Jump to content

Gegët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ceremonia e Marrjes se Nuses - Valbonë
Lumi Shkumbin

Gegët janë grup nënentik që përfshin shqiptarët e pjesës veriore të trojeve shqiptare (në veri të Shqipërisë, Kosovë, Preshevë, Maqedoni, Mal të Zi). Gegët flasin dialektin gegë ose gegërishten dhe kufizohen me toskëtLumin Shkumbin në Shqipëri, që përshkon Shqipërinë e Mesme nga lindja në perëndim.

Rilindasi Vaso pashë Shkodrani në veprën e tij "E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët" të shkruar më 1879 shkruan:[1]

Gegërisë dhe gegëve ua gjejmë domethënien në veprën e Homerit. «Përtej maleve Akrokeraune banojnë gigat (γῖγας)», thotë Babai i Poezisë. Fjala γῖγας, gigas, do të thotë gjigant. Meqenëse banorët e malësive të Shqipërisë së Epërme janë poathuajse të gjithë me shtat përtej mesatares, të vjetrit i merrnin për gjigantë dhe ashtu i quanin. Gigas dhe Gega është i njëjti emër dhe, në të dyja gjuhët, ka të njëjtën domethënie.

Vërtetohet se krerët e fiseve të Shqipërisë së Epërme merrnin së lashti titullin Gegë mbasi na kujtohet që kemi parë me sytë tanë një dokument zyrtar lëshuar nga Kadiu i parë, gjykatësi që ishte emëruar prej qeverisë osmane në rajonin e Dukagjinit në shekullin e pesëmbëdhjetë, menjëherë pas vdekjes së Skënderbeut, e cila u pasua nga pushtimi i plotë i Shqipërisë. Në këtë dokument thuhet se Gegë Lleshi, Gegë Doda, Gegë Tanushi dhe një tjetër Gegë, emrin e të cilit e kemi harruar, largohen nga malet e Poshterikut, në Gjakovë, pa ia shitur a falur ato ndonjë tjetri, për t'u vendosur së shpejti në Mirditë. Ky dokument, që kishte të bënte me të parët e Kapidanit të Mirditës, zotërohej nga i ndjeri Bib Dodë pasha; para se të vdiste, ai na e kishte treguar; e kishim lexuar dhe jemi të sigurt se i biri, Prengë pasha, duhet ta zotërojë akoma.

  1. ^ Mici, Aristotel (1987). Pashko Vasa, vepra letrare 1. Tiranë: Shtëpia botuese "Naim Frashëri". fq. 111–112.