Diktatura e proletariatit
Diktatura e proletariatit, në mendimin sociopolitik marksist, i referohet një shteti ku proletariati ose klasa punëtore ka kontrollin e pushtetit politik.[1][2] Termi, u shpik nga Jozef Weydemeyer dhe u mor nga themeluesit e marksizmit, Karl Marksi dhe Frederik Engelsi në shekullin e 19-të. Në teorinë marksiste, diktatura e proletariatit është sistemi i ndërmjetëm midis kapitalizmit dhe komunizmit, kur qeveria është duke ndërruar pronësinë e mjeteve të prodhimit nga pronësia private në pronësi kolektive.[3] Quhet me termin "diktaturë" sepse e ruan 'aparatin shtetëror' si të tillë, së bashku me zbatimin e forcës dhe të shtypjes që ushtron ai.
Diktatura e proletariatit dallon prej nocionit të përhapur "diktaturë" i cili përçmohet si sundimi politik vetjak, i pamoralshëm, i papërgjegjshën dhe antikushtetues i një njeriu të vetëm. Në vend të kësaj,[4] nënkupton një fazë ku ka "socializim të plotë të mjeteve kryesore të prodhimit", me fjalë të tjera planifikim të prodhimit material në mënyrë që t'i shërbejë nevojave shoqërore, të sigurojë një të drejtë efektive për punë, për arsim, për shëndet dhe banim për masat, dhe një zhvillim të plotë të shkencës dhe teknologjisë në mënyrë që të shtohet prodhimi material për të arritur një kënaqshmëri më të madh shoqërore. Megjithatë, ndarja shoqërore në klasa ende ekziston, por proletariati bëhet klasa dominuese; shtypja përdoret ende për të shtypur kundër-revolucionin borgjez.
Të dy, Marksi dhe Engelsi argumentonin se Komuna jetëshkurtër e Parisit, që qeverisi kryeqytetin e Francës për më shumë se dy muaj para se të shtypej, ishte një shembull i Diktaturës së Proletariatit.
Sipas teorisë marksiste, ekzistenca e çfarëdo qeverie nënkupton diktaturën e një klase shoqërore mbi një tjetër. Kështu, diktatura e borgjezisë shërben si antonim i diktaturës së proletariatit.[5]
Marksizëm–Leninizmi ndjek idetë e marksizmit dhe leninizmit sipas interpretimit të pasardhësit të Leninit, Jozef Stalin. Ai synon të krijojë një parti pararojë, për të udhëhequr revolucionin proletar, për të marrë pushtetin shtetëror në emër të klasës punëtore, dhe për të krijuar një shtet socialist njëpartiak. Shteti socialist që përfaqëson diktaturën e proletariatit qeveriset përmes procesit të centralizmit demokratik, që Vladimir Lenini e përshkruante si "diversitet në diskutim, unitet në veprim". Marksizëm-Leninizmi mbetet ideologji zyrtare e partive në pushtet në Kinë, Kubë, Laos, Vietnam dhe ishte ideologjia zyrtare e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (CPSU) dhe partive tjera në pushtet në Bllokun Lindor.
Marksistët libertarianë, sidomos Luksemburgistët, kritikojnë Marksizëm–Leninizmin për dallimet e tij nga marksizmi ortodoks, duke kundërshtuar parimin leninist të centralizmit demokratik dhe strategjinë leniniste të vanguardizmit. Ata, krahas Trockistëve kundërshtojnë poashtu shtetin njëpartiak, të cilin ata e shohin si jodemokratik në thelb, edhe pse trockistët mbeten ende Bolshevikë, mbështetës të idesë së partisë pararojë, centralizmit demokratik dhe demokracisë së sovjetëve, dhe të cilët e shohin veten si pasardhësit e vërtetë të leninizmit.
Roza Luksemburg, një teoriciene marksiste, theksoi rolin e diktaturës së proletariatit si sundim i gjithë klasës, që përfaqëson shumicën, dhe jo të një partie të vetme. Ajo e karakterizonte diktaturën e proletariatit si një koncept i cili ka për qëllim zgjerimin e demokracisë në vend e jo zvogëlimin e saj, për dallim prej sundimit të pakicës që karakterizon diktaturën e borgjezisë, e cila sipas teorisë marksiste është e vetmja klasë tjetër në duart e së cilës qëndron pushteti shtetëror.[6]
Qasjet teorike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karl Marksi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karl Marksi nuk ka shkruar shumë në lidhje me natyrën e diktaturës së proletariatit. Në vend të kësaj, veprat e tij të botuara kryesisht fokusohen në analizë dhe kritikë të shoqërisë kapitaliste. Në vitin 1848, ai dhe Engelsi shkruanin në Manifestin Komunist se "qëllimet e tyre mund të arriheshin vetëm nëpërmjet përmbysjes së dhunshme të të gjitha kushteve shoqërore ekzistuese.[7] Në po të njëjtin vit, duke komentuar mbi revolucionin në Vjenë , ai përsëri theksoi rolin e dhunës: "there is only one way in which the murderous death agonies of the old society and the bloody birth throes of the new society can be shortened, simplified and concentrated, and that way is revolutionary terror".[8]
Marksi i zgjeroi idetë e tij mbi diktaturën e proletariatit në veprën e tij të shkurtër të vitit 1875, Kritikë e Programit Gotha, një kritikë dhe sulm i ashpër ndaj parimeve të përcaktuara në programin e Partisë së Punëtorëve Gjermanë (paraardhës të SPD). Programi paraqiste një rrugë të moderuar, evolucionare drejt socializmit, për dallim prej qasjes revolucionare, të dhunshme, të marksistëve ortodoksë. Si rrjedhojë, këta të fundit e akuzuan programin Gotha si "revizionist" dhe joefektiv.[9]
Marksi theksonte se në një shoqëri të drejtuar nga klasa punëtore, shteti duhet të kontrollojë "përfitimet e punës" (dmth. të gjitha ushqimet dhe produktet e prodhuara), dhe të marrin prej tyre atë që është "një domosdoshmëri ekonomike", domethënë aq sa duhen për të zëvendësuar "mjetet e shpenzuara të prodhimit", një "pjesë shtesë për zgjerimin e prodhimit" dhe "fondet e sigurimit" që do të përdoren për rastet emergjente si p.sh. fatkeqësitë natyrore. Për më tepër, ai besonte se shteti duhej pastaj të marrë aq sa duhet për të mbuluar kostot administrative, fondet për drejtimin e shërbimeve publike, si dhe fonde për ata që janë fizikisht të paaftë për të punuar. Pasi është marrë nga "përfitimet e punës" aq sa ishte e nevojshme për t'i mbuluar të gjitha këto aspekte, Marksi mendonte se ajo çka mbetej duhej t'u ndahej punëtorëve, ku çdo individ duhej të merrte aq sa kishte punuar.[10] Në këtë mënyrë sipas meritave, ata punëtorë që kishin bërë më shumë punë dhe punë më të vështirë do të merrnin më shumë nga të ardhurat e përbashkëta të punës se sa dikush që kishte punuar më pak.
Në veprën Kritikë, megjithatë, ai vuri në dukje se "defektet janë të pashmangshme" dhe se do të ketë shumë vështirësi në fillim për sa i përket të drejtuarit e një shteti të tillë proletar "në kohën që del nga shoqëria kapitaliste", sepse ai do të jetë "ekonomikisht, moralisht dhe intelektualisht... ende i vulosur me nishanet e shoqërisë së vjetër prej barkut të së cilës del", pra ende përmban elemente kapitaliste.
Në veprat tjera, Marksi deklaronte se e konsideronte Komunën e Parisit (një qeveri që mbështeste socializmin revolucionar, e cila drejtoi qytetin e Parisit, nga Marsi deri në Maj 1871) si një shembull të diktaturës së proletariatit. Duke përshkruar regjimin jetëshkurtër, ai u shpreh se:
The Commune was formed of the municipal councilors, chosen by universal suffrage in the various wards of the town, responsible, and revocable at short terms. The majority of its members were naturally workers, or acknowledged representatives of the working class. The Commune was to be a working, not a parliamentary body, executive, and legislative at the same time
Kjo formë e qeverisë popullore, me zgjedhjen e revokueshme të këshilltarëve dhe pjesëmarrjen publike maksimale në qeverisje, i ngjan demokracisë së drejtpërdrejtë bashkëkohore.
Fridrih Engels
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Forca dhe dhuna luanin një rol të rëndësishëm në përfytyrimin që kishte Fridrih Engels mbi revolucionin dhe sundimin e proletariatit. Në vitin 1877, duke argumentuar me Eugen Dühring, Engelsi tall rezervat e këtij të fundit kundër përdorimit të forcës:
That force, however, plays yet another role in history, a revolutionary role; that, in the words of Marx, it is the midwife of every old society pregnant with a new one, that it is the instrument with the aid of which social movement forces its way through and shatters the dead, fossilised political forms
— Anti-Duhring, 1877[12]
Në vitin 1891 në pasthënien e pamfletit Lufta Civile në Francë (1872), Fridrih Engels tha: "Epo mirë, zotërinj, a doni të dini se si duket kjo diktaturë? Shikoni Komunën e Parisit. Ajo ishte "Diktatura e Proletariatit". Për të shmangur korrupsionin politik borgjez:
komuna ka përdorur dy përbërës të pagabueshëm. Në vend të parë, i mbushi të gjitha postet—administrative, gjyqësore, dhe edukative— nëpërmjet zgjedhjeve, mbi bazën e të drejtës universale të votës, me të drejtën e po atyre zgjedhësve të pezullojnë delegatin e tyre në çdo kohë. Dhe, në vend të dytë, të gjithë zyrtarët, të lartë ose të ulët, janë paguar vetëm atë rrogë që merrnin punëtorët e tjerë. Paga më e lartë në Komunë ishte 6,000 franga. Në këtë mënyrë u vendos një barrierë efektive ndaj karrierizmit dhe gjahut për pozita.
Në të njëjtin vit ai kritikoi "socialistët anti-autoritarë", duke iu referuar përsëri metodave të Komunës së Parisit:
A revolution is certainly the most authoritarian thing there is; it is the act whereby one part of the population imposes its will upon the other part by means of rifles, bayonets and cannon — authoritarian means, if such there be at all; and if the victorious party does not want to have fought in vain, it must maintain this rule by means of the terror which its arms inspire in the reactionists. Would the Paris Commune have lasted a single day if it had not made use of this authority of the armed people against the bourgeois?
— On Authority, 1872[13]
Vëmendja e Marksit ndaj Komunës së Parisit e ka vendosur komunën në qendër të formave të mëvonshme marksiste. Kjo deklaratë ishte shkruar në "Fjalim i Komitetit Qendror në Lidhjen Komuniste", që i kreditohet Marksit & Engelsit:
[The workers] must work to ensure that the immediate revolutionary excitement is not suddenly suppressed after the victory. On the contrary, it must be sustained as long as possible. Far from opposing the so-called excesses – instances of popular vengeance against hated individuals or against public buildings with which hateful memories are associated – the workers’ party must not only tolerate these actions but must even give them direction.
— Address of the Central Committee..., 1850[14]
Lenini
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shekullin e 20-të, Vladimir Iliç Lenini krijoi Leninizmin—përshtatja e Marksizmit në kushtet e prapambetura socio-ekonomike dhe politike të Perandorisë Ruse (1721-1917). Kjo teori u bë më vonë ideologjia zyrtare e disa shteteteve komuniste.
Shteti dhe Revolucioni (1917) në mënyrë eksplicite diskuton zbatimin praktik të "diktaturës së proletariatit" nëpërmjet revolucionit të dhunshëm. Lenini mohon çfarëdolloj interpretimesh të reformuara të marksizmit, të tilla si ai i Kautsky së. Lenini fokusohet sidomos në frazën e Engelsit për "vyshkjen" e shtetit, duke mohuar se kjo i referohet "shtetit borgjez" dhe duke theksuar se vepra e Engelsit është kryesisht "panenergjik i revolucionit të dhunshëm". Bazuar në këto argumente, ai denoncon reformistët si "oportunistë", reaksionarë dhe vë në dukje se terrori i kuq është e vetmja[15] mënyrë e vendosjes së diktaturës së proletariatit në përputhje me veprën e Marksit dhe Engelsit.[16]
Në Perandorinë Ruse, forma e qeverisë sipas modelit të Komunës së Parisit është realizuar në sovjetë (këshilla të punëtorëve dhe ushtarëve) të themeluar në Revolucionin Rus të 1905tës, detyra revolucionare e të cilit ishte përmbysja e shtetit kapitalist (mbretëror) për të vendosur socializmin—diktaturën e proletariatit— fazën pararendëse para komunizmit.
Në Rusi Partia Bolshevike (përshkruar nga Lenini si "pararoja e proletariatit") i solli sovjetët në pushtet në Revolucionin e tetorit të vitit 1917. Përgjatë vitit 1917, Lenini argumentoi se Qeveria e Përkohshme Ruse nuk ishte përfaqësuese e interesave të proletariatit sepse, sipas vlerësimit të tij, ata përfaqësonin "diktaturën e borgjezisë". Ai argumentoi se për shkak se ata vazhdimisht i shtynin zgjedhjet demokratike, mohonin rëndësinë e sovjetëve të konstituuara në mënyrë demokratike, për shkak se të gjitha premtimet e bëra nga partitë liberal-borgjeze para revolucionit të shkurtit kishin mbetur të paplotësuara, sovjetët do të duhej të merrnin pushtetin në dorën e tyre.
Qeveria proletare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lenini thoshte se në një shtet të pazhvilluar si Rusia, klasa kapitaliste do të mbetej kërcënim edhe pas revolucionit të suksesshëm socialist.[17] Si pasojë, ai përkrahu shtypjen e atyre elemente të klasës kapitaliste që morën armët kundër qeverisë së re sovjetike, duke shkruar se për aq kohë sa ekzistonin klasat, do të duhej të ekzistojë edhe shteti për të ushtruar sundimin demokratik të një klase (sipas tij klasa punëtore) mbi tjetrën (klasën kapitaliste).
Përdorimi i dhunës, terrorit dhe sundimit të një partie të vetme komuniste ishte kritikuar nga Karl Kautsky, Rosa Luxemburg dhe Mikhail Bakunin. Lenini u kundërpërgjigj duke akuzuar Kautskin si "renegat" dhe "liberal"[18] kurse ato lëvizje socialiste që nuk e mbështesnin Partinë Bolshevike u dënuan nga Internacionalja Komuniste dhe u quajtën fashizëm social.Stampa:When
Demokracia e sovjetëve u dha të drejtën e votës shumicës së popullatës të cilës i zgjedhnin sovjetët lokalë, të cilët zgjedhnin sovjetët rajonalë, e kështu me radhë, deri në zgjedhjen e Sovjetit të lartë të Bashkimit Sovjetik. Në modelin rus të Sovjetit, kapitalistët ishin pa të drejtë vote. Megjithatë, sipas Leninit, në një vend të zhvilluar do të ishte e mundur për të hequr dorë nga privimi i të drejtave të kapitalistëve brenda diktaturës demokratike proletare, pasiqë proletariati do të kishte të garantuar një shumicë dërrmuese. [Shënime për Draft-Programin e Dytë të Plenkhanovit. Vepra e plotë e Leninit . Vëll. 6, f. 51]
Bolshevikët në vitet 1917-1924 nuk pretendonin se kishin arritur një shoqëri komuniste; përkundrazi në preambulën e kushtetutës së vitit 1977 të Bashkimit Sovjetik ("Kushtetuta e Brezhnevit "), deklarohej se Revolucioni i Tetorit kishte vendosur diktaturën e proletariatit si "një shoqëri demokratike e mirëfilltë", dhe se "qëllimi kryesor i shtetit Sovjetik, ishte ndërtimi i një shoqërie komuniste, pa klasa, ku do të ketë vetë-qeverisje publike, komuniste". [1]
....Dictatorship does not necessarily mean the abolition of democracy for the class that exercises the dictatorship over other classes; but it does mean the abolition of democracy (or very material restriction, which is also a form of abolition) for the class over which, or against which, the dictatorship is exercised.
Ndalimi i partive dhe fraksioneve opozitare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë Luftës Civile Ruse (1918-22), të gjitha partitë kryesore të opozitës ose morën armët kundër qeverisë së re sovjetike, ose morën pjesë në sabotim, ose në bashkëpunim me caristët e përmbysur, ose bënë përpjekje për atentat ndaj Leninit dhe udhëheqësve tjerë bolshevikë. Kur partitë opozitare, të tilla si Kadetët dhe Menshevikët u zgjodhën në mënyrë demokratike në Sovjetë në disa zona, ata ia dolën ta përdorin mandatin e tyre për të ftuar forcat ushtarake cariste dhe forcat e huaja kapitaliste. Në një incident në Baku, ushtria britanike, pasi u ftua, ia doli të ekzekutonte anëtarë të partisë bolshevike (të cilët ishin dorëhequr në mënyrë paqësore nga sovjetët pas humbjes së zgjedhjeve). Si rezultat, Bolshevikët ndaluan çdo parti opozitare, e cila u kthye kundër qeverisë sovjetike. Në disa raste, ndalimet u hoqën. Ndalimi i partive nuk kishte të njëjtën natyrë represive si ndalimet e mëvonshme në kohën e Stalinit[19]
Kritikët e brendshëm të Leninit thonin se kjo shtypje politike kishte qenë gjithnjë plani i tij, kurse mbështetësit e tij thonin se lufta civile reaksionare me Të Bardhët që sponzorizoheshin nga jashtë, e kërkonte këtë, duke marrë parasysh atentatin e pasuksesshëm ndaj Leninit më 30 gusht 1918, dhe vrasjen e suksesshme të Moisei Uritsky, në të njëjtën ditë.
Pas vitit 1919, Sovjetët pushuan së funksionuari si organe të qeverisjes demokratike, pasi zija e bukës shkaktuar nga konfiskimi i dhunshëm i grurit, kishte çuar në zbrazjen e sovjetëve nga njerëzit e zakonshëm. Gjysma e popullsisë së Moskës dhe një e treta e Petrogradit kishte ikur në fshat për të gjetur ushqim. Jeta politike u ndërpre.
Bolsheviks u shqetësuan se në këto kushte—në mungesën e pjesëmarrjes së masave popullore në jetën politike dhe ndalimi i partive opozitare—forcat kundërrevolucionare do të nxirrnin krye brenda vetë Partisë Bolshevike .
Pavarësisht nga parimi i centralizmit demokratik në Partinë Bolshevike, fraksionet e brendshme ishin të ndaluara. Kjo konsiderohej si një një masë e jashtëzakonshme e cila nuk ishte pjesë e doktrinës marksiste. Ndalesa mbeti në fuqi deri në shpërbërjen e BRSS në vitin 1991.[20] Në vitin 1921, debate e brendshme dhe liria e mendimit ishin ende të pranishme në Rusi; fillimet e censurës dhe të represionit masiv politik ende nuk ishin shfaqur. Për shembull, fraksioni Opozita e Punëtorëve vazhdoi të vepronte përkundër faktit që zyrtarisht ishin shpërbërë. Debatet e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, vazhduan të botoheshin deri në vitin 1923.
Stalinizmi dhe "diktatura"
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Elementet e censurës së mëvonshme dhe sulmet ndaj të shprehurit politik do të shfaqeshin gjatë kohës së sëmundjes së Leninit dhe pas vdekjes së tij, kur anëtarët e klikës së ardhshme Staliniste, iu vërsulën demokracisë brenda partisë në radhët e Bolshevikëve gjeorgjianë dhe filluan të censuronin materiale. Pas vitit 1924,Pravda pushoi së botuari mendimet e opozitës politike dhe në të njëjtën kohë, klika në pushtet (Zinovievi, Kamenevi, dhe Stalini) pranuan në parti një numër të madh të anëtarëve të rinj, në mënyrë që t'i mundnin zërat e opozitarëve në mbledhjet e partisë, duke kufizuar kështu ashpër debatin e brendshëm. Politikat e tyre ishin pjesërisht të drejtuara nga interesat e burokracisë së re që kishte akumuluar një peshë të madhe shoqërore në mungesë të një pjesëmarrje aktive në politikë nga shumica e njerëzve. Nga 1927 shumë mbështetës të Opozitës së Majtë filluan të përballen me represion politik, kurse Leon Trocki u internua.
Pas Stalinit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Kongresin e 22-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (CPSU) Nikita Hrushovi shpalli fundin e "diktaturës së proletariatit' dhe krijimin e një Qeverie Të Të Gjithëve.[21]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "On Authority". Marrë më 13 shtator 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Karl Marx. "Manifesto of the Communist Party". Marrë më 13 shtator 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Critique of the Gotha Programme—IV". Critique of the Gotha Programme (në anglisht). Marrë më 2009-10-18.
- ^ O.P.Gauba (2015). An introduction to political theory. New Delhi: Mayur paperbacks. fq. 607, 608.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Lenin, Vladimir (1918). "Class society and the state". The State and Revolution. Lenin Internet Archive (marxists.org).
{{cite book}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|chapter=
|language=
(Ndihmë!)External link in|chapter=
(help) - ^ Luxemburg, Rosa (1918). "Democracy and Dictatorship". The Russian Revolution. New York: Workers Age Publishers.
{{cite book}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|chapter=
|language=
(Ndihmë!)External link in|chapter=
(help) - ^ Communist Manifesto, 1848, Chapter IV
- ^ Karl Marx (1848). "The Victory of the Counter-Revolution in Vienna" (në anglisht). Neue Rheinische Zeitung. Marrë më 2015-04-25.
- ^ "The Gotha and Erfurt Programs" (në anglisht). 1875. Marrë më 13 shtator 2014.
- ^ Marx 1875. Chapter One.
- ^ Marx, Karl (1986). "The Civil War in France". Marx & Engels Collected Works. Vëll. 22. New York: International Publishers. fq. 331.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Engels, Friedrich (1877). "Theory of Force (Conclusion)". Marrë më 2013-11-06.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Engels, Friedrich (1872). "On Authority". Marrë më 2013-11-06.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Marx, Karl; Engels, Friedrich (1850). "Address of the Central Committee to the Communist League". Marrë më 2013-11-06.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ The supersession of the bourgeois state by the proletarian state is impossible without a violent revolution (The State and Revolution, Chapter 1)
- ^ The theory of Marx and Engels of the inevitability of a violent revolution refers to the bourgeois state. The latter cannot be superseded by the proletarian state (the dictatorship of the proletariat) through the process of 'withering away", but, as a general rule, only through a violent revolution. The panegyric Engels sang in its honor, and which fully corresponds to Marx's repeated statements. (The State and Revolution, Chapter 1)
- ^ "www.marxists.org/archive/lenin/works/1918/prrk/equality.htm" (në anglisht).
- ^ Vladimir Lenin (1918). "The Proletarian Revolution and the Renegade Kautsky" (në anglisht). Marrë më 13 shtator 2014.
- ^ Marcel Leibman (1980) Leninism under Lenin
- ^ "A Country Study: Soviet Union (Former). Chapter 7—The Communist Party. Democratic Centralism". The Library of Congress. Country Studies (në anglisht). Marrë më 24 tetor 2005.
- ^ Law, David A. (1975). Russian Civilization. Ardent Media. fq. 161. ISBN 978-0-8422-0529-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)