Afazia
Appearance
Afazia është një çrregullim gjuhësor me origjine cerebrale.
Njerëzit që vuajnë nga afazia mund të kenë probleme me të folurit, të kuptuarit, të lexuarit, të shkruarit, dhe kryerjen e mbledhjeve. Shkaku i afazisë është gjithmonë dëmtimi i trurit. Në shumicën e rasteve, kjo është një goditje cerebrale, por edhe një aksident ose një tumor mund të shkaktojnë afazinë. Dikush vuan nga një goditje cerebrale kur qarkullimi i gjakut në tru papritur ndërpritet. Kjo mund të ndodhë në dy mënyra: një enë gjaku mund të bllokohet ose një venë gjaku mund të fillojë të rrjedhë.