Dërrasa e zezë
Dërrasa e zezë është vegël që përdorin nxënsit në vend të fletave për të shkruar gajtë orës së mësimit. Dërrasa e zezë është emër i cili ka mbetur si identifikues i tabetës së shkrimit për shkak të ngjyrës së saj të zezë në vitet e paraqitjes së saj në trojet tona.
Sot tabelat e shkrimit kan ndërruar nga përbërja e ndërtimit, ngjyra ashtu edhe nga kualiteti duke mundësuar që mbi to të shkruhet jo vetëm me shkumës, por edhe me mjete tjera të shkruarjes më kualitative dhe ngjyra të ndryshme.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dërrasa e zezë, një copë druri e rrafshët në formë katërkëndëshi kënddrejt e mbështjellur me një shtresë të zezë, deri në vitet 1950 në Kosovë për shumë nxënës ka shërbyer si mjeti i vetëm në të cilën me ndihmen e një shkumsi ushtronin shkrimin. Secili nxënës që shkonte në shkollë duhej që të merrte me veti një dërrasë të tillë, ashtu që detyrat e shtëpisë që kishte bërë, të ja tregonte mësuesit. Në skajet e dërrasës, nëpër dy bira ishte i futur një konop që ju mundësonte nxënsve ta varnin në qafë apo ta mbanin mbi krahë.[1]
Në fillimet e pasluftës së dytë botërore, shkalla e analfabetizmit në Kosovë ka qenë e lartë, shumë pak njerëz kanë ditur të shkruanin në alfabetin e gjuhës shqipe sa që edhe mësuesit kanë përdorur alfabetin cirilik për të shkruar shqipen. Në mungesë të kushteve materiale, me ndihmen e këtyre dërrasave ka filluar arsimi i popullit të Kosovës në gjuhën shqipe.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Aldrich Kidwell, Peggy; Ackerberg-Hastings, Amy; Lindsay Roberts, David (2008). "The Blackboard: An Indispensable Necessity". Tools of American Mathematics Teaching, 1800–2000. Johns Hopkins University Press. fq. 21–34. ISBN 978-0-8018-8814-4 – nëpërmjet Google Books.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Ansell, Ben W. (2010). From the Ballot to the Blackboard: The Redistributive Political Economy of Education. New York City: Cambridge University Press. ISBN 9781107616998. OCLC 876849496.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Whitney, Frederick (1909). Blackboard sketching. Milton Bradley Company – nëpërmjet Internet Archive.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Përgjegje e pleqëve gjakovarë pyetjes së shtruar në nëntor 2006, në çka keni shkruar ju.