalën “fund”. Të më falni, nëse ju kam mërzitë.
Mirupafshim në botën tjetër!
Kjo ishte përshëndetja e zakonshme e të gjithë të
dënuemve me vdekje. Hasanin e pritshin në oborr edhe
gjashtë të tjerë. Ata i përcollën me roje të forta deri të
vendi, ku do të bashkoheshin me gjashtë të tjerë të sjellun
nga burgu i vjetër. I hypën në një kamion, ashtu siç ishin
të lidhun, dy nga dy. Hasani, që kishte mbetë vetëm dhe i
fundit me hypë në makinë, me një lëvizje të shpejtë ishte
shkëputë dhe ia kishte dhanë vrapit. Partizanët, të
armatosun deri në dhambë, kishin mbetë të befasuem, por
menjëherë kishin fillue me gjuejt mbi të breshëri
plumbash. Por ai me shkathtësi ishte futë nëpër rrugica
dhe u kishte shpëtue. Ishte një mrekulli, sepse nuk e kishte
goditë asnjë plumb. Pas kësaj skene, makina u nis dhe të
12 viktimat e tjera iu banë fli idhullit komunist, sipas ritit
76
makabër që kryhej gati për çdo ditë mbi zallin e Kirit.
Përsa i përket Hasanit, Valentini kishte marrë vesh nga
malësorë të tjerë të sjellun në burg, se pas gjashtë muej
qëndrimi në mal, forcat e ndjekjes e kishin pasë rrethue në
një arë misri dhe, pas një luftimi të rreptë, e kishin vra atë.
Një ditë që Gori erdhi me e takue Valentinin, si
zakonisht, i tha se disa miq e kishin këshillue që ai të
shkruente biografinë e gjithë jetës së tij, deri ditën e
arrestimit, që do t’i drejtohej M. Shehut dhe një kopje
drejtorit të burgut. Valentini iu vu punës dhe arriti ta
përpilojë autobiografinë e tij
Po pse duhej kjo autobiografi me kaq urgjencë?
Një agjent i sigurimit i kishte tregue një shoku të tij,
që ishte mik i familjes Pervizi, se këto organe kishin
qëllimin të kurdisnin një proces kundër Valentinit, për me
e dënue randë ose me e eliminue edhe fizikisht. Nga
shumë akuzat që do të baheshin kundra tij, në këtë proces,
njena dukej se ishte krejt qesharake. Sipas saj, Valentini
ishte dërgue në Shqipni nga ana e disa eksponentëve
politikë në mërgim të Partisë së Legalitetit. Abaz Kupi dhe
Mehdi Frashëri e kishin thirrë në Romë me i propozue një
mision special. Ai duhet të shkonte në Shqipni dhe të
angazhohej për bashkimin e forcave nacionaliste në luftën
kundër komunizmit. Gjithnjë sipas kësaj logjike, Valentini
e kishte pranue misionin dhe, sapo kishte ardhë në
Shnqipni, ai kishte shkue në Kelmend, Dukagjin dhe
Mirditë. Madje, ai kishte marrë pjesë edhe në luftime të
përgjakshme kundra forcave partizane etj. Me një akuzë
të tillë, ai do të kishte marrë një dënim shumë të randë nga
gjyqi komunist.
77
Sigurisht, Valentini nuk kishte si të mos brengosej
nga metoda të tilla presioni dhe kurthesh kriminale, që
përdoreshin për me thye moralisht njerëz të ndershëm e të
pafajshëm. Por Gorit nuk ia shfaqte mendimet dhe
parandjenjat e tij të zymta. Nuk donte që ajo të rëndohej
ma tepër shpirtërisht, sepse jetonte e vetme në një vend të
huej. Kurse atij shokët e burgut i jepnin zemër…
Prek Cali
Koha kalonte dhe nuk jepte shenja të mira. Egërsia
e komunistëve sa vinte e shtohej.
Një ditë prej ditësh, nё fillim tё marsit 1945 në
qelinë e Valentinit sollën një burrë malësor shtatnaltë, i
pashëm, me një palë mustakë të thimë. Ky malësor ishte i
famshmi Prek Cali, krenaria e malësisë, që mbahej si
prototipi i racës iliro-shqiptare. Njerëzit e njihnin dhe e
çmonin për patriot e luftëtar trim, por edhe si burrë
mentar. Valentini kishte dëgjue për të qyshkur, e ma tepër,
kur kishte qëndrue disa muej në Dukagjin te shoku i tij i
ngushtë, Lek Vuksani. Prek Calit i takoi me zanë vend
përbri Valentinit. U miqësuen shpejt, sepse Preka e kishte
njohun prindin tonë dhe kishte pasë punë me të. Ai kishte
një përshtypje të mirë për dhe e admironte për aftësitë e tij
ushtarake. Pavarësisht nga gjendja e mjerueshme ku ishin,
Valentini dhe të burgosunit kishin rastin të merrnin vesh
se si ndodhi që Prek Cali ishte dorëzue. Megjithëse
komunistët kishin marrë pushtetin, qëndresa e fundit
78
kundër bolshevizmit, në Kelmend, kishte vazhdue nën
udhëheqjen e Prek Calit.
Një ditë, Valentini e pyeti:
- Po si u dorëzove ? A nuk e dijshe se një njeri i
randësishëm, si ti, do ta kishte shumë të vështirë ose të
pamundshme me ia dalë me komunistët?
- Po, ke të drejtë, iu përgjigj Preka, por janë disa
rrethana që më sollën deri këtu.
Prek Cali (1872-1945)
79
Dhe ai kishte tregue çfarë i kishte ndodhë. Aty ishin
afrue edhe tё burgosun tё tjerё me dёgjue rrёfimin e tij.
Pasi kishin marrë fund luftimet kundër forcave, shumë ma
të mëdha komuniste, në njerëz e armatime, shumë prej
trimave kishin qëndrue në mal, mos me u dorëzue. Ai
përmendi edhe dy malësorët, Gjekën e Gjergjin, që u
pushkatuen në Koplik. Ai vetë me nja dhjetë
malësorë kishin arritë me u strehohue në një shpellë të
sigurt në maje të një mali. Herë pas here, njeni prej tyne
shkonte me i furnizue me ushqime. Kështu kaluen disa
muej. Tue hedhë vështrimin mbi ato djem të rij, më
ngushtohej zemra nga dhimbja që ndjeja për ta, që kishin
pranue me më shoqnue dhe bile edhe me dhanë jetën për
mue. Një mëngjes tё mesit tё janarit ata e kuptuen se ishim
rrethue. Si e kishin marrë vesh partizanët ku gjendeshim
ne? Sigurisht, i kishte sjellë ndonjë vendas që e njihte mirë
zonën dhe shpellën tonë. Komandanti i atij reparti special
u kishte kërkue te dorëzoheshin. Po ata ishin përgjigjë me
pushkë dhe luftimi kishte vazhdue disa ditë
Ndërsa luftimet vazhdonin, një ditë komandanti u
kishte folë nga larg me za të naltë:
- Or Prek Cali, ta merrni vesh se jeni rrethue e nuk
keni asnjë mundësi shpëtimi. Prandaj qëndresa juej asht
krejt e kotë. Ju baj të ditun se në qoftës se nuk dorëzoheni,
autoritetet e krahinës kanë marrë urdhën për internimin e
familjeve dhe djegien e shtëpive tueja.
Prek Cali kishte ndërhy me ia mbushë mendjen
komandantit me gjetë një zgjidhje, në mënyrë që t’u falej
jeta atyne të rijve që rrinin me të. I kishte thanë
komandantit me folë me M. Shehun se ata kishin vendosë
80
me u dorëzue vetëm në dorë të tij. Dhe Mehmeti erdhi
vetë deri aty.
- Po t’ishte për mue, tregonte Prek Cali aty në qeli,
nuk do t’isha dorëzue deri në fishekun e fundit, por në atë
shpellë mendova për jetën e atyne të rijve dhe për familjet
tona. Kur erdh Mehmet Shehu, fola me të nga larg, tue i
thanë se do të dorëzoheshim, po të na jepte besën si
burrat. Ai ishte përgjigjë tue na sigurue se do të na falte
jetën, edhe t’imen, mandej m’u drejtue:
- Po pse nuk u bane me ne, or Prek Cali, dhe tashti
do t’ishe një burrë i nderuem e hero i lavdishëm, me
dekorata të larta.
- Nuk kisha si me u ba me ju, që ishit lidh mish e
thue me shkijet e Serbisë, kundra të cilëve kemi shekuj që
luftojmë.
Për fjalën e fundit, falja e jetës, unë mbeta i çuditun
dhe nuk po i besoja veshëve, prandaj i thashë që ta
përsëriste edhe njëherë. Dhe ai e kishte përsëritë. Pastaj i
kërkova mos me na prekë kush me dorë, qoftë gjatë
rrugës, deri në Shkodër ose në qelitë e sigurimit. Edhe për
këtë, Mehmeti na siguroi. Kështu, ne u dorëzuem. Na
pyetën një nga një, pa na prek, dhe djemtë i çuen në
burgun e vjetër, kurse mue këtu me ju.
- Të përgëzojmë që ta paskan falë jetën! - i tha
Valentini. Pas tij e uruen edhe të burgosunit e tjerë.
- Sigurisht, Mehmet Shehu ma ka dhanë fjalën e
nderit dhe nuk besoj se do ta hajë. Preka, si malësor, ishte i
bindun se Mehmeti do ta mbante besën. Valentini e të
tjerët aty nuk ndërhynë për mos me e randue, por ndër
veti ishin të bindun se Mehmeti s’do ta mbante fjalën që u
kishte dhanë.
81
Dorёzimi i Prek Calit kishte ndodhë me 15 janar
1945. Aty në burg Prekёn e sollёn javёn e parё tё marsit. Si
kaluen dy javё, nё njё mëngjes herёt, pa zbardh dita, u
dëgjuen zhurma e britma në korridor. Rojet hynin në qeli
të ndryshme dhe lexonin emna. Të burgosunit ishin
mbledh e mbulue në shtresat e tyne prej frike, ndërsa
zemrat u rrihnin fort. Kush e kishte radhën, vallё? U
dëgjuen hapa të shpejta dhe, pas pak, dera e qelisë u hap
me zhurmë të madhe. U duk aty një hije e zezë polici, i cili
me një kandil vajguri ndriçonte një copëz letër, që mbante
në dorë. Cilët emna ishin shkrue në atë letër të
zhubravitun?! Kur ja, polici pasi e afroi letrën nga sytë,
ngriti kokën e thirri me za të naltë: Prek Cali! Në qeli
kumboi vetëm ky emën. Të gjithë mbetën të tronditun. Por
për Prekën vetë ishte ma e tmerrshme. Ai nuk e priste
kurrë që M. Shehu do ta hante fjalën. Si malësor, ai nuk
mund ta konceptonte një gja të tillë. Por ai harronte se
Mehmeti nuk ishte si burrat e malësisë që, kur jepnin
fjalën, e mbanin edhe me çmimin e jetës. Ai ishte një
karrierist i paskrupullt e mizor, i etun për pushtet, që nuk
e kishte për asgja me shkelë besën dhe çdo virtyt njerëzor.
Ndërsa po përfaleshin për të fundit herë, ai i tha
Valentinit në vesh:
- Po djemtë?
- Jo, jo, nuk i gjen gja, ishte përgjigj Valentini, me i
dhanë kurajo. Sepse Preka do të pikëllohej ma tepër po t‘i
pushkatonin edhe të rijt, që kishin luftue me të. Duke dalë
thirri:
- Ma bani hallall, o burra! Mirupafshim n’atë dynja!
Në korridor ishin edhe 9 të burgosun të tjerë të
prangosun, ndër ta, edhe Dom Ndre Zadeja, dy vllaznit
82
Beltoja dhe një prift. Ata i pushkatuen të gjithë te zalli i
Kirit, që u ba tmerri i Shkodrës.
Ishte 25 marsi, java e shejtё e pashkёve.
E bukura dhe përbindshi
Megjithëse i burgosun dhe me jetën në rrezik, për
shkak të pushkatimeve pa gjyq, për të cilat askush nuk
jepte llogari, mendja e Valentinit rrinte gjithmonë edhe te
Gori. Gjendja e tij e komplikonte edhe fatin e saj. Kishte
edhe shqiptarё tё tjerё tё martuem me italiane, por nё
rastin e Gorit ndikonte për keq se ajo ishte grueja e tё birit
tё Prenk Pervizit. Për këtë arsye Valentinin s’do ta lironin,
sepse i shqetësonte edhe prania e saj në Shqipni. Ai
mbahej peng jo vetёm për shkak të atit, por edhe të grues.
Aq ma tepër që ajo binte në sy kudo. Jo vetëm se ishte e
bukur, por edhe nga veshja dhe sjelljet ajo manifestonte
një kulturë dhe edukatë të naltë, atё të botёs sё
qytetnueme, kapitaliste e borgjeze, tё cilёn komunistёt e
urrenin. Ata e kishin shpallun këtë botё si të dënueme nga
historia, “të vjetёr” dhe, si e tillё, ajo “duhej shembë” me
anë të revolucionit proletar.
Në këto rrethana, e këshillueme nga disa miq, Gori
vendosi të takojë Mehmet Shehun, i cili kishte ardhë në
Shkodër për drejtimin e operacioneve luftarake. Kur ajo u
paraqit tek oficeri i rojës, që dinte pak italisht, i thanë që të
priste dhe kishte shkue me njoftue M. Shehun. Mehmeti e
kishte pranue dhe Gori kishte hyrë në zyrën e tij. Si nё të
gjitha zyrat e pushtetarve të regjimit të ri, edhe aty
83
qёndronte fotografia e Stalinit nё njё kornizё tё bukur,
veshun si gjeneral. Asaj iu duk, pёr një moment, se edhe ai
merrte pjesё nё atё takim, me njё nёnqeshje ironike, deri
dhe sarkastike.
Kryebolsheviku dukej sikur pyeste se çfarë donte
ajo zonjё aty.
Kur Gori hyni në zyrën e numrit dy të regjimit, ai
nuk lëvizi fare nga kultuku ku ishte fundos. Ai e njihte
mirë italishten, sepse kishte studiue në shkollën ushtarake
të Napolit. Mbasi i hodhi një vështrim asaj femne të bukur,
që i rrinte përpara, e kishte ftue me njerëzi të ulej dhe e
kishte pyetë se çfarë halli e kishte shty me ardhë aty.
- Si është puna zonjë, nёse mund t‘ju pёrgjigjem?
- Më falni për shqetësimin, zotni gjeneral. Siç e
shihni, une jam italiane, e martuar me një oficer shqiptar.
Nuk ka dy muej që kemi ardhë në Shkodër prej Italie. Unë
e ndoqa burrin tim me të cilin isha lidhun për të mirë e për
të keq. Ai vetë nuk ka jetue në Shqipni, sepse të gjitha
shkollat, deri kur doli oficer, i ka krye në Itali dhe atje u
caktue edhe me shërbim. Tue qenë se ai iku prej një kampi
gjerman dhe rrezikohej, ne vendosëm të vijmë në Shqipni
për të gjetë shpëtim e me jetue normalisht. Sa gjetëm një
dhomë, ku banonim provizorisht, më arrestojnë burrin,
krejt të pafajshëm, pa dhanё asnjё arsye. Tani ai gjendet në
burg. Kjo mua më duket një padrejtësi e madhe, prandaj
unë kam ardhë t'ju lutem që ta lironi bashkëshortin tim.
M. Shehu i kishte dëgjue me vëmendje fjalët e saj.
Ai e mori me mend se diçka e padrejtë i ishte ba asaj, por,
në kushtet e gjendjes së shtetrrethimit, mund të ndodhnin
edhe gjana të tilla.
84
- Ashtu? Më falni, zonjë, po si quhet burri juej? kishte pyetë ai.
- Valentin, iu përgjigj Gori me një fije zani.
- Valentin? Po kush është ky Valentin? Si e ka
mbiemrin? - kishte insistue ai me kureshtje. Iu duk se e
kishte ndigjue diku këtë emën.
- Valentin Pervizi, - kishte shqiptue Gori me ankth
të madh.
- Valentin Pervizi? Mos është i biri i gjeneral Prenk
Pervizit?
Mehmet Shehu ishte ngrys në fytyrë dhe ishte
mbështetun pas kulltukut në pritje të përgjigjes së saj.
- Si urdhnoni, zotni gjeneral. Ky është djali i madh i
tij me të cilin unë jam martue.
- Zonjë e nderuar, në vend që të na falënderoni se
nuk e kemi pushkatuar, ju vini e na kërkoni lirimin e tij, ia kishte kthye Mehmeti me një shprehje fodullëku në
fytyrë.
Një përgjigje e tillë e një përfaqësuesi të naltë të
regjimit, sigurisht që asaj i bani shumë përshtypje, duke
ngjallun zemërim e frikë njëkohësisht.
- Nuk e prisnja prej jush një shprehje një të tillë!
Unë kërkoj drejtësi për burrin tim të pafajshëm, kurse ju
më kërkoni t’ju falënderoj që nuk e keni vra! Kjo për mue
asht e pakuptueshme!
Ndërsa fliste ashtu, ajo nisi të qajë nga frika për
fatin e të shoqit. Shehu kishte replikue gjithashtu me tonin
e tij të ashpër:
- Mos kujtoni se do të na përmalloni me lotët tuaj?
Kёto fjalё ishin vërtet cinike. Gori nuk kishte
mundun me durue dhe i kishte folë krejt me mllef:
85
- E kisha marrë me mend një pritje të tillë, e denjë
për një njeri të pashpirt si ju...
Sa kishte thanë ato fjalë, ajo ishte çue e kishte dalë
duke e përplasë derën, ndërsa Mehmet Shehu ia kishte
dhanё tё qeshurit nga pas. Nga muri, Stalini sikur ishte
kënaqun edhe ai nga kjo skenё, ku spikaste arroganca e
njё shefi komunist, brutal dhe kriminel. Shehu ishte vёrtet
njё bir i denjё i tij.
Kjo ngjarje u muer vesh dhe bani përshtypje.
Njerëzit e kishin dënue, në heshtje, atë sjellje të ashpër të
Mehmet Shehut ndaj një grueje të huej e fatkeqe. Por nga
ana tjetër, përgjigja e Mehmetit shprehte një të vërtetë
tronditëse. Pra, Valentini ishte i gjallë falë rastësisë, sepse
atë mund ta kishin pushkatue partizanët, pa marrë asnjë
qortim, nga askush, pёr vrasjen e tij.
Pasi mori vesh si kishte shkue takimi, Valentinit iu
mbush mendja se Gori duhet të riatdhesohej sa ma parë.
Ndoshta vinte ndonjë përmirësim i gjendjes. Përndryshe,
atë nuk do ta lironin kurrë nga burgu. Ose edhe atё do ta
mbyllnin nё njё kamp internimi me familjen e tij. Asaj nuk
i tha asgja, sepse e dinte se një fund i tillë mund t’i
shkaktonte një dhimbje edhe ma të madhe. Ai mendoi me
pritë një rast të volitshëm. Me ia lanё kohёs të sillte vetë
ajo këshillimet e saj.
Edhe disa miq të familjes mendonin se largimi i saj,
qoftë edhe i përkohshëm, ishte në të mirën e të dyja
palëve. Sa kohë që ajo ishte akoma e lirë, asaj i thanë tё
riatdhesohej me italianёt e tjerё, qё po ktheheshin nё Itali
me ndihmёn e Circolo Garibaldi nё Tiranё, qё merrej me
atё punё e gёzonte besimin e qeverisё shqiptare. Qëndrimi
i saj nё Itali, mund të ishte edhe i pёrkohshёm, sepse
86
besohej se gjendja nё Shqipni do tё normalizohej dhe do tё
krijoheshin kushte qё ajo tё bashkohej me Valentinin
pёrsёri. Por këto këshilla dashamirëse për largim të
përkohshëm në atdheun e saj, ajo s’kishte guxim me ia
shprehë Valentinit. Kjo i dukej asaj njё gja gati fyese dhe e
randё për të dy. Sepse, duke pranue ndarjen, megjithëse
nga rrethana të imponueme e jashtë fuqisë së tyne,
dashunia e tyne dilte si diçka e kotё dhe si e paqenё...
Një personazh misterioz
Një njeri i çuditshëm, me një fytyrë të vrazhdë e
trup mesatar të lidhun, e vizitonte herë pas here burgun, i
veshun si ushtarak pa grada. Kur hapeshin dyert e burgut
dhe ai hynte brenda, të gjithë shpërndaheshin dhe secili
shkonte e u shtrinte në vendin e vet, në heshtje, duke e
mbajtun shikimin në boshllëk. Por i mbanin veshët pipëz
me kuptue diçka, sepse ky njeri nuk hynte në burg pa
qëllim. Zakonisht, ai e merrte me vete një të burgosun, siç
vepron kasapi me berret që ther. Ky tipi i vizitonte të
gjitha qelitë. Ai ndalohej te dera, nuk fliste ndërsa
shikonte një nga një të dënuemit. E dinte shumë mirë se në
cilën qeli ndodhej fatkeqi që do të bahej viktima e tij e
radhës. Pastaj viktima dilte me të, ai para dhe i burgosuni
prapa, të cilin e mbyllnin në një birucë të izolueme. Rojet
dhe ushtarakët e tjerë, kur ai kalonte andej, i lironin
rrugën dhe e nderonin, ndërsa ai nuk denjonte t’i
përgjigjej nderimit dhe kalonte në heshtje. Ky njeri i
çuditshëm u shtinte frikën të burgosunve. Nuk ia dinin
87
emnin jo vetëm ata, por ndoshta as rojet. Ai vizitonte
burgun e ri dhe të vjetrin. Ma vonë, ia zbuluen emnin, por
nuk morën vesh kurrë se ç’detyrë kishte.
Natën vonë, pas orës 22.00, kur të gjithë ishin shtri me
fjet, dëgjoheshin britmat e viktimës që e kishin mbyllë
pasdite në birucën e veçueme. Njeriu misterioz, që quhej
Llambi, e godiste fatziun vazhdimisht me një dru nyjenyje dhe me grushta e shkelma, derisa atij i binte të fikët.
Pastaj e nxirrte me forcë jashtë, te dera e qelisë. Kjo skenë
përsëritej çdo herë që ai vinte e merrte të burgosun.
Askush nuk e dinte, as e kuptonte për ç'arsye baheshin ato
tortura mbi njerëz të pafajshëm.
Ndërkaq, koha e fillimit të gjyqeve speciale po
afrohej. Qindra njerëz që mbushnin burgjet rrinin në
ankth, sepse askush nuk e dinte se ç’kategori do të
përfshihej, dhe nuk kishin asnjë ide se si do të shkonin
punët e ç’dënim do t’u jepnin. Të burgosunit vërtet nuk
dinin dënimet që i prisnin, se ato caktoheshin ma përpara
në zyrën e kryetarit të Degës së Brendshme në
bashkëpunim me oficerët hetues, sipas urdhnit qё u vinte
nga partia-shtet. Kryetari i gjykatës dhe prokurori i
merrnin dokumentet, ku ishin shënue dënimet e atyne që
do të gjykoheshin. Siç dihet, edhe anëtarët e tjerë të
gjykatës ishin kukulla në këto procese politike të
montuara.
Të burgosunit e kishin kalue një gjyq qysh në
birucë, ku i kishin mundue me të gjitha llojet e torturave,
presioneve e metodave ma satanike, për të cilat oficerët e
sigurimit ishin mjeshtra. Kjo bahej me i detyrue me firmos
procesin që oficeri hetues kishte përpilue sipas udhëzimit
që kishte marrë nga eprorët. Ata që nuk pranonin me
88
firmos një proces të rremë, mbi ta vazhdonin torturat me
metodat ma shtazarake. Nëse edhe në këtë rast dilnin pa
sukses, procesi mbetej pa firmën e të burgosmit, i cili
dёnohej ma randё se sa duhej.
Sigurisht, nё tё shumtёn e rasteve s’hynte nё punё
as procesi me firmë, sepse dënimet vendoseshin
paraprakisht dhe gjyqi ishte veçse një farsë teatrale.
Valentini po i përcillte këto procese dhe nuk kishte kalue
në torturat e shokëve. Dhe kjo i dukej çudi. Por, sipas
miqve të tij të burgut, letra që kishte shkrue dhe takimi i
grues së tij me M. Shehun, pavarёsisht nga karakteri i tij
kriminal, kishin ndikue që atë ta linin ashtu, pa i dhanë
arsye, deri në ndonjë vendim të mavonshëm. Por ai mbeti
si një dëshmitar i mirëfilltë i shumë ngjarjeve të
trishtueshme, si dhe përjetoi vdekjen e shumë të
burgosunve nën plumbat e skuadrave të pushkatimit, apo
tё atyne qё vdisnin nё duert e xhelatёve nga torturat e
papërballueshme.
Një ditë, në dhomën e tij sollën një ish-oficer nga një
familje e njohun shkodrane. Ai quhej Halit Kazazi. E
kishin kapë si t’arratisun në mal dhe fati i tij dukej i
pashpresë. E thoshte ai vetë. Para se me e sjellë aty, e
kishte pyetë e torturue një kriminel i vërtetë. Tani ai priste
që ta pushkatonin. Ai shoqnohej e bisedonte me
Valentinin, sepse i thoshte se familjet e tyne ishin të
lidhuna me miqësi dhe ai, si oficer, e kishte njoftë dhe
kishte qenë në shërbim me Prenk Pervizin. Nuk kaloi
asnjë javë dhe erdhën dhe e morën. E pushkatuen bashkë
me dy të tjerë.
Në fillim të vitit 1945, ishte njoftue se gjyqet
speciale kishin fillue punën e tyne në gjithë vendin, pra
89
edhe në Shkodër. Vendi për zhvillimin e gjyqeve ishte
caktue kinema Rozafa. Ishte njoftue po ashtu se të gjitha
seancat gjyqësore do të jepeshin edhe me altoparlante.
Ndërkaq, komanda kishte lejue që në burg të
futeshin gazetat kryesore, ku jepeshin informacione mbi
gjyqet speciale. Vetëm në gjyqin special të Tiranës ishin
dënue me pushkatim 17 vetë, ndër ta njerëz që Valentini i
kishte njohun si gjeneralët Aqif Përmeti e Gustav
Mirdhashi, kolonelët Tahsim Bishqemi e Daut Çarçani,
kryeministra, ministra e funksionarë të njohun e të
nderuem si Maliq Bushati, Terenc Toçi, Bahri Omari
(kunati i Enver Hoxhës) etj.
Nga një anë, instalimi i trupave gjyqësore dukej
sikur i jepte zgjidhje gjendjes së të burgosunve. Sepse
asnjë prej tyne nuk ishte, as nuk e ndjente veten fajtor për
ndonjë vepër penale. Dhe ata mendonin se me anë të
gjyqit mund të tregonin se ishin të pafajshëm. Por nga ana
tjetër, duke mendue se ç’ishte komunizmi, - dhe gjyqi
special i Tiranёs po e tregonte natyrën e tij të vërtetë
thellësisht kriminale, - ekzistonte dyshimi se edhe ndaj
tyne mund të priteshin vetёm dënime të randa. Sidoqoftë,
ata mendonin se ishte ma mirë me i dhanë fund gjendjes
së padurueshme, dhe jo me ndejtë në një pritje të
pashpresë. Kjo e fundit ishte kthye për ta një torturë e
vërtetë, ku të burgosunit rrinin në ankth të vazhdueshëm,
në pritje që të thirrej emni i tyne me përfundue te zalli i
Kirit, ose diku tjetër, pas ndonjë muri.
Pasditën e një të diele i kishin lajmërue ata që do të
paraqiteshin në seancën e parë të gjyqit special. Në
burgun e Valentinit lexuen emnat e dhjetë vetëve e po
ashtu në burgun e vjetër. Të hanën, herët në mengjes, ata i
90
prangosën dhe, të shoqnuem me partizanë t’armatosun, i
çuen te kinema Rozafa. Aty ishte grumbullue një turmë e
madhe njerëzish, por shumica do të rrinin përjashta, sepse
aty nuk kishte vend për të gjithë. Turma përbahej
kryesisht nga njerëz të lidhun me pushtetin komunist,
kështu që ajo i priti të burgosunit me sharje e thirrje
anmiqsore, sipas të cilave këta anmiq të popullit do të
jepnin tani llogari për të këqijat e padrejtësitë e tyne.
Çdo ditë i çonin dhe i sillnin deri në pasditen e së
enjtes. Kurse të premten prokurori paraqiti akuzat dhe
kërkoi dënimet për secilin prej tyne. Të nesërmen, të
shtunën, kryetari i gjyqit lexoi vendimin, ku, përveç
dënimit, u vendos edhe konfiskimi i pasunive të
tundshme e të patundshme të personave të dënuem, që u
shoqnue me duertrokitje e britma të mëdha nga turma e
ekzaltueme nga propaganda komuniste.
Prokurori i Shkodrës ishte Aranit Çela, një kriminel
e xhelat i regjun, i cili, kur pushkatoheshin të dënuemit,
shkonte dhe i qëllonte edhe vetë me revolverin e tij. Madje
ai kishte pushkatue me dorёn e vet sa e sa fatkeqё, pa
gjyq.
Gati në çdo seancë gjykimi me 20 të burgosun,
dënoheshin me vdekje gjashtë vetë, por kurrë ma pak se
katër prej tyne. Këto gjyqe javore vazhduen me muej,
derisa i erdhi radha javës së fundit të gjyqit special, që
kishte vendosë për pushkatimin e afro 300 shkodranëve, si
dhe kishte dënue me burgime të ndryshme mbi 1000 të
tjerë. Ndër to kishte intelektualë, patriotë, priftën katolikë
e njerëz të njohun në popull.
Kështu, i erdhi radha edhe grupit të dhomës së
Valentinit, ku ishin përfshi miqtë e tij: Zef Agimi, Guljelm
91
Deda, Mark Temali, Kolë Mjeda e Nush Deda. Ata iu
nënshtruen pyetjeve njeni pas tjetrit, deri ditën e premte,
kur do të mbahej pretenca nga prokurori A. Çela. Ndërsa
prokurori lexonte pretencën e tij të stërgjatun e me akuza
absurde, të akuzuemit pyesnin veten se cili prej tyne do të
dënohej me vdekje e cili jo.
Njeni prej tyne, Zef Agimi, mësues kosovar, e
kishte në maje të gjuhës një fjalë, që ia tha në vesh shokut
pranë, Guljelm Dedës:
- Më vjen keq me ta thanë Lem, por unë të kam vu
në listën e të gjashtëve, prandaj mbaju si burrat dhe mos e
lësho veten kur prokurori të lexojë emnin tand. Dhe Lemi
iu përgjigj:
– Pa shiko, pa shiko! Edhe unë ta kisha vu emnin në
listë: tandin të parin, pastaj ato të Markut, Kolës, Nush
Dedës dhe në fund t’imin.
Kjo bisedë me za t’ultë shkaktoi gazin e të
akuzuemve. Prokurori që ishte në zjarrin e pretencës ishte
nervozue dhe, duke u kthye nga populli, kishte bërtitë:
- I shikoni këto të pandehun? Mjafton të shikoni
sjelljen e tyne këtu, për të kuptuar se sa njerëz të këqinj,
borgjezë e reaksionarë janë që ofendojnë edhe gjyqin e
popullit! Siç duket, ata nuk kanë respekt për institucionet
tona që përfaqësohen nga i nderuari, kryetari i gjyqit, të
nderuarit anëtarë dhe shumë i nderuari publik i sallës!
Fjalët e tij u shoqnuen nga një zhurmë e madhe dhe
britma të çdo lloji. Ndërkaq filloi leximi i kërkesës së
dënimit nga prokurori dhe emnat e parë dolën siç e kishin
parashikue Zefi e Lemi: Guljelm Deda, Zef Agimi, Mark
Temali, Kol Mjeda e dy të tjerë. Atyne po iu dridhej zemra.
Por doli krejt e kundërta. Në kundërshtim me prokurorin,
92
gjykata i dënue ata me nga gjashtë vjet burg secilin. Kjo
seancë ishte e vetmja që doli pa gjashtë dënime me vdekje
dhe e fundit. Me të u mbyllën seancat e gjyqit special në
Shkodër.
Heroizёm nё burg
Një prej të dënuemve me vdekje ishte Ndue Pal
Mirashi. Valentini e kishte njohë atë në kohën e qëndrimit
të tij te Lek Vuksani, kur partizanët sulmuen Dukagjinin.
Sa herë që kalonte pranë dritarës, i shikonte ata që i priste
një fat i tmerrshëm, të mbështetun pas mureve, ndërsa
N.Pali rrinte në mes, dhe e përshëndeste me buzëqeshje,
pastaj vazhdonte ushtrimet fizike. Shokët përreth e
vështronin me çudi e me trishtim Ç’i hynin në punë ato
ushtrime, përderisa së shpejti trupi i tij do të përfundonte
atje në zallin e Kirit?
Një ditë prej ditësh, Ndue Pali i ishte afrue dritares
dhe u kishte thanë:«Mos na harroni ». Të afërmve u ishte
dhanë leje me i takue. Kur baheshin këto takime, rojet i
mbyllnin të gjitha dyert e qelive të tjera me shul. Erdhën
edhe prindët e Ndue Palit. Ai u paraqit para tyne i
buzëqeshun, sikur s’do të ndodhte asgja. Të vetët, tue e pa
ashtu, nuk mundën me hap gojë nga emocioni. Porta e
derës së Valentinit nuk ishte fort larg, kështu që ai mund
të shikonte nga frengjia e derës dhe të dëgjonte gjjithçka
flitej matanë. Ajo skenë e takimit i kishte mbetë në kujtesë
dhe nuk e harroi kurrë.
93
Ndou ishte mundue me i qetësue të vetët me fjalë të
mira, por edhe të forta e gjithë zjarr. Ai u thoshte:
-Tash jam gati me e kalue pragun për në botën
tjetër. Zoti do më pranojë, sepse kam qenë gjithmonë një
besimtar i mirë.
Mandaj ai kishte folë akoma ma me pasion :
-Mos u dishproni ! Unë do të ringjallem në një jetë
ma të mirë, shumë ma të mirë se kjo e jueja këtu plot
vuetje. Prandaj, të dashtun, mirupafshim në atë botë !
Janë shumë të pakët njerëzit që mund t’i shqiptonin
të tilla fjalë në gjendjen që ishte ai. T’afërmit, të mbytun
nga dënesa e lotët, nuk mund të thoshin asnjë fjalë. Edhe
të burgosunit, që kishin dëgjue dhe kishin ndjekë atë
skenë të jashtëzakonshme, nuk e përmbanin përmallimin.
Pas këtij takimi dramatik, ishte afrue një njeri tjetër
te hekurat. Ai ishte një i ri rreth 20 vjeç, i pashëm e
shtatnaltë. E quenin Caf Meti. Ai kishte qenë polic dhe,
për fatin e tij të keq, kishte marrë pjesë në arrestimin e një
komunisti. Eprori, që e kishte urdhnue, ishte dënue pesë
vjet, kurse vartësi i tij duhej ta paguente me jetën! Ishkomisarit të policisë, që ishte aty në burg, nuk i fliste kush,
sepse mbahej si spiun.
Qelia e të dënuemve me vdekje rrinte gjithmonë e
mbushun plot.
Mbasi dënoheshin nga gjyqi special famëkeq, ata
duhet të prisnin do kohë para ekzekutimit, sepse familjet e
tyne banin lutje për falje presidentit të presidiumit,
kuvendit popullor dhe instancave të tjera të shtetit.
Prandaj herë pas here merrnin nga pesë a gjashtë prej tyne
dhe i pushkatonin.
94
Një mëngjes herët, kur akoma ishte errësinë
përjashta, ndodhi një ngjarje dramatike. Fillimisht, u
dëgjue zhurma e hekurt e bravave dhe shulave të qelive.
Me sa duket, do të merrnin edhe disa të tjerë. Të
burgosunit prisnin se kush e kishte radhën. Policët, pasi i
mbyllën të gjitha dyert, u ndalën para qelisë së vdekjes, ku
njeni prej tyne lexoi vetëm dy emna: Ndue Pal Mirashi e
Caf Meti. Kurse të tjerëve të grupit të tyne u kishte ardhë
falja. Ata të dy u ngritën nga shtresat, u veshën dhe pritën
në kambë, aty midis qelisë. Të dy u kthyen nga shokët e
tyne, që ishin çue dhe rrinin kokulun, të pushtuem nga
emocioni, që po ua merrnin shokët aty para syve, ndërsa
ata do të liroheshin.
Ndue Pali e kuptoi gjendjen e tyne shpirtnore dhe u
tha:
-Mbahuni burra! Ju patët fatin me u kthye në
familjet tuja. Kjo asht kryesorja. Kurse ne po i japim
lamtumirën kësaj bote me shkue në botën tjetër. Mos na
harroni! Në fund të fundit, të gjithë bijt e vdekjes jemi.
Sa tha këto fjalë, ai kishte hapë kambët dhe krahët
duke ndejtë në pritje.
- Çfarë bëni? - kishte thirrë një nga oficerët e
policisë. – Dilni shpejt nga qelia.
Ndue Pali u përgjigj që le të vinin ata me i marrë.
Oficeri me një polic kishin ba disa hapa drejt tyne.
Të dy herojt ishin hedhë mbi ta me egërsi të madhe me dy
thika të bame nga fërkimi i lugëve me betonin e birucës.
Aty nisi një përleshje mes tyne. Nga britmat, aty vrapuen
edhe policët e tjerë me shkopij. Të dy të burgosunit, që
ishin truplidhun e shumë të fortë, po u banin ballë shtatë
policëve dhe i kishin plagosë dy a tre me thika.
95
Por njeni nga policët thirri:
-T'i shtyjmë drejt derës nga fundi!
Dhe kështu vepruen. Në këtë mënyrë e nxorën
Cafin në oborrin e vogël, ku ishte roja i armatosun që i
drejtoi automatikun. Cafi shau me za të naltë dhe i mallkoi
këta kriminelë. Kurse brenda policët arritën ta mposhtin
edhe N.Palin, që kishte humbë ndjenjat nga goditjet e
shkopijve. Pastaj ata iu sulën Cafit dhe e goditën edhe atë
me shkopij, derisa i ra të fikët dhe e tërhoqën zvarrë.
Ashtu, pa ndjenja, i hodhën në një karrocë si t’ishin thasë.
Nuk kaloi shumë dhe u dëgjuen krismat e armëve. I kishin
pushkatue diku aty, afër burgut.
Të nesërmen e kësaj ngjarje, kishte ardhë kryetari i
degës së Shkodrës, i cili u ishte çjerrë policëve e rojeve,
duke bërtitë me dëgjue të burgosunit:
- Po ju, more derdimena! Pse nuk i keni vra të gjithë
aty brenda në qeli? Të gjithë duhet t’i kishit ekzekutue, pa
mëshirë! Të gjithë!
Emni i këtij xhelati ishte Pjetër Bullati, i cili u
pushkatue, ma vonë, si tradhtar i partisë së vet, më 1949. E
akuzuen se kishte qenë agjent i jugosllavëve. E vetmja
akuzë e vërtetё.
Shefat e sigurimit vinin shpesh brenda burgut dhe
kishin kënaqësi të madhe, kur i shihnin të burgosunit të
katandisun si mos ma keq. Pastaj, për të njëqintën herë, u
thoshin atyne të mos shihnin andrra se një ditë mund të
ndodhte ndonjë kundërrevolucion ose se mund të kishte
ndonjë ndërhyrje nga jashtë me rrëzue regjimin në fuqi,
sistemin e tyne.
96
Portret i Valentinit nga një i burgosun shkodran,
burgu i Shkodrës, 1945
Nga njeni burg në tjetrin
Një ditë e njoftuen Valentinin me ba gati plaçkat,
sepse do ta transferonin në burgun e vjetër, bashkë me të
dënuem të tjerë. Kështu që në burgun e ish-gestapos qelitë
ishin mbushë me të dënuem për shkaqe të ndryshme.
Shtatë prej nesh, thoshte Valentini, kishim mbetë të fundit,
pa proces. Atë ditë i erdhi në takim e shoqja, të cilës i tha
se po e transferonin në burgun tjetër. I morën të lidhun, dy
nga dy, nëpër qytet të shoqnuem me roje të armatosuna.
Gorizia e kishte përcjellë gjatë gjith rrugës, ashtu si dhe
familjarët e të burgosunve të tjerë. Në burgun e vjetër e
vendosën në një dhomë në katin e parë, ku rrinin nja
97
pesëmbëdhjetë vetë. Vetëm pak prej tyne ishin në pritje
procesi, të tjerët e kishin kalue e pritshin të dilnin para
gjyqit të popullit. Kishte edhe nga ata që nuk kishin
pranue me firmos procesin, me gjithë torturat e çdo lloji që
u kishin ba. Të ardhunit e rij rrinin vetëm kalimthi në
pritje që t’u bahej procesi dhe të dilnin në gjyq. Pas
dënimit, ata i mbyllnin në dhomat poshtë, që ishin prej
betoni.
Kaluen disa muej pa asnjë ndryshim e në të njëjtën
dhomё. Akoma nuk dihej se ç’do të banin me Valentinin.
Kishte kalue ma se një vit që hetonin mbi të dhe rezultati
ishte se atë nuk e njihte njeri. Si mund ta njihnin një djalë
të ri, kur gjithë jetën e kishte kalue në Itali me studime e
detyra? E shoqja vinte çdo ditë para derës së burgut, por
këtu nuk mund të shiheshin nga larg, as nga afër, sepse
dera nuk ishte përballë, por anash zgarava metalike, pas të
cilave rrinin të burgosunit. Kur ishte ndonjë roje e mirë,
Gori mund t’i çonte ndonjë copë letër të shkrueme. Në
fakt, aty ishin dy roje, kushërij midis tyne, që silleshin ma
njerëzishëm me të dënuemit. Këta i përkisnin një familje
reaksionare, që i kishin mobilizue në brigadat partizane.
Dikush i këshilloi me pasë kujdes se edhe midis tyne
kishte spiunë të futun nga sigurimi. Ndër të tjera, në një
kohë që ishte ndalue hymja e gazetave, këto dy djem u
binin lajmet që u interesonin të burgosunve.
Kjo duket e çuditshme, por në vitet e para kishin
ndodh raste të tilla si ky, ku të rij «të prekun politikisht»
kishin arritë me hy me punë në polici, ushtri e gjetiu. Të
burgosunit mendonin se ato dy roje do t’ishin të dobishme
në rast ikje ose kryengritje kundër regjimit. Këto ishin
fantazime, sepse në burg ku nuk të shkon mendja. Por
98
shërbimi i sigurimit ishte organizue në mënyrë të tillë, që
kontrolli ishte vendosun kudo dhe vështirë të imagjinohej
organizimi i grushteve ose lëvizjeve kundër pushtetit të
komunistëve. Kundështarët kyesorë ishin eliminue
pothuasje krejtësisht. Një pjesë e tyne ishin largue jashtë
shtetit ose ishin strehue në mal, me idenë e një rezistence
të mundshme me ndihmën anglo-amerikane. Kurse
shumica e tyne, siç kemi tregue deri këtu, ose ishin
pushkatue, ose gjendeshin në burg, ku do të vuenin
dënime të gjata.
Në këtë mënyrë, duke asgjësue me një dhunë të
paparë
kundërshtarët
e
tyne
të
natyrshëm,
antikomunistët, autoritetet e regjimit do të banin kujdes se
mos dilte dikush nga radhët e tyne si disident. Organet e
diktaturës, pushteti qendror e lokal, sigurimi, policia,
ushtria; të gjitha nën drejtimin e PKSH, ishin në gjendje
vigjilence të vazhdueshme, me një ushtri spiunësh, që
kishin rekrutue nga të gjitha shtresat e popullsisë
shqiptare.
Një ditë, aty në derën e tyne, dikush foli:
-A thue do të ketë një vend për mue këtu?
- Patjetër, – iu përgjigj Valentini, që ishte veterani i
dhomës.
U përshëndetën me t’ardhunin e ri. Ky ishte një
djalë i pashëm, rreth 22 vjeç, me të cilin Valentini doli
kushëri. Ai quhej Ndue Fusha dhe ishte i biri i ish-majorit
Gjon Fusha nga Bulgëri. Megjithëse nuk njihej ma përpara
me të, por e dinte se kishin një lidhje gjaku nga ana e
nanës tij, që ishte e bija e Gjon Markagjonit. E ftoi të rrinte
pranë tij, duke shty pakëz shokët e tjerë. Babën e tij,
Gj.Fushën, ish-major i mbretnisë, ia kishin vra fqinjët në
99
kohën e gjermanëve. I riu vinte nga birucat e sigurimit, ku
ishte torturue në mënyrë çnjerëzore, sepse i kërkonin
informacion për Mark Gjomarkun, i arratisun në malet e
Mirditës, dhe i konsideruem si një anmik i rrezikshëm i
regjimit.
Me ardhjen e tij aty, mendohej se e kishte krye
punën e hetuesisë, por nuk kishte qenë ashtu. Të
nesërmen, atë e morën përsëri me e çue në birucën e
torturave, megjithëse e kishin zanë ethet dhe e kishte
temperaturën mbi 39 gradë. E prangosën dhe e çuen para
hetuesit në orën 21 të darkës dhe e sollën në dhomë,
pothuejse pa pikë fuqie, në orën 3 pasmesnate. E kishin
torturue deri edhe me korent. Por, për çudi të çudive, atij i
ishte ulë temperatura, si për inat të xhelatëve. Kështu ai u
shërue, paçka se me trup të dërrmuem. E çfarë nuk
ndodhte në ato rrethana të skëterrshme! Edhe ethet iknin
nga frika e torturave...
Plaku i Mirditӫs
Ndoj rrëfeu historinë e një plaku mirditor, i cili
mori pjesë në një mbledhje të fshatit me përfaqësues të
partisë e të pushtetit. Fjalën e kishte marrë një aktivist i
partisë nga një fshat aty pranë. Pas ma shumë se një orë
fjalime, të pranishmit u ftuen me ba pyetje, vrejtje,
propozime, me kërkue shpjegime etj,.
Si zakonisht, askush nuk guxonte me u ngritë dhe
kështu vazhdoi një heshtje e plotë. Në sistemin komunist,
me marrë fjalën duhej të kishe shumë kujdes; çdo shprehje
100
duhej peshue mirë, sepse për një gjysmë fjale, të shprehun
edhe pa qëllim, të merrte dreqi. Me gjithë orvatjet
e shokëve të podiumit, askush nuk po çohej me folë.
Atëherë sekretari i partisë iu drejtue një plaku 70 vjeçar, që
quhej Pal Doda. Ky respektohej jo vetëm për moshën, por
edhe se ishte shumë i zgjuet e kuvendar i hollë. Në këtë
mbledhje, Pali nuk donte me u çue, por sekretari kishte
ngulë kambë:
-Hajde, Pal, çohu e na thuej diçka !
Plaku u çue, e kruejti pak kokën dhe e shkundi mbi
pëllambën e dorës çibukun, pastaj tha se nuk ishte i
përgatitun dhe s’kishte çka me thanë.
-Po unë të njoh mirë, - kishte folë oratori, - dhe e di
se ti nuk ke nevojë për përgatitje. Prandaj mos na nxjerr
pretekste. Fol lirisht, çka të bjeri ndërmend, mos u druej
për asgja.
Plaku u përgjigj :
-Po ti e din, shoku sekretar, se mund të më shpëtojë
ndonjë fjalë ose shprehje jo aq e pëlqyeshme.
Të pranishmit qeshën, sepse e njihnin mirë Palin se
ç’plak shejtan ishte.
-Fol, fol, or Pal, e thuej ç’të duesh! - kishte vazhdue
sekretari, pak si i penduem që e nxiti me folë atë plak.
Pali, pasi i fërkoi mustakët e tij të bardhë e të gjatë,
nisi me folë:
-Për fatin e keq tonin, ne shqiptarët, dhe pikërisht të
parët tanë, janë detyrue me iu nënshtrue zgjedhës,
mundimeve, dhunës dhe padrejtësive të çdo lloji, duke
fillue me turqit, për pesë shekuj me radhë. Shtypja e tyne
ishte e padurueshme. Herë pas here bahej ndonjë
kryengritje, por shtypej me egërsi të madhe. Pesëqint vjet
101
janë pak si shumë. Po mos të kishim pësue atë periudhë
t’errët, Shqipnia nuk do të kishte mbetë vendi ma i
prapambetun i Evropës.
Populli nuk duronte dhe e mallkonte çdo ditë e ma
tepër atë pushtues barbar e të pamëshirshëm. Ai luste
zotin me e shpëtue dhe lirue nga ajo fatkeqësi e
tmerrshme. Aq sa, nga dëshprimi thoshin, ma mirë të na
qeverisë djalli vetë se sa Turkia. Ma në fund, erdhi dita e
andrrueme e u shpall pavarësia e Shqipnisë me 28 nandor
1912. Por fuqitë e mëdha, që na i quejmë të shtatë krajlitë,
tue mendue se nuk ishim në gjendje me u qeverisë vetë, na
çuen një princ gjerman, princ Vidin, që populli nuk e
honepste. Dhe prapë thoshin, ma mirë të na kishin pru
dreqin se sa këtë princ të huej!
Nuk kaloi shumë dhe erdhën pushtues të tjerë,
malazezë, serbë, italianë, francezë, grekë, e për të gjithë
populli shprehej. Ma mirë të vinte djalli i mallkuem se ky
apo ai tjetri, e kështu, me radhë.
Sigurisht, ne shqiptarët i kemi disa shprehje që nuk
mund të përkthehen në asnjë gjuhë tjetër. Dhe kjo e
thirrjes se djallit me i shpëtue nga një e keqe tjetër, ma e
madhe, nuk asht tjetër veçse një mënyrë të shprehunit me
një ironi të hollë, me tregue pakënaqësinë ndaj një regjimi
e sistemi, qoftë i huej apo vendas, që merrte nëpër kambë
të drejtat dhe nevojat e një populli.
Pali vazhdonte me folë në heshtjen e madhe, që
kishte përfshi gjithë të pranishmit. Ata ishin kureshtarë
me dijtë se ku donte me dalë me fjalën e tij. Sekretari i
partisë kishte fillue me u ba nervoz.
-Por ja që, ma në fund, na erdhi një burrë azgan,
Ahmet Zogu. Ai filloi me qeverisë si kryeministër, e pastaj
102
i përkrahun nga ushtria e disa oficerë të zotë u shpall nga
parlamenti « President i Republikës Shqiptare ». Bukur
fort! Por oreksi iu shtue dhe u vetshpall Mbret me titullin,
Zogu i Parë, Mbret i Shqiptarve. Por populli filloi me u
mërzitë, megjithëse ishte një shqiptar që i qeveriste, por po
i qeveriste keq, jo siç kishte pritë. Sepse Zogu filloi të
rrethohet me njerëz injorantë e servilë, batakçij, madje
edhe tradhtarë. Kjo nuk durohej dhe në popull filloi të
qarkullojë fjala e vjetër: Ma mirë të na sundojë dreqi se ky
batakçi! Le ta thejë qafën! Dhe ja ku erdhi Italia me bukë e
makarona, me 7 prill 1939.
Në vend që të mbathte opingat e të lëshonte
kushtrimin për luftën popullore, mbreti ia mbathi me
brekë nëpër kambë në Greqi, ku thonë se e mbrojti dhe e
përcolli një mik e besnik i vjetër i tij, se ndryshe italianët
do ta kishin kapë gjallë.
Sa për italianët, sido që të silleshin, si njerëz të
qytetnuem e të zhvilluem, prapë se prapë ishin pushtues
dhe populli nuk mund t’i honepste. Ma mirë të na vinte
dreqi se ky pushtues breshkaman. Dhe ja që pushtuesi e
humbi davanë, Duçja thej qafën dhe italianët u kthyen në
vendin e tyne, pasi lanë shumë koka këndej. Gjoba duhej
pague !
Kur nuk vonoi dhe erdhi gjermani, para të cilit
dridhej bota. Shqiptarët po e shihnin veten keq e ma keq,
pushtues pas pushtuesi. Edhe një mbret shqiptar që patën
i braktisi në ditën ma të zezë. Por gjermani nuk durohej,
tepër i egër e tepër i rreptë. Populli nuk duronte :
- Ma mirë dreqi i kuq me brina se gjermanët !
- Edhe gjermanët na morën të keqen dhe ikën. Vendi
u çlirue nga pushtuesit dhe erdhi partia dhe u vendos
103
qeveria që kemi. Tashti s’kemi çka me kërkue dhe unë
s’kam çka me shtue ma !
Pasi e mbylli fjalën e tij, Pali u ul, e mbushi llullën
me duhan dhe e ndezi, duke nxjerr tym nga goja e nga
hundët, me kënaqësi.
-Po pastaj? - ndërhyni sekretari.
- Çfarë pastaj? - ishte përgjigjë Pali, s‘kam çka me
shtue tjetër.
-Po pse ashtu e mbylle fjalën ? Nuk ke asgja tjetër
me shtue ? Gjermanët i përzumë. Po pastaj ?
-E pastaj asgja, ata u shporrën dhe mjaft. Ç’mund të
shtoj tjetër, shoku sekretar?
-Po, së pakut, na thuej nëse populli asht i kënaqun
pas vuejtjeve që ka pësue, - kishte shtue sekretari.
- Patjetër që asht i kënaqun. Atë që ka kërkue e
dëshirue gjithmonë e ka gjetë. S’ka çka me kërkue ma, tha Pali.
Sa përfundoi këto fjalë, kishin shpërthye
duertrokitje, brohoritje e të qeshuna. Sekretari e pa veten
keq, e nuk mund ta fshihte zhgënjimin e tij të madh. Ç’iu
desh me i dhanë fjalën atij plaku mirditor, duke e njohun
mirë se ai fliste me nënkuptime të thella. Në fillim,
asnjenit nuk i kishte shkue mendja se ku donte me dalë
plaku. Në përmbyllje, si një artist i vërtetë i satirës dhe i
ironisë, ai kishte shfaq krejt dramën që po përjetonte
populli, tashti që kishte ardhë vetë djalli i kuq me brina
me sundue mbi shqiptarët. Tash popullit i kishte mbetë
fjala në fyt, sepse nuk ishte çka me thanë. Ç’dreq tjetër me
kërkue, kur vetë dreqi ishte ulë kambëkryq në votrat e
tyne?!
104
Sa për Ndue Fushën, pas do kohe ai u sëmur randë
nga tuberkulozi. E hoqën nga dhoma e Valentinit dhe e
shtruen në spital, ku ai vdiq në lule të jetës. Kur të
burgosunit e dhomës tij e morën vesh, u mërzitën,
sidomos Valentini, që e kishte dhe të afërm nga familja,
dhe mori ngushullimet e të burgosunve. Historia e Pal
Dodës ishte si një kujtim i fundit që ai ua la shokëve të
dhomës. Këtë tregim të Ndout, Valentini e kishte përfshi
në kujtimet e tij të burgut.
Burgu i vjetër
Burgu i vjetër ishte shumë ma i madh, dhomat ishin
ma të gjana e me dysheme prej betoni. Nuk kishte
shtretën, kështu që të burgosunit, kur shtriheshin natën,
ishin aq të shtrënguem, saqë nuk mund të kthenin as
trupin. Në një nga këto dhoma rrinin bashkë rreth njëqind
vetë. Nga frika se mos ndikonin te njerëzit me doktrinën
apo me metodat e tyne, klerikët katolikë (nga besimet e
tjera nuk kishte pothuajse fare), i kishin izolue në një lloj
qelie të mbyllun, pa dritare e vetëm me një vrimë në derë,
ku nuk mund të kalonte as dora. Të tjerët që nuk ishin
marrun akoma në pyetje, nja pesëmbëdhjetë vetë, rrinin në
dhomën e Valentinit.
Kishte kalue ma se një javë nga koha që ndodhej në
burgun e madh, kur e shoqja i çon një letër Valentinit me
anë të njenit nga dy rojet, që quhej Remzi, e ku i thoshte se
do të merrte një leje të posaçme për takim. Pas tre ditësh, e
105
thërret roja e takimeve dhe, duke i hap derën e hekurt, i
thotë se grueja e priste në sallonin sipër. U ngjit shkallëve
dhe u gjet para Gorit që iu hodh menjëherë në qafë, duke
qa nga përmallimi. Nuk mundi të hapte gojën për sa kohë
ishte përqafue me Valentinin, derisa u hap një derë dhe u
duk drejtori, i cili desh të tregohej i sjellshëm dhe i ftoi me
hy në zyrën e tij. Nuk dihet nëse drejtori e merrte vesh
italishten, sidoqoftë aty vazhduen të flasin pa ndërhymjen
e tij. Ndër të tjera, ajo i përsëriti që ishte i domosdoshëm
riatdhesimi i saj, që do t’i jepte mundësi, mbase edhe atij,
të dilte nga burgu. Nuk kishte zgjidhje tjetër ma të mirë.
Çfarë mund të banin ata me atë fat, që i kishte katandisë
në atë gjendje të mjerueshme e të pashpresë? Kur po
ndaheshin, Gori i tha se po t’i dilte leja për riatdhesim, do
të merrte përsëri një leje speciale me u takue me të. Siç
bante gjithmonë, edhe kësaj here ajo u nda prej tij duke qa
me ngashërim. Shokët e burgut kishin ndodhë në oborrin
e vogël dhe e kishin ndjekë skenën me emocion, sepse
tashma dihej prej të gjithëve se Valentini ishte një viktimë
krejt e pafajshme e fatit.
Nga ky takim, Valentini kishte kuptue se asaj do t’i
jepej leja e riatdhesimit, për ta largue njëherë e mirë prej
tij. Dhe sipas opinionit të shoqnisë së burgut, me largimin
e grues, edhe ai, Valentini, nuk do të pësonte ndonjë
dënim të randë. Tashma ajo punë kishte marrë rrugën e
duhun. Nëse Gori do të kthehej në Itali, Valentini do të
ndihej ma i çliruem nga ana shpirtnore, meqë ai e kishte
sjellë në Shqipni. Sigurisht, në vendin dhe kohën e
gabueme.
106
Një gjyq vërtet special
Ato ditë u mor vesh se kishin arrestue shumë
njerëz, ma të shumtit klerikë katolikë, me akuzën se gjoja
këta paskan krijue një organizatë kundërrevolucionare.
Gjithashtu kishin hapun lajmin se në lterë e Kishës së
Madhe në Shkodër ishte gjetë e fshehun një sasi e madhe
armësh e municionesh. Ky fakt do ta randonte gjendjen e
të arrestuemve. Sigurisht, për të burgosunit që i njihnin
metodat dhe veprimet e komunistëve, këto lajme ishin
krejtësisht të pabesueshme. Por « masa » i besonte, pra një
pjesë e mirë e popullit, që ishte e mashtrueme dhe e dehun
nga propaganda komuniste. Këto ngjarje shërbenin për të
gjallnue bisedat e tyne. Nuk kaloi shumë kohë dhe u muer
vesh se i ashtuquejtuni gjyq special do t’i hapte përsëri
dyert në kinemanë Rozafa. Kësaj radhe ishte fjala për
klerin katolik dhe të tjerë të përfshimë në atë proces. Do të
gjykoheshin njëzet vetë, ndër ta edhe dy misionarë
italianë, atë Gjon Fausti dhe atë Jak Gardini, fretënt
shqiptarë Gjon Shllaku, Daniel Dajani e shumë të tjerë. Dy
italianët jetonin në Shqipni prej shumë vjetësh dhe jepnin
mësim në liceun e jezuitëve të Shkodrës. Të tjerët i
përkisnin klerit katolik shqiptar, ma e shumta e tyne,
gjakoj e ndonjë laik.
Tashma dihej si do të zhvillohej e do të mbyllej
edhe ky proces gjyqsor. Ishte po e njëjta histori tragjike që
luhej. Akuzat ishin të njohuna, dëshmitarët e rremë, por
viktimat kishin emna e mbiemna të tjerë e të vërtetë. Në
fund të javës përfundoi gjithçka me gjashtë dënime me
vdekje dhe të tjerë me dënime të randa me burg. Të dy
107
misionarët italianë, njerëz që kishin shërbye për misionin
fetar, u dënuen me vdekje bashkë me dy prifta shqiptarë.
Nuk kaloi shumë dhe i çuen dhe i pushkatuen për
gëzimin e madh të “masës popullore”, që i konsideronte
këta të pafajshëm si kriminelë e «anmiq të popullit.»
Menjëherë pas shkatërrimit të kësaj «organizate
subversive e të armatosun», që kishte qenë e udhëhequn
nga dy misionarët italianë tetëdhjetëvjeçarë, i erdhi radha
një grupi tjetër të burgosunish politikë, ndër të cilët ishte
dhe një ish-agjent i sigurimit, Pjerin Kqira.
Si herët e tjera, salla e kinemasë ishte mbushë plot e
përplot me «popull», që dallohej për zhurmën e madhe, i
gatshëm me himnizue “idhullin” e tij. Kjo ishte një masë e
egërsueme, e cila përplaste kambët mbi dyshemenë dhe
kërkonte, me thirrje histerike, vdekjen e të pandehunve.
Por kësaj radhe të pranishmit nuk mund të përfytyronin
se çfarë do të ndodhte me grupin e të pandehunve të rij.
Kur erdhi radha e Pjerin Kqirës, ky ishte çue dhe
ishte afrue befasisht te mikrofoni, ku me një za të fortë
deklaroi, pa qenë i lejuem me folë, pra shpejt e shpejt, saqë
s’patën kohë ta pengonin dhe t‘ia hiqnin mikrofonin.
- Popull i Shkodrës! Kleri katolik nuk asht aspak
fajtor për veprime kundër shtetit. Krejt procesi i tyne ka
qenë vetëm një kurdisje. Ata janë të pafajshëm. Armët, që
u gjetën nën lter, i kam vendos unë vetë, me duert e mija,
me urdhën të krenve të partisë e të sigurimit.
Pjerini përfundoi tue deklarue se e gjithë kjo ishte
kurdisë me eliminue klerin katolik dhe botën katolike
shqiptare. Kur policët mbrritën aty me i hjek mikrofonin,
ai e kishte mbarue fjalimin. U ul krej i kënaqun mbi stolin
e tij, sepse tashma e ndiente veten të çliruem nga ajo peshë
108
e randë, që shpirti i tij e kishte durue deri në ato çaste.
Prandaj e ndjente veten të gatshëm me u paraqitë para
zotit, me ndërgjegje të pastër. Ai e dinte mirë se shumë
shpejt do të nisej për në botën tjetër. E pushkatuen
menjëherë bashkë me disa të tjerë. Episodi i Pjerinit ishte
si një bombë e papritun, që e tërboi kreun e regjimit. Sepse
ai incident zbuloi hapun mekanizmin vrastar e terrorist të
atyne që kishin në dorë pushtetin dhe do ta mbanin atë me
çdo kusht, qoftë dhe duke vrarë njerëz të pafajshëm, që i
konsideronin të padëshiruem. Disa njerëz të sigurimit
morën masa për këtë pakujdesi të madhe.
Pas fjalës së Pjerin Kqirës, në sallë ra një heshtje e
madhe. Por pastaj filloi përsëri poterja me britma
shurdhuese, të drejuem kundër atij njeriu që kishte pasë
atë guxim të madh me demaskue publikisht poshtërsitë e
sigurimit e të gjykatave të shtetit komunist. Edhe të
pandehunit e kësaj seance gjyqsore morën dënime të
randa. Kur grupi i të dënuemve doli jashtë, i përcjellun
nga policia, mbi ta u lëshue masa për t‘i mbytë me duert e
saj, sidomos kundra Pjerinit, por policia nuk i lejoi. Pra,
ata njerëz ishin të bindun se ai nuk kishte thanë të
vërtetën, por kishte ba deklarata false!
Edhe ky grup e pagoi me gjashtë të pushkatuem,
ndër ta edhe Pjerin Kqira, që e tregoi veten trim dhe i
vendosun, si një shqiptar i vërtetë. I gënjyem dhe i lidhun
me partinë e sigurimin, këta e kishin përdor me kurdisë
planin e armëve të fshehuna në kishë. Por pas gjyqit të
misonarëve italianë e priftave shqiptarë, që pastaj u
pushkatuen, Pjerini e kuptoi se kishte hy në rrugë të
gabueme, duke u ba shërbëtor i djallit. Kështu, ai priti
daljen në gjyq me shfajsue veten duke thanë të vërtetën.
109
Llesh Marashi
Ata po rrinin në dhomë një pasdite tё fundit tё
janarit, kur jashtë u dëgjue zhurmë e britma njerëzish.
Valentini hypi mbi kurrizin e një shokut dhe, nga dritarja
sipër e qelisë, dalloi një turmë të madhe, partizanë e
partizane, që vinin rrugës me dy njerëz të lidhun. Të dy
ishin trupmëdhej e mjekrrosha, me sa duket, edhe këta
malësorë të arratisun të malit që i kishin kapun forcat e
ndjekjes. Ato dalloheshin nga turma për nga shtati dhe
ruheshin nga njerëz të sigurimit. Sigurisht, ata duhet të
ishin njerëz të randësishëm, përderisa ishte grumbullue
gjithë ai popull rreth tyne, tue brit e sha, e tue i thur lavde
partisë, qeverisë e diktatorit. Rruga bante kthesë dhe
turma mori drejtimin andej dhe u zhduk. Valentini zbriti.
Pasi u tregoi shokëve se çfarë kishte pa jashtë, ata u banë
kurioz me ditë se kush ishin ata dy malësorë të lidhun.
Për të mos ra në sy të spiunëve, Valentini porositi
një nga shokët e tjerë të pyeste kushrinin e Remzisë, që
bante shërbim aty. Morën vesh se ishte fjala për major
Llesh Marashin dhe një t’afërt të tij, që i kishin kapë atë
mëngjes, pas një luftimi afër Koplikut.
Siç dihet, Llesh Marashi ishte ai që andej nga mesi i
shtatorit 1945, drejtoi kryengritjen e Malësisё Madhe ose,
siç quhet ndryshe, kryengritja e Koplikut, me qëllim pastaj
me i ra Shkodrës. Ata që e nisën këtë lëvizje kishin shpresë
se do të çoheshin edhe krahinat e tjera përreth, por kjo nuk
ndodhi dhe kryengritja dështoi. Lleshi me të vetët u
detyrue të fshihej përsëri në male, i ndjekun nga forca të
110
pesëditor në Shkodër. Gjatë kësaj kohe forcatarrestuen
qindra vetë si dhe banë pushkatime të shumta pa gjyq.
shumta të dergueme nga Tirana nën komandën e
M. Shehut. Me këtë rast, M. Shehu vendosi një
shtetrrethim.
Major Llesh Marashi
Udhёheqёs i kryengritjes sё Koplikut.
Ma vonë, ata morën vesh se Llesh Marashi me nipin
Rrok Kanti dhe kushrinin Pjetër Bajraktari, që rrinin të
fshehun prej gati një vit e gjysmë në një shpellë, në një
faqe mali shkambor, ishin diktue. Në fakt, ata
furnizoheshin me ushqime nga njerëz besnikë. Shpella
ishte në një vend të fshehtë e të sigurt, që as që mendohej
se mund të zbulohej. Por, me sa duket, ndonjë spiun do të
111
ketë vrejtë lëvizjet e njerëzve që çonin ushqime aty, sado
që ato ishin mundue mos me ra në sy.
Kur forcat e sigurimit e rrethuen vendin,
komanndanti kishte kërkue dorëzimin e tyne, por në atë
çast nipi i Lleshit, Rroku, ishte lëshue pas një shkambi e
kishte fillue pushkën. Nga të shtënat e para mbetën të
plagosun dy ushtarakë e megjithëse Lleshi i thërriste nipit
që ta pushonte zjarrin, ai nuk donte t’ia dinte dhe kishte
vazhdue me luftue me trimni të pashoqe. Por rrethimi sa
vinte e shtrëngohej ma tepër. Rroku e pa se i kishin mbetë
pak fishekë dhe vendosi me vra veten, mos me ra në dorë
të komunistёve. Ai kishte gjuejt veten me revolver.
Ndërkaq, komandanti i kishte ba thirrje Ll. Marashit që të
dorëzoheshin, se nuk kishte tjetër rrugëdalje për ta. Lleshi
iu përgjigj se po t’ishte për atë, ai nuk do t’ishte dorëzue
kurrë, por mendonte për jetën e nipit dhe të kushrinit, pra
të Rrokut dhe Pjetrit. Në qoftë se ai i garantonte jetën e
tyne, atëhere ai do të dorëzohej.
Lleshi nuk dinte asgja për Rrokun qё kishte gjuejt
veten mos me u dorëzue. Pasi ishte konsultue me
komisarin, komandanti i ishte përgjigj se e pranonin
kushtin e tij. Kështu Llesh Marashi e Pjetër Bajraktari u
dorëzuen dhe i sollën në Shkodër. Kur Lleshi e mori vesh
se Rroku ishte vra, ai ishte pendue pёr dorёzimin. Por
Rrokun e gjetën të shtrimë, me një plagë të madhe në
gjoks; ai kishte humb shumë gjak dhe e kishin kujtue të
vdekun. Por komandanti ishte afrue dhe kishte vrejtë se ai
ishte akoma gjallë. Ai kishte dhanë urdhën që të
përgatisnin një vig me e dërgue atë deri në një vend ku
vinte makina. Kështu u veprue dhe Rrokun e çuan në
112
spitalin e Shkodrës. Atë e operuen urgjentisht dhe shpëtoi
nga vdekja.
Pasi u shërue, Rrokun e morën në hetuesi për me
nxierrë nga ai informata të nevojshme, veçanërisht për
axhën e vet, por më kot. Ai përballoi torturat, por nuk u
tregoi asgja hetuesve. Kurse Llesh Marashin e mbajtёn njё
kohё tё gjatё nё qelitё e burgjeve, krejt tё izoluem. Ata
donin ta thyenin moralisht e ta banin pёr vete, tue i
premtue edhe ndonjё post me randësi. Por Ll. Marashi u
tregue i pamposhtun. Atё e ekzekutuen me varje midis
Shkodrёs më 1946. Në bisedat e tyne për të, të burgosunit
nuk ia falnin aktin e dorëzimit. Një figurë si ai, për ma
tepër një ushtarak si Llesh Marashi, nuk duhej të ishte
dorëzue gjallë në dorë të forcave të ndjekjes.
Riatdhesimi i Gorit
Valentinit po i afrohej një ditë e trishtë. Atë e
thirrën në zyrë me u përshëndet me Gorin. Siç mund të
përfytyrohet, ky takim mes tyne ishte tepër prekës, aq sa
Valentinit iu duk se u përmallue edhe drejtori. Ai u çue në
kambë e filloi të shëtiste poshtë e nalt nëpër dhomë, duke
e lanë çiftin vetëm që të flisnin lirisht. Valentini u mundue
me e qetësue gruen duke i dhanë kurajo. Drejtori e lejoi
zgjatjen e takimit jashtë parashikimit, derisa erdhi çasti i
ndarjes dhe ata të dy nuk donin të përfitonin nga
mirësjellja e tij. Ata e falënderuen drejtorin, dhe Valentini
u çudit kur ai i kishte shtrëngue dorën fort duke i thanë:
113
“Mos u mërzit, se nuk i dihet. Mund të lirohesh e kështu
mund të bashkohesh me të.”
Ai i la përsëri vetëm dhe ata përshkuen sallonin
duke zbritun bashkë shkallët. Kur arritën në fund të
shkallëve, ata u përqafuen dhe u ndanë pa folë asnjë fjalë
nga emocioni. Valentini u përmbajt, kurse Gori qante me
ngashërim. Ajo doli prej burgut krejt e turbullueme dhe e
përhumbun.
Në njëfarë kuptimi, kjo ishte një ndarje si ajo e njё
Penelope të re, qё shёnonte fillimin e peripecive tё
dashurisë me Odiseun e saj, Valentinin.
Lufta e Trojёs
zgjati 10 vjet dhe po kaq, 10 tё tjera iu deshёn Uliksit në
udhëtimin e tij plot aventura, derisa u kthye në Itakë. Po
sa do tё zgjaste odiseja e Valentinit dhe Gorit? Askush
s'mund ta përfytyronte se do të duhej të kalonte një
gjysmë shekulli deri në ribashkimin e tyre, në Bolonja të
Italisë.
Disa ditë pas ndarjes me Gorin, aty erdhi kryetari i
Degës së Brendshme të rrethit, Zoi Themeli, i njohun si një
njeri i pashpirt. Ai kaloi nga dhoma në dhomë dhe, kur
shihte ndonjë fytyrë të njohun, ai ndalej të fliste me të.
Erdhi edhe në dhomën e Valentinit. Të burgosunit u çuen
në kambë dhe u vendosën në rresht para tij. Pasi e pyeste
secilin për emnin e mbiemnin, ai i bante ndonjë pyetje.
Kur ishte para Valentinit dhe mori vesh kush ishte, ai e
pyeti:
-A ke marrë ndonjë lajm prej grues? Dhe, ndërsa
priste përgjigjen e tij, pas pak e pyeti nëse kishte ndonjë
kërkesë. Valentini nuk kishte droje ndaj askujt dhe, për ma
tepër, ishte i mërzitun pas largimit të Gorit. Kështu që ai i
tha kryetarit të degës se nuk është e drejtë që ta mbanin
114
akoma në burg, sepse ai ishte krejtësisht i pafajshëm dhe
nuk kishte ba asgja kundra regjimit. Aq ma tepër, që ai
kishte jetue jashtë shtetit shumë vjet pa ardhë në Shqipni.
Zoi Themeli iu përgjigjigj qetë-qetë:
- Duhet të dish se po të lironim ty, populli do të
vinte me na kërkue llogari. Do të vinin duke protestue pse
e kemi lirue djalin e Prenk Pervizit, anmik për vdekje i
regjimit...
Pasi tha këto fjalë, ai kaloi tutje. Pastaj doli në
korridor e para se me zbrit shkallët i tha:
-Familja jote është e internueme në Berat, apo jo?
-Po, iu përgjigj Valentini.
Teksa zbriste shkallët, Themeli shtoi:
-Ndoshta edhe ty do të internojmë në Berat.
Të nesërmen, Valentini mori një telegram nga e
shoqja, ku i thoshte se kishte mbrritë në Bologna dhe
gjendej pranë familjes së saj.
Kështu kalonin ditët dhe muejt dhe po mbusheshin
dy vjet nga dita e arrestimit të tij. Në një mëngjes, atë e
thirrën poshtë bashkë me një fotograf të njohun shkodran
që quhej Ded Jakova. Ky bashkë me Guljelm Dedën dhe
mësuesin Zef Agimi, qysh nga dita kur ishte largue grueja
e Valentinit, e ftonin atë me nda bashkë me ta ushqimin që
u sillnin familjet e tyne.
Ma në fund, erdhi edhe dita kur duhej me dalë në
gjyq.
Vetë drejtori i burgut u paraqit me një listë në dorë
dhe lexoi 15 emna në dhomën e Valentinit e tre në një
dhomë tjetër, gjithsejt 18 veta. U tha se të nesërmen do të
shoqëroheshin te një sallë gjyqi enkas për ta, pa
altoparlanta dhe me pak dëgjues, ma të shumtët t’afërmit
115
e tyne. Valentini nuk kishte njeri të vetin që të vinte në
gjyqin e tij. Familjarët i kishte të internuem dhe prindin në
arrati, të strehuem në malet e Kurbinit qysh nga nandori
1944, e tani ishte shtatori i vitit 1946. Gjyqi kishte si
prokuror Aranit Çelën, i cili, siç dihet kishte çue në
pushkatim ajkën e Shkodrës, intelektualë, oficerë, priftën e
seminarista, studentë e profesorë, katolikë, myslimanë e
ortodoksë, qytetarë e malësorë. Ai ishte një nga autorët
kryesorë të një kasaphane të vërtetë.
Të 18 vetët u morën në pyetje brenda dy ditëve dhe
mbaruen punë me trupin gjykues dhe me prokurorin.
Valentinin e kishin lanë të fundit. Kryetari i gjyqit, që
zakonisht sa për formalite bante ndonjë pyetje, nuk dinte
nga me ia fillue. I erdhi në ndihmë prokurori.
Kur A. Çela iu drejtue Valentinit, fytyra e tij u vrejt
dhe nisi t’i flasë me za të naltë, sigurisht me i shti frikën e
pastaj me e mbyllë me pretencën e tij. Valentini e mblodhi
veten dhe iu përgjigj ashtu siç duhet. Siç vepronte edhe
me të tjerët, prokurori e nisi pretencën me gjana të
sajueme e dëshmi false. Hodhi mbi Valentini akuza të
randa. Sikur ai para se me ardhë në Shqipni kishte takue
disa të arratisun në Itali si Abaz Kupin, Mehdi e Mithat
Frashërin, e të tjerë, prej të cilëve kishte marrë udhëzime
me fillue një kryengritje kundër regjimit komunist dhe të
tjera absurditete si këto !
Pas këtyne shpifjeve neveritëse të prokurorit,
ndërhyni kryetari, i cili iu drejtue Valentinit:
-Hë, pra, a je në gjendje me u shfajsue? Hajde,
përgjigju!
Valentini nisi me folë me qetësi:
116
-Fillimisht duhet të deklaroj para trupit gjykues dhe
me përgjegjësinë time të plotë se ato persona që përmendi
zoti prokuror, nuk i kam njoh, as takue kurrë në jetën
time. Po kështu, nuk kam dëgjue të flitet për ta para se
t’arrestohesha. Vetëm në burg, duke lexue shtypin, kam
marrë vesh se kush janë ata. Së dyti, duhet të theksoj se të
gjitha akuzat që prokurori ka dashtë të m'i ngarkojë mue,
janë krejtësisht të pabaza. Po t’ishte se unë do të kisha
pasë qëllimin me ardhë e me luftue në Shqipni, siç thotë
prokurori, kundër regjimit komunist, nuk do ta kisha
marrë gruen me vete, aq ma shumë se ishte e huej!
Pas kësaj mbrojtje, prokurori lexoi pretencën e tij
për dënimin e secilit prej të pandehunve. Dënimet nisen
nga 15 vjet punë të detyrueshme në minierë dhe deri me
ato ma të lehtat. Kur erdhi radha e Valentinit, u ba pak
pushim, pastaj prokurori kërkoi tre vjet internim për të, që
kryetari e aprovoi me vendimin e tij.
Kur e kthyen në burg, të gjithë shokët e tij u gëzuen.
Ata e uruen, me gjithë zemër, për atë zgjidhje që mori fati i
tij dhe që i jepte fund kësaj pritje të frikshme e të
padurueshme. Atë do ta internonin, megjithëse ishte i
pafajshëm. Padrejtësia e regjimit e kishte godit përsëri
djaloshin plot ëndrra për jetën. Por ai kishte fitue diçka: do
të ikte nga qelitë e ftohta e të mbylluna hermetike të
burgut. Kështu do të kishte mundësinë të takohej e të
rrinte me njerëzit e dashtun të familjes, që e prisnin me
padurim.
117
Internimi në Berat
Pas disa ditësh, drejtori i burgut e thirri Valentinin
në zyrën e tij dhe i komunikoi të bahej gati se do të nisej së
shpejti për në Berat. Ai i foli me një ton të njerëzishëm,
duke i thanë se atje do të gjente gjyshen dhe nanën, që
sigurisht, do të gëzohen shumë. Besoj se je i kënaqun a po
jo?
-Po zoti drejtor. Nuk di si me e shpreh gëzimin se do
t’i takoj jashtë mureve të burgut dhe pas pesë vjetësh
ndarje prej tyne.
Dhe në fakt, të nesërmen atë e nisën të shoqnuem
nga një polic, i cili e trajtoi mirë gjatë rrugës, ndryshe nga
disa të tjerë, që ua binin në majë të hundës me sjelljet e
tyne të ashpra njerëzve si Valentini, me tregue, vend e pa
vend, se ishin të lidhun me partinë dhe i luftonin ata që
ishin kundër saj.
Polici e përcolli deri te Dega e Brendshme e Beratit.
Kur arriti aty, ai dalloi disa njerëz të sigurimit, me
uniformë oficerësh. Me sa duket, ata ishin të lajmëruem
për ardhjen e tij. Oficeri që merrej me të internuemit, pasi i
kishte regjistrue të dhanat personale, i tha se do të
paraqitej në degë dy herë në ditë, në mëngjes deri në orën
9 dhe në mbramje deri në orën 19.
Kur Valentini doli nga zyra, iu afruen disa njerëz
dhe e pyetën se kush ishte e nga vinte. Valentini e kuptoi
nga e folmja dhe pamja se ata të internuem ishin nga
Veriu. Ai u tregoi se vinte nga Shkodra, kush ishte dhe se
aty në Berat kishte nanën dhe gjyshen. Ata u gëzuen
shumë dhe pasi i treguen se kush ishin edhe ata, i banë
118
urime për lirimin nga burgu. Ndërkaq një djalë i ri u nda
prej tyne për me lajmërue nanën e Valentinit. Kështu u
nisën të gjithë së bashku. Pas pak, ai takohet rrugës me
nanën, e cila i kishte dalë përpara sapo kishte marrë vesh
ardhjen e tij. Sipas përshkrimit të Valentinit, ky ka qenë
një takim shumë i përmallshëm, pas pesë vjet ndamje dhe
atyne peripecive që kishte kalue rrugës dhe në burgun e
Shkodrës. Nanë e bir kishin qa me lot gëzimi.
Pa humb kohë, ata u nisën drejt banesës, ku priste
me padurim gjyshja. Takimi me gjyshen ishte dhe ma
emocionues, ajo e përqafonte dhe e prekte në trup, si me u
bind se ishte ai vetë, nipi i saj i dashun. Banesa e tyne në
Berat ishte krejt e prishun dhe e vendosun sipër një stalle.
Ishte një dhomë me 14 metra katrore, pa tavan e me çati,
ku mungonin binarë e tjegulla. Kështu që shiu pikonte
kudo. Edhe dyshemeja ishte e prishun; asaj i mungonin
disa dërrasa. Era hynte nga të katër anët, sepse muret
ishin ça e në disa vende kishin ra tullat. Kështu që në ato
ditët e para, atij iu desh me ba vetë disa riparime me
mbeturinat, që kishin mbetë nga lufta. Po e ndihmuen
edhe shokët e rij që gjeti në internim. Kështu, dhomëza e
tyne u rregullue disi.
Këtë qytet të njohun për antikitetin e tij, ku spikaste
kalaja me mure të fuqishme, me kisha të vjetra, ku ishin
ruejtë ikona, mozaikë e libra, deri edhe kodi i famshëm me
shkronja të arta, regjimi komunist e kishe caktue si qendër
internimi për familjet e mëdha dhe plot të tjera nga
krahinat e Veriut. Shumë nga këto familje rrinin edhe në
lagjen e kalasë, si dhe në lagjet e tjera si Mangalem etj.
Duke qenë se qyteti ishte damtue nga lufta, banesat e
shkatërrueme u ishin dhanë për strehim të internuemve,
119
të cilët mundoheshin me u rregullue me mjetet dhe
mundësitë modeste që kishin.
Komanda ishte mjaft larg, nga ana tjetër e qytetit.
Megjithatë, nana dhe gjyshja duhet të paraqiteshin atje dy
herë në ditё.
Valentini në vitin 1949
(Foto Xhimitiku, Berat)
Kuptohet se kjo pёr gjyshen, plakё 85 vjeçe, ishte
njё torturё e vërtetë. Përveç këtyne rregullave të ashpra
survejimi, ata i mundonte edhe varfnia e skamja. Ato
duhet të mjaftoheshin me racionin e bukës së misrit që u
jepnin, një kile bukë në ditë. Kjo sasi buke u jepej me
kompensue mungesat ushqimore. Ato ua shitshin gjysmën
beratasve, që edhe ata vuenin nga buka prej krizës
ushqimore që kalonte vendi. Atyne u jepej 400 gram për
njeri. Ishte krizë e madhe buke, sepse të gjitha tokat
bujqësore kishin mbetë pa u punue prej dy vjetësh. Në
120
këto kushte, ndërhyni Administrata e Kombeve të
Bashkuara për Ndihmë e Rindërtim (UNRRA), duke sjellë
nga jashtë një sasi mielli për të përballue mungesën e
madhe të bukës në vend. Edhe të internuemit e tjerë
kështu vepronin. Regjimi komunist i kishte dëbue nga
vendet dhe pasunitë e tyne, pa u lejue me marrë asgja me
vete. Me ato pak lekë nga shitja e një pjese të bukës, të dyja
mundoheshin me mbijetue në atë gjendje të pashpresë ku i
kishte hedhë fati i jetës.
Me ardhjen në Berat, Valentini pati mundësi me i
nisë dy kartolina grues së tij në Bolonja. Ai e njoftonte se
ishte transferue nga Shkodra në Berat, ku ishte bashkue
me familjen. Ai përdori kartolinat, sepse e dinte se letrat
censuroheshin me rreptësi nga sigurimi. Për fat, kartolinat
kishin mbrritë atje, sepse pas një muej ai mori përgjigje, po
ashtu me një kartolinë. Edhe Gori shprehte gëzimin për
transferimin e tij në Berat dhe që ishte bashkue me
familjarët e tij. Kështu, u hap njëfarë mundësie që çifti të
merrej vesh, sado përciptas, se ishin mirë dhe, ku nuk
mungonte shpresa e një përmirësimi të gjendjes që të
mundësonte ardhjen e Gorit në Shqipni. Por këto ishin ma
tepër dëshira dhe andrrime, sepse realiteti ishte i
pashpresë në atë drejtim. Ata që mendonin se situata do të
qetësohej pas stuhisë fillestare, në të vërtetë, do të
mbeteshin shumë të zhgënjyem. Në shoqërinë shqiptare,
terrori do të vazhdonte i pamëshirshëm, me gjyqe e pa
gjyqe, duke shkaktue vazhdimisht viktima të tjera për
shkak të zbatimit stalinist të luftës së klasave.
121
Gjyshja, Mrika Pervizi, dhe nana, Ana Pervizi. Të dyja u internuen nӫ
maj 1945 në Berat, pastaj mӫ 1948-1954 nӫ Tepelenӫ, ku gjyshja vdiq
mӫ 1950. Nana vdiq në Pluk tӫ Lushnjӫs nӫ prill 1977, pas 32 vjetësh
internim.
Në vitet 1945-1948 Berati u ba qendër internimi për familjet e
mӫdha tӫ Veriut e shumӫ tӫ tjera qӫ kishin njerӫz tӫ arratisun nӫ mal
ose jashtӫ shtetit.
122
Një vështrim retrospektiv
Duhet me ba një analizë ose, ma mirë me thanë, me
hedhë një vështrin retrospektiv. Pra, me u kthye mbrapa,
pikërisht në kohën e kapitullimit të Italisë, që shënoi
ardhjen e gjermanëve në Shqipni. Kjo më duket e
nevojshme me u dhanë kuptim e me sqarue ngjarjet që
ndodhën në atë periudhë, e që lidhen me tregimin mbi
Valentinin dhe familjen tonë.
Si një dëshmitar që i kam ndjek dhe i kam përjetue
ato rrethana, unë them se tregimi im do të shërbejë për të
sqarue shumë punë që janë paraqitë tjetër për tjetër, pra
janë deformue e manipulue qëllimisht për interesa t’errta
klanore, krahinore, fetare e ideologjike. Unë jam i prirun
për me i paraqitë ngjarjet sipas një kandvështrimi sa ma
real e të përpiktë. Nuk i çmoj ata që shkruejnë me përfitue
privilegje materiale apo morale. Zakonisht, kjo kategori
kthehet në ithtare e himnizuese individësh, partish,
klanesh, krahinash e besimesh dhe nuk e kanë për gja me
ba sajime e trillime të historisë shqiptare.
Ka pasë raste që edhe të ashtuquejtuna figura e
personalitete të botës shqiptare, të kenë falsifikue
qëllimisht fakte historike, të njohuna mirë, me tregimet e
tyne, duke përfitue nga emni dhe titujt që mbanin e
mbajnë.
Po e ilustroj këtë pohim, me disa të dhana konkrete.
Kur, më 8 shtator 1943 u shpall kapitullimi i Italisë,
po atë ditë prindi im, gjeneral Prenk Pervizi, bashkë me
disa oficerë të tjerë madhorë të ushtrisë shqiptare, ndër ta
gjeneralët Gustav Mirdashi e Aqif Permeti e nja dy
123
kolonelë, u paraqitën te komanda e ushtrisë italiane, ku
patën takim me kryekomandantin e saj, gjeneralin
Dalmazzo. Në atë takim, im atë, në emën të ushtrisë
shqiptare, i njoftoi atij se kishin ardhë me marrë në
dorëzim komandën. Gjeneralit Dalmazzo iu kërkue që të
lëshonte urdhën garnizoneve italiane që të dorëzoheshin
me gjithë armatimet e tyne pranë forcave efektive të
ushtrisë shqiptare ose të atyne të malit, për të mos
provokue incidente e viktima, përderisa pushtimi italian
në Shqipni kishte marrë fund. De facto, Shqipnia tashma
ishte e lirë dhe e pavarun. Dalmazzo e mori përsipër ta
kryente atë punë. Ndërkaq, im atë ndërhyni dhe e
këshilloi të merrte me vete sa ma shumë italianë me anijet
që kishin, sepse gjermanët mund të hakmerreshin me ta,
për tradhtinë që u ishte ba. Në këtë takim, Dalmazzo i
kishte falënderue ushtarakët shqiptarë për fisnikërinë e
tyne. Madje, me atë rast ai i kishte dashtë me i ba si
dhuratë e kujtim babës dy kuajt e tij të bardhë. Por im atë
e kishte refuzue atë, për të mos krijue keqkuptime me
natyrë politike. Kështu komanda italiane i dorëzoi zyrat
dhe ndërtesën e komandës, ku zuni vend komanda
shqiptare me gjeneral Pervizin në krye.
Ky ishte akti i parë i kryem nga ushtria shqiptare,
që nuk përmendet, meqë historianët kërkojnë dokumente
të shkrueme, që nuk janë shkrue nga ana zyrtare, por që
efektivisht akti i dorëzimit u krye me marrëveshje gojore.
Në këtë rast, dëshmitari kryesor ishte im atë, bashkë me
oficerë të tjerë madhorë të naltpërmendun, dhe kjo ngjarje
asokohe njihej nga të gjithë. Duhet theksue se dorëzimi
paqësor i ushtrisë italiane u ba pa probleme, sipas kësaj
marrëveshje. Pra, u evituen rastet e konflikteve me armë,
124
siç kishte ndodhë, për shembull në Burrel, pak ditë
përpara kapitullimit. Atëherë, forcat italiane kishin
urdhnin mos me u dorëzue dhe me iu përgjigj me zjarr
çdo tentativë sulmi nga ana e shqiptarve. Matjanët, të
nxitun kushedi se prej kujt, u bashkuen dhe sulmuen
Burrelin. Forcat italiane aty i pritën sulmuesit me breshëri
mitrolozash e gjuejtje topash, saqë këta të fundit u larguen
të shpartalluem tue lanë të vdekun e të plagosun. Por pas
marrëveshjes nuk pati ndodhi të tilla fatkeqe.
Ndërsa im atë me disa oficerë madhorë kërkonin
me organizue sa ma parë ushtrinë shqiptare, ngjarje të
paparashikueme u banë pengesë. Kështu, u hap fjala se
gjeneral Prenk Pervizi kishte dalë në mal dhe u bante
thirrje reparteve të zonave të veriut me u bashkue me të.
Të gjitha repartet u shpërndanë dhe u kthyen pas
oficerëve të tyne në krahinat e tyne. Ata plaçkitën depot e
ushtrisë italiane dhe morën me vete materiale e armatime.
I njoftuem dhe i alarmuem, im atë deshi të ndërhynte, por
u gjend para faktit të kryem. Brenda pak ditëve, vendi
mbeti pa ushtri. Vetëm në Kosovë, dy regjimente
shqiptare të dislokueme atje nuk ishin shpërnda.
Kjo që ndodhi u fol se kishte qenë një taktikë e
komunistëve për çorganizimin e ushtrisë shqiptare, e cila,
mund të paraqiste rrezik të madh për ta. Sepse
nacionalistët, që tashma po merrnin pushtetin në dorë, me
një ushtri të fortë, nuk do t’u linin shteg komunistëve me
përmbushë qëllimet e tyne prosllave. Po kështu, ata nuk
do të lejonin kurrë marrjen e pushtetit nga komunistët dhe
dorëzimin e Kosovës Jugosllavisë. Thuhej gjithashtu se
mund të kishin gisht edhe anglezët, për të mos lejue
krijimin e një ushtrie të rregullt e të fortë shqiptare.
125
Praktikisht, kjo e nxirrte jashtë loje misionin anglez. Nga
ana tjetër, krijimi i një qeverie nacionaliste do të fuqizonte
vendin dhe do të luftonte për bashkimin kombëtar, që
ishte në programin e të gjitha forcave dhe partive
nacionaliste. Si rezultat, edhe Kosova e Dibra e Madhe do
të mbeteshin brenda kufijve politikë të shtetit të ri shqiptar
të Pasluftës. Mirëpo, kjo nuk u shkonte për shtat
anglezëve, që ia kishin premtue Kosovën Titos. Nuk ishte
pa domethanie që Çurçilli kishte dërgue me mision të
birin pranë shtabit të Titos. Pra, krijimi dhe forcimi i një
ushtrie kombëtare shqiptare, do t’ishte për anglezët një
dështim i politikës së tyne ndaj Jugosllavisë.
Në këto rrethana, im atë me bashkëpuntorët e vet
vendosën me përforcue ushtrinë e Kosovës, që, siç thamë,
nuk ishin shpërnda. Ai u emnue ministër i Mbrojtjes
Kombëtare. Kjo detyrë i jepte atij autoritetin e nevojshëm
në fushën ushtarake. Por me kapitullimin e Italisë, në
Shqipni u vendosën forcat gjermane, me gjeneralin
Neubacher, ministër për Ballkanin. Që në ndërhymjen e
parë që bani, ky deklaroi se Gjermania e njihte Shqipninë
të lirë, të pavarun e neutrale. Shqiptarët do të vazhdonin
punën e tyne për qeverisjen dhe adminstrimin e vendit.
Gjermanët nuk do të përziheshin në punët e tyne, sepse
ata « kërkonin vetëm rrugëkalimin nëpër Shqipni dhe
asgja tjetër.» Gjermanët zotoheshin se respektonin
vetqeverisjen dhe vetadministrimin e vendit, duke qenë se
u kishin njohun shqiptarëve lirinë, pavarësinë dhe
neutralitetin.
Aq e vërtetë asht kjo, saqë ata nuk ndërhynë në
punët e shqiptarve, megjithëse nuk kishte familje që nuk
mbante në shtëpi italianë të mbetun në Shqipni, dhe asnjë
126
italian nuk u vra, as nuk u arrestue prej tyne. E njëjta gja
mund të thuhet për hebrejtë, të cilët nuk pësuen asnjë
persekutim dhe Shqipnia njihet si një vend që nuk i
dorëzoi ata tek autoritetet gjermane, siç vepruen disa
shtete të mëdha në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sigurisht, duhet thanë se qeveria nacionaliste i kishte
marrë masat për sigurimin e tyne, tue i pajis të gjithë sa
vinin këtu me dokumente shqiptare.
Gjatë kësaj periudhe u lejue hapja e linjave për
bisedime telefonike e telegrafike me Evropën dhe
Amerikën. Në vend u vendos rregulli e qetësia, aq sa nuk
e teprojmë po të themi se mbretnonte njëfarë demokracie e
papame deri atëherë. Shtypi shkruente lirisht, shkrimtarët
mund të botonin vepra, që në kohën e Italisë nuk mund të
dilnin. Komunistët qarkullonin në Tiranë lirshëm, ku
banin propagandën e tyne, me fletushka e me fjalime, pa i
trazue kush. Njerëzit shkonin e vinin në punët e tyne, pa
kontrolle e pa kufizime, të përligjuna në një kohë lufte.
Po pse flitet e shkruhet, atëherë, aq keq për atë
periudhë « pushtimi »?! Kjo asht vetëm kambana e
komunistëve që bie për të justifikue ardhjen e tyne në fuqi,
dhe nuk lejohej, as po lejohet edhe sot të dëgjohet edhe
kambana tjetër, ajo e nacionalistëve. Me anë të shtypit të
tyne, të librave shkollorë, si dhe të veprave të
shkrimtarëve, bashkëpuntorë, konformistë e servilë, si dhe
me anë të filmit, teatrit, veprave artistike në pikturë e
skulpturë, me shfaqjet e tjera artistike e kulturore,
komunistët arritën të krijojnë një imazh heroik e patriotik
të paqenë, sipas thanies së Volterit se «gënjeshtra e
përsëritun bahet e vërtetë.»
127
Kështu, regjimi komunist që zbatoi një propagandë
të tillë shpifjesh, falsifikimesh, gënjeshtrash e
mashtrimesh, të paraqituna zyrtarisht nëpër shkolla,
universitete, akademi, botime të gjitha llojeve, si dhe
nëpër aktivitete kulturore-artistike gjatë një gjysmë
shekulli, krijoi një histori kryekëput të deformueme. Dhe,
kjo histori gëlltitet si e vërtetë edhe tani, pas kaq vitesh, që
regjimi totalitar komunist ka rënë duke lënë pas pasojat e
tij tragji-komike.
Vllaznit dhe shtjellime tё tjera
Valentini nuk ishte takue me ne qysh prej vitit 1943.
Kur erdhi në Shqipni në tetor 1944, ai mori vesh se ne
ishim strehue në mal pas djegies së shtëpive tona në Laç e
Skuraj. Ne qëndronim të fshehun me nanën e gjyshen nga
frika e terrorit të komunistëve, siç kemi tregue tashma, ku
ndejtëm 8 muej të mbrojtun nga familja e Nikoll Llesh
Gjokës në Skuraj. Unë dhe Genci u kthyem në Laç, në prill
1945, te shtëpia e djegun dhe prej andej erdhëm në Tiranë,
ku zumë një dhomë me qira. Ndërsa nana e gjyshja u
internuen në Berat, ku ma vonë u dërgue edhe Valentini.
Unë fillova punë në librarinë e çiftit korçar KotePepo, në ish-librarinë italiane Marzoko, e djegun gjatë
luftës dhe e rindërtueme prej tyne. Ata më pranuen si
shitës, meqë e kishin njohë babën, kur ai kishte qenë me
detyrë në Korçë, dhe kishin konsideratë për të. Kjo më
vlejti si një mbrojtje, sepse Llambi Kote dhe e shoqja,
Vrisidha Pepo, ishin komunistë dhe kishin njohje e miqësi
128
me funksionarë të lartë, ndër ta me Koçi Xoxen dhe me
vetë kreun e qeverisë, Enver Hoxhën. Ndërsa Genci
mundohej me gjetë ndonjë punë krahu. Kryesorja ishte me
shty ditët me shpresë të një ndryshimi apo zbutje të
politikës në vend. Asokohe ne mendonim se aleatët angloamerikanë do të banin diçka e do të ndërhynin për të
normalizuar situatën, që ishte ashpërsue me ngritjen e
gjyqeve speciale dhe masat drastike si pushkatime,
burgosje dhe internime të qindra e qindra familjeve, siç
ndodhi edhe me familjen tonë.
Duke kapërcye rrethana të tjera, po tregojmë se si u
ba e mundshme që Gori të riatdhesohej. Ky fakt hyn në
rrjedhat e ngjarjeve që shoqnuen jetën e Valentinit. Ajo
erdhi në Tiranë me rregullue dokumentet për riatdhesim
me anë të Circolo Garibaldi, që merrej me riatdhesimin e
italianëve të mbetun pas lufte në Shqipni. Genci siguroi
qёndrimin e saj pranё familjeve mike Bonati e Toptani.
Gori erdhi në librari për t’u njohur me mue. Unë e
prezantova edhe me pronarët, zotin Kote dhe zonjën Pepo,
që e morën vesh historinë e saj dhe mbetën shumë të
prekun. Me ndihmën tonë, Gori arriti t’i plotësojë
dokumentet që kërkoheshin për riatdhesim, por duhej
edhe firma e ministrit të Brendshëm, Koçi Xoxe. Nuk
dinim si të vepronim. Po të shkonte vetë ajo në takim
zyrtar, kishim frikë se mos i ndodhte si me M. Shehun. Në
ato rrethana, Gori vjen te libraria, ku do të priste Gencin
me shkue diku. Aty ishte edhe pronarja e librarisë,
Vrisidha, e cila e ftoi të rrinte me të, derisa të vinte Genci.
Kështu ajo e mori vesh problemin e saj.
129
Genc Pervizi
Lek Pervizi
Genci vuejti 10 vjet burg. Me Valentinin u takue pas 15 vjetësh nӫ Kuç,
kurse me Lekӫn nӫ Tiranӫ, pas 6 vjetësh. Valentini dhe Leka do të
arrestoheshin mӫ 1950 dhe do tӫ kalonin 40 vjet nӫ burgje e kampe të
ndryshme internimi deri më 1990.
-Si? Ka mbetur puna për firmën e Koçit? Ma jepni ta
shoh dokumentin, -tha ajo. Dhe pastaj vazhdoi: - Këtë
punë ka mundësi ta zgjidh unë.
Ishte diçka e papritun. E befasueme nga kjo sjellje
kaq dashamirëse, Gori u shpreh, gati duke belbëzue:
«Grazie… grazie, signora…! Lei è troppo buona!» nxori
nga çanta dokumentin dhe ia dorëzoi. Vrisidha i hodhi një
sy dhe e futi në çantën e saj dhe i tha Gorit:
-Rri e qetë. Do të shkoj vetë te ministri, sa të marr
vesh se kur mund ta gjej në zyrë.
Zoja Vrisidha e mbajti fjalën dhe të nesërmën, nga
ora dhjetë, ajo shkoi në zyrën e K. Xoxest. Unë rrija në
pritje të kthimit të saj. Nuk kaloi një orë dhe ajo hyni në
130
librari me një buzëqeshje në fytyrë. Ma tregoi dokumentin
e firmosun.
- Ia mora firmën qenit! Dhe kaloi te Llambi që, edhe ai,
u gëzue shumë. Pastaj na tregoi se si Koçi e kuptoi se Gori
i përkiste familjes së Prenk Pervizit dhe i kishte ba vrejtje.
Unë i thashë, - tregonte ajo, - se atë grue e kisha një shoqe
të ngushtë. I kam dhënë fjalën, prandaj erdha të ma kryesh
këtë nder. Atëherë ai e firmosi dokumentin, duke tundur
kokën.
Nuk vonoi shumë dhe Gori erdhi me Gencin. Nuk
përshkruhet gëzimi i saj, ndërsa e falënderonte Vrisidhën
shumë e emocionueme. Në Circolo Garibaldi u gëzuen
gjithashtu dhe menjëherë i caktuen datën e nisjes pas 10
ditësh. Ajo shkoi në Shkodër, ku e lanë me u takue në
burg me Valentinin, siç e kemi tregue. Pastaj ditën para
nisjes erdhi me u përshëndet me Gencin dhe mue, si dhe
me pronarët e librarisë. Gori ia dedikonte Vrisidhës
shpëtimin e saj dhe e quente si një mrekulli.
Nuk vonoi shumë dhe në librari erdhi telegrami i saj
për Vrisidhën, ku i tregonte gëzimin që ishte bashkue me
familjen në Bolonja. Ajo përsëriste se nuk do ta harronte
kurrë të mirën që i kishte ba.
Këto ishin rrethanat që shoqnuen riatdhesimin e
Gorit.
Tani Valentini ishte në Berat dhe kishte mundësi të
merrej vesh me Gorin me ndonjë letër, por ma tepër me
kartolina, duke qenë se letrat pengoheshin dhe nuk vinin
në adresën e caktueme. Valentinit nuk i vinin letrat e Gorit
dhe ai i pat shkrue që nuk po merrte letra prej saj. Në një
kartolinë ajo i thoshte se i kishte shkrue vazhdimisht.
Kështu që edhe ajo nisi me përdorë kartolina me pak fjalë.
131
Sigurisht, me largimin e saj, edhe familja jonë u
qetësue, por qëndronte problemi sa do të zgjaste kjo
ndarje e dy bashkëshortëve të rij. A do të kishte
përmirësim të gjendjes?! Njerëzit e shpresonin një gja të
tillë, por faktet tregonin ndryshe. Nuk shihej asnjë llojë
zbutje. Vazhdonte fushata e terrorit, me arrestime, gjyqe,
dënime me vdekje, pushkatime e burgje e internime. Kjo
valë përfshinte shtresën e ngritun intelektuale, por nuk
kursente as popullatën e thjeshtë, veçanërisht atë të
krahinave të Veriut.
Berati, na tregonte Valentini, u mbush plot me
t’internuem dhe u ba problem strehimi dhe mbajtja e tyne.
Një pjesë u transferue në Kuçovë, ku u caktuen me punue
për ndërtimin e fushës së aviacionit. Të tjerë u dërguen në
fermat e Valiasit e të Kamzës. Siç dihet, në vitin 1948 u
prishën marrëdhaniet me Jugosllavinë. Kjo shkaktoi
arratisjen e shumë malsorëve nga zonat veriore. Si
rrjedhim, shteti ndërmori masa drastike ndaj familjeve të
tyne, duke i internue në Berat. Por këtu nuk kishte vend
për kaq shumë të intenuem, që mbushnin rrugët e sheshet
e qytetit. Atëherë qeveria vendosi të krijojë një qendër
tjetër ma të izolueme. Për këtë u zgjodh Tepelena. Jo
qyteti, por disa fshatna përreth si Turani, Veliçoti e
Memaliaj, ku ishin disa baraka italiane të braktisuna.
Ky transferim ndodhi në gusht të vitit 1948.
Valentinin nuk e përfshiu transferimi në Tepelenë,
sepse atij i erdhi lirimi me mbarimin e tre vjetëve të
dënimit. Kurse nana dhe gjyshja u dërguen atje, bashkë
me qindra familje të tjera. Numri i përgjithshëm i
t’internuemve të Veriut arrinte në rreth 3000 vetë, shumica
gra, pleq e fëmijë. Situata u ashpërsue dhe perspektivat e
132
një përmirësimi të gjendjes po zvogloheshin gjithnjë e ma
tepër. Mundësia që Valentini të bashkohej me Gorin ishte
vetëm hipotetike. Por vuejtja shpirtnore e të dy
bashkëshortve rritej dita ditës. Valentini e ndjente veten
dyfish të dënuem.
Ndërkaq, diçka kishte ndodhë. Im atë kishte arritë
me u arratisë në Greqi në shtator 1946. Kështu që ne u
çliruem nga ankthi se mos ai kapej ose vritej në mal, ku
kishte qëndrue dy vjet. Megjithëse e kërkonin ngado, atë
nuk zbuluen kurrë, falë besnikërisë të njerëzve që e
mbronin dhe e strehonin. Në këtë arratisje ishim përfshi
unë e Genci, si dhe familja e Llesh Gziqit, si dhe i biri,
Ndue Lleshi, që e kishin mbajtë të strehuem në shtëpinë e
tyne në Sauk, 10 ditë, shumë afër Pallatit të Brigadave.
Por, siç e kam përshkrue edhe diku tjetër, heroi i asaj
ngjarje ishte shoferi korçar Llazi Sterjo, që e kishte
përcjellë ish-komandantin e tij nga Tirana deri në kufinin
grek, në zonën e Bilishtit, prej ku im atë kishte kalue në
Greqi. Valentini, gjyshja dhe nana e morën lajmin nga vetë
shoferi Llazi Sterjo, i cili, mbasi e përcolli tim atë, shkoi në
Berat dhe ua dha sihariqin. Por kjo nuk kaloi pa telashe,
sepse Genci me Llazin, Ndue Lleshin si dhe zonja Marta
Doda, e përfshime në atë punë, u dënuen me nga 10 vjet
burg. Kështu që unë mbeta vetëm në Tiranë në mëshirë të
fatit.
133
Lirim i papritun
Në dhjetor 1947, komandanti i kampit të Beratit,
toger Xhaferr Pogaçe, i njoftoi Valentinit lirimin e tij nga
internimi. Ishin mbushë tre vjetët e dënimit të dhanë nga
gjykata e Shkodrës. Fillimisht ai desh të qëndronte në
Berat pranë gjyshes e nanës, ku mund të gjente ndonjë
punë e t'u vinte në ndihmë të dyjave. Por disa miq e
këshilluen të largohej, sepse aty do të shikohej e trajtohej
gjithmonë si një i internuem. Kështu, në shkurt 1948
Valentini erdhi në Tiranë. Unë u gëzova shumë, sepse tani
kisha një mbështetje dhe nuk do të mërzitesha ma nga
vetmia. Me këtë rast, ai i mori vesh të gjitha përpjekjet e
Gorit me nxjerrë dokumentet e riatdhesimit të saj. Lirimi i
Valentinit i gëzoi të gjithë ata që na njihnin. Ai pati rast me
falënderue Vrisidhën dhe Llambin për përkrahjen që i
kishin dhanë Gorit. Gjithashtu edhe familjet Bonati e
Toptani, ku Gori kishte qëndrue gjatë kohës së rregullimit
të dokumenteve për afro një muej.
Ndërkaq, ai u takue me disa ish-shokë akademistë,
që nuk kishin pësue gja dhe ishin punësue si llogaritarë
ndërmarrje. Kjo i jepte shpresë të siguronte edhe ai ndonjë
vend pune. Pastaj ai mësoi si kishte ndodhë arratisja e
prindit tonë, dhe u njoh me ata që e strehuen, Ndue
Lleshin, të cilin e kishin lirue nga një falje që u ba me 28
nandor 1947, në 35-vjetorin e Pavarësisë. Edhe të zotët e
shtëpisë ku banonim, zoti Qazim Zyma dhe e shoqja, zoja
Nurie u gëzuen. Qazimi ish-major në gardën e mbretit
Zog dhe, si ai, ashtu edhe e shoqja, e njihnin mirë prindin
134
tonë dhe e treguen atë miqësi tue mos na marrë qira për
dhomën që na kishin lirue.
Në gjithë sa thamë, ma e randësishmja ishte se
Valentinit i jepej mundësia të komunikonte me gruen e tij
me letra. Ajo ishte gëzue shumë për lirimin e tij, dhe
shprehej për mundësinë e ardhjes së saj me u bashkue
përsëri me Valentinin. Por duhej tregue kujdes në këtë
drejtim dhe Valentini e mbante Gorin me fjalë të mira për
një zgjidhje të tillë. Nga ana tjetër, Gori i shkruente se në
Itali ia kishin ndërpre përfitimin nga rroga e Valentinit
dhe i kërkonin një prokurë prej tij. Kështu ne u interesuem
dhe Valentini e hartoi prokurën te një noter. Por ajo
prokurë duhej aprovue e vulosë në Ministrinë e Jashtme
dhe në ambasadën e Jugosllavisë, që përfaqësonte
Shqipninë. Kjo detyrë më ra mue, sepse Valentini kishte
gjetë një punë si mekanik në një ofiçinë automjetesh. Për
fat, në Ministrinë e Jashtme dhe në ambasadën jugosllave
nuk hasa në asnjë pengesë, dhe kështu dokumenti i shkoi
Gorit, e cila u gëzue shumë.
Shpresa tё thyeme
Me ardhjen e Valentinit, unë mora kurajo me
provue vazhdimin e mësimeve. Por asnjë shkollë nuk më
pranonte. Një vit ma parë kisha depërtue në gjimnazin e
mbramjes. Për këtë më ndihmoi Abdurrahim Buza, piktori
i shquem, i cili e kishte njoh mirë babën dhe kishte
admirim për të. Ai gjeti mënyrën me ndërhy dhe më
regjistroi. Unë mësoja dhe vazhdoja punën në librari. Po
135
atë vit, unë përfitova dhe u pajisa me një dokument
shkollor. Por rrezikohesha me më marrë ushtar. Pra, më
duhej një shkollë e rregullt dite. Ndërkohë Valentini po
interesohej me gjetë ndonjë punë ma të përshtatshme. Ai
shpresonte mos e ndihmonin edhe disa shokë me pozita si
Abdyl Kellezi, i cili ishte forcue shumë në parti e qeveri.
Kur shoku i tij, Minella Naçe, i foli për të, ai ishte përgjigj:
« Ç’të bësh! Valentini është një viktimë e kohës! »
Me këtë frazë cinike, ish-shoku i shkollës i lau duert
si Pilati për Valentinin e pafajshëm. Minella kishte mbetë i
skandalizuem. «Si ore Abdyl, shokun tand e quen një
viktimë të kohës? Mos t’i pafsha ma sytë !»
Edhe Valentini ishte i shqetësuem për mue. I thanë
se hapej një shkollë e mesme ekonomike. Aty unë arrita
me u regjistrue, se nuk po mbushej numri i nxanësve. Por
pas dy muejsh më përjashtuen, me ceremoni, bashkë me
djalin e Qazim Mulletit, Reshitin. Edhe nga Liceu Artistik
më kishin përjashtue një vit ma parë nga konkursi. Po
ashtu nga një kurs gjeometrash, ku me kishte largue vetë
ministri i Industrisë Abedin Shehu (që ma vonë, gjoja vrau
veten). Në atë kohë, jo vetëm unë, por të gjithë studentët
nga familje të etiketueme me kriteret e regjimi si «
reaksionare » e « të deklasueme » i kishin dyert e
mbylluna me u shkollue. Nëse ndonjeni i kategorisë sonë
hynte në një shkollë, me t’u marrë vesh se ishte me
biografi të keqe, e dëbonin me ceremoni, e në ndonjë rast,
edhe me rrahje me shkelma e grushta nga vetë shokët e
tyne të organizatës së rinisë.
Papritun ndodhën ngjarjet e prishjes me
Jugosllavinë. Kështu që ia ngarkuen asaj të gjithë ato masa
ndëshkimore që ishin zbatue deri atëherë. Nxanësit e
136
përjashtuem u rikthyen në shkollat ku kishin qenë. Edhe
unë mora zemër dhe vendosa me u paraqitë përsëri në
Liceun Artistk dhe fitova konkursin. Megjithatë, i banë
disa orvatje tërthorazi me më largue. Valentini u gëzue
shumë. Pas gjithë atyne të këqijave, që s’po na ndaheshin,
u duk se po fillonte një shpresë normalizimi për jetën tonë
të përditshme. Letrat nga Italia ishin ma të rregullta. Ne
kishim shpresë se Gori mund të na ndihmonte me pako e
pare. Me anë të Gorit merrnim vesh lajme edhe për babën
tonë, që vazhdonte me qëndrue si emigrant politik në
Greqi.
Në këto kushte, shoku i burgut i Valentinit, Zef
Mazreku, ose Zef Agimi, më ndihmoi të punoja pak kohë
si piktor. Ai kishte miqësi me piktorin Fadil Pllumbi, i cili
ishte caktue si përgjegjës i ekspozitës së pesëvjetorit të
çlirimit, që do të hapej më 29 nandor 1949. Me ndërhyrjen
e Zefit, ky më aktivizoi me punue edhe unë aty, bashkë
me piktorë të njohun si Sadik Kaceli, Bukurosh Sejdini,
Safo Marko etj. Unë fitova ca pare dhe na u ngroh zemra,
se me to mund të përmirësonim gjendjen dhe të
ndihmonim familjen. Mirëpo, gëzimi ynë qe jetshkurtë,
sepse ato ditë morëm lajmin e hidhun për vdekjen e
gjyshes në Tepelenë.
Ishte marsi i vitit 1950. Andej nga mbramja e një dite
të zakonshme, duket në librari një fytyrë, e cila më dukej si
e pame diku, po që nuk po e njihja. Ishte Ded Gjomarku, i
porsaliruem nga burgu, pas pesë vjetësh dënim. Ai vinte
tek unë nga kampi i Lekajt, se nuk kishte se ku të shkonte.
Gjithë familja e tij ishte e internueme në Tepelenë. Vëllai
në burg, Genci, e kishte drejtue te ne, kushërijt e dajat e tij,
137
që ta ndihmonim. Por sigurimi na ruente nga të katër anët.
Ata pritshin që ne të ndërmerrnim ndonjë hap të gabuem,
sado të vogël, me na goditë përfundimisht. Dhe doli se
Dedën e kishin lirue për këtë qëllimisht. Loja siç duket
ishte kurdisë me na marrë edhe ne me vete.
Pas vizitës së Dedës, organet e sigurimit na
arrestuen mue dhe Valentinin. Në hetuesi na shtrënguen
me kallzue se ku mund të kishte shkue Deda, i cili, gjoja,
ishte zhdukë dhe ata nuk po e gjenin dot ! Po si kështu ?
pyesja veten. Pse luejnë kështu me ne ? Ata më kishin
arrestue mue, pikërisht teksa isha me Dedën. Pra, ata më
ndanë prej tij. Qëllimi i tyne ishte që ne të bindeshim se ai
kishte arritë me u arratisë në mal, me ndihmën tonë ! Na
përplasën ndër biruca të ndryshme, derisa na mbyllën,
përfundimisht, në kalanë mesjetare të Porto Palermos,
bashkë me shumë të tjerë. Kështjella ishte burg e shkue
burgut ! Për Dedën nuk kishim asnjë lajm. U hap fjala se
Ded Gjomarku kishte dalë në mal me organizue të
arratisunit. Ai u kishte ik organeve të sigurimit, ndërsa dy
bijt e Prenk Pervizit i kishin arrestue. Plan i kurdisun
bukur mirë !
138
Valentini, Ded Gjoni dhe Leka, (Kuç, 1957)
Nga tigani nё zjarr
Kur na mbyllën në kalanë-burg të Porto Palermos,
aty gjetëm disa nga familjet ma të randësishme të zonave
veriore si Gjomarkajt, Pervizin, Bajraktarin, Dinejt,
Demajt, Ndreajt, Topallin, Mirakajt, Kolajt, Spahiajt, Sinajt,
Shehajt etj. Aty gjetëm nanën tonë dhe kushrinën Bardha
Gjomarkaj, e cila ishte njohun me Valentinin ditën që ai
kishte mbrritë nga Italia në Shkodër. Nuk kaloi një javë
dhe të gjitha familjet i çuen në kampin e Tepelenës. Kalaja
139
e Porto Palermos u kthye në burg vetëm për burra.
Personat e dërguem aty nuk kishin dënime nga ndonjë
gjykatë, por ishin futë brenda në mënyrë arbitrare nga
sigurimi i shtetit. Aty mbretnonte vetëm errësina e
lagështina.
Mue me Valentinin na kishin caktue në një kthinë të
madhe, 10 x 5 metra dhe e lartë 6-7 metra. Drita mezi
hynte nga një dritare në fund të një tuneli prej 3-4 metrash,
sa trashësia e murit. Në atë kthinë, si shpellë e ciklopit
Polifem, na caktuen vendin në fund të saj, nga ana e
lindjes, mbi rrasa guri. Aty ishin shtri nga të dyja anët, me
një shteg kalim në mes, 20 vetë rresht njeni pas tjetrit, me
kokë nga muri dhe kambët karshi njeni-tjetrit.
Sigurisht, gjaja e parë ishte me u njohë me
bashkëvuejtësit tanë. Përballë kishim Vasil Kokalin, një
djalë i ri nga Saranda, Shpend Sherifin, ish-toger nga
Tropoja, që kishte qenë në burgun e Shkodrës me
Valentinin. Pastaj vinin me radhë, Luigj Marku, Luigj Hila,
Avni Agolli, dy vllaznit Çullhaj, Bajram Xhaferri, Sherif
Tafani, e të tjerë që nuk më kujtohen. E kam fjalën për
dhomën tonë. Nga të tjerë në atë kala, po përmend ata që
mbaj mend:
Haziz Kurjani, Kujtim Velmishi, Piro
Mavromati, Xhevit Matjani, Bexhet e Haziz Ndreu, Zef
Gjoka, Seit Ukaj, Cen Golja, vllaznit Dushi, ku ma i madhi,
Deda, ishte bukëpjeksi ynë, sepse buka piqej në furrën e
kalasë.
Ne jetonim në kushtet e një izolimi të plotë. Aty
kalonte vetëm një kamion në muej në rrugën VlorëSarandë. Kur na sollën këndej, mue dhe Valentinin
makina na la te posta e policisë, në Himarë, ku fjetëm atë
natë nën yje. Të nesërmen, me dengun e teshave në kurriz,
140
erdhëm në kambë deri te kalaja të shoqnuem nga një
oficer sigurimi i armatosun. Me mbylljen në kalanë e
Porto-Palermos, Valentinit iu pre çdo lidhje me të shoqen.
Jo vetëm kaq, por me dashtë me shkrue, aty nuk kishte
letër, zarf dhe as kartolina. Pa asnjë t’ardhun e ndihmë
tjetër, ne jetonim vetëm me langun e kazanit, që na ndahej
një lugicë në ditë dhe copën e bukës të qulltë prej thekni.
Saqë u ba problem dhe u vendos që ta zbrisnin racionin
nga 650 në 400 gram, por të pjekun në tullë. Së pakut, të
hanim bukë dhe jo pelte.
Njerëzit ishin dobësue nga mungesa e ushqimit.
Gjysma e të dënuemve ishin verbue nga mungesa e
vitaminave si Ndue Dushi, Mark Dushi, Tomorr Dine,
Kujtim Velmishi etj, që ecnin kamba-doras e duheshin
mbajt për krahu. Aty u sëmur për vdekje i riu Musa Sina.
Kur e pa rreshter Qaniu, që zëvendësoi komandantin,
kapter Ahmetin, u tha atyne që e ruenin: «Merreni këtë
kërmë e hidheni në det!» Përmendëm kapter Ahmetin nga
Kuçi i Kurveleshit, i cili kishte qenë roje në burgun e
kalasë së Gjirokastrës e që mbahej i tmerrshëm. Kur e
sollën komandant në Porto-Palermo, ai mbeti pa mend
nga kushtet tepër të këqija dhe u shpreh haptas se kalasë
së Gjirokastrës i paskej dalë nami për keq kot, sepse kjo e
Palermos qenka për t’i qa hallin, shumë ma përdreqe!
Nuk vonoi dhe filluen të sjellin ish-të burgosun, që
kishin plotësue dënimin pesëvjeçar si Viktor Dostin,
Fatbardh Kupin, një Kalenja nga Mallakastra, ish-shok i
Mehmet Shehut, i cili na tregonte për krimet e tij. Pastaj
kalaja u mbush me nja 20 vetë të familjeve Bylykbashi,
Kollçinaku, Merolli, Kadiu, Barolli, Kulla etj, nga Devolli e
Korça. Sollën disa nga Mirdita e Puka, që ishin arrestue
141
për vrasjen e Bardhok Bibës. Kështu, kalaja do të mbushej
mirë me të burgosun politikë me një qëllim shumë
djallëzor e përvers: atë të zhdukjes fizike nga mungesa
ushqimore dhe trajtimi tepër i keq. Përveç të tjerave, nuk
kishte asnjë strukturë higjenike, as ilaçe e mjekime. Për
mjek as që flitej. Siç thamë, nga dobësia njerëzit filluen të
verbohen nga sytë. Aty filloj të shfaqej dizanteria. Policia
na çoi disave në Himarë me marrë disa pako që kishin
ardhë nga familjet e të dënuemve.
Mue me kishte zanë dhimbja e një dhëmballe dhe
kishte disa net që nuk flija. Me atë rast, ma hoqi
dhëmballën berberi, i cili kryente edhe detyën e dentistit.
Ai shkulte dhambë e dhëmballë me një palë dana të zeza
sterrë, pa asnjë mjekim. Dhëmballa u shkul me sukses dhe
unë shpëtova. Një ditë unë kërkova një mjek dhe polici më
lejoi. Mjekut himariot unë i besova dhe i tregova për
verbimin, dizanterinë, ushqimin e keq dhe mungesën e
ilaçëve. Ai qëlloi njeri i mirë dhe më tha troç: «E keni pisk,
në ato kondita pa shpresë!»
Ç’të thoshte tjetër? Ai i kishte thanë të gjitha.
Ushqimi ditor ishte mizerabël dhe i pamjaftueshëm.
Në kala rrezja e diellit nuk depërtonte asnjëherë në ato
mure tre metra të trasha. Dritaret ishin shumë të vogla,
ambjenti ishte gjithmonë errësinë e lagështi. Ne flinim
vetëm mbi rrasat e gurit. Nga pusi që ishte në hyrje të
kalasë, para zyrave, pinim ujë të kripur e me krimba. Ajo
dobësi fizike e të burgosunve, përfshiu edhe Valentinin.
Ai ishte zverdh në fytyrë dhe mezi lëvizte. Po çfarë kishte?
Unë insistova të më tregonte. Atëherë ai me mori e me çoi
te një ndërtesë e rrënueme, në një qoshe, dhe zbuloi dy
sqetullat e krahëve. Ajo që pashë aty më tmerroi: dy lunga
142
të mëdha plot me gjak e qelb. Po pse nuk na ke kallzue,
Valentin? Duhen shpue urgjentisht, i thashë. Po si me ia
ba? Unë shkova dhe mora një gjemb të madh drize, se
s’kishim mjet tjetër. Ia shpova dhe ia çava me atë gjemb
dhe kështu shpërtheu i gjithë qelbi. Në ato çaste sikur po і
binte të fikët dhe u bana gati me thirr ndihmë. Po, për fat,
ai e mori veten dhe gjithçka kaloi.
Fatmirësisht, qëndrimi në kala nuk vazhdoi gjatë.
Kështu që gjendja ndryshoi. Ata kriminelë që kishin
vendosë të na vrisnin aty, larg syve të botës, të fshehun e
të izoluem, u detyruen të na heqin që andej urgjentisht.
Transferimi nga Porto- Palermo u ba i befasishëm, me
nxitim të madh. Sa gdhiu dita, na nxorën nga kalaja me
plaçkat tona.
Atëherë, ne pamë se aty, ngjitun me bregun ishte
një motobarkë e madhe dhe e huej. Aty kishte plot oficerë
e policë. Ata nxorën nga barka të prangosun pesë vetë dhe
і ngarkuen në një gaz Molotov drejt Vlorës, të shoqnuem
me dy xhipsa. Në anën tjetër, me turi nga Saranda,
qëndronin katër kamionë të mbuluem.
Ne të tjerëve na hypën në kamionë. Udhëtuem
gjithë ditën, si duket, në drejtim të Delvinës, dhe arritëm
natën në Tepelenë. Aty na stivuen në disa kazerma
ciklopike, duke na bashkue me të internuemit e tjerë. Ishte
nandori i vitit 1950. Qysh të nesërmen na nisën në mal në
punë të detyrueme me ngarkue në kurriz dru e shtylla
miniere. Dhe kjo punë na priste tash e mbrapa, çdo ditë, sa
zbardhte dita e deri kur binte nata.
143
Skicë e kalasë së Porto Palermos (1950) nga Lek Pervizi.
Para kalasë së Porto Palermos më 2012,
pas 72 vjetësh, me gruen time, Xhuliana (Beba).
144
Kampi i Tepelenёs
Kampi ngrihej rrazë kalasë, midis lumejve të Bënçës
dhe Vjosës. Kazermat ishin ndërtue nga ushtria italiane
gjatë luftës italo-greke. Në kamp ngriheshim në orën 5.00
për apelin, ndërsa në orën 6.00 do të grumbulloheshim
para komandës me na caktue punën. Organizimin e punës
e bante policia e kampit, e cila në efektivin e saj kishte 15
policë, të gjithë tetarë, rreshterë e kaptera, si dhe dy
marshalla. Komandant ishte toger Xhaferr Pogaçe, po ai i
Beratit.
Një pjesë (gra e burra të moshuem) punonin në
perimoren e komandës, prodhimet e cilës shërbenin edhe
për qytetin e Tepelenës. Pjesa tjetër, të internuem prej
moshës 15 vjeç deri 50 vjeç, që arrinin në 400-500 vetë,
transportonin dru në kurriz nga mali i Turanit, rreth 7 km
larg. Përveç ngarkesës me dru dhe pllaka guri, gratë
mblidhnin pleh organik nëpër stanet e maleve të
Tepelenës dhe e sillnin në kurriz nga disa kilometra larg
kampit. Edhe gratë me fëmijë të vegjël i detyronin me
punue rreth kampit. Disa punonin tokën me bel, të tjera
mbanin shkurre e bezga, që shërbenin për kuzhinën e
furrën. Këto i merrnin përtej lumit Vjosë dhe duhej me
kalue mbi urën e vjetër që lëkundej.
Shpeshherë puntorët ktheheshin nga puna të lagun
prej shiut, por nuk kishin rroba të tjera me u ndërrue. Ata
ndiznin zjarr në kazermën e shembun me u tha. Kampi
kishte 2500 vetë të internuem. Por maksimumi kishte
arritë në gusht 1949 me rreth 4000 vetë, kur u internuen
qindra familje mirditore pas vrasjes së Bardhok Bibës.
145
Ushqimi kryesor ishte një lugicë çorbë në ditë, me
produkte të skadueme si groshë, oriz e bollgur të
krimbun. Ndryshe nga Porto Palermo, këtu buka ishte prej
gruni dhe piqej mirë. Jepej nga 650 gram për njeri, ndërsa
puntorët 750 gram. Ardhja në Tepelenë, na shpëtoi nga
trajtimi mizor i Porto Palermos. Por vuejtjet, mundimet e
sëmundjet e banin edhe këtu punën e tyne. Zakonisht, nuk
kishte ditë që s’vdiste një njeri, kryesisht pleq e fëmijë.
Llogaritet se për 9 vjet (me Beratin) 1945-1954, aty kanë
vdekë njëmijë të intenuem, prejt tyne rreth 300 fëmijë.
Në Tepelenë, unë dhe Valentini u bashkuem me
nanën. Atë e sollën, bashkë me të tjerë, nga Lushnja, ku і
kishin çue me punue në një fermë. Bashkimi sikur na i
lehtësoi disi vuejtjet tona pafund. E ndjenim mungesën e
Gencit, se nuk e dinim se në cilin burg ai ndodhej. Qanim
edhe hallin e Gorit, e cila, pavarësisht se jetonte midis të
mirave, ishte edhe ajo shpirtnisht e dërrmueme nga kjo
ndarje. Në Tepelenë, Valentini u mundue me nis ndonjë
kartolinë me anë të fëmijëve që vazhdonin shkollën në
qytet. Por kjo doli punë e kotë, sepse Dega e Brendshme e
kontrollonte postën dhe nuk linte me qarkullue të tilla
letra ose kartolina në gjuhë të huej, sidomos kur bahej fjalë
për një të internuem të tillë si Valentin Pervizi.
Kështu, edhe koha e qëndrimit në kampin e
Tepelenës, 1951-1954, ishte një periudhë me vuetje për
çiftin fatkeq. Nga viti 1944, me burgosjen dhe ndarjen prej
grues e deri më1954, mbusheshin 10 vjet ndarje mes tyne,
pikërisht, sa ato të luftës së Trojës. Po edhe sa vjet do t’i
duheshin këtij Uliksi modern të shekullit XX që të merrte
fund odiseja e tij e të ribashkohej me Penelopën e tij? Sa
dënime, vuejtje e mundime do t’i duhej me përballue? A
146
do të mundej me shpëtue i gjallë prej tyne? Po Gori, sa
pëlhurë do të thurte e shprishte me fijet e mendimit e të
shpirtit të saj të trazuem gjatë kësaj pritje të pafund?
Sigurisht, edhe asaj i vinin rrotull bukuroshë me
pretendime, si ata të Itakës. Kështu që Valentinin e
mundonte pikëpyetja e madhe: Edhe sa vjet do të
kalonin në pritje? Maksimumin e kishte caktue Uliksi, 20
vjet, dhe e kishte sanksionue Homeri me mjeshtri në
poemën e tij të famshme, Odiseja. Ky duket se ishte një cak
i pranueshëm prej të gjithëve.
Në jetë mund të ndodhin situata të tilla që i ndajnë
njerëzit nga të dashtunit e tyne për disa vite. Kishin
ndodhun edhe disa raste të tjera kështu. Kishte shqiptarë
që ishin nda nga njerëzit e tyne, sepse ishin arratisë jashtë
shtetit. Të tjerë ishin dënue ma tepër se 20 vjet burg. Ne
vetë kemi qenë dëshmitarë të tilla rasteve. Një i veçantë,
pothuej si i Valentinit, ose ma mirë me thanë, si i Kontit të
Montekristos, ishte ai i Gani Lamçes (Starova). Ganiun nga
Pogradeci e kishin arrestue ditën e martesës dhe e kishin
dënue me 20 vjet burg. E fejuemja e tij, edhe ajo si një
Penelopë e vërtetë, e priti 20 vjet në kampin e Plukut,
derisa i shoqi doli nga burgu. Ata patën, fatmirësisht, edhe
një fëmijë së bashku.
Edhe Valentini do të kishte pranue të dënohej 20 vjet,
por me mbarimin e dënimit të mund të bashkohej me
gruen e vet. Por kjo gjendje e tij ishte pa zgjidhje. Për ma
tepër, Valentini i nënshtrohej punës së detyrueme fizike, si
dhe gjithfarë stërmundimeve që peshonin mbi
t’internuemit, statusi i të cilëve barazohej me një kafshë
pune ose një skllav. Pa ndihmë dhe pa gjë prej gjëje, veç
me racionin e bukës dhe lugicën e çorbës, të internuemit
147
ishin aq të dobësuem, saqë pati vdekje edhe në radhët e
puntorëve. Për me i ba ballë stërmundimit fizik, Valentini
si ushtarak, ishte shumë i rregullt dhe e ndante racionin e
bukës në tri pjesë. Ai i këshillonte edhe shokët të banin
ashtu, sepse ndodhte që nga uria, ata e hanin racionin sa e
merrnin, në mëngjes, dhe rrinin pastaj gjithë ditën
barkthatë. Ai ishte shembull për të rijtë që ata të mos
thyheshin ndaj diktaturës.
Pamje e përgjithshme e kampit të Tepelenës.
(Nga vizatimet e Lek Pervizit)
148
Të internuemit në kapanonet e kampit të Tepelenës, pa kushte jetese,
veç me teshat e tyne e dikush fare pa to. (Nga vizatimet e L.Pervizit).
149
Në kampet e punës në Lushnjë
Në mars të vitit 1952, në kamp erdhën për
inspektim një grup oficerësh të Ministrisë së Brendshme.
Për çudi, ata erdhën te vendi ku rrinim ne. Ata e pyetën
Valentini se çfarë mendonte për konditat e kampit. Ky u
shpreh hapun se kampi nuk ishte i përshtashëm për pleq,
gra e fëmijë, siç mund ta shihnin vetë. Sipas tij, të gjithë
këta njerëz ishin të pafajshëm dhe mbaheshin aty kot.
Oficerët s’e kishin vazhdue bisedën dhe kishin kalue
pastaj te disa familje të tjera. Pas largimit të këtij ekipi,
puna e detyrueme u pezullue.
Duket se diçka kishte ndodhë. U hap fjala se në një
mbledhje të Kombeve të Bashkuara, në New York,
delegacionit të Bashkimit Sovjetik i ishte tërheq vrejtje për
mbajtjen e kampeve të internimit në Shqipni. Saqë, atë
rast, ishin përmendë edhe disa emna të familjeve që ishin
mbyllun aty, përfshirë edhe atë të gjenaral Prenk Pervizit,
asoh kohe i arratisun politik. Sovjetikët kishin ndërhy te
qeveria shqiptare duke kërkue që të mos mbanin kampe të
tilla të mbyllun, sepse një praktikë e tillë e diskreditonte
kampin socialist para opinionit ndërkombëtar. Aq ma
tepër në një kohë paqeje, 7 vjet pasi kishte mbarue lufta.
Kështu, në qershor të po atij viti, e gjithë forca puntore,
prej ma se 500 vetësh, të aftë për punë, u transferuen në
punë në disa qytete.
Valentinin e ndanë prej nesh dhe e çuen në
Ҫorovodë, me nje grup për ndërtimin e Degës së
Brendshme. Në atë grup ishin edhe Dom Nikoll Mazreku,
patёr Jak Gardini, Gjosho Vasija, Gjok Marku etj.
150
Çorovoda ishte edhe si kamp internimi, ku ata gjetën
familjen e vëllait të pushkatuem të Sadik Kacelit e të tjerë.
Siç thamë, në Tepelenë ishte pezullue puna e detyrueme,
sepse kishin mbetë veç pleq, gra me fëmijë e të sëmunë.
Pas largimit të punëtorve, u ba një lirim për familjet
mirditore e personat e internuem pas vrasjes së Bardhok
Bibës. Por kampi u mbush përsëri, sepse aty sollën të
internuemit jugorë nga Kamza e Valiasi.
Më 1954 kampi i Tepelenës u mbyll përfundimisht
dhe u krijuen kampet e punës në bujqësi në rrethin e
Lushnjë, që ishte caktue si qendër e grumbullimit të
internuemve. Këtu të inernuemit u caktuen në punët
bujqësore me pagesë. Racioni i bukës dhe kazani i
përbashkët u hoqën. Të internuemit do t’i përballonin
nevojat me t’ardhunat që fitonin nga puna e tyne. Gjysma
e së keqes. Ata u vendosën pothuej të gjithë në fermën 29
Nandori, ma e madhja në shkallë republike, nga
Rogozhina në kodrat e Ardenicës, me 13 sektorë, që ishin
edhe kampe internimi. Qendra ishte në Savër, ku rrinte
edhe komanda. Ne u caktuem në Pluk, në kampin ku
kishin qenë ma përpara grekët që kishin ikë nga Greqia
pas shpartallimit të lëvizjes komuniste.
Këtu, unë e nana u bashkuem përsëri me
Valentinin. Tani kishim pak ma tepër liri me lëvizë e me
pasë marrëdhanie me njerëzit. Valentinit iu dha rasti me
shkrue një kartolinë dhe fatmirësish mori përgjigje nga
Gori, sigurisht, shumë e gëzueme që ata u rilidhën përsëri,
pas katër vjetësh pa asnjë lajm prej të shoqit. Gjatë kësaj
kohe ajo kishte ndërhy pranë Ministrisë së Jashtme
italiane, që kjo e fundit të interesohej për fatin e
bashkëshortit të saj, prej të cilit nuk kishte lajme prej
151
vitesh. Ambasada italiane iu përgjigj, me keqardhje, se
kishte qenë e pamundun me marrë informata pёr njeriun e
saj.
Por s’patëm kohë me iu gëzue këtij ndryshimi,
sepse mue e Valentinin erdhën e na morën një ditë, bashkë
me nja 10 të tjerë t’internuem në Savër. Po tani, ku po na
çonin? Na degdisën në kampin e Shtyllasit, ngjit me të
burgosunit. Aty na bashkuen me nja 100 vetë, shumica
intelektualë që kishin krye nga 10 vjet burg secili dhe, në
vend që t’i lironin, i kishin mbledh aty me ba kanal si të
burgosunit. Pra këtu po shkeleshin edhe kërkesat e
sovjetikëve. Diktatura e Enver Hoxhës nuk hiqte dorë nga
metodat e saj shtypëse.
Terrori ishte në rend të ditës.
Aty Valentini u takue me ish-shokët e burgjeve të
Shkodrës, ndër ta me Guljelm Dedën dhe axhën e tij,
kolonel Lin Dedën, Mark Temalin, Karlo Çobën, Sandër
Saraçin, Zef Shirokën, Ibrahim Sokolin etj. Pjesa ma e
madhe ishin shkodranë. Ne do të hapnim kanal me të
njëjtën normë si të burgosunit. Nga të internuemit e
Lushnjës, kishin marrë, bashkë me ne, edhe disa të Savrës
si Viktor e Ernest Dostin, Tomorr Dinën, Fatbardh Kupin,
Musa e Tomorr Maçin, Ali Demën, Tefik Pobratin, Lazër
Radin, Flamur Sfirin etj. Nga kolegët e miqt e tim eti, aty
gjetëm edhe disa oficerë të njohun si Ali Erebara, Luigj
Berisha, Ded Jakova, Demir Dema, Isa Kokalari, Lin Deda
dhe ish-shokë shkolle të tij në Shkodër e në Austri si Zef
Shiroka, Sandër Saraçi, Spiridon Kasaroci, apo në qytete
të tjera, si Mithat Araniti, Nedim Kokona, Vasil Avrami,
Pandeli Nase, Remzi Çela, Izedin Beshiri, Dilaver Tartari,
Mihal Sherko etj.
152
Këta individë ishin një trupë e vërtetë pedagogësh,
të aftë me drejtue katedra universitare apo edhe akademi.
Por shteti komunist dhe vetë diktatori saj, Enver Hoxha,
ishin për zhdukjen e kësaj shtrese intelektualësh të shquar.
Kjo për ne të rijtë ishte një surprisë, sepse në të tilla
rrethana ne po njiheshim me elitën shqiptare të
persekutueme nga regjimi komunist.
Ndërkohë, të burgosunit e kampit të Shtyllasit ishin
transferue në Radostinë, ku vazhdonte puna për
përfundimin e kanalit. Një mëngjes, kur të internuemit u
çuen, ata konstatuen, me habi, se të burgosunit nuk ishin
ma aty. Ata i kishin transferue gjatë natës. Aty kishte
mbetë veç rrjeti i ndarjes dhe karakolli, pa roje, dhe dera
prej rrjeti e hapun. Ne u grumbulluem të gjithë në oborrin
para barakës. Askujt nuk ia mbante me u afrue te dera, aq
ma pak, me dalë prej saj. Pa humb kohë aty vjen një xhips,
prej të cilit zbriti një oficer, që të burgosunit e njihnin. Ky
ishte koloneli i sigurimit, Shpend Dega, nga Tropoja, i
shoqnuem nga dy kapterë të policisë, për çudi, pa armë.
Ai doli para grupit të dënuemve dhe na foli me za
të naltë :
- Dëgjoni ! Partia dhe qeveria kanë vendos me iu
lirue nga kampi me tela, sepse asht konstatue se i keni
ndërrue kokat dhe jeni përmirësue. Ta dini që ne punojmë
për të mirën e vendit e të qytetarve. Prandaj, mbas sodit
jeni të lirë me qarkullue brenda zonës së Fierit, me kusht
apeli të detyrueshëm dy ose tri herë në ditë. Apelin do ta
bajë një kapter që do të caktohet vetëm për ju. Mund të
gjeni ndonjë punë, por gjithmonë në dijeni të këtij kapteri.
U sigurohet buka dhe një kuti konserve mishi në javë. U
morëm vesh ?
153
Siç erdhi, ashtu iku : me njё sjellje prej harbuti. Sa u
largue oficeri, shkodranët filluen me u tallë me njenitjetrin. « Si u ba që paskemi ndërrue kokat pa e ditë ? Pse
koka të tjera ne kemi tashti ? Këtë e di partia !», ia kthente
dikush tjetër nga turma.
Pra, qëllimi kishte qenë tjetër gja. Ndërsa po
pritshin se mos vinte ndonjë vendim tjetër, me i lirue fare,
e me u kthye në shtëpitë e tyne, një mëngjes, në orën e
apelit erdhi një kamion. Prej andej zbriti një oficer me një
letër në dorë.
Edhe ai na komunikoi shpejt e shpejt :
- Ata që do të dëgjojnë emnat të marrin plaçkat dhe
të hypin në kamion !
Ai lexoi emnat e njëzet vetëve që konsideroheshin
të aftë për punë. Ndër ta edhe Valentini, Guljelm Deda, Isa
Kokalari, Nikoll Paluca, Pjetër Bardheci, Mithat Araniti,
Ibrahim Sokoli, Estref Frashëri etj. Nuk u muer vesh se ku
po i çonin. Pas disa kohësh, vjen një letër prej Kuçit të
Kurveleshit e dërgueme prej Valentinit. Aty na shkruhej se
në Kuç po meremetoheshin dy banesa për ne të gjithë sa
ishim këtu. Kështu, pra, qëllimi i kampit të Shtyllasit e
kishte përfundimin në izolimin tonë në zonën e thellë të
grykës së Kurveleshit, nja 6 orë rrugë e keqe nga Vlora.
« Po pse, atëherë, na tha ai oficeri i sigurimit se ne
paskemi ndërrue kokat ? Ne po ato koka kemi, s’kemi pas
si me i ndërrue! »
Pleqtë shkodranë banin humor me ecejaket tona
pafund. Po ku e gjenin forcën morale këta njerëz? Kjo ishte
një formë rezistence ndaj mashtrimeve dhe brutalitetit të
regjimit komunist.
154
Një «akademi» në Kuç të Vlorës
Nuk kaloi as një muej dhe ditën e 28 nandorit 1955
na hypën në dy kamionë të pambuluem. Na nisën nëpër
shi për në Kuç, ku mbërritëm natën. Kështu u themelue
kampi i izolimit të Kuçit të Vlorës ose i Kurveleshit. Ai i
ishte vendosun në dy shtëpi të Gjolekajve të riparueme
prej t’internuemve. Fshati і Kuçit me 400 shtëpi dhe 400
oficerë (të gjithë të sigurimit), ishte i lidhun ngushtë me
regjimin komunist.
Me këtë rast, Valentini kishte pasë mundësi t’i
shkruente Gorit nga posta e Kuçit një kartolinë dhe mori
përgjigje po me kartolinë. Gori shkruente se e kishte marrë
vesh se ku ishte: në një vend të bukur e klimaterik. Ajo
shkonte në shtëpinë e oficerëve, ku në një hartë ushtarake
e kishte gjetë Kuçin malor, ku po “dëfrehej” Uliksi і saj.
Valentini ia kishte kthye se do t’ishte mirë që ajo të vinte e
ta « shijonte » bukurinë e këtij vendi bashkë me të.
Sigurisht, Gori e kishte kuptue ku gjendej dhe pse e kishin
çue atje. Në Kuç nuk ishim të detyruem me punue. Aty na
jepnin racionin e bukës për një javë, që vinte nga Vlora,
dhe asgja tjetër. Mund të bridhnim nëpër Kuç, deri te
klubi i vetëm dhe dy dyqanet e tij. Duke qenë se na jepnin
vetëm bukën, për me ble ndonjë send ushqimor, komanda
na lejonte me nxjerrë shqopë, që mblidhej kundrejt një
pagese. Por duhet të respektonim apelin tri herë në ditë, si
dhe mos me u largue nga fshati.
Kështu, kampi і Kuçit u kthye në një akademi të
vërtetë, ku në 100 vetë, 60 ishin të diplomuem në
155
universitetet ma të mira evropiane dhe mbanin tituj e
grada shkencore. Këta njerëz kishin kryer, ma parë,
funksione të nalta shtetnore, ekonomike, ushtarake,
arsimore etj.
Një kuriozitet domethanës, që luejti jo pak rol në
diskreditimin e propagandës së regjimit ndaj popullsisë së
internueme. Kuçi nuk kishte dritë elektrike. Inxhinier
Estref Frashëri i propozoi këshillit të Kuçt, me anë të
komandës, se ata ishin në gjendje ta furnizonin fshatin me
energji elektrike, nëse ata donin. Propozimi ishte pranue
dhe këta « armiq të popullit » sajuen një si hidrocentral të
vogël në përruen e Buronjës. Ata ndërtuen një tunel, që uji
të vërshonte me forcë, kurse në dalje të tij u vendos një
elektromotor i fuqishëm, që e sollën nga Vlora, me kërkesë
të inxhinier Frashërit. I rregulluen helikat prej druni dhe
kryen lidhjet e përshtashme. Me këtë u ba e mundun që në
çdo shtëpi të Kuçit të kishte ndriçim me llampa elektrike,
sepse këshilli e kishte krye shpërndarjen e linjës. Kjo punë
ua ndryshoi edhe mendimin kuçiotëve, sepse komunistët
kishin përhapë mashtrimin se në kampin e Kuçit ishin
mbledhun njerëz të rrezikshëm, armiq të popullit e
kriminelë. Por ndodhi e kundërta. Banorët e kuptuen se
kishin të banin me njerëzit ma të arsimuem e të
kualifikuem të shoqnisë shqiptare. Nga ana tjetër, këta
njerëz ishin paqësorë dhe korrektë në marrëdhaniet e tyne
me popullsinë lokale.
Siç kishte ndodhun shpesh edhe ma parë, kampet
dhe burgjet ndërronin vend ose zëvendësonin njeni-tjetrin.
Kështu, pas tre vjetësh, më 1958, edhe kampi i Kuçit u
mbyll. Atëherë u fol se kjo bahej si pasojë e afrimit të
156
Hrushovit me Ajzenhauerin, si dhe me rastin e vizitës së
shefit sovjetik në Amerikë.
Ne na grumbulluen të gjithë në kampin e
Gradishtës, mes moçaleve të Lushnjës, ku na caktuen
fillimisht në punët bujqësore. Çfarë ironie dhe marrëzie e
atyne që kishin marrë në dorë pushtetin! Në vendin ma të
prapambetun e ma analfabet në Evropë, shikoje profesorë,
inxhinierë, ushtarakë, mësues, madje edhe akademikë, që
prashisnin misër, pambuk e hapnin vija kulluese e kanale
vaditëse! Ky ishte një turp і madh, që nuk mund të
konceptohej nga njerëzit normalë, por që po realizohej nga
disa mendje djallëzore të regjimit bolshevik shqiptar, me
në krye klikën e Enver Hoxhës, që urrenin vlerat e
qytetnimit evropian.
Po të kishe studiue në vendet evropiane, kjo
shërbente si një akt akuze të randë, ku mund të gjëndej
preteksti me të pushkatue e dënue me burgje e kampe
internimi. Ose, në rastin ma të mirë, me të trajtue si bujkrob, skllav e kafshë pune. Si mund ta përfytyronte e
shkreta Gori se burri і saj, oficer akademist dhe me
perspektivë të shkëqyeshme në një vend demokratik, të
rrinte gjithë ditën i krrusun mbi lopatën, kazmën apo belin
për një kothere bukë ?! Madje, edhe ma vonë, kur këto
histori të jetueme i tregoheshin dhe i shpjegoheshin, ajo
nuk arrinte t’i besonte, aq absurde i dukeshin.
157
Valentini, portret me laps dhe skica anash me dis skica
t’udhӫtimin e tij prej Italisӫ në ferrin komunist.
Pritje e pafund
Në Gradishtë ne u bashkuem si familje edhe me
Gencin, që ishte lirue më 1957, pasi vuejti dënimin prej 10
vjetësh me burg të randë. Ai u fejue me të bijën e Llesh
Marashit, Albinën, me të cilën u martue më 1958, po në
Gradishtë. Këto kondita të reja i dhanë mundësi Valentinit
158
me i shkrue përsëri Penelopës së tij. Mes tyne filluen me u
ringjallë shpresat për përmirësimin e gjendjes. Një
përmirësim i përkohshëm në marrëdhaniet diplomatike
midis SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik, në planin
ndërkombëtar, duket se kishte sjell ndikim edhe në
zbutjen e luftës së klasave në Shqipëri. Vdekja e Stalinit
dhe ardhja e N. Hrushovit në krye të Kremlinit u testue,
ndonëse pa rezultat, qysh me konferencën e Tiranës
më1956, ku disa “liberalë” e “hrushovianë” e pësuen me
jetë, kurse të tjerë përfunduen burgjeve dhe internimeve.
Valentin Pervizi, Viktor Dosti, Guljelm Deda dhe Thabit Rusi,
nӫ Kuç (1955-1958). Nga albumi “Nё rrathёt e ferrit” i Lek Pervizit.
Por Hrushovi do të vizitonte edhe Shqipninë në
vitin 1960, në përpjekje për të zbutur kursin sektar e
stalinist të Hoxhës. Asokohe u vu re mobilizim i madh për
pritjen e tij pompoze. Aq sa, nga ky mobilizim e pësuem
edhe ne të internuemit. Të gjithë sa ishim burra na hoqën
nga puna dhe sektorët afër qytetit të Lushnjës dhe na
159
mbyllën dy javë në kotecët e pambukut e të misrit të
sektorëve të largët. Ndër to edhe Gradishti, ku na jepej
vetëm racioni i bukës. Ne ruheshim nga policë të
armatosun dhe nuk kishim të drejtë qarkullimi jashtë
zonës së kotecëve. Ishte verë dhe na kishin shti aty brenda
pa shtrojë e mbulojë, veç me rrobat e trupit. Këto masa të
jashtëzakonshme ndaj nesh, si « armiq të betuem të
popullit e të partisë », merreshin nga frika se mos bënim
ndonjë të pabërë. Kjo gjendje terrori vazhdoi gjatë gjithë
vizitës së Hrushovit. Pas dy javësh na kthyen në gjëndjen
e maparshme dhe në punët që na kishin caktue.
Valentini dhe unë me disa të tjerë ishim caktue në
sektorin e ndërtimit të fermës. Mue ferma më tërhoqi në
sektorin e Plukut si piktor dhe si profesionist i mirë
(kështu me kishte dalë nami) në punë ndërtimi, mekanike
etj. Kurse Valentini punonte në një brigadë ndërtimi në
Çermë, ku i çonin me makinë dhe i kthenin në Gradishtë
të dielave, të shoqnuem me policë. Ne që na kishin caktue
në Pluk, baheshim nja 10 vetë, flinim në një barake me
kallama të suvatuem nga brenda. Unë dhe Petrit Merlika
ishim caktue pranë ofiçinës dhe zdrukthtarisë. Petriti,
inxhinier, i liruem aty pas 10 vjetësh burg, kryente pune
mekanike. Edhe ai e kishte gruen italiane, por ajo nuk
kishte arritë me u largue në Itali. Kështu e shkreta Elena,
profesore e letërsisë, e kishte kalue jetën në Tepelenë tue
bajtë dru si kafshë. Këtë fat do të kishte pasë këtu edhe
Gori i Valentinit. Unë figuroja pranë zdrukthtarisë, por
kryeja edhe punët e një piktori për emulacionin socialist
(siç quhej asokohe propaganda) dhe aktivitete të tjera si
ekspozita bujqësore, mjete për muzeume, kabinete
160
agroteknike etj. Në këto kondita, edhe u martova dhe na
dhanë një dhomë si banesë për familjen.
Valentini rrinte me ne gjatë gjithë javës së punës
dhe të dielave shkonte në Gradishtë. Kjo i jepte mundësi
me shkue edhe nga qyteti, ku postonte ndonjë letër apo
kartolinë. Tani kishte korrespondencë ma të rregullt me
Gorin. Por me prishjen e marrëdhanieve me Bashkimin
Sovjetik, gjendja politike në vend u acarue dhe lidhja me
Kinën e përkeqësoi edhe ma shumë. Letërkëmbimi me
Gorin u bllokue përsëri dhe kaloi një kohë shumë e gjatë
heshtje mes tyne. Valentini (dhe ne të familjes) ishim të
shqetësuem për ndarjen që zgjaste pa fund. E shoqja, Gori,
po kështu e merakosun, i ishte drejtue prapë Ministrisë së
Jashtme të Italisë. Në përgjigje të interesimit të saj për fatin
e Valentinit, ambasada italiane në Tiranë shkruente më 29
shtator 1967 se: “…për sa kohë të vazhdojë regjimi aktual në
Shqipëri, mendohet se do të jetë shumë e zorshme që Pervizi, i
konsideruar “armik i popullit”, të mund të fitojë lirine”.
Lajmi i ishte dhanë Gorit me shumë kujdes nga
Ministria e Jashtme, nëpërmjet shtëpisë së oficerëve, ku
kishte shërbye Valentini dhe, ku ai figuronte akoma
efektiv (si rob lufte). Ajo ishte tronditë shumë, aq sa kishte
kalue në depresion, dhe iu desh të shtrohej disa ditë në
spital. Ndërkohë, e ama i kishte vdekë, po ashtu vëllai dhe
tri motrat. Asaj i kishte mbetë vetëm njena nga motrat,
mjaft e pasun, e cila kujdesej për të. Këto Valentini i mori
vesh shumë ma vonë. Ambasada nuk do të kishte arritë
kurrë të merrte një informacion të tillë. Por qëlloi që një
mikut tonë, sigurisht i lirë, i duhej një dokument për
motrën e tij të martueme në Itali. Ai ishte lejue të hynte në
ambasadë dhe vetë ambasadori e kishte pyet nëse e njjihte
161
dhe dinte gja për Valentin Pervizin. Miku i kishte tregue
se Valentini gjëndej i internuem, pa shpresë lirimi, në
Gradishtë. Ky mik banonte në Lushnjë dhe më tregoi për
këtë bisedë me ambasadorin italian.
Itaka e Valentinit s’ishte një ishull i humbur, po një qytet histork. Në
foto, qendra e lagjes ku banonte dikur. Ai u kthye aty pas 47 vjetësh.
Kthim në Itakë
Siç dihet, vitet 1970-80, të fundit për diktaturën
komuniste në Shqipni, u shoqëruen me varfërimin e
mëtejshëm të popullsisë, sidomos asaj të fshatit. Dështimi i
sistemit totalitar kishte fillue me stanjacionin e ekonomisë
së centralizueme, e cila nuk mund t’i bante ma ballë
nevojave të konsumit të popullsisë dhe konkurrencës së
ekonomisë së tregut të lirë kapitalist. Bashkimi Sovjetik
162
dhe republikat motra socialiste nuk e ndihmonin ma, si
ma pare, njena-tjetrën. Rrënimi ekonomik dhe ulja e
pashmanshme e nivelit të jetesës në vendet e ish-Bllokut u
shtoheshin represionit afatgjatë, mungesës së lirisës dhe
shkeljes drastike të të drejtave të njeriut. Prandaj ramja e
murit të Berlinit më 9 nandor 1989, po vazhdohej me një
valë protestash antikomuniste, që sollën edhe vrasjen e
Çausheskut në Rumani. Kjo u kalli frikën edhe
sundimtarve të kuq shqiptarë. Në Tiranë, protestat nisën
në korrik 1990 me futjen në ambasadat e vendeve
perëndimore të qindra e mijra qytetarëve të paknaqun, që
kërkonin shpëtim nga skëterra komuniste. Situata po dilte
jashtë kontrollit. Sekretari i Përgjithshëm OKB-së, Perez de
Kuelar, erdhi në Shqipni dhe imponoi qeverinë të lejonte
largimin e qytetarëve që kishin pushtue ambasadat. Po
kështu, ai kërkoi që të internuemve në kampe pune, ish-të
burgosunve dhe familjeve të persekutueme për motive
politike t’u jepeshin liritë e privueme, si dhe pasaportat, si
qytetarve të tjerë.
Ma në fund, edhe Valentinit iu rikthye shpresa se
mund të përfitonte me u bashkue me gruen e tij në
Bolonja. Tani letërkëmbimi i tyne ishte ba ma i rregullt,
dhe Gori i dërgoi edhe disa pako e dollarë. Nga padurimi,
ajo shfaqi dëshirën që të vinte vetë në Shqipni, duke qenë
se u hapen dyert e lirisë. Por Valentini, i pasigurt për
rrjedhën që mund të merrnin zhvillimet politike në vend,
e këshilloi ta priste në Bolonja, ku do të përpiqej të
shkonte ai vetë. Dhe ashtu veproi, sapo iu dha rasti. Me
t’u pajisë me pasaportë, ai aplikoi për vizë italiane, e cila
iu dha menjëherë.
163
Më 20 shkurt 1991, pikërisht në ditën e rrëzimit të
statujës së diktatorit, në Tiranë, ai gjëndej në aeroportin e
Rinasit, gati për të marrë avionin për në Bolonja. Pas dy
orësh, Valentini zbriti në aeroportin e Romës, aty ku e
priste me padurim Gori, Penelopa e tij italiane. Në holl, ai
qëndroi një copë herë për të dallue gruen e tij që po e
priste. Pastaj u drejtue në një vend nga mund të shihte ata
që vinin nga jashtë, duke mendue se Gori do t’ishte vonue
ose mund të kishte ngatërrue orarin e uljes së avionit. Në
anën tjetër të hollit, e shoqja priste gjithashtu mbrritjen e
Uliksit të saj me udhëtarët që zbritën. Por ata nuk e
dalluen njeni-tjetrin, që në fillim, siç kishin shpresue.
Kur vendi u boshatis, ajo dalloi njeriun që po rrinte
përkundrejt saj, me shpinë të kthyeme, tue shikue jashtë
nga xhamat. Ajo afrohet ngadalë tek ai dhe me një gjysmë
zani i foli : « Scusi Signore, lei non è per caso Valentino ?
... » Valentini u kthye menjëherë : « Gori ? » …
Dhe të dy u përqafuen pas 47 vjetësh, tashma si
pleq. Bashkimi, ndonëse kaq i vonuem, krijoi për të dy një
periudhë shmallje e qetësie shpirtnore. Oh, sa shumë
kishin me i tregue njeni-tjetrit! Po a do t’u mjaftonin për
këtë vitet e mbetuna?! Çfarë mund të andrronin tjetër,
përveç ribashkimit? Po. Ata e ndienin mungesën e një
fëmijë, e një Telemaku. Po fati kishte vendosë me i lanë
ashtu, dy pleq të vetmuem. Në këto kushte, ne që ishim
vendosë në Belgjikë, shkonim herë pas here në Bolonja.
Pastaj e morëm Valentinin në Belgjikë. Vizituem me të
Parisin, Amsterdamin etj. Me Valentinin shkuem edhe në
Amerikë, në New York, ku jetonte familja e vëllait tonë të
ndjerë, Gencit, i cili vdiq në prag të shembjes së diktaturës,
pa e arritë lirinë aq të dëshirueme.
164
Kisha historike e SS Annunziata, në rrugën e shtëpisë
ku banonin Valentini dhe Maria Gorizia, pas vitit 1991.
Kujtimet e pambarueme
Në kushtet e lirisë së fitueme, Valentini nisi me
shkrue kujtimet e veta në disa fletore, me qëllimin me
botue një libër. Kjo punë i dukej me dobi, jo vetëm për
nostalgji, me renditë të gjitha episodet e jetës së vet e të
Gorit, e cila u ba, si me magji, pjesë e fatit dhe e dramave
të tij pafund. Por ai mendonte se historia e tij duhet me u
lexue edhe nga një publik ma i gjanë, për me pa aty sa
randësi ka nganjëherë zgjedhja apo marrja e vendimeve në
jetën e secilit. Çdo vendim i caktuem përjashton një tjetër, i
cili mund të jetë ma fatlum ose ma i keq për individin apo
çiftin e martuem. Pra, ai mendonte se ma shumë se
rrethanat, në këto raste njeriu asht ma mirë të jetë sa ma i
pavarun në gjykimet dhe vendimet e veta. Nga një kuptim
ma i gjanë politik e social, Valentini e Gori muerën një
165
mësim (në formë ndëshkimi), si qindra e miliona të tjerë,
kudo në botë.
Arsyeja asht se ata, duke qenë edhe të rij, nuk u
thelluen sa duhet në informacionet që ekzistonin asokohe
për realitetin politik e luftarak në Evropë gjatë Luftës së
Dytë Botërore, e posaçërisht në Shqipni, me kuptue dhe
analizue prirjet e zhvillimeve të tij. Tashma ishte ba e qartë
se fitorja e aleatëve do të sillte edhe një rikonfigurim
gjeopolitik të kontinentit të vjetër, e sidomos të Ballkanit.
Për pasojë, ata nuk arritën me kuptue në kohë se çfarë
regjimi të ashpër dhe sektar po vendosnin komunistët
shqiptarë, sipas modelit bolshevik, para se të nisnin
udhëtimin e tyne fatal drejt Shqipnisë. Pra, regjimet
përcaktojnë jo vetë fatin e shoqërisë, por edhe të çdo
individi të veçantë. Ato janë përgjegjëse për aplikimin e
demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut apo të tiranisë
e të totalitarizmit, siç ndodhi në kampin social-komunist,
ku u përfshi edhe vendi ynë.
Por në vitin 1997 Valentini nisi të vuejë nga një
sëmundje e randë. Duke e pa se po binte nga shëndeti dhe,
pas një operacioni të vështirë që kaloi, ai m'i dorëzoi mue
të gjitha shënimet që kishte rreshtue, me porosi që t’i
plotësoja për një botim. Punë që unë po e baj me këtë libër.
Me kalimin e kohës, sëmundja iu randue dhe ai mbeti i
shtruem në spitalin Sant’Orsola e pastaj Malpighi të
Bolonjës. Unë i qëndrova te kryet katër muej rresht, derisa
ai vdiq më 4 mars 1999, në moshën 79 vjeçare.
Ashtu i sëmurë siç ishte, që nuk ngrihej dot nga
krevati, mendja e tij duket se udhëtonte dhe nuk i bindej
trupit të tij. Një ditë mu drejtue: “Dëgjo Lek, sa të
166
shërohem, do të shkojmë bashkë në Shqipni e t’i
rregullojmë disa punë…”
Dëshira e tij ishte e parealizueshme, por atë e
mbante shpresa e shërimit. Në varrimin e tij morën pjesë
oficerët e lagjes, ku banonte në qytetin e Bolonjës, si dhe
ato të regjimentit të tij. Historia e tij ishte ba e njohun edhe
atje, dhe e tregonin për anekdotë, si atë të Uliksit. Ata që e
njohën, e nderonin dhe tregonin respekt ndaj tij. Madje, në
shtëpinë e oficerave e thërrisnin “general”.
Në fakt, sa ishte gjallë, ai e kishte ba kërkesën për
njohjen e karrierës së tij ushtarake dhe marrjen e gradave
që i takonin. Mendimi ishte se atij mund t’i njihej edhe
grada e gjeneralit, meqë ai kishte qenë në shërbim efektiv,
deri në çastin që vetë komanda e kishte lirue nga shërbimi
(si gjithë oficerët e tjerë), në armëpushimin e dytë me
gjermanët. Po kështu, koha e qëndrimit në Shqipni, si i
burgosun politik në diktaturë, i njihej si rob lufte. Por atij
nuk iu njoh grada ma e naltë që kërkonte. Dy vjet pas
vdekjes, së shoqes i erdhi vendimi për njohjen e gradës së
nënkolonelit. Ata të komandës së tij u çuditën dhe u
shprehën se ky ishte një vendim i padrejtë. Sipas tyne,
Valentinit duhet t'ia kishin njohun gradën e naltë të
gjeneralit.
Pas vdekjes së Valentinit, ne i rrinim pranë Gorit në
çdo rrethanë. Por ajo nuk pranoi me ardhë në Belgjikë, që
ne të mund të kujdeseshim ma shumë për të. Si italiane,
ajo ishte tepër e lidhun me vendlindjen dhe kujtimet e
familjes dhe kishte jetue vazhdimisht në Bolonja. Asaj i
dukej një mospërfillje largimi i saj nga ky qytet, ku kishte
kalue krejt jetën e saj. Në vitin e fundit, që ishte mjaft e
sëmurë, ajo e thirri Bebën, gruen time, që të rrinte me të.
167
Kështu, ime shoqe i qëndroi pranë, pothuej një vit, deri
ditën e fundit, kur ajo vdiq në spital, më 30 korrik të vitit
2003.
Ma në fund, ata prehen përjetësisht, të dy së
bashku, në varrezat e qytetit të Bolonjës, Valentini dhe
Gori, ose siç i kam quejt unë, simbolikisht, në këtë roman
të jetuem: Uliksi shqiptar dhe Penelopa italiane.
Ndonëse me vuejtje dhe privacionet e ndarjes
gjysmëshekullore, jeta e tyne mori një kuptim: atë të
odisesë së pafajsisё.
FUND
168
Kronologji figurative
Shkodӫr, 1944
Berat, 1946-48
Tiranӫ, 1948-50
Tepelenӫ, 1951 Ҫorovodӫ, 1953
Tepelenӫ, 1951
Kuç, 1954-58
Gradishtӫ, 1958 -1991
1991
nӫ Bolonja 1991
169
1996
1998
Portrete nga Lek Pervizi
Tepelenӫ 1951
Kuç 1955-1958
Pluk, 1962
170
Portrete nga i nipi Leonard Pervizi
Pluk, laps,1983
Pluk, laps,1984
Pluk, tush, 1984
Pluk, laps,1991
171
Pas 47 vjetësh në botën e lirë
Përsëri bashkë nӫ Bolonja, ku u njohӫn, u martuen dhe,
ku do tӫ niste odiseja e gjatӫ e ndarjes gjysmӫshekullore.
Bolonja 1992, ma mirӫ vonӫ se kurrӫ.
172
Çifti i lumtun në 50-vjetorin e martesës, 1943-1993.
Nga barakat e kampeve në shtëpinë e tij në Bolonja, pas 47 vjetësh.
173
Pas 47 vjetësh, Uliksi dhe Penelopa bashkë në shtëpinë e tyre,
ku edhe mund të vallzonin si dikur….
Nӫ ekspozitat e nipit piktor, Leonardit, nӫ Bruksel, 1994.
Në foto: Leonardi, Valentini dhe Beba.
174
Trieste, 1993: Lek Pervizi, Nush Radovani, Valentini e Gjosho Vasija:
takim që s’mund të bahej nën diktaturë, në Shqipëri.
New York, Manhattan, më 1992.
175
Nӫ spitalin Sant’Orsola nӫ Bolonja, prej ku kaloi nӫ atӫ tӫ
Malpighit, ku ai ndërroi jetë mӫ 13 maj 1999.
Të dy të dashuruarit, të ndarë një jetë të tërë,
tani prehen bashkë përjetësisht.
176
Kronologji e jetës së Valentin Pervizit
1 korrik 1920, lindi në Skuraj të Kurbinit.
1926-1941, arsimohet në Itali, përfundon Akademisë e
Modenas.
1941, toger, regjimenti Lancieri “Vittorio Emanuele II”, Bolonja.
1942, kurs njëvjeçar për mjete të blinduara në Trieste.
1942, fejohet me Maria Gorizia Maninin në Bolonja.
1943, komandant plotoni tankist në mbrojtje të Romës,
8 -20 shtator 1943, luftime kundër forcave gjermane në Tivoli.
20 shtator 1943, armisitici dytë, rob lufte i gjermanëve me
oficerët e tjerë italianë për t’u dërguar në kampin e Dakaut.
Arratiset nga kampi i Fraskatit.
1943, martohet me Gorizian dhe qëndron në Bolonja.
Korrik-tetor 1944, udhëtimi i kthimit në Shqipni.
Dhjetor 1944, arrestohet dhe burgoset si bir i Prenk Pervizit, në
Shkodër.
1944-1946, në burgun e Shkodrës.
1946-1948, internim në Berat.
1950-1951, në kalanë-burg të Porto Palermos.
1951-1952, në kampin me punë të detyrueshme të Tepelenës.
1952-1954, në kampin e Ҫorovodës dhe fabrikën e tullave
Tiranë.
1954, në kampin e Plukut të Lushnjës.
1954-1955, në kampin e Shtyllasit.
1955-1958, në kampin-burg në Kuç të Vlorës (Kurvelesh).
1958-1991, në kampet e Plukut e të Gradishtës, Lushnjë.
1975-1983, në Gradishtë me punë të detyruar në bujqësi.
Shkurt 1991, kthim në Bolonja, bashkim me Gorin, pas 47
vjetësh ndarje.
13 mars 1999, vdes në Bolonja. Më korrik 2003 vdes edhe e
shoqja, Gori.
177
178
179
180