Academia.eduAcademia.edu

Maqedonia e Veriut: Një befasi [Northern Macedonia: A Surprise]

2019

Translated into Albanian from the English by Bardhyl Selimi Përkthehu nga anglishtja Bardhyl Selimi Pas njëzetë vitesh, në mars 2019, e vizitova sërish Maqdoninë, që ndërroi emrin në Maqedoni të Veriut, duke pamundësuar kështu Greqinë për ta bllokuar atë të hyjë në NATO dhe BE. Nuk e dija ҁfarë më priste. Ndryshimi i emrit, janar 2019 (Burimi: СакамДаКажам, https://sdk.mk/index.php/makedonija/politsijata-Njëzetë vite më parë: Thellimi i ndarjeve etnike Në vitin 1999, Maqedonia ishte shteti i vetëm pas-jugosllav, që i shpëtoi rrënimit për shkak të konfliktit ushtarak. Komentatorët perëndimorë e lavdëronin atë si një pikë e ndritshme në Ballkanin (perëndimor). Disa syresh u kushtuan vëmendje bisedimeve të fshehta të Serbisë me Athinën për ta sulmuar dhe ndarë Maqedoninë ndërmjet Greqisë dhe Serbisë. Me sa di unë, nuk është shkruar ndonjë monografi për këtë-fatmirësisht-ndodhi plani i parealizuar për hapjen e frontit të jugut në kursin e luftërave jugosllave. Unë vetëm se rastisa në disa përmendje gazetareske për këto bisedime serbo-jugosllave në pak artikuj në greqisht për paraushtarakë grekë në forcat serbe që luftonin myslimanët (boshnjakët dhe shqiptarët) dhe katolikët (kroatët).

Maqedonia e Veriut: Një befasi Tomasz Kamusella Universiteti i St Andreës Përkthehu nga anglishtja Bardhyl Selimi Pas njëzetë vitesh, në mars 2019, e vizitova sërish Maqdoninë, që ndërroi emrin në Maqedoni të Veriut, duke pamundësuar kështu Greqinë për ta bllokuar atë të hyjë në NATO dhe BE. Nuk e dija ҁfarë më priste. Ndryshimi i emrit, janar 2019 (Burimi: СакамДаКажам, https://sdk.mk/index.php/makedonija/politsijatagi-chuva-tablite-so-severna-makedonija-24-chasa-na-den-za-da-ne-gi-ischkrtaat-kako-avtopatotprijatelstvo/) Njëzetë vite më parë: Thellimi i ndarjeve etnike Në vitin 1999, Maqedonia ishte shteti i vetëm pas-jugosllav, që i shpëtoi rrënimit për shkak të konfliktit ushtarak. Komentatorët perëndimorë e lavdëronin atë si një pikë e ndritshme në Ballkanin (perëndimor). Disa syresh u kushtuan vëmendje bisedimeve të fshehta të Serbisë me Athinën për ta sulmuar dhe ndarë Maqedoninë ndërmjet Greqisë dhe Serbisë. Me sa di unë, nuk është shkruar ndonjë monografi për këtë- fatmirësishtndodhi plani i parealizuar për hapjen e frontit të jugut në kursin e luftërave jugosllave. Unë vetëm se rastisa në disa përmendje gazetareske për këto bisedime serbo-jugosllave në pak artikuj në greqisht për paraushtarakë grekë në forcat serbe që luftonin myslimanët (boshnjakët dhe shqiptarët) dhe katolikët (kroatët). 1 Në verën e vitit 1999, mora pjesë në një shkollë verore pas-universitare në Shkup (Skopje), që organizoi Suzana Milevska, me mbështetjen e Institutit të Shoqërisë së Hapur. Zumë vend në hotelin 'Continental', atëhere tepër të amortizuar, që e vetëquanim, duke e zbutur, si "Hotel Conti", nga që i mungonin shkronjat "ental" në tabelën e stërmadhe me tuba neoni. Bujtësit e pinin duhanin me tepri në sallën e ngrënies së mëngjesit, ku megjithaatë qe shkruar "Ne puši" (‘Mos pi duhan’). Pirja e duhanit atëhere qe diҁka e rëndomtë, përfshirë taksitë dhe autobuzët. Pjesëmarrësit e shkollës verore e kaluan shumë bukur, duke hulumtuar kryeqytetin dhe duke shijuar ekskursionet në fundjavë në liqenin e Ohrit (https://en.wikipedia.org/eiki/Lake_Ohrid), Në Kanionin Matka (https://en.eikipedia.org/wiki/Matka_Canyon) dhe në Festivalin e Dasmave në Galičnik (https://en.wikipedia.org/wiki/Galičnik_Wedding_Festival), në vargmalin Bistra në kufi me Shqipërinë. Tema e shkollës ishte "Imazhi i tjetrit". Nga pjesëmarrësit dhe tutorët pritej të diskutonin: si të pyesin, si të kapërcejnë dhe madje të thyejnë dhe shkatërrojnë normat e vjetra sociale dhe politike, për të hyrë në Europë. Nuk është për t'u habitur për ne, të rinjtë, që pëlqyem fjalën e Elizabeta Selevës "Dr. Phallus si një simbol i dijes". Ajo na bëri të njohur, që murgjit ortodoksë priren për të qenë ngashnjyesit më të mirë. Neve na kërkohej të shkruanim artikuj për hulumtimet tona vetiake, të frymëzuar nga qendrimi i përkohshëm në Maqedoni. Këto shkrime u botuan në një vëllim të veҀantë. (Suzana Milevska, ed. 2000. The Image of the Other: The Perception and the Representation of the Others. Skopje: Foundation Open Society Institute Macedonia). 2 Shkupi otoman sot (Burimi: Wikipedia, https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Поглед_кон_Сули_Ан_и_Старата_скопска_чаршија.JPG) Artikulli im nuk u përfshi në atë përmbledhje. Ajo që më shokoi mua në fillim në Shkup, ishte mbijetesa e arkitekturës otomane, xhamitë e kudondodhura, hamamet ose Ҫarshia/ Çarşısı, dmth Pazari i Vjetër (https://en.wikipedia.org/wiki/Old_Bazaar,_Skopje), me i madhi në Ballkanin Otoman. Në Shkup tingëllimi i këmbanave të kishës përzihej me zërin e hoxhës që ftonte besimtarët të faleshin. Nga ana tjetër, në faqet e para të gazetave ndërkombëtare shfaqeshin shkatërrimet e paramenduara nga serbët ortodoksë, të xhamive dhe trashëgimisë kulturore të myslimanëve në Bosnje dhe Kosovë. Në vitin 1992 djegia e Bibliotekës Kombëtare të Bosnjes në Sarajevë (https://www.dë.com/en/burned-librarysymbolizes-multiethnic-sarajevo/a-16192965), në vitin 1993 hedhja në erë e Urës së Vjetër në qytetin boshnjak të Mostarit, në vitet 1998-1999 shkatërrimi në shkallë të gjerë i xhamive dhe i teqeve në Kosovë, (https://en.wikipedia.org/wiki/Stari_Most#Destruction), (https://en.wikipedia.org/wiki/Destruction_of_Albanian_heritage_in_Kosovo#Kosovo_Co nflict_(1998-1999)) qenë shenja për "normat" e përdorura atëhere në Ballkan, kur ishte fjala për trashëgiminë myslimane dhe otomane. 3 Më 1992, gjatë rrethimit të Sarajevës, Vedran Smailović luan me violinë në mjediset e shkatërruara të Bibliotekës Kombëtare të Bosnjes (Burimi: Wikipedia, https://bs.wikipedia.org/wiki/Nacionalna_i_univerzitetska_biblioteka_Bosne_i_Hercegovine#/media/File:E vstafiev-bosnia-cello.jpg) Maqedonia ishte ndryshe. Maqedonia ishte Tjetra. Ishte një përjashtim fatlum. Ky vend i kapërceu me sukses "normat" që përmendëm më sipër. Mbase tërmeti shkatërrimtar i vitit 1963, që e rrafshoi Shkupin, ka qenë një paralajmërim i mjaftueshëm që është më mirë të ndërtosh, të ruash dhe të bashkëekzistosh se sa të shkatërrosh ose të vrasësh, sido që të shfaqen ideologji joshëse. Shkolla verore u zhvillua në etapat e fundit të bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë së Re (pikërisht Mali i Zi dhe Serbia) si një përgjigje për dëbimin nga Beogradi në shkallë të gjerë të 850 mijë shqiptarëve, myslimanëve dhe ciganëve nga Kosova gjatë 1998-1999. Pothuaj se 400 mijë nga të dëbuarit, gjetën strehë në Maqedoninë fqinje. Ndonëse kjo përbënte një të tretën e popullsisë së vendit, pothuaj asnjë i ikur nuk u vendos në kampe, shumica u strehuan nga familjet shqiptare e të afërm. Kur po bëheshim gati të iknim nga Shkupi, NATO vendosi kontrollin e vet në Kosovë dhe të ikurit nisën të kthehen si lumë në shtëpitë e veta. Shpenzimet për të ndihmuar të ikurit qenë shumë të larta nga pikëpamja maqedone, ose 10 % e prodhimit të përgjithshëm kombëtar për vitin 2000. 4 Shkupi i shkatërruar nga tërmeti i 1963 (Burimi: Wikipedia, https://mk.wikipedia.org/wiki/Скопски_земјотрес_1963#/media/File:Plostad_Sloboda_po_zemjotresot_v o_Skopje.jpg) Ne vëzhgonim kolonat që lëviznin ngadalë të të ikurve, përmes televizionit ose lexonim për to në gazeta, por organizatorët na paralajmëruar, për aryse sigurie, që të mos përfshiheshim në këto ngjarje të vrullshme. Kjo ҁështje nuk ekzistonte në tematikën e diskutimeve gjate leksioneve dhe seminareve. Sidoqoftë këto ngjarje e polarizuan dukshëm shoqërinë maqedonase, duke e bërë ndasinë etnike më të ndjeshme se në të kaluarën. Qeveria maqedone ndërmori hapa për të ndërtuar një shtet kombëtar homogjen sllavofon dhe ortodoks. hapësira publike për shqiptarët, turqit dhe ciganët myslimanë u tkurr me shpejtësi, ndonëse ata përbënin më shumë se një të tretën e popullsisë së vendit. U kërkua nga të gjithë të flitej dhe të mësohej përmes mjeteve të maqedonishtes. Sistemi arsimor në gjuhën shqipe atëhere u kufizua ose u la tepër mënjanë. Edhe në shkollën tonë verore nuk ishte ftuar asnjë shqiptar apo turk, apo cigan. Kur unë hodha idenë se do qe mirë, mbase, që sllavomaqedonët të mësonin edhe ata pak shqip, mua më përqeshën butësisht..Vetëm një asistente mësimdhënëse më tha në mirëbesim gjatë një dreke se bashkëshorti i saj ishte shqiptar, ndonëse ata në shtëpi flisnin 5 maqedonisht. Megjithatë në mënyrë që ta ndihmonin të bijën të kishte një qasje të barabartë në dy pjesët e familjes, e kishin shpënë atë në një kopësht shqipfolës. Për këtë "mëkat" nacional" miqtë e saj në personelin mësimdhënës kishin nisur ta shmangin disi atë. Të ikurit nga Kosova duke u kthyer në shtëpi në qershor 1999 (Burimi: NATO Review, https://www.nato.int/pictures/review/9903/b9903-20.jpg) Sipas kërkesës së organizatorëve, unë ia kushtova artikullin tim asaj që pashë dhe përjetova në Maqedoni. Ajo që më shokonte më shumë, ishte ndarja etnike e këtij qyteti. Qendra e qytetit dhe Gazi Baba ishin padiskutim maqedonase, shqiptarët përbënin shumicën e banorëve në lagjen e Ҫairit, ndërsa ciganët në Shutoorizari. Me këtë rregullim, Ҫarshia përbënte hapësirën tregtare të nënvetëdijshme, ku të gjithëpavarësisht etnisë- gëlonin gjatë ditës, por e boshatisnin pazarin natën. Gjatë kohës së shkollës verore, si rregull i pashkruar ishte të mbaje një sy mbyllur ndaj realitetit. Unë guxova ta kaloj këtë vijë të kuqe të hollë prandaj u përjashtova nga përfshirja në vëllimin e artikujve...Por të them të vërtetën, tani që e mendoj më qetë, nuk kishte asgjë të ҁuditshme ose mëkatore në këtë ndarje etnike në vetvete, por vetëm një vijimësi e traditës otomane, ku anëtarët e mileteve të ndryshme (apo grupeve etnofetare autonome) ishin mësuar të jetonin në mëhalla të ndara (lagje të qytetit): të krishterët ortodoksë në një anë, myslimanët në një anë tjetër, ndërsa katolikët dhe ciganët (ku mbizotëronin ata të fesë islame), po ashtu, në mëhalla të ndryshme. 6 Portat e hyrjes së tregut në Shutoorizari, stolisur me simbolin kombëtar të ciganëve të shakrës (rrotës me spica) (Burimi: Wikipedia, https://en.wikipedia.org/wiki/Šuto_Orizari_Municipality#/media/File:Shuto_Orizari_-_P1090581.JPG) Ajo që i nxiste organizatorët e shkollës verore të kujdeseshin se mos shpohej balloni i qetësisë për rreth subjektit ishte mbase aspirata e atëherëshme e mprehtë politike për të fshirë këto ndarje duke e kthyer këdo në një "maqedonas" të vërtetë, do methënë në një "të krishterë ortodoks sllavisht-folës". Në këtë udhëtim, duke përmbushur modelin europianoqendror të shtetit kombëtar homogjen etnogjuhësor dhe etnofetar në Maqedoni, elita politike dhe intelektuale e vendit, disi, e kish humbur kujtesën se pikërisht një program i njëjtë kishte shpënë në akte të shumënumurta pastrimi etnik dhe gjenocidi gjatë luftrave pas- jugosllave, përfshi edhe dëbimin e shqiptarëve, turqëve dhe ciganëve nga Kosova. Përpjekja për t'i detyruar shqiptarët, ciganët dhe turqit e Maqedonisë të hiqnin dorë nga kultura dhe feja e vet do të dështonte. 7 Monumenti i Mbrojtësve të Maqedonisë në vitin 2001, i ngritur më 2011 në qendër të Shkupit (Burimi: Wikipedia, https://en.wikipedia.org/wiki/2001_insurgency_in_the_Republic_of_Macedonia#/media/File:Monument_of _the_Defenders_of_Macedonia.JPG) 8 Monumenti për luftëtarët shqiptarë të Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës të vitit 2001 në Ҫair në vitin 2016 (Burimi: https://gymlive.org/grupkarshijaka/photo/1443571572102155692_4546263229) Pajtimi është i mundëshëm: Sllavo-folësit maqedonë dhe shqiptarët të bashkuar (Burimi: http://www.macedoniantruth.org/forum/showthread.php?p=164024) Dhe kjo ndikoi shumë shpejt. në vitin 2001 një luftë civile ndërmjet partizanëve shqiptarë dhe ushtrisë maqedonase i mori jetën më shumë se 1000 vetëve, ndërkohë luftimet zhvendosën 140 mijë njerëz. Një dekadë plot dredha, paslufte, vijoi rreth përmbushjes së Marrëveshjes së Paqes nënshkruar në Ohër, që mund të shmangej, nëse se administrata maqedonase do kish nxjerrë një ose dy mësime nga konfliktet më të herëshme pas-jugosllave. Por po del se historia nuk është mësuese për gjithҁka. 9 Kompromiset për idealin kombëtar të homogjenitetit etno-gjuhësor ishin një proces i ngadaltë. Marrëveshja e Ohrit porosiste mos-diskriminim dhe përfaqësim të barabartë të gjithë grupeve etnike dhe gjuhësorë të vendit, decentralizim dhe përdorimin e gjuhëve të pakicës (veҁanërisht në arsim) nëpër njësitë administrative me më shumë se një të pestën e banorëve që i përkasin grupit pakicë etnik. Arritja e parë e prekshme ishte njohja më 2004 e universitetit shqip të pakicës në Tetovë, që ishte themeluar dhjetë vite më parë (më1994). Me qenë se kjo njohje zgjati shumë, më 2001 bashkësia shqiptare ngriti Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë si institucion shqipfolës jo fitimprurës privat. Unitet në ndryshimësi: Logoja zyrtare e Universitetit të Europës Juglindore në latinisht, shqip, maqedonisht dhe anglisht (Burimi: Wikipedia, https://en.wikipedia.org/wiki/South_East_European_University#/media/File:South_East_European_Univer sity_logo.svg) Një fillim i ri më 2010: Drejt Maqedonisë Veriore gjithëpërfshirëse Sidoqoftë, një ngjarje e vërtetë në sferën e politikës gjuhësore erdhi në janar 2019, kur shqipja u njoh si gjuhë e dytë zyrtare e Maqedonisë, krahas gjuhës së parë kombëtare të vendit, maqedonishtes. (https://www.rferl.org/a/macedonia-s-albanian-language-billbecomes-law/29711502.html). Jo të gjithë, por shumica e shqiptarëve të Maqedonisë dinë pak maqedonisht (ose serbokroatisht, ata të moshës së mesme dhe të tretë), ndryshe nga maqedonasit sllavisht-folës që rrallë kanë pasë dijeni të mirë të shqipes. Por ka një shpresë të qartë për një përmirësim të butë në këtë drejtim. Në mesin e marsit 2019, në Universitetin e Shënjtëve Cyril dhe Method në Shkup unë takova Aneta Duҁevskën, dekane e Fakultetit Bllazhe Konevski, për filologji dhe kolegët e saj. Ata më vunë në dijeni se në tetor 2018 fakulteti i tyre ofroi një kurs, jo të detyrueshëm, pa pagesë në shqip për gjithë studentët e universitetit. Ata prisnin 20 kandidatë, por, për habinë e të gjithëve, u paraqitën 150 të tillë. Ky fakt tregon për një ndryshim të thellë në të menduarit për shoqërinë maqedonase te brezi i ri, që do i japin një fytyre të re vendit në dekadat e ardhëshme. Drejtimi i këtij ndryshimi mund të shpjerë në përqafimin e modelit finlandez të dygjuhësisë zyrtare të mirëfilltë. Dy-gjuhësia zyrtare finlandeze është vendosur në atë vend skandinav pas një lufte civile, gati gjenocidale, të vitit 1918. Për tre muaj sa zgjati konflikti humbën jetën 40 mijë njerëz ose më shumë se një përqind e popullsisë prej tre 10 milionëshe. Po të vijonte lufta një vit të plotë, do kishin vdekur katër përqind..Në Finlandën e sotme, folësit e suedishtes përbëjnë pesë përqind të banorëve, por të gjithë folësit e finlandishtes janë të detyruar ta zotërojnë suedishten gjatë viteve të shkollimit. Po ashtu, suedezët duhet ta mësojnë finlandishten. Për të fituar diplomën e shkollës së mesme dhe për t'u regjistruar në universitet në Finlandë duhet të kalosh provimet në të dyja gjuhët. Kjo poltike e ndjekur rreptësisht, që nuk pëlqehet si nga nacionalistët finlandezë apo suedezë, siguron një bazë të fortë integrimi mbi të cilën është ngritur qendrueshmëria e shtetit. Finlanda është një shtet nacional i një kombi me banorë të Finlandës dygjuhësorë (jo finlandezë, sikurse besohet gabimisht). Përse shqiptarët dhe sllavët e Maqedonisë të mos bëhen një komb shumëgjuësor apo banorë të Maqedonisë...Arritja finlandeze është një fakt që siguroi gjatë Luftës së Dytë Botërore ndalimin e Ushtrisë së Kuqe ta pushtonte atë vend, duke siguruar pavarësinë. Po të flasim historikisht, nga 1917-1956, Skandinavia lindore ka qenë po kaq jo stabile sa edhe Ballkani perëndimor sot. Por vendimet mund të thyejnë rrethin vicioz të diskriminimit, kryengritjet dhe raprezaljet, që nxiten duke ndjekur parimet e nacionalizmit etnogjuhësor. Nuk është për t'u habitur se ngjarjet e sotme në Maqedoni u mundësuan pasi u rëzua partia nacionaliste maqedonase VMRO (Organizata Revolucionare Maqedonase e Brendëshme). Koalicioni qeverisës i sotëm, që u formua më 2017, udhëhiqet nga Bashkimi Socialdemokrat i Maqedonisë (SDSM), me pjesëmarrjen e shqiptarëve (BDI, Bashkimi Demokrat për Integrim), ciganët (PCERM, Partia për Emancipimin e Plotë të Ciganëve në Maqedoni) dhe turqëve (PDT, Partia e Lëvizjes së Turqëve). Një proces i ngjashëm ndodhi në Greqinë fqinje, ku në fillimet e krizës ekonomike të 2008, që kaploi vendin më të brishtë të Bashkimit Europian, partia SYRIZA (Koalicioni i Të Majtëve Radikalë) i mundi shpejt partitë nacionaliste tradicionale greke PASOK (Lëvizja Socialiste Panhelenike) dhe ND (Demokracia e Re) në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 dhe 2014. Do kalonte një kohë e gjatë për ta shkëputur shtetësinë e vendit dhe politikën nga nacionalizmi etnogjuhësor dhe varësinë e tij nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Greqisë. Kisha Ortodokse Maqedonase, e cila e vetëdeklaroi autoqefalinë më 1967, asnjëherë nuk e fitoi ndonjë ndikim në Maqedoni, sepse së pari, Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë nuk do ta toleronte një këputje të tillë të monopolit të saj pushtetor dhe së dyti, edhe sot e kësaj dite, Patriarku Ekumenik nuk e ka njohur autoqefalinë e kësaj Kishe. Më 12 qershor 2018, ministri i jashtëm grek dhe homologu i tij maqedonas nënshkruan një marrëveshje të rëndësishmne (http://s.kathimerini.gr/resources/articlefiles/symfwnia-aggliko-keimeno.pdf#Question) në fshatin e vogël të Psaredes, në një kep të liqenit të Prespës, që është një tokë greke, shumë pranë pikës ku takohen kufijtë e Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë në këtë liqen. (https://www.google.co.uk/maps/place/Psarades+530+77,+Greece/@40.8293561,20.8 91079,11z/data=!4m5!3m4!1s0x1350b470e73ebde9:0x41e5e44b951dcb29!8m2!3d40. 8297848!4d21.0317746). 11 Pas gjysmë viti diskutimesh të nxehta dhe protestash zemërimi nga nacionalistët në të dy vendet, u mbajt referendumi për emrin e ri në Maqedoni dhe megjithë ndërhyrjet e Rusisë, Shkupi dhe Athina e ratifikuan me sukses këtë dokument në janar 2019. Marrëveshja e Prespës- sikurse njihet nga populli- erdhi në fuqi më 12 shkurt 2019. Në nenin 1, Shkupi bie dakord ta ndryshojë emrin zyrtar të shtetit në Maqedoni e Veriut, që më së fundi i dha fund kokëfortësisë së Athinës për mosnjohjen e emrit të mëparshëm, që bashkësia ndërkombëtare i kishte vënë përkohësisht, dmth akronimin burokratik FYROM (Republika e Dikurshme Jugosllave e Maqedonisë), në Greqi Maqedonia pasjugosllave referohej me një emër disi përҁmues "Republika e Shkupit" (Δημοκρατία τωνΣκοπίωνDimokratías ton Skopíon) (http://www.thebest.gr/news/index/viewStory/190823). Si përgjigje për këtë lëshim, Athina ra dakord ta lejojë mos-ndryshimin e cilësorit "maqedonas" duke vijuar me përkufizimin zyrtar për gjithë banorët e Maqedonisë së Veriut (neni 1b), dhe për emrin e gjuhës sllave të maqedonasve (neni 1.c) që më parë konsiderohej shpesh si "gjuhë e Shkupit" (Σκοπιανή γλώσσαSkopianíglóssa) në greqisht (https://www.thepresident.gr/2018/06/07/η-μακεδονική-διάλεκτος-και-η-γλώσσα-τω/). Më në fund, neni 7 jep një afat të shkurtër asaj që quhet Geschichtspolitiken ) politika e historisë nacionale dhe kujtesa) që kundërshtohej shumë nga Greqia dhe Maqedonia, duke pranuar që termi "maqedonas" ka dy kuptime të dallueshëm dhe (më së shumti) pa lidhje. Nga njëra anë, ay i referohet Maqedonisë së Re, banorëve të saj dhe gjuhës së tyre sllave; nga ana tjetër, rajonit antik të Maqedonisë dhe kulturës dhe traditave të tij "helene" (greke). Falë alfabeteve të ndryshëm askush në Maqedoninë e Veriut dhe në Greqi nuk është i prirë t'i keqkuptojë këto kuptime të ndryshme, sepse kuptimi i mëparshëm është Македонски Makedonski në maqedonist, ndërsa tjetri Μακεδόνας Makedónas në greqisht. Vetëm në anglisht, ky dallim shumë i rëndësishëm ideologjik zhduket me termin e njëjtë ‘Macedonian’ që punon për dy kuptimet. Tirania e Politikës Gjuhësore Sidoqoftë, që në qershor 2009, kur doli fjalori i parë pas-komunist greqishtmaqedonisht, paraushtarakët e fashistëve grekë dhe partia nacionaliste Agimi i Artë e përҁanë këtë ngjarje shkencore duke përdorë dhunën (https://www.youtube.com/watch?v=5UprTeTPnp0). Emri i saktë i fshatit ku u nxor Marrëveshja e Prespës ishte shënues, ishte një ikonë ë përdorimit të gjuhës si armë e politikës dhe e luftës. Deri në vitin 1927 Psarades (Ψαράδες) njihej si Nivitsa (Νίβιτσα), të ndryshuar si Nivici (Нивици) në maqedonisht (në kuptimin ‘fushat’ në sllavisht). Ndërmjet 1856 dhe 1914, ndodhi shtrirja e shtetit -komb grek në drejtim të veriut që nga bërthama e tij origjinale në Attica, duke sjellë brenda kufijve të këtij shteti shumë toka sllavofone dhe turqishtfolëse. Në garë me vendet e Europës Qendrore ku ishte bërë tepër popullore ideja e nacionalizmit etnogjuhësor, shumë sllavofonë dhe veҁanërisht turq (në mënyrë tipike, myslimanë të ҁdo gjuhe dhe etnie) u dëbuan nga Greqia, ndërsa shumë grekë (zakonisht të krishterë ortodoksë që përdornin shkronat për të shkruar gjuhët e tyre të larmishme) nga Tuqia dhe Bullgaria në Greqi midis shekujve 12 19 dhe 20. Por ajo që mbeti në Greqi pas "zhdukjes" së këtyre të dëbuarve ishte anatemimi i emër-vendeve sllavë dhe turk. Në pjesën më të madhe, këto emër-vende u greqizuan (helenizuan) butësisht gjatë gjysmës së parë të shek.20. Në hartat greke të Ballkanit që mbulojnë Maqedoninë, edhe emërvendet në veri të kufirit grek janë greqizuar (http://theconversation.com/greeces-macedonian-slavic-heritage-was-wipedout-by-linguistic-oppression-heres-hoë-94675 ; http://macedonia.kroraina.com/en/mv/index.html ; https://en.wikipedia.org/wiki/Geographical_name_changes_in_Greece), ndërsa hartat maqedonase të Greqisë janë kujdesur që të zevëndësohen me emrat tradicionalë sllavë dhe turk për të paraqitur emrat e sotme. Maqedonia historike– tani e ndarë midis Bullgarisë, Greqisë dhe Maqedonisë- me emër-vendet në sllavisht, me prirje për të përdorur shkronjat cirilike (Burimi: https://mk.wikipedia.org/wiki/Егејска_Македонија#/media/File:Macedonia_(region)_borders_-_mk.png) Që në periudhën midis dy luftrave, mohimi i identitetit mbeti njëri nga instrumentat më të rëndësishëm për ndërtimin e kombit në Ballkan. Në vitin 1938, sipas modelit francez të shtetit unitar pa pakica etnogjuhësore, Turqia republikane e mbështeti këtë parim duke deklaruar që kurdët që flasin një gjuhë indoeuropiane janë veҁse 'malësorë turq' (dağTürkleri). U ndalua të flitej kurdisht në publik. Kjo politikë ndryshoi vetëm në vitin 13 2009; tani Ankaraja e pranon që kurdët jetojnë në Turqinë lindore dhe flasin gjuhën e vet, që dallohet nga turqishtja, ashtu sikurse hungarishtja nga anglishtja. Në Greqi, shtypja e folësve të shqipes dhe sllavishtes vazhdon edhe në ditët tona. Shqiptarët quhen nga grekët 'arvanitas' (Αρβανίτες Arvanítes), dhe sllavët përcaktohen si 'folës sllavë' (ΣλαβόφωνοιSlavófonoi). Të dyja grupet përcaktohen si ' grekë të krishterë ortodoksë që nuk flasin greqisht', pasi konsiderohen të ndryshëm rrënjësisht dhe të ndarë nga shqiptarët (ΑλβανώνAlvanón) ose maqedonët (ΜακεδόνεςMakedónes). Ndonëse rrallë është e nevojshme të botohet në Greqi diҁka në arvanitikisht ose sllavisht, shkronjat e pandryshueshme greke përdoren për këtë qëllim. Për më tepër, në traditën otomane të mileteve, që përcaktohen në varësi të fesë, myslimanët që flasin sllavisht konsiderohen pomakë (ΠομάκοιPomákoi) në Greqi, dhe gjuha e tyre, pomakisht (ΠομακικήPomakikí), konsiderohet e veҁantë nga gjuha sllavofone greke e përmendur më parë. Koha e vetme kur Greqia e njohu maqedonishten si gjuhë në të drejtën e vet ka qenë gjatë Luftës Civile (1946-1949), pas Luftës së Dytë Botërore, ndërmjet komunistëve dhe antikomunistëve. Qeveria e Përkohëshme Demokratike Komuniste kontrollonte veriun e Greqisë që fliste maqedonisht dhe greqisht ndërmjet viteve 1947 dhe 1949. Pa e njohur maqedonishten si gjuhë zyrtare dhe pa hapur shkolla, shtypin, librat dhe administratën në këtë gjuhë, krahas greqishtes, 'Greqia veriore komuniste' nuk do kish shans në përplasjen e egër me "Athinën kapitaliste'. 14 Një parrullë dygjuhësore greqisht- sllavisht 'Rroftë Fronti Nacional Ҫlirimtar (NOF) (1946). NOF ishte një organizatë politike dhe ushtarake e maqedonasve të Greqisë veriore (Sllavëve) (Burimi: Wikipedia, https://mk.wikipedia.org/wiki/Народноослободителен_фронт#/media/File:Natpis_NOF.JPG) Një gazetë në maqedonisht e Greqisë veriore maqedonase Nepokoren (Sfiduesi, 1947-1949) (Burimi:MakedonskaBiblitekahttp://macedonian.atspace.com/knigi/nepokoren.htm) 15 Marrëvshja e Prespës synonte të braktisej kjo tirani ideologjike e lëmshit të nxehtë të ajrit, sikurse qe gjuha. Por në mes të marsit 2019, mosnjohja ende e pa zgjidhur e identitetit gjuhësor maqedon në Greqi pushtoi kryeartikujt e shtypit nëpër Maqedoni. U ngrit Ҫështja në se "ka grekë në Greqinë (veriore), menjëherë përtej kufijve të Maqedonisë, që flisnin 'një gjuhë tjetër' (sllavisht), si mund të ishte emri i kësaj gjuhe'. (https://vesti.mk/read/article/https%3A%2F%2Fmakpress.mk%2FHome%2FPostDetails %3FPostId%3D278644). Padyshim, që kjo është një pyetje retorike, sepse asnjë maqedonas nuk dyshon se kjo është maqedonishtja dhe deri në vitin 1949 Greqia veriore komuniste e njihte atë me emrin e qartë 'maqedonishte', gjithashtu. Kështu që duke u përpjekur të sigurojë mbështetjen e padiskutueshme për pranimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE, qeveria e Maqedonisë së Veriut kujdeset të mos shqiptojë ndonjë opinion të qartë për këtë temë, duke ia lënë emërimin e kësaj 'gjuhe jo greke që flitet nga grekët' vetë Greqisë. Kjo tregon që Greqia ka nevojë të bëjë diҁka më tepër për t'i qartësuar gjërat. Zona dialektore bullgare: Pikëpamja nacionaliste bullgare (https://en.wikipedia.org/wiki/Bulgarian_dialects#/media/File:Bulgarian_dialect_map-yus.png) 16 'Émigré ideologue' e nacionalistit bullgar nga Maqedonia, Ivan Mihailov’s, vepra më popullore, e përhapur gjerësisht sot në Bullgari, e titulluar 'Kombi Maqedonas nuk ekziston: Maqedonia është një shprehje gjeografike' (Burimi: https://www.ozone.bg/product/makedonska-natsiya-ne-sashtestvuva-makedoniyae-geografsko-ponyatie/) Ndonëse kryeministri bullgar ishte një nga udhëheqësit e parë europianë që përshëndeti Marrëveshjen e Prespës, duket se ka probleme në marrëdhëniet bullgaro-maqedonase. Në bisedimet e vitit 1967 ndërmjet Jugosllavisë dhe Bullgarisë, kur Maqedonia udhëhiqej nga politikani Krste Crvenkovski, u zhvillua një traditë për të mos përmendur emrat e këtyre dy gjuhëve kur bëheshin dokumente, pavarësisht në se këto qenë shkruar në maqedonisht apo bullgarisht. Kjo marrëveshje, e papranuar zyrtarisht, u përforcua pas ndarjes së Jugosllavisë. Bullgaria ishte vendi i parë që e njohu pavarësinë e Maqedonisë pasjugosllave (1992), por Sofia nuk njeh as një komb maqedonas, as një gjuhë maqedonase, pavarësisht se këtë të fundit e konsideron 'gjuhë zyrtare' pa emër e Maqedonisë. Hartat jo zyrtare të 'Bullgarisë së Madhe' në qarkullim të gjerë në Bullgari, e tregojnë Maqedoninë si pjesë të atij vendi, Bullgarisë. Qeveria bullgare, nga ana e saj, qendron larg nga këto botime nacionaliste, por nga ana tjetër Akademia Bullgare e Shkencave zyrtarisht e përfshin Maqedoninë, Greqinë veriore dhe Serbinë juglindore si pjesë të Bullgarisë. Nga kjo pikëpamje, maqedonishtja, sipas saj është një 'gjuhë standarde; tjetër e bullgarishtes. Megjithatë asnjë libër në maqedonisht nuk shitet në Bullgari dhe libraritë maqedonase bëjnë të njëjtën gjë duke mos shitur botime në gjuhën bullgare (ndonëse në vitet 2000 ka pasë një librari jetëshkurtër me libra në bullgarisht në Shkup). 17 Fjalori dygjuhësor bullgarisht- maqedonisht dhe maqedonisht- bullgarisht (2005) (Burimi: https://kupikniga.mk/product/bugarsko-makedonski-rechnik-makedonsko-bugarski-rechnik-so-kratkagramatika/) Pasi Bullgaria hyri në BE më 2007, Sofia bëri të heshtin reaksionet e zemërimit nga Maqedonia ndaj politikës gjuhësore sulmuese të saj duke u ofruar pasaporta bullgare të BE kujtdo qytetari maqedonas (sllavofon ose ortodoks). Kështu aplikuan rreth 70 000 vetë për shtetësinë bullgare, ose 3.5 % të popullsisë së Maqedonisë, ose 5.5 % të maqedonasve sllavofonë. Nga ana tjetër Maqedonia është një nga vendet më të varfëra në Europë dhe deri këtë vit (2019) ka qenë bllokuar të aplikojë për anëtarësi në NATO dhe në BE. Prandaj pasaporta bullgare, u lejon maqedonasve të punësohen me fitim në Europën Perëndimore. Kjo sigurisht do kapërcehet pasi Maqedonia t'i bashkohet BE. Mbase, për të ripohuar pozitën gjuhësore të humbur të Shkupit, Sofia bëri trysni të fortë ndaj Tiranës për të njohur sllavofonët e Shqipërisë si bullgarë (https://www.novinite.com/articles/184224/Albania+has+Recognized+the+Bulgarian+M inority+in+the+Country). Është e qartë, askush nuk i kish këshilluar këta sllavofonë vetë më parë, kur ata qenë klasifikuar si maqedonas të Shqipërisë në statistikat dhe numërimin e popullsisë. Sofia vijon të ndërtojë perandorinë e vet bullgare gjuhësore irredentise që shtrihet nga Moldavia juglinore në Shqipërinë lindore. 18 Pikturë murale e vitit 2006 me heronj kombëtarë shqiptarë, e vendosur në Sheshin Skënderbej, midis qendrës së Shkupit dhe Ҫarshisë (Burimi: Wikipedia, https://en.wikipedia.org/wiki/Skanderbeg_Square,_Skopje#/media/File:Sheshi_i_Sk%C3%ABnderbeut_( Shkup)_4.jpg) 19 Tabelë maqedonisht dhe shqip për sheshin Skënderbej (Burimi: Wikipedia, https://en.wikipedia.org/wiki/Skanderbeg_Square,_Skopje#/media/File:Sheshi_i_Sk%C3%ABnderbeut_( Shkup)_17.jpg ) Një rrugë përpara: Qysh ta mbrojmë gjuhën? Mbetet ende shumë për të bërë për të siguruar mospërdorimin e gjuhës si armë në Maqedoni dhe nëpër Ballkan, në mënyrë që ajo t'i shërbejë paqes, stabilitetit dhe mirëqenies. Zhgënjimi i maqedonasve vijoi për tri dekada (një brez të tërë) nga diskutimi i emrit të vendit të tyre. Me qëllim që të rimerrte energji, më 2014, qeveria e VMRO-së ndërmori një program rindërtimi madhështor në Shkup (https://en.wikipedia.org/wiki/Skopje_2014), ku jeton një e treta e popullsisë së vendit. Shumë vetë, veҁanërisht vëzhguesit e huaj, e përqeshën projektin patriarkal të papajtueshëm, për ta glorifikuar perandorinë e madhe të Aleksandrit dhe për ta përzier atë me traditën mesjetare të krishterë, otomane dhe jugosllave me qëllim për të prodhuar një kuptim të përtrirë të identitetit dhe synimit maqedonas. Por projekte të tilla të fryra për ndërtesa dhe monumente identiteti nuk janë pa të shkuar. Më herët Erevani, kryeqyteti i Armenisë, bëri saktësisht të njëjtën gjë, gjatë 20 periudhës sovjetike dhe pas sovjetike (https://hy.wikipedia.org/wiki/Երևանի_արձաններ ;https://en.wikipedia.org/wiki/List_of_statues_in_Yerevan). Një monument i vitit 2014 i vendosur ndërmjet qendrës së qytetit dhe Pazarit të Vjetër (Burimi: Wikipedia, https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Skopje_-_Warrior_Monument.jpg) Shqiptarët u ndjenë të përjashtuar nga projekti i 2014 për antikuizimin e Shkupit (https://en.wikipedia.org/wiki/Antiquization), kështu që atyre iu dhanë disa monumente dhe piktura murale të heronjëve të tyre kombëtare të pëlqyer, të gjithë pa përjashtim burra. Për fat, në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, që nga mesi i viteve 2000, historia e shqiptarëve të Maqedonisë është pasqyruar mjaftueshëm në kurrikulat dhe tekstet mësimore. Kështu kjo shtesë nuk u ndje e sforcuar. Maja e kësaj, Nënë Tereza, etnikisht shqiptare por fetarisht katolike, u ngrit me sukses në një post të lartë si personaliteti maqedonas më i rëndësishëm i shekullit 20. Fatmirësisht, fama e saj si murgeshë nuk është as politike, as ushtarake, as mashkullore, prandaj shumica e maqedonasve, pavarësisht gjinisë, etnisë, gjuhës dhe të shkuarës fetare, e shohin Nënë Terezën si një figurë e pastër bashkimi që lejon të kapërcehen ndarjet tradicionale, krahas prirjeve ballkanase për maskilizmin (patriarkalizmin) e shfrenuar. 21 Pllaka të shndrritshme prej tunxhi në maqedonisht dhe anglisht me mendimet e Nënë Terezës zbukurojnë ndërtesat më publike në mbarë Shkupin. Ndërtesa me më pak rëndësi bartin të paktën dy pllaka, ndërsa ato më të njohura katër të tilla. Burimi: https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Mother_Teresa_memorial_home,_Skopje.JPG Në vitin 2009 kryeministri maqedoans zbuloi Shtëpinë e Kujtesës së Nënë Terezës, të ngritur në shetitoren kryesore të Shkupit Makedonija (Macedonia). Katër vite më pas, më 2013, autostrada që bashkon Shkupin me Tetovën u quajt Nënë Tereza, e njohur si MajkaTereza në maqedonisht. Tetova konsiderohet si kryeqyteti jo zyrtar i Maqedonisë për shqiptarët, po ashtu i kulturës dhe i gjuhës së tyre. Simbolikisht, dhe në traditën otomane të bashkëekzistenëcs paqësore të mileteve, kjo Shenjtore katolike i bën bashkë myslimanët dhe të krishterët ortodoksë të vendit, ose miletet otomane të Islamit dhe Rumëve (‘Romans,’ dmth të krishterët ortodoksë). 22 Shtëpia e Kujtesës së Nënë Terezës, Shkup (Burimi: Wikimedia Commons, https://commons.wikimedia.org/wiki/File:НУ_Спомен_куќа_на_Мајка_Тереза_-_04-09-2015_(1).JPG ) 23 Autostrada Nënë Tereza (Burimi:Skôn Skopje,https://www.loveontheroad.nl/goldmine/index.php/2015/11/08/skon-skopje/) Një logo shumëgjuhësore e teatrit shqiptar në Tetovë, themeluar më 2007 (Burimi: Portalb, https://portalb.mk/171766-teatri-i-tetoves-me-shfaqe-per-te-ndihmuar-te-demtuarit-ne-kumanove/) 24 Bumi i ndërtimet të mëdha historike kombëtare në stilin Barok më 2014 në Shkup brenda një një qyteti interesant ishin i pëlqyer për syrin e një udhëtari ndërkombëtar. Dhe ҁka është më e rëndësishme, duket se kjo mbështet identitetin rinosh dhe krenarinë që kapërcen ndarjet etnike, fetare dhe gjuhësore Maqedonisë së Veriut. Fatmirësisht, këto ndryshime të pejsazhit të kryeqytetit zbusin mesazhin e hutuar historik të kohës jugosllave (dhe disi e rrënojnë atë) të Muzeumit të Maqedonisë dhe muzeumit të ri, nga pamja, të Përpjekjes Maqedonase. Brenda fushës së këtij kryerrëfimi kombëtar, revolucionarët, vrasësit dhe terroristët lavdërohen si luftëtarë kombëtarë të patrëmbur dhe vetëmohues për një shtet kombëtar të ribashkuar, që aspiroi ta përmbysë ndarjen e 1913 të vendit të vet otoman ndërmjet Bullgarisë, Greqisë dhe Serbisë (Jugosllavisë). Sidoqoftë, kjo vijë historike ndihet keq me "luftën kundër terrorizmit" që filloi me sulmet e Osama bin Laden -it më 2001 në Nju Jork dhe Pentagon, dhe qe tani udhëhiqet nga SHBA dhe NATO, Një tjetër hijeshi shtesë për imazhin që ndryshon shpejt të Shkupit , janë pikërisht autobuzët e modës së vjetër londineze dykatëshe (Routemaster) që bëjnë pak për të larguar vëmendjen nga historitë e mos-harmonisë ideologjike të terrorizmit maqedonas të pavëmëndëshëm në rolin e historisë kombëtare të Maqedonisë së Veriut. Autobuzet dykatëshe në Shkup (Burimi: Wikimedia Commons, https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Skopje_Double_deckers_(cropped).jpg ) Ndërtimi i Qendrës së Kujtesës së Holokaustit për hebrenjtë në Maqedoninë e Veriut nisi më 2005. Por u deshën gjashtë vite që muzeumi të hapej për vizitorët më 2011. Për të justifikuar disi këtë vonesë, në vitin 2005 u ngrit një monument i vogël për viktimat e holokaustit në Maqedoni, që u quajt në mënyrë poetike Simfonia e Paqes. Gjatë Luftës së dytë Botërore, Bullgaria e aneksoi Maqedoninë dhe me qëllim të shprehë mirënjohjen 25 për Rajhun e Tretë për këtë privilegj të aktualizimit të ëndrrës së Bullgarisë së Madhe, Sofia ua hoqi shtetësinë bullgare hebrenjëve maqedonas dhe i dërgoi ata më pas në kampin e vdekjes në Treblinka. Kështu, mileti otoman i hebrenjëve u shfaros duke krijuar një mungesë të dhimbëshme në mesin e shoqërisë së Maqedonisë së Veriut. Përpjekjet e përqendruara për të mbushur këtë boshllëk të thellë me përkujtesë dhe përkujtimore rezultoi në një ekspozitë muzeale të shkëlqyer, me një mesazh të qartë moral që mungon në muzetë e tjerë historikë të vendit. Qendra (Muzeu) e Holokaustit që përmëndëm më sipër ofron një rrëfim kombëtar unifikues për të gjithë maqedonasit e veriut. Shfarosja e hebrenjëve ishte shkaktuar nga jashtë, nga pushtuesit bullgarë, që gjithashtu donin ta shkombtarizoin këtë vend me banorë sllavofon të krishterë ortodoksë (maqedonasit jugosllavë) duke i kthyer ata në bullgarë. Nga ana tjetër, myslimanët e Maqedonisë (shumica shqiptarë) shkëlqyen duke shpëtuar disa hebrenj të mbijetuar, sikurse bënë shqiptarët atë kohë në Shqipëri e Kosovë (gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte i vetmi shtet i pushtuar nga Gjermania, ku jo vetëm shumica e hebrenjëve vendas u hpëtuan, por aktualisht numri i tyre u rrit njëmbëshjetë herë falë arritjes së refugjatëve hebrenj që vinin nga shtetet fqinje dhe kudo në Europën qendrore. Më 2017 Instituti i Shkupit i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve botoi monografinë e Skënder Asanit dhe Albert Ramës në tri gjuhë (shqip, maqedonisht deh anglisht) Rrugëtimi Patešestvie, kushtuar shqiptarëve dhe administratës kolaboracioniste të kohës së luftës, që i shpëtoi hebrenjtë maqedonas gjatë Holokaustit. Një vit më vonë, ky institut nxori një 'poignant memoir' të njërit nga këta të mbijetuar maqedonas, të shpëtuar nga shqiptarët, pikërisht Mimi Kamhi Ergas- Faraggi. Libri titullohej Jeta ime nën okupacionin nazist dhe teksti është përsëritur në shqip, maqedonisht dhe anglisht me qëllim që të mbërrije të gjithë të interesuarit në Maqedoni dhe mbarë botën. 26 Simfonia e Paqes. monument për viktimat e Holokaustit në Maqedoninë e Veriut (Burimi: Wikimedia Commons, https://commons.wikimedia.org/eiki/File:Скопје-gulapska_trojka.jpg) 27 Qendra muzeale e Holokasustit për hebrenjtë e Maqedonisë së Veriut: Pllaka informative tregon emrin e muzeumit në maqedonisht, spanjisht (Ladino), hebraisht dhe anglisht (Burimi: Wikipedia, https://en.wikipedia.org/wiki/Holocaust_Memorial_Center_for_the_Jeës_of_Macedonia#/media/File:The_ Holocaust_Museum_in_Skopje_5.JPG) Shenja antisemite në bullgarisht nga Maqedonia nën okupacionin bullgar. Shenja në të majtë lexon ‘Shtëpi hebreu,’ ndërsa tjetra njofton ‘Ndalohet hyrja për hebrenjtë’ (Burimi: Wikipedia, https://en.wikipedia.org/wiki/History_of_the_Jeës_in_North_Macedonia#/media/File:The_Holocaust_Muse um_in_Skopje_31.jpg) Përkujtesa për humbjen tragjike të miletit hebre- maqedonasit hebrenj, është një paralajmërim për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Europën. Ajo politikë identiteti, që nuk trajtohet me kujdes apo bëhet një vije udhëheqëse absolutisht politike është e destinuar të dështojë kudo. Është koha për Maqedoninë e Veriut të shohë përpara drejt 28 diskutimeve të hapura dhe të lira brenda vendit për reciprocitet të gjithë mileteve. Kam shpresë që Qendra e Holokaustit mund të plotësohet së shpejti me muzeume të tjera që do lartësojnë në një mënyrë të ngjashme dhe plot mendim shqiptarët, ciganët dhe turqit e Maqedonisë. Vendi nuk mund të mbështesë ose të lërë mënjanë ose të humbasë asnjë milet për shkak të asnjë ideologjie, duke u bërë etnogjuhësor, racist apo njëfetar përjashtimisht. Po kështu libraritë në gjuhën maqedonase, që mbajnë edhe libra në kroatisht, anglisht, frëngjisht apo serbisht, duhet të shtojnë libra në shqip. Anasjellas, libraritë shqiptare, të vendosura më shumë në Tetovë dhe Pazarin e Vjetër në Shkup duhet të kenë edhe libra në maqedonisht në raftet e tyre. Librat ndihmojnë për të kapërcyer kufijtë e ngushtë të një gjuhe apo feje dhe për të ndihmuar rrjedhjen e pa penguar të ideve, gjë që është themeli i lirisë së fjalës, demokracisë dhe stabilitetit. Jan Józef Lipski, një pararendës dhe një nga figurat më të shquara të paqtimit gjermano-polak, vërejti me zgjuarsi që ‘ ne duhet të tregojmë gjithҁka njëri tjetrit […]. pa këtë gjë brenga e të shkuarës nuk do na lërë të hymë në të ardhmen e përbashkët’ (Musimypowiedziećsobieëszystko […]. Bez tego ciężar przeszłości nie pozwoli nam wejść we wspólną przyszłość).1 Kam shpresë se kjo e vërtetë nuk do humbasë te udhëheqësit e Maqedonisë së Veriut, se ata do e ndjekin këtë mesazh dhe do kenë kurajon të ndërtojnë një Maqedoni të Re të begatë dhe paqesore për të gjithë banorët e saj në një Europë të bashkuar. Mars 2019 Përkthehu nga anglishtja Bardhyl Selimi, 6 prill 2019 1 Lipski, Jan Józef. 1996 [1985]. Odprężenie i pojednanie. Polemika z GünteremGrassem (pp 89-93). In: Jan Józef Lipski. Powiedzieć sobie wszystko…. Eseje o sąsiedztwie polsko-niemieckim / Wir müssenunsallessagen…. EssayszurdeutschpolnischenNachbarschaft[edited by Georg Ziegler]. Gliwice and Warsaw: Wydawnictwo „Wokół Nas” and Wydawnictwo PolskoNiemieckie, pp 89-90. 29