Jump to content

Organelet e qelizës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Membrana qelizore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çdo qelizë mbështillet nga një shtresë e jashtme që quhet membranë qelizore. Ajo përbëhet nga dy shtresa fosfo-lipidesh dhe është përgjegjëse për formën e qelizës. E veçantë e saj është se mes dy shtresave të lartpërmendura nuk ka lidhje kimike. Po atëherë si arrin kjo membranë të sigurojë formën e qelizës ?

Kjo ka të bëjë me natyrën e molekulave të fosfo-lipideve dhe me mjedisin brendaqelizor dhe ndërqelizor. Molekula e fosfo-lipideve ka një natyrë dualiste. Koka e tyre ka natyrë hidrofile, por bishti i tyre ka natyrë hidrofobe. Mjedisi brenda dhe ndërqelizor është kryesisht i përbërë nga uji, prandaj kokat drejtohen nga brenda qelizës dhe nga jashtë saj pra drej mjedisit jashtëqelizor, ndërsa bishtat drejtohen për nga brenda njëri tjetrit. Membrana qelizore ka efekte selektuese - mbeshtjell dhe selekton . .

  • Fosfolipidet
  • Bishtat e fosfolipideve
  • Proteinat e ndërfutura

Kjo i siguron mbështetje molekulave njëra me tjetrën duke bërë këtë membranë të aftë t’i japë formë qelizës. Membrana qelizore ka përshkrueshmëri përzgjedhëse çka do të thotë e ajo lejon disa lëndë të hyjnë e disa të tjera jo. Gazet dhe uji e përshkruajnë lirisht këtë membranë, ndërsa molekulat e tjera si sheqernat, proteinat, etj nuk mund të hyjnë lirisht. Kjo për faktin se qeliza nuk ka nevojë të përhershme për çdo lëndë, prandaj ajo pranon lëndët që i nevojiten dhe lë jashtë ato që nuk i nevojiten. Kjo përzgjedhje bëhet me anë të proteinave që ndodhen të ndërfutura në membranë. Këto proteina përfundojnë me perceptorë që përfundojnë në mjedisin jashtëqelizor. Ka proteina që njohin shijet, lëndët ushqyese, hormonet dhe ka nga ato që ndërtojnë poret ku kontrollohet hyrja apo dalja e joneve si kalciumi (K+), natriumi (Na+), klori (Cl-), etj.

qeliza është njesia elementare e ndërtimit te qenieve te gjalla është njesia me e vogel mbartese e jetes. prokariote quajme qe berthama nuk është plotesisht e diferencuar këtë e quajme prokariot. eukariot quajme qe masa berthamore është plotesisht e diferencuar këtë e quajme eukariot. kemi edhe pese mbreteri te botes se gjalleato janë.mbreteria e monereve'prokariot.mbreteria e protisteve"parashtazoreve"mbreteria e kerpudhave" "mbreteria e bimeve" "mbreteria e shtazeva"

Është organeli (nëse do ta quanim kështu) më i rëndësishëm i qelizës eukariote ndërsa në ato prokariote mungon.Zakonisht e gjejmë në qendër të qelizave. Përbëhet nga tre njësi kryesore:

  • 1. Membrana bërthamore
  • 2. Bërthamëza
  • 3. Kromantina

Mëmbrana bërthamore përbëhet nga 2 shtresa proteinash e për pasojë ajo ka një formë sferike të mirëpërcaktuar. Komunikimin me mjedisin e jashtëm ajo e realizon me anë të poreve bërthamore (të çara që gjenden në membranën bërthamore).

Më pas vjen kromantina e ndërtuar nga tre përbërës kryesorë :

  • 1. ADN
  • 2. ARN
  • 3. proteina

ADN ka të kodifikuar kimikisht gjithë informacionin e nevojshëm që i shërben qelizës për të kryer gjithë funksionet e saj jetësore. Me anë të segmetësve të ARN-së që ajo prodhon i jep organeleve qelizorë instruksionet e kodifikuar, të kuptueshme prej tyre. Proteina shërben si mbështetëse ku mbështillet gjithë ADN-ja. Kjo bëhet sepse qeliza ka një ADN me përmasa gjigante për njësinë ku ajo përmbahet. Për të kuptuar këtë mjaft të mendojmë se nëse do të shtrinim ADN-në e qelizës ajo do të arrinte një gjatësi prej 2 metrash. Përveç këtyre funksioneve bërthama është përgjegjëse për tiparet që ka qeliza. Qelizat e një gjallese shumëqelizore kanë një ADN të njëjtë, por në qelizat kanë forma të ndryshme dhe luajnë role të ndryshme. Si është e mundur kjo ? Qelizat siç e dimë specializohen dhe diferencohen. Gjatë këtij procesi gjenet përkatës për një funksion apo veçori të caktuar ndryshojnë gjendjen duke u shfaqur si aktivë ose jo (gjendja On, Off). Për këtë fakt qelizat e një organizmi shumëqelizor kanë ADN të njëjtë, por forma dhe funksione ët ndryshme.

Një organelë tjetër e veçantë që përmbahet në bërthamë është bërthamëza. Ajo është përgjegjëse për ndërtimin e ribozomeve që pasi dalin prej saj zënë pozicionet e përcaktuar, kryesisht në rrjetin endoplazmatik të kokrrizuar.

Organele që gjenden vetëm në qelizat bimore përgjegjëse për fotosintezën. Klorofili që gjendet në kloroplste, nga të gjitha rrezatimet e dritës diellore thith vetëm ato që i përgjigjen të kuqes dhe blusë, ndërsa reflekton të gjelbërtat. Prandaj klorofili është i gjelbërt. Kloroplastet, ashtu si mitokondritë kanë një sasi të vogël të ADN-së që u lejon atyre dyfishimin. Ato kanë formën e thjerrëzave të vogla, të gjelbërta dhe janë të dukshme në MO. Kloroplastet përbëhen nga një mbështjellje e dyfishtë brenda së cilës membrana të tjera të palosura fort formojnë disa shtresa të vendosura njëra mbi tjetrën që quhen tilakoide. Aty ndodh reaksioni i fotosintezës. Në kloroplaste formohen sheqernat që transferohen në pjesët jo fotosintetike të bimës dhe grumbullohen në formën e amidonit në fara dhe zhardhokë. Reaksioni i fotosintezës është :

6CO2 + 6H20 + ENERGJI = C6H12O6 + 6O2

reaksioni ndosh skematikisht në dy faza : 1. faza e parë ku kapet energjia e diellit quhet faza e dritës sepse zhvillohet vetëm në praninë e dritës.

Figura 16 . drita e diellit përmban të gjitha ngjyrat e spektrit të dritës, siç mund të vëzhgohetkur driita shpërndahet nga një prizëm. Gjethet nashfaqen të gjelbra sepse reflektojnë dritën e gjelbër, ndërsa thithin dritën e përfshirë në rajonet blu dhe të kuqe të spektrit

Cilet dhe flagjelet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Janë organele të lidhura me lëvizjen e qelizës.Duken si zgjatime për nga jashtë të citoplazmës të përshkruara me gjatësinë e tyre nga tuba apo gyptha të citoskeletit. Cilet janë më të shkurtra dhe ne përgjithësi e veshin të gjithë sipërfaqen qelizore ndërsa flagjelet janë më të gjata dhe me numër më të kufizuar. Trakeja jonë, gypi përmes të cilit kalon ajri që thithim, është e veshur me qeliza të pajisura me cile që lëvizin pa rreshtur me qëllim zhvendosjen e pjesëzave te huaja që futen me anë të ajrit. Ndërsa spermatozoidet lëvizin falë një flagjeli të gjatë.

Burime të thëna

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]