Dinari jugosllav
Dinari (Cirilik: динар) ishte monedha e 3 shteteve jugosllave: Mbretërisë së Jugosllavisë (ish-Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve), Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë ndërmjet viteve 1918 dhe 2003. Dinari ishte të ndara në 100 para (Cirilik: пара).
Në fillim të viteve 1990, keqmenaxhimi ekonomik e falimentoi qeverinë dhe e detyroi të merrte para nga kursimet e qytetarëve të vendit. Kjo shkaktoi hiperinflacion të rëndë dhe të zgjatur, i cili është cilësuar si më i keqi në histori.[1] U shtypën shuma të mëdha parash, me monedhat që u bënë të tepërta dhe normat e inflacionit arrinin mbi një miliard % në vit.[2] Ky hiperinflacion shkaktoi pesë rivlerësime ndërmjet viteve 1990 dhe 1994; gjithsej ishin tetë dinarë të ndryshëm. Gjashtë nga tetë u janë dhënë emra dallues dhe kode të veçanta ISO 4217. Kartëmonedha me prerje më të lartë ishte 500 miliardë dinarë, e cila u bë e pavlefshme dy javë pasi u shtyp.[3]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Thayer Watkins. "The Worst Episode of Hyperinflation in History: Yugoslavia 1993-94". San Jose State University. Arkivuar nga origjinali më 7 dhjetor 2012. Marrë më 21 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Yugoslavia on the brink, Radio Netherlands Archives, 8 August 1994
- ^ Judah (2009). The Serbs. Yale University Press. ISBN 978-0-300-15826-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)