Kongresi i Manastirit
Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit ka qenë një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, mes datave 14 nëntor - 22 nëntor 1908, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.[3]
Data 22 nëntor përbën tashmë një ditë përkujtimuese në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në diasporën shqiptare, e njohur si Dita e Alfabetit. Përpara kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh (Elifba), pa llogaritur nënvariantet.
Pjesëmarrësit
Shiko edhe: Lista e pjesëmarrësve të Kongresit të Manastirit
Kongresi u mbajt prej shoqërisë "Bashkimi" në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ishte edhe selia e shoqërisë. Pjesëmarrësit në kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare. U thirrën 50 delegatë, përfaqësues të njëzet e tre qyteteve të banuara nga shqiptarët, shoqërive kulturore e patriotike, tridhjet e dy nga të cilët kishin të drejtë vote dhe tetëmbëdhjetë vëzhgues. Ndër delegatët më të shquar qenë Gjergj Fishta, Mid'hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani. Delegat tjetër nga familja Zavalani ishte Izet Zavalani, përfaqësues i Follorinës. I zoti i shtëpisë, Fehim Zavalani, mbajti fjalën hyrëse.
Ecuria
Fjalimet e bëra dy ditët e para ishin të përgjithshme dhe ndihën për të krijuar atmosferën që duhej për të trajtuar çështjen serioze.
Shiko edhe këtë
- Alfabeti shqip
- Klubi i Manastirit
- Muzeu i Kongresit të Manastirit
- Kultura e Maqedonisë së Veriut
- Arsimi shqip në Maqedoninë e Veriut
- Lista e pjesëmarrësve të Kongresit të Manastirit
Literature
- Nën-Prof. Dr. PEng : 95 vjetori i Kongresit të Alfabetit në Manastir Amëza web.quipo.it
- Shaban Demiraj & Kristaq Prifti: Kongresi i Manastirit. Tirana 2004. ISBN 99943-614-5-7
- A. Buda (Hrsg.): Alfabeti i gjuhes Shqipe dhe Kongresi i Manastirit (14-22 nëntor 1908). Studime, materiale, dokumente. Tirana 1972
Lidhje të jashtme
Referime
- ^ Kotherja Niko; Butka, Uran: Album Historik - Mid'hat Abdyl Frashëri. Instituti i Studimeve Historike "Lumo Skëndo", Tiranë, 2019, fq. 42 ISBN 978-9928-4509-8-2
- ^ "Museum of the Albanian Alphabet". Bitola.info (në anglisht).
- ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 844 - 845. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.