Jump to content

Kronologjia e Ulqinit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kjo faqe ka të bëj me datat kryesore në historinë e Ulqinit, qytet shqiptar i cili i takon Malit të Zi.

Krijimi dhe sundimi romak

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • shek. 5 p.e.s. - Qyeti u formua nën emrin Kolkhinium.
  • 163 p.e.s. - Romakët e pushtuan qytetin që ishten nën sundimin ilir dhe e riemëruan në Olcinium (ndryshe edhe si Ulcinium). Nën sundimin romak qyteti ka fituar statusin Oppidum Civium Romanorum (Qytet me privilegje të veçanta) dhe më pas statusin Municipium (Qytet i pavarur).
  • 293 - Perandoria Romake u nda në dysh, dhe Ulqini i takoj Perandorisë Romake të Lindjes (që më vonë do të njihet si Perandoria Bizantine).
  • shek. 6 - U formua Qyteti i Shasit në afërsi të Ulqinit.
  • shek. 9 - Ulqini u bë pjesë e temës (provincës ushtarako-civile) së Durrësit, që ishte pjesë e sistemit të ri administrativ të Perandorisë Bizantine.
  • 1010 - Cari Samueli i Bullgarisë dështoi ta pushtoj qytetin gjatë luftës kundër Bizantinëve.

Sudimi sllav dhe Ballshajt

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1040 - Arkoni Stefan Vojislavi e pushtoi qytetin dhe rrethinën e tij.
  • 1183 - Zhupani i Lartë Stefan Nemanja e pushtoi Shasin dhe Ulqinin, Ulqini u bë një ndër qytetet më të rëndësishëm të zhupanisë së tij.
  • 1242 - Mongolët, nën urdhëheqjen e Batu Kanit, dështuan ta pushtojnë qytetin e Ulqinit, dhe për këtë arsye kanë shkatërruar Shasin dhe kanë vrarë popullsinë e tij..
  • 1261 - Për herë të parë u krijua shëbrimi noterial.
  • 1385 - Ulqini bëhet kryeqyteti i Principatës së Zetës, pas ardhjes në pushtet të Gjergjit II.
  • 1403 - Pas vdekjes së Gjergjit II kryeqytet i Principatës së Zetës bëhet Tivari.

Sundimi venecian dhe osman

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1405 - Republika e Venedikut e morri Ulqinin nga Ballsha III prej dinastisë së Ballshajve. Nën sundimin venecian, qyteti ndërroi emrin në Dulcignoitalisht, dhe u bë pjesë e Shqipërisë veneciane (Albania Veneta).
  • 1510 - U ndërtua Kisha e Shën Mërisë në pjesën e epërme të Kalasë.
  • 1 gusht 1571 - Perandoria Osmane e pushtoi qytetin dhe pjesët e tjera të Shqipërisë veneciane.
  • 1670 - U ndërtua Xhamia e Meterizit.
  • 17 shtator 1676 - Në Ulqin vdiq Sabataj Cevi që ishte njohur si Mehmed Efendia ose "Mesia i rremë".
  • 1689 - U ndërtua Xhamia e Lamit.
  • 1693 - Kisha e Shën Marisë u këthye në Xhami, gjëgjësisht u shtua minareja dhe u qujat Xhamia e Kalasë (ose Xhamia e Halil Skurës).
  • 1696 - U ndërtua Ura e Klleznës në afërsi të fshatit Këllezna e Sipërme pran Ulqinit.
  • 1719 - U ndërtua Xhamia e Pashës nga Kiliç Aliu.
  • 1728 - U ndërtua Xhamia e Mezgjahut (ose Xhamia e Madhe) nga Sulejman Mujali.
  • 1743 - Pranë Xhamisë së Pashës u ndërtua Hamami (banjoja turke).
  • 1749 - U ndërtua Xhamia e Kryepazarit nga Nuradin Begu.
  • 1754 - U ngrit Sahat Kulla e Ulqinit.
  • 1779 - U ndërtua Xhamia e Merasë nga Lika Ceni.
  • 1783 - U ndërtua Xhamia e Bregut.
  • 1798 - U ndërtua Xhamia e Detarëve (ose Xhamia e Ranës) nga Ibrahim Pashë Bushatliu.
  • 1858 - Në grykëderdhjen e Lumit Buna u fundos anija "Merito" e Antun Alegretit nga Trogiri, të cilën e drejtonte kapedan Naporeli dhe filloj formimi i Ishullit Ada.
  • 1867 - Ulqini u bë kaza e Sanxhakut të Shkodrës, pjesë e Vilajetit të Rumelisë.
  • 1869 - U ndërtua Kisha e Shën Nikollës nën Malin e Bardhë.
  • 1871 - U themelua ruzhdia (shkolla shtetërore laike).
  • 1875 - Në afërsi të Kishës së Shën Nikollës u ndërtua Kisha katolike e Shën Jozefit.

Prej 1878 deri më 1920

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prej 1920 deri më 1990

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1920 - Ulqini u bë pjesë e Mbretërisë së Jugosllavisë.
  • 1921 - Në regjistrimin e popullsisë kishte 4913 banorë.
  • 1925 - U formua klubi i parë i futbolli, me emrin Bjellogorac (sq. Malabardhi).
  • 1931 - U rrënua Xhamia e Detarëve nga jugosllavët.
  • 1932 - Nga firma gjermane Linke-Hofman u ndërtua centrali i parë elektrik në Ulqin dhe pas tij për nevojat e kripores u ndërtua centrali elektrik industrial i Kripores.
  • 1934 - Kriporja e Ulqinit, u themelua.
  • 1941 - Pas pushtimit italian të Jugosllavisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ulqini bëhet pjesë e Mbretërisë së Shqipërisë.
  • 7 nëntor 1943 - Flota ajrore e aleatëve të Luftës së II Botërore bombarduan Ulqinin.
  • 26 nëntor 1944 - Forcat partizane marrin Ulqinin dhe kështu bëhet pjesë e Jugosllavisë Socialiste.
  • 1948 - Në regjistrimin e popullsisë kishe 4385 banorë qyteti dhe 12861 komuna.
  • 1952 - Pas vendosjes së sistemit të ri të administrimit vendor, Ulqini u bë komunë qytetare (urbane), pjesë e qarkut e Tivarit.
  • 1953 - Në regjistrimin e popullsisë kishe 4919 banorë qyteti dhe 14080 komuna.
  • 1954 - U themelua klubi i parë i vaterpolit, me emrin Gusar (sq. Kusari).
  • 1955 - Komuna urbane e Ulqinit dhe komuna rurale e Katërkollës (Vlladimirit) bashkohen duke krijuar Komunën e Ulqinit, pjesë e qarkut të Tivarit.
  • 1961 - Në regjistrimin e popullsisë kishe 5705 banorë qyteti dhe 16213 komuna.
  • 1965 - U themelua Gjimnazi i Ulqinit.
  • 1968 - U rrënua nga dora e njeriut Xhamia e Merasë.
  • 1971 - Në regjistrimin e popullsisë kishe 7459 banorë qyteti dhe 18955 komuna.
  • 13 korrik 1973 - U formua Qendra Nudistike në Adë.
  • 1975 - U themelua Muzeu i Historisë Lokale të Ulqinit.
  • 1976 - U formua Klubi i Basketbollit Ulqini.
  • 15 prill 1979 - Ulqini u godit nga një termet 7 ballë të shkallës rihter, që shkaktoj dëme të mëdha materiale dhe viktima.
  • 1980 - U themelua Kllapa muzikore e Ulqinit.
  • 1981 - Në regjistrimin e popullsisë kishe 9149 banorë qyteti dhe 21576 komuna.
  • 1983 - Klubi i Fubollit Bjellogorac u riemërua në Otrant.
  • 1987 - U themelua Radio Ulqini.
  • 9 shtator 1990 - U themelua Lidhja Demokratike në Mal të Zi (LD në MZ) në Ulqin, partia e parë shqiptare në Mal të Zi,.
  • 28 Djetor 1990 - U themelua Shoqata e Artistëve dhe e Intelektualëve “Art Club”.
  • 1991 - Në regjistrimin e popullsisë kishe 11144 banorë qyteti dhe 24217 komuna.
  • 21 nëntor 1993 - U themelua partia Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) në Ulqin.
  • 1995 - U hap Shkolla e parë e Muzikës dhe u themelua Shoqata kulturo-artistike "Zana".
  • 1996 - Osman Rexha u zgjodh Kryetar i Komunës së Ulqinit.
  • 1998 - Skender Hoxha u zgjodh Kryetar i Komunës së Ulqinit.
  • 1999 - U themelua Shoqata kulturo-artistike "Ulqini".
  • 2002 - Fuad Nimani u zgjodh Kryetar i Komunës së Ulqinit.
  • 7 Djetor 2002 - U themelua Radio Elita.
  • 2003 - Në regjistrimin e popullsisë kishe 12827 banorë qyteti dhe 20290 komuna.
  • 20 prill 2004 - U themelua klubi i parë i zhytjes D'Olcinium.
  • 2004 - U themelua TV Teuta.
  • 5 shkurt 2005 - U hap Materniteti.
  • 22 tetor 2005 - U themelua partia Forca e Re Demokratike (FORCA).
  • 2006 - U ndërtua Katedrala katolike e Shën Markut në Shtoj.
  • 24 shtator 2006 - Gëzim Hajdinaga u zgjodh Kryetar i Komunës së Ulqinit.
  • 23 qershor 2008 - Në Ulqin u themelua Këshilli Nacional i Shqiptarëve.
  • prill 2011 - Në regjistrimin e popullsisë kishe 10707 banorë qyteti dhe 19921 komuna.
  • 24 shtator 2011 - Nazif Cungu u zgjodh Kryetar i Komunës së Ulqinit.
  • 1 korrik 2012 - Solemnisht është hapur Xhamia e Detarëve, e cila u rindërtua nga vitit 2008-2012.
  • 26 nëntor 2012 - Komuna e Ulqinit u bë pjesë e Kuvendit Kombëtar të Njësive Vendore Shqiptare.
  • 24 shkurt 2014 - Fatmir Gjeka u zgjodh Kryetar i Komunës së Ulqinit.