Shqiponja e detit
Shqiponjat e detit | |
---|---|
Shqiponja kokëbardhë (Haliaeetus leucocephalus) | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | Animalia |
Filumi: | Chordata |
Klasa: | Aves |
Rendi: | Accipitriformes |
Familja: | Accipitridae |
Nënfamija: | Haliaeetinae |
Gjinia: | Haliaeetus Savigny, 1809 |
Lloji i species | |
Haliaeetus albicilla Linnaeus (1753)
| |
Llojet | |
| |
Sinonimet | |
|
Një shqiponjë deti është çdonjëri prej zogjve grabiqarë në gjininë Haliaeetus në familjen e zogjve grabitqarë Accipitridae.
Përshkrimi
Shqiponjat e detit ndryshojnë në madhësi, që nga shqiponja e detit të Salomoneve, mesatarisht 2 deri në 2.7 kilogram, deri te shqiponja detare e Paqësorit, që mund të peshojë 9 kilogram.[2] Me peshë deri në 6.9 kg, shqiponja bishtbardhë është shqiponja më e madhe në Evropë. Shqiponjat kokëbardhë mund të peshojnë deri në 6.3 kilogram, duke i bërë ato shqiponja më e madhe vendase në Amerikën e Veriut. Ka të dhëna të jashtëzakonshme për individidë edhe më të rëndë te shqiponjat bishtbardhë dhe ato kokëbardhë, megjithëse asnjëri nuk e tejkalonë shqiponjën e detit të Salomoneve. Shqiponja e detit barkbardha mund të peshojë deri në 4.5 kilogram.[2] Ato kanë, në përgjithësi, ngjyrë kafe, me një kokë, bisht, ose bark të bardhë. Disa nga llojet kanë një sqep krejt të verdhë kur rriten, gjë që është e pazakontë në mesin e shqiponjave.[2]
Dieta e tyre përbëhet kryesisht nga peshq, zogj ujorë dhe gjitarë të vegjël. Foletë janë zakonisht shumë të mëdha dhe të pozicionuara në një pemë, por ndonjëherë në një shkëmb.[2]
Bishti është tërësisht i bardhë në llojet e rritura të Haliaeetus, me përjashtim të shqiponjës së detit të Salomoneve, shqiponjës barkbardhë dhe shqiponjës së Pallasit. Ekzistojnë tre çifte: shqiponjat bishtbardhë me ato kokëbardhë, shqiponja e detit të Salomoneve dhe asaj barkbardhë dhe, shqiponjat e detit Afrikane me ata të Madagaskarit.[3]
Llojet
Dhjetë llojet ekzistuese janë:[2]
Foto | Emri shkencor | Emri i zakonshëm | Shpërndarja |
---|---|---|---|
Haliaeetus leucocephalus | Shqiponja kokëbardhë | Të gjitha Shtetet e Bashkuara kontinentale, Kanadaja dhe Meksika Veriore | |
Haliaeetus leucogaster | Shqiponja barkbardhë | India dhe Sri Lanka deri në Azinë Juglindore dhe Australi | |
Haliaeetus sanfordi | Shqiponja e detit të Salomoneve | Ishujt e Salomoneve | |
Haliaeetus vocifer | Shqiponja Afrikane e detit | Afrika nën-Sahariane | |
Haliaeetus vociferoides | Shqiponja e Madagaskarit | Madagaskari | |
Haliaeetus leucoryphus | Shqiponja e detit të Pallasit | Azia Qendrore, midis Detit Kaspik dhe Detit të Verdhë, nga Kazakistani dhe Mongolia në Himalajet, Bangladeshi dhe India Veriore | |
Haliaeetus albicilla | Shqiponja bishtbardhë | Grenlanda Perëndimore, pjesa më e madhe e Euroazisë deri në Jug në Kinën Juglindore dhe Japoni. | |
Haliaeetus pelagicus | Shqiponja detare e Paqësorit | Azia bregdetare Verilindore | |
Haliaeetus humilis | Shqiponja e vogël e detit | Kashmir përmes Indisë Juglindore, Nepalit dhe Birmanisë drejt Indokinës | |
Haliaeetus ichthyaetus | Shqiponja kokëgri | Azia Juglindore |
Referime
- ^ "Mindat.org". www.mindat.org (në anglisht). Marrë më 2021-05-28.
- ^ a b c d e del Hoyo, J.; Elliott, A.; Sargatal, J., red. (1994). Handbook of the Birds of the World (në anglisht). Vëll. 2. Barcelona: Lynx Edicions. ISBN 84-87334-15-6.
- ^ Wink, M.; Heidrich, P.; Fentzloff, C. (1996). "A mtDNA phylogeny of sea eagles (genus Haliaeetus) based on nucleotide sequences of the cytochrome b gene" (PDF). Biochemical Systematics and Ecology (në anglisht). 24 (7–8): 783–791. doi:10.1016/S0305-1978(96)00049-X.