Forcat e Armatosura Italiane
Forcat e Armatosura Italiane (italisht: Forze armate italiane) përfshijnë Ushtrinë Italiane, Marinën Italiane dhe Forcën Ajrore Italiane. Një degë e katërt e forcave të armatosura, e njohur si Karabinierët, kanë rolin e policisë ushtarake dhe janë gjithashtu të përfshirë në misione dhe operacione jashtë vendit si një forcë luftarake. Pavarësisht se nuk është një degë e forcave të armatosura, Guardia di Finanza[1] ka status ushtarak dhe është e organizuar sipas linjave ushtarake. Këto pesë forca përbëjnë gjithsej 297,000[2] ushtarakë aktivë. Presidenti i Republikës Italiane drejton forcat e armatosura si President i Këshillit të Lartë të Mbrojtjes[3]. Parlamenti ka kompetencë të shpallë gjendjen e luftës dhe të japë pushtetin për udhëheqjen e luftës në Qeveri.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Guardia di Finanza", Wikipedia (në anglisht), 2022-10-23, marrë më 2022-12-14
- ^ "2022 Italy Military Strength". www.globalfirepower.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-12-14.
- ^ "High Council of Defence (Italy)", Wikipedia (në anglisht), 2022-12-07, marrë më 2022-12-14