Academia.eduAcademia.edu

Kontratë pune për kohë të pacaktuar caktuar

2020, Kontratë pune

Formular për Kontratë pune për kohë të pacaktuar caktuar

Në bazë të nenit 10 paragrafi 2, pikat 2.1 dhe 2.2, dhe nenit 11 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 i shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, më dt. 01.12.2010, Punëdhënësi dhe i Punësuari, si subjekte të marrëdhënies juridike të punës, lidhin: KONTRATË PUNE PËR KOHË TË CAKTUAR / TË PACAKTUAR Neni 1 Me këtë Kontratë: FIRMA P*******, B***** P****** B.I., L*****, Rr. P***** p.n. P*******, NRB: 8********* (emri/emërtimi, selia, adresa dhe numri i regjistrimit të biznesit punëdhënësit) të cilin e përfaqëson: B***** P****** (në tekstin e mëtejshëm: Punëdhënësi), lidhë kontratë pune me: Sh******* K******, NRP 2*********, Rr. K****** L****** p.n. P********** (emri dhe mbiemri i të punësuarit, numri personal, kualifikimi dhe adresa e të punësuarit në tekstin e mëtejshëm: I punësuari). Neni 2 I punësuari do të kryej këto detyra të punës: Agjent Telefonik me seli ne P****** ( emërtimi, natyra, lloji i punës dhe përshkrimi i detyrave të punës). Neni 3 I punësuari do të kryejë punët në: L*******, Rr. P******* p.n. Prishtine, Pranon thirrje telefonike, analizon ecurine e punes (vendi i punës ku do të kryhet puna, si dhe njoftimi që puna do të kryhet në lokacione të ndryshme). Neni 4 I punësuari themelon marrëdhënie pune, në: Kohë të caktuar, duke filluar nga:___, deri më: ___. (data e fillimi dhe mbarimit të punës). Kohë të pacaktuar, duke filluar nga: 01.07.2020 . (data e fillimit të punës) Neni 5 I punësuari është i detyruar të fillojë punën, më: 01.07.2020 (dita muaji dhe viti) Në rast se i punësuari nuk e fillon punën ditën e caktuar sipas kësaj Kontrate të Punës, do të konsiderohet se nuk ka themeluar marrëdhënie pune, përveç nëse është penguar të fillojë punën për shkaqe të arsyeshme. Neni 6 Puna provuese e të punësuarit zgjat deri më: _____________. Gjatë periudhës provuese të punës, punëdhënësi dhe i punësuari, mund ta ndërpresin marrëdhënien e punës, me njoftim paraprak prej shtatë (7) ditësh. Neni 7 I punësuari themelon marrëdhënie pune me orar të plotë / jo të plotë. Orari i plotë /jo i plotë gjatë ditës, është: 8 ore (orët e punës gjatë ditës), ndërsa: 40 ore. (orët e punës në javë). Neni 8 Të punësuarit i caktohet paga bazë për punën të cilën e kryen për punëdhënësin, në lartësi prej: 850,00, së paku një herë në muaj e cila nuk mund të jetë më e ulët se paga minimale. Neni 9 I punësuari ka të drejtë në pagë shtesë në përqindje të pagës bazë: 1) 20% në orë për kujdestari; 2) 30% në orë për punë gjatë natës; 3) 30% në orë për punë jashtë orarit; 4) 50% në orë për punë gjatë ditëve të festave, dhe 5) 50% në orë për punë gjatë fundjavës. Neni 10 I punësuari ka të drejtë në kompensim të pagës pa u angazhuar në punë, në rastet si në vijim: 1) gjatë ditëve të festave në të cilat nuk punohet; 2) gjatë kohës së shfrytëzimit të pushimit vjetor; 3) gjatë aftësimit dhe përsosjes profesionale për të cilën është dërguar dhe 4) gjatë ushtrimit të funksioneve publike për të cilat nuk paguhet. Neni 11 I punësuari ka të drejtë në kompensim të pushimit mjekësor të pagës bazë, prej: 100% në rast të shfrytëzimit të pushimit mjekësor të rregullt, mbi bazën deri në 20 ditë pune brenda një (1) viti; 70% në rast të shfrytëzimit të pushimin mjekësor si pasojë e lëndimit në punë ose sëmundjes profesionale, e cila ndërlidhet me kryerjen e punëve dhe të shërbimeve për punëdhënësin, në kohëzgjatje prej dhjetë (10) deri në nëntëdhjetë (90) ditë pune. Neni 12 I punësuari ka të drejtë në kompensim të shpenzimeve gjatë kohës së kaluar në udhëtim zyrtar jashtë vendit, në lartësi prej: __________. Neni 13 I punësuari ka të drejtë në pushim, dhe atë: 1) pushim gjatë ditës së punës në kohëzgjatje prej së paku 30 minutash, në përputhje organizimin e orarit të punës së punëdhënësit; 2) pushim ditor në kohëzgjatje prej së paku dymbëdhjetë (12) orë pandërprerë, midis dy (2) ditëve të njëpasnjëshme të punës; 3) pushim javor në kohëzgjatje prej njëzetekatër (24) orë pandërprerë; 4) pushim vjetor në kohëzgjatje së paku 4 javë; 5) i punësuari i cili përkundër masave mbrojtëse nuk mund të mbrohet nga ndikimet e jashtme, ka të drejtë në pushim shtesë vjetor në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh (30) pune për vitin kalendarik; 3 6) nëna me fëmijë deri në tri (3) vjeç, prindi vetushqyes dhe personat me aftësi të kufizuara kanë të drejtë në pushim vjetor shtesë edhe për dy (2) ditë të tjera. Neni 14 I punësuari i cili për herë të parë themelon marrëdhënie pune ose i cili nuk ka ndërprerje më tepër se pesë (5) ditë pune, ka të drejtën e shfrytëzimit të pushimit vjetor pas gjashtë (6) muajve të punës së pandërprerë. Neni 15 I punësuari ka të drejtë së paku një ditë e gjysmë (1.5) të pushimit, për çdo muaj kalendarik të kaluar në punë, nëse: 1) në vitin kalendarik në të cilin për herë të parë ka themeluar marrëdhënie pune, nuk i ka gjashtë (6) muaj të punës së pandërprerë; 2) në vitin kalendarik nuk e ka fituar të drejtën për shfrytëzimin e pushimit vjetor për shkak të ndërprerjes së marrëdhënies së punës. Neni 16 I punësuari është përgjegjës për kompensimin e dëmit për punën ose në lidhje me punën, nëse me qëllim ose nga pakujdesia i ka shkaktuar dëm punëdhënësit. I punësuari është përgjegjës edhe për kompensimin e dëmit, nëse me fajin e tij i ka shkaktuar dëm palës së tretë, dëm për të cilin punëdhënësi e ka kompensuar. Neni 17 Të punësuarit i ndërprehet marrëdhënia e punës nga punëdhënësi, nëse: 1) ndërprerja e tillë arsyetohet për arsye ekonomike, teknike ose organizative; 2) i punësuari nuk është më i aftë të kryejë detyrat e punës; 3) në rastet e rënda të sjelljes së keqe të të punësuarit; 4) për shkak të mospërmbushjes së pakënaqshme të detyrave të punës, dhe 5) për rastet e tjera të cilat janë përcaktuar me Ligjin e Punës. Neni 18 Punëdhënësi obligohet të sigurojë dhe të zbatojë mjetet dhe masat e mbrojtjes në punë, sipas legjislacionit në fuqi. I punësuari është i detyruar t’iu përmbahet masave të caktuara të mbrojtjes në punë. Neni 19 Punëdhënësi obligohet t’i paguajë kontributet për skemat pensionale të obligueshme dhe skemat e tjera të përcaktuara me Ligj. Neni 20 Punëdhënësi dhe i punësuari i pranojnë të gjitha të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e caktuara me Ligj, me Kontratë Kolektive dhe me këtë Kontratë. Neni 21 Për kontestet eventuale të moszbatimit të kësaj Kontrate, palët kontraktuese e pranojnë kompetencën e Gjykatës Komunale Prishtine. Neni 22 Secila palë mund ta shkëpusë këtë Kontratë në mënyrë të njëanshme, sipas kushteve dhe rasteve të caktuara me Ligj dhe me Kontratë Kolektive. Neni 23 Në asnjë rast, dispozitat e kësaj Kontrate nuk mund të jenë më pak të favorshme për të punësuarin dhe punëdhënësit, se dispozitat e Ligjit të Punës ose të Kontratës Kolektive, për sa u përket të drejtave dhe kushteve nga marrëdhënia juridike e punës. Për të drejtat dhe detyrimet të cilat nuk janë përcaktuar me këtë Kontratë, zbatohen drejtpërdrejt dispozitat e Ligjit të Punës dhe të Kontratës Kolektive. Neni 24 Pas njoftimit me përmbajtjen e Kontratës, kjo Kontratë nga palët kontraktuese u nënshkrua më datën: 01.07.2020 në: L*******, Rr. P******** p.n., në: P******** (vendi) kopje autentike, nga të cilat, secilës pale i mbeten nga dy kopje. Punëdhënësi: I Punësuari: __________________ _________________