Jump to content

Gjarpri eskulapian

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
I rritur Z. longissimus nga rajoni i Ticino, Zvicër.

Gjarpri Eskulapian (tani Zamenis longissimus, më parë Elaphe longissima), është një specie e gjarpërinjve jo-helmues vendas në Evropë, një anëtar i nënfamiljes Colubrinae të familjes Colubridae. Duke u rritur deri në 2 metra në gjatësi, është ndër gjarpërinjtë më të mëdhenj evropianë, i ngjashëm në madhësi me gjarpërin me katër rreshta (Elaphe quatuorlineata) dhe gjarpërin Montpellier (Malpolon monspessulanus). Gjarpri Eskulapian ka qenë i një rëndësie kulturore dhe historike për rolin e tij në mitologjinë e lashtë greke, romake dhe ilire dhe simbolikën e prejardhur.

Jeton në pyje të rralla gjethërënëse, në çeltina, livadhe dhe në kullosa të të gjitha viseve të Kosovës. Mund të jetë e gjatë mbi dy metra. Në trupin me ngjyrë të verdhë dhe të murrme ka dy shoka të mbyllëta. Ushqehet me minjë. Nuk është helmuese. Për të në popull tregohen shumë tregime të pabesueshme - se si me bisht rrah si me ndonjë topuz, se si ka shumë koka, e për ta mbytur duhet hequr të gjitha etj.