Jump to content

Akuariumi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Akuariumi shtëpiakë

Akuariumi (lat. Aquarium në kuptimin mbajtës i ujit) është një objekt mbajtës i ujit, me qëllim mbajtjen dhe kultivimin e peshqve, kafshëve dhe bimëve ujore. Ata që e kanë hobi të kenë akuariume, mbajnë peshq, jorruazorë, amfibë, breshka e bimë ujore. Akuariumet zakonisht ndërtohen me qelq ose me plastikë akrilike. Ka dhe akuariume gjigante publike, ku mbahen dhe gjitarë ujorë si delfinë, foka apo balena të vogla.

Në Perandorinë Romake, akuariumet e para zakonisht ishin vaska prej mermeri, të cilave iu zëvendësua një anë e tyre me xham, pas vitit 50. Perandorët kinezë gjithashtu mbanin peshq të kuq në vaska prej mermeri.