Femi Cakolli
Femi Cakolli është një pastor, veprimtar dhe studiues i letërsisë nga Dardana.
Shenime biografike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Femi Cakolli, u lind më 1 mars 1969, në fshatin Mirash (Krilevë) të komunës së Dardanës (Kamenicës).[1]
Prej vitit 1986-1989 kryetar i Klubit Letrar "Fan Noli" në Krilevë.
Në vitin 1990 ishte pjesëtar i Lëvizjes gjithëpopullore për Pajtimin e Gjaqeve.
Prej vitit 1990-1992 themelues dhe kryetar i Shoqërisë Kulturore "Albana" në Dardanë (Kamenicë).
Më 1991 nënkryetar i Shoqërisë për Zhdukjen e Analfabetizmit "Motrat Qiriazi" në Dardanë.
Në besimin e krishterë u kthye më 15 mars 1992 kur ishte edhe absolvent i studimeve letrare.
Më 1994 është ordinuar pastor i Kishës Protestante Bashkësia Ungjillore e Mesisë, Prishtinë, dhe e vazhdon thirrjen e bariut njerëzor.
Më 1995 diplomoi në Universitetin e Prishtinës, në degën e Letërsisë Shqipe me temen "Bibla dhe letërsia shqiptare" tek prof. Hasan Mekuli.
Ndërmjet viteve 1995-1999 ka qenë vullnetar në Shoqatën e Paraplegjikëve të Kosovës, më vonë HANDIKOS, duke punuar me Halit Ferizin.
Në korrik të vitit 1997 themeloi Shtëpinë Botuese "Tenda" dhe vazhdon që të jetë editor i saj.
Në shtator 1997 themeloi Revistën Ungjillore "Letra e Gjallë"., dhe vazhdon të jetë kryeredaktor i saj.
Nga viti 2001 është bashkëpunëtor i jashtëm i "Media Associations International", Chicago, USA.
Më 2002 mbrojti tezën e magjistraturës me titull "Kodi biblik në letërsinë shqiptare" tek mentori prof. dr. Sabri Hamiti.
Më 2006 mbrojti tezën e doktoratës me temë "Hiperteksti biblik në letërsinë e Kosovës" tek mentori prof.dr. Sabri Hamiti.
Më 2006, 2010, 2011 Pastor Femi Cakolli ishte Kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës.
Nga viti 2007 nënkryetar i Asociacionit për Zhvillimin e Gallapit "Galabri" dhe redaktor i revistës "Gallapi".
Prej vitit 2009-2014 bëri studime teologjike në kuadër të Institutit Biblik për Zhvillimin e Udhëheqësve, në Ames, Iowa, USA.
Anëtar i Lidhjes se Shkrimtarëve të Kosovës është prej vitit 2010.
Dr. Femi Cakolli është bashkëthemelues i Instituti për Studime Shqiptare dhe Protestante, Tiranë, Shqiperi, nga viti 2014.
Drejtor i shenimit te 200 vjetorit te Levizjes Protestante mes shqiptareve (1816-2016)
Udheheqes i Rrjetit te Kishave "Dardania" (2016)
Drejtor i shenimit te 500 vjetorit te Reformacionit (1517-2017).
Themelues i Shoqerise Biblike te Kosoves (2017)
Në mars 2018 u zgjodh Kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës.
Organizator i "Darka e Lames" cdo tetor
Themelues i Bibliotekes "Konstandin Kristoforidhi" Prishtine
Aktualisht është doktorant pranë Institutit amerikan në Ames, Iowa për studime teologjike "Biblical Institute of Leaders Development" & Antioch School.
Pastor Cakolli ftohet nëpër konferenca rajonale e ndërkombëtare sikurse edhe i pranishëm në media duke debatuar tema të ndryshme.
Veprat e Botuara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Femi Cakolli deri tani ka botuar mbi 500[2] shkrime të ndryshme publicistike e shkencore brenda dhe jashtë vendit.
- Kodi biblik në letërsinë shqiptare (kritikë), 2003
- Pamfletet e mia krishtere (doktrinë), 2004
- Hiperteksti biblik në letërsinë e Kosovës (kritikë), 2006
- Mish fryme (poezi), 2008
- Intervistë me Dr. Skënder Gashin (publicistikë), 2013
- Bibliologjia (manual per studente), 2016
- Kronologjia e Levizjes Protestante mes shqiptareve 1816-2016 (histori), 2016
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- facebook: Pastor Femi Cakolli
- facebook: Femi Cakolli
- Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës
- Kisha Protestante "Bashkesia Ungjillore e Mesise", Prishtine
- Instituti per Studime Shqiptare dhe Protestante, Tirane
- Shtepia Botuese "Tenda", Prishtine
- Antioch School, Ames, USA
- Lidhja e Shkrimtareve te Kosoves
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Mr. Femi Cakolli: Pamfletet e mia krishtere (Një prezantim praktik i doktrinës protestante), Shtëpia Botuese "Tenda", Prishtinë, 2004, (Shënime për autorin), fq. 159. ISBN 9951-405-17-7
- ^ Femi Cakolli - Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës Arkivuar 29 tetor 2016 tek Wayback Machine Vizituar më 14.12.2016.