Jump to content

Bedri Greca

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bedri Greca
Të dhënat vetjake
Emri i plotëBedri Greca
DatëlindjaGabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data
VendlindjaTiranë, Shqipëri
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Tirana
Numri7
Karriera me të rinjtë
2010–2011Skrapari
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2011–2012Skrapari20(1)
2012–2015Tërbuni76(22)
2015–2016Flamurtari17(4)
2016–2017Kukësi17(1)
2017–Tirana40(16)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 15 dhjetor 2018

Bedri Greca (lindur më 23 tetor 1990) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mesfushor për klubin shqiptar Tirana.[1]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 30 qershor 2015, Greca j'u bashkua Flamurtarit në një marrëveshje një-vjeçare.[2] Ai u vlerësua për performancat e tij gjatë pjesës së parë të sezonit.[3] Megjithatë, Greca pësoi rënje në pjesë e dytë të sezonit krahasuar me atë të parën, duke u pezulluar edhe në shkurtin e 2016.[4]

Më 21 qershor 2016, Greca firmosi një kontratë një-vjeçare me klubin tjetër elitar Kukësi për një shifër të pazbuluar.[5] Ai mori fanellën me numrin 7, dhe debutoi nëntë ditë më vonë në ndeshjen e parë të ekipit në raundin e parë kualifikues të UEFA Ligës së Evropës kundër Rudar Pljevlja; ai luajti si zëvëndësues në nëntë minutat e fundit të ndeshjes që u mbyll në barazimin 1–1 jashtë fushe.[6] Më 24 gusht, ai fitoi trofeun e parë me klubin, Superkupën e Shqipërisë 2016, duke luajtur për 24 minuta në triumfin 3–1 të ekipit kundër SkënderbeutStadiumin Selman Stërmasi.[7] Ai u largua nga Kukësi më 11 qershor 2017 pasi kontrata e tij skadoi dhe palët vendosën të mos vazhdonin më bashkëpunimin.[8]

Më 4 shtator 2017, Greca u transferua tek TiranaKategorinë e Parë duke firmosur një kontratë deri në qershor 2019.[9] Ai u prezantua po në atë ditë, duke deklaruar: "Të luaj për Tiranën është një ëndërr për mua, sepse kam qën gjithmonë tifoz i Tironës."[10] Ai debutoi më 6 shtator në ndeshjen e Superkupës 2017 kundër ish ekipit të tij Kukësi, duke luajtur për 71 minuta me Tiranën që fitoi me rezultatin 1–0 falë një goli të shënuar në shtesë nga Erion Hoxhallari.[11] Ky ishte dhe trofeu i tij i parë me klubin.[11] Ai shënoi golin e parë për ekipin më 21 tetor në javën e pestë të Kategorisë së Parë kundër Turbinës, duke e marrë topin nga mesfusha para se të driblonte portiern për të çuar shifrat në 2–0; kjo fitore ndihmoi ekipin të vazhdonte me rekordin 100% të fitoreve në këtë fillim sezon.[12] Greca shënoi golin e dytë për Tiranën më 29 nëntor në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë 2017–18 kundër Vllaznisë, duke udhëhequr ekipin në suksesin 2–0 në shtëpi.[13] Kjo ishte fitorja e parë e Tiranës ndaj Vllaznisë në pesë ndeshje dhe e para që nga maj 2016.[14]

Greca pati një përmirësim mbreslënës gjatë pjesës së dytë të sezonit, duke nisur një varg golash; ai shënoi golin e parë për vitin 2018 në fitoren 2–1 ndaj Turbinës më 3 shkurt, që u ndoq nga një tjetër në fitoren 3–1 kundër Tomorit gjatë ditë më vonë.[15][16] Në mars ai shënoi edhe tre gola të tjerë, përfshirë edhe dopietën e parë sezonale në fitoren tenistike të ekipit 5–1 kundër Apolonisë.[17] Më 7 prill, Greca shënoi të dy golat e Tiranës në fitoren 2–0 ndaj BylisitStadiumin Adush Muça; kjo fitore rritin diferecën e Tiranës në renditje ndaj Bylisit në 10 pikë, gjë që do të thoshte se kryeqytetasit kishin nevoj edhe për një pikë për t'u shpallur kampionë të Grupit B.[18] Kjo fitore u bë zyrtare një javë më vonë kur Tirana fitoi me rezultatin 3–2 ndaj Pogradeci, me Grecën që shënoi golin e tretë të ekipit të tij.[19]

Më vonë gjatë atij muaji, në një ndeshje ndaj Tomorit, Greca do të hynte si zëvëndësues dhe do të shënon një gol me goditje dënimi në fund të takimit duke shpëtuar ekipin e tij nga humbja; ndeshja u mbyll në barazim 2–2.[20] Ai do të ishte protagonist në ndeshjen e fundit të Grupit B kundër Bylisit, duke shënuar dy gola me Tiranën që u shpall kampione e Grupit B.[21] Këto gola e bënë atë shënuesin më të mirë të ekipit sëbashku me sulmuesin Yunus Sentamu.[22] Greca shënoi një tjetër dopietë në ndeshjen finale të sezonit ndaj fituesve të Grupit A, Kastriotit, duke i dhënë ekipit fitoren 2–0 në Elbasan Arena si dhe titullin e Kategorisë së Parë, gjë që do të thoshte rikthim në elitë pas një sezoni.[23]

Në një intervistë, Greca ka deklaruar se është një tifoz i madh i Tiranës si dhe lojtari i tij i preferuar është ish sulmuesi legjendar i ekipit Indrit Fortuzi.[24]

Career statistics

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 29 nëntor 2017[1][25]
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Skrapari 2011–12 Kategoria e Parë 20 1 0 0 20 1
Tërbuni 2012–13 Kategoria e Parë 27 4 0 0 27 4
2013–14 25 3 1 0 26 3
2014–15 24 15 3 2 27 17
Gjithsej 76 22 4 2 80 24
Flamurtari 2015–16 Kategoria Superiore 17 4 3 0 20 4
Kukësi 2016–17 Kategoria Superiore 17 1 2 1 2[a] 0 1[b] 0 22 2
Tirana 2017–18 Kategoria e Parë 24 15 6 1 1[b] 0 31 15
Gjithsej karriera 154 43 15 4 2 0 2 0 173 47
  1. ^ Të gjitha paraqitjet në UEFA Ligën e Evropës
  2. ^ a b Paraqitje në Superkupën e Shqipërisë
Kukësi[1]
Tirana[1]
  1. ^ a b c d "Bedri Greca" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 24 qershor 2016.
  2. ^ "Popkhadze dhe Greca zyrtarisht te Flamurtari". Skflamurtari.com. 1 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2017. Marrë më 20 qershor 2017.
  3. ^ Sotir Kora (25 dhjetor 2015). "Bedri Greca zbulimi i vërtetë i Flamurtarit". SuperSport Albania. Arkivuar nga origjinali më 13 qershor 2017. Marrë më 20 qershor 2017.
  4. ^ "Breshër te Flamurtari, pezullohet Bedri Greca". Panorama Sport. 27 shkurt 2017. Marrë më 20 qershor 2017.
  5. ^ Adi Metaliu (21 qershor 2016). "Kukësi, vjen edhe Bedri Greca". SuperSport Albania. Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2016. Marrë më 24 qershor 2016.
  6. ^ "Kukësi vs. Rudar 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 30 qershor 2016. Marrë më 20 qershor 2017.
  7. ^ Rinald Bregasi (24 gusht 2016). "Kukësi fiton Superkupën e Shqipërisë". SuperSport Albania. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2016. Marrë më 25 gusht 2016.
  8. ^ "Greca, divorci i radhës te Kukësi". Sport Ekspres. 11 qershor 2017. Marrë më 21 qershor 2017.
  9. ^ "Goditja e orës së fundit në merkato, Bedri Greca firmos si bardheblu me Tiranën". Sot.com.al. 5 shtator 2017. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2017. Marrë më 5 shtator 2017.
  10. ^ "Prezantohet dhe Greca: Tirana një ëndërr". Gazeta Tema. 4 shtator 2017. Marrë më 4 shtator 2017.
  11. ^ a b "Tirana fiton për herë të 11 Superkupën e Shqipërisë". SuperSport Albania. 6 shtator 2017. Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2017. Marrë më 7 shtator 2017.
  12. ^ "Tirana kryen "formalitetin" Turbina, edhe trajneri kundërshtar bën tifozllëk për bardheblutë". Sport Ekspres. 21 tetor 2017. Marrë më 21 tetor 2017.
  13. ^ "Tirana, dominim dhe dy gola në pjesën e dytë". Sport Ekspres. 29 nëntor 2017. Marrë më 30 nëntor 2017.
  14. ^ "H2H Comparison - Tirana vs. Vllaznia Shkodër" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 30 nëntor 2017.
  15. ^ "Turbina Cërrik vs. Tirana 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 3 shkurt 2018. Marrë më 17 maj 2018.
  16. ^ "Ngo, gola dhe kartonë të kuq, Tirana nuk ndalet as ndaj Tomorit". Sport Ekspres. 9 shkurt 2018. Marrë më 9 shkurt 2018.
  17. ^ "Tirana shpartallon Apoloninë dhe shkon +7 nga Bylisi". Sport Ekspres. 28 mars 2018. Marrë më 29 mars 2018.
  18. ^ "Tirana i falet Grecës, ngjitja në Superiore formalitet". Sport Ekspres. 7 prill 2018. Marrë më 7 prill 2018.
  19. ^ "Futbolli në festë, Tirana rikthehet në Superiore". Gazeta Shqip. 14 prill 2018. Marrë më 14 prill 2018.
  20. ^ "Nuk ka fitues në Berat, Tirana merr një pikë mes protestash". Ora News. 22 prill 2018. Marrë më 22 prill 2018.
  21. ^ "VIDEO/ Dopieta e Grecës, Tirana e mbyll me fitore aventurën në grup". Panorama Sport. 12 maj 2018. Marrë më 12 maj 2018.
  22. ^ ""Heroi i heshtur", Greca kalon Ngoonë dhe barazon Sentamunë". Panorama Sport. 14 maj 2018. Marrë më 14 maj 2018.
  23. ^ "VIDEO/ Dopieta e Grecës, Tirana mposht Kastriotin dhe shpallet kampione e Kategorisë së Parë". Panorama Sport. 16 maj 2018. Marrë më 27 maj 2018.
  24. ^ "Greca: Kam luajtur me dhimbje, jam tifoz i Tiranës dhe kam idhull Fortuzin". Panorama Sport. 30 nëntor 2017. Marrë më 30 nëntor 2017.
  25. ^ "Football : Bedri Greca" (në anglisht). Football Database. Marrë më 24 qershor 2016.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]