Jump to content

Antigona (mitologji)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 13 janar 2024 13:54 nga ERLIONI (diskuto | kontribute) (redaktim gjuhësor)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)
Antigona

Antigona (Antigone)- e bija e Edipit ,mbretit të Tebës dhe bashkëshortes së tij Jokastës.

Është një nga figurat më tragjike të Ciklit të Tebës dhe Mitologjisë Greke në përgjithësi, por edhe personazhi kryesor në veprën me të njëjtin titull të tragjedianit të mirënjohur grek ,Sofokliu.Sofokliu ka meritën e tij duke e futur figurën mitologjike të Antigonës në radhën e veprave më të njohura të Letërsisë Antike Greke .

Nga martesa paradokse e prindërve të saj (për shkak të lidhjes së gjakut që kishin me njëri-tjetrin,duke qenë nënë e bir ,pa ditur konkretisht për lidhjen e tyre ) erdhën në jetë, përveç Antigonës dy djem binjakë, Eteokli dhe Poliniku dhe një vajzë tjetër, Ismena. Pas rënies së perdes së errët që mbulonte për vite me radhë veprimet e fshehta dhe të panjohura të Edipit, vetëverbimit të tij dhe vetëvarjes të së ëmës, Antigona u detyrua të shoqëronte të atin e moshuar (Edipin) që e kishin dëbuar nga Teba në Kolonë. Historia në fjalë, dramatizohet në tragjedinë e Sofokliut Me guxim burrëror dhe vetësakrifikim të vërtetë Antigona sypatrembur iu fut një rruge të vështirë, edhe pse e dinte se pasojat e një iniciative të tillë mund të ishin të pashmangshme,duke u dënuar dhe me vdekje , kurrë nuk u pendua. Aty, Tezeu arriti ta shpëtonte nga duart e dajës së vet, Kreontit (vëllait të nënës) i cili shkoi për ta rrëmbyer. Pak kohë pas vdekjes së të atit, Antigona u rikthye në Tebë për të shmangur duelin e dy vëllezërve të saj, të cilët kishin marrë përsipër udhëheqjen e Tebës, luftën e Ἑπτὰ ἐπὶ Θήβας që e nisi Polinikti ndaj Eteoklit sepse e kishte përzënë nga Teba. Kur lufta përfundoi në favor të Tebës (me fitoren e Kadmit) por edhe me vdekjen tragjike të dy heronjve në portën e shtatë, sunduesi i ri, Kreonti, urdhëroi varrimin e Eteoklit por edhe ndalimin e varrosjes së trupit të pajetë të Poliniktit, i cili sipas tij veproi si tradhtar.

Antigona, në të kundërt me motrën e saj, Izmenën, i shkeli të gjitha urdhërat e Kreontit dhe varrosi vëllain e saj të vdekur, sipas dëshirës së zotave.

I gjithë ky konflikt përshkruhet grafikisht në tragjedinë homonime të Sofokleut.

Një roje i cili kishte rënë në gjurmët e saj e zbuloi dhe e çoi te Kreonti. Rezultati i këtij konflikti ishte ndëshkimi i pashpirt i i saj. E mbyllën në një shpellë duke e lënë pa bukë dhe pa ujë, deri sa të vdiste.

I fejuari i saj, Emoni, i biri i Kreontit, e përkrahu veprimin e Antigonës dhe akuzoi të atin, (i cili më vonë u pendua pasi orakulli Tiresia e paralajmëroi se diçka e keqe do të ndodhte) por më kot, Antigona u vetëvra. Në dëgjimin e lajmit tragjik, Emoni u rrënua tërësisht, bindi të ëmën dhe kështu u vetëvaren që të dy.