Jump to content

Forca Ajrore Gjermane

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Logoja e Forcave Ajrore Gjermane.

Forca Ajrore Gjermane (gjermanisht: Luftwaffe, fjalë-për-fjalë. 'armë ajrore') është dega e luftës ajrore e Bundeswehr-it, forcave të armatosura të Gjermanisë. Forca Ajrore Gjermane (si pjesë e Bundeswehr-it) u themelua në vitin 1956 gjatë epokës së Luftës së Ftohtë si degë e luftës ajrore e forcave të armatosura të Gjermanisë Perëndimore të atëhershme. Pas ribashkimit të Gjermanisë Perëndimore dhe Lindore në vitin 1990, ajo integroi pjesë të forcave ajrore të ish-Republikës Demokratike Gjermane, e cila vetë ishte themeluar në vitin 1956 si pjesë e Ushtrisë Popullore Kombëtare. Nuk ka asnjë vazhdimësi organizative midis Forcave Ajrore Gjermane aktuale dhe ish-Luftwaffe të Wehrmacht-it të themeluar në vitin 1935, e cila u shpërbë plotësisht në 1945/46 pas Luftës së Dytë Botërore. Termi Luftwaffe që përdoret si për forcën ajrore historike ashtu edhe për atë aktuale gjermane është emërtimi i përgjithshëm në gjuhën gjermane i çdo force ajrore.

Komandanti i Forcave Ajrore Gjermane është Gjeneral Lejtnant Ingo Gerhartz. Që nga viti 2015, Forca Ajrore Gjermane përdorë 11 baza ajrore, 2 prej të cilave nuk kanë njësi fluturuese. Për më tepër, Forca Ajrore ka prani në 3 aeroporte civile. Në vitin 2012, Forca Ajrore Gjermane kishte një forcë të autorizuar prej 28.475 aviatorësh aktivë dhe 4.914 rezervistësh.