Ekonomia e Robinson Kruzos
Ekonomia e Robinson Kruzos është një konstruksion konceptual imagjinar i një individi të izoluar dhe e një ekonomie të planifikuar ku nuk ka shkëmbim tregu.[1] Ky koncept dhe model ekonomik i thjeshtëzuar emërtohet sipas emrit të personazhit fiktiv të romanit të famshëm të Daniel Defoe-s, i cili ka ngecur në një ishull të vetmuar.
Nevoja e modelit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndër vite shumë kritikë e kanë përqeshur këtë model apo princip të thjeshtëzuar. natyrisht një individ i izoluar nuk mund të shërbejë asesi si një përshkrim i detyjuar i një ekonomie. Megjithatë, përpara se të analizohet një ekonomi e përbërë nga miliona apo miliarda individësh që ndërveprojnë me njëri-tjetrin, çdokush duhet të fillojë me një individ të vetëm për të kuptuar nevojat, qëllimet e kështu shtysaq që e bëjnë të veprojë si lojat në një ekonomi më të gjerë.
Ekonomia ka shumë për të thënë edhe për rastet ku një individ është i izoluar dhe vepron për të përmirësuar gjendjen e vet. Kështu, individi sillet "ekonomikisht" sepse merr nga natyra atë që kjo i jep dhe shkëmben status quo-në e vet për një ambient të ri ku shpreson se do të përmbushi nevojat e veta.[2]
Referime dhe shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Ludwig von Mises. Human Action, faqe 206, "The Theory of Value and Socialism". 13 shtator 2014
- ^ Robert P. Murphy. Lessons for the Young Economist, faqe 6, 49-65. 13 shtator 2014
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mises.org. Mises on Action nga Daniel Sanchez, 18 maj 2011 Arkivuar 14 gusht 2014 tek Wayback Machine