Frank Capra
Ai ishte i lindur me emrin Francesco Rosario Capra në Bisacquinou të Sicilisë, i cili në vitin 1903 (bashkë me familjen e tij) shpërngulet në Amerikë. Bashkë me vëllain e tij Benedet vendooset në Los Anxheles të Kalifornisë ku diplomohet në kimi në vitin 1918 dhe në të njejtin vit hyn në ushtrinë amerikane. Pasi ishhte i sëmurë nga një lloj ethesh, në vitin 1920 mori nënshtetësinë amerikane me emrin Frank Kapra.
Si edhe shumë regjisorë të tjerë të asaj kohe edhe Kapra karrierën e vet e filloi në filmin memec, duke bërë punë të llojllojshme derisa filloi si regjisor në vitin 1930.
Për filmin Ndodhi një natë kishte dashur t'i angazhonte Robert Montgomerin dhe aktoren Mirna Loi, por të dytë konsideronin se skenari nuk ishte në nivel për ta. Mirna madje e kishte nënçmuar së tepërmi atë skenar. Pas saj të njëjtin rol e kishin refuzuar edhe Miriam Hopkins dhe Margaret Sullavan. Ishte pajtuar aktorja Constance Bennett, por me kushtin që vetë të prodhonte filmin si producente. Pas të gjitha atyre tentimeve, rolin e kishte fituar Klodet Kolber e cila nuk kishte qenë shumë e kënaqur por ishte pajtuar.
Filmi arriti sukses kolosal dhe i fitoi 5 çmime (oskarë). Në vitin 1936 e mori oskarin e dytë me filmin Zotëri Didsi shkon në qytet, kurse në vitin 1938 e fitoi oskarin e tretë me filmin Në varr nuk merr asgjë. Pasi i mori tri çmime oskar ai nominohet edhe për tre filma të tjerë Zonja për një ditë, Zotëri Smiti shkon në Washington dhe Dhe jeta e bukur. Ishte edhe nikoqir i ndarjes së oskarit në vitin 1936. Mes aktorëve të cilët duhej t'i falënderoheshin për sukseset e arritura ishin Gary Cooper, Jean Arthur, James Stewart, Barbara Stanwyck, Cary Grant dhe Donna Reed, kurse si aktoren e tij më të dashur ai e kishte Xhejn Arturin. Mes viteve 1942 dhe 1948, kur e bëri filmin State of the Union Capra i krijoi edhe 8 filma dokumentarë Hyrja në luftë (1942), Sulmi nazist (1942), Lufta për Britaninë (1943), Ndaj dhe pushto (1943), Njohe armikun tënd Japoninë (1945), Fitorja e Tinisit (1945) dhe Dy poshtë dhe një për të shkuar (1945), kurse dokumentari Përse po luftojmë e kishte fituar çmimin oskar, i cili në të njëjtën kohë konsiderohej edhe si kryevepër e propagandës. Këta filma ai do t'i konsiderojë si punimet e tij më të rëndësishme jetësore. Edhepse Jeta e bukur konsiderohej si dështim i plotë, i njëjti ishte nominuar për 5 çmime oskarë, duke hyrë këtu kategoritë e njëjta si për filmin Ndodhi një natë. Filmi arriti sukses në televizion që shfaqej në vitet e krishtlindjeve, duke mbetur edhe si njëri ndër filmat më të njohur klasik, i cili nga Instituti Amerikan i Filmit është radhitur edhe në Grupin e 100 filmave më të njohur të të gjitha kohërave, madje duke arritur edhe në vendin e 11-të. Filmi i tij i fundit ishte Sheshiri plot me çudi me Glen Fordin dhe Bet Dejvisin (1961). Filmat e Kaprës kanë porosi të ngrohtë dhe paraqesin vlerat e thella njerëzore. Edhe ai ishte një gjeni i llojit të vetë në artin filmor. Në vitin 1971 botoi librin autobiografik Emri mbi titullin, i cili nuk ishte pritur aq mirë për shkak të disa të pavërtetave të theksuara në të. Frenk Kapra vdiq në moshën 94 vjeçare, duke e fituar edhe Çmimin për vepër jetësore.
Mes tjerash duhet t'i përmendim edhe disa filma të Frenk Kaprës : Njeriu i borës, Për dashurinë e Mikit, Forca e mediave, Gruaja e çuditshme, Bjondja ngjyrë platine, Çaji i hidhur i gjeneral Zenit, Broduej Bili, Horizonti i humbur, Ta njihni Xho Do-në, Arseni dhe tentenat e vjetra, Berteja për Kinën, Po vjen dhëndëri dhe Vrima në kokë.