Jump to content

Oscar dos Santos

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Oscar

Oscar duke luajtur për Çelsin në 2012
Të dhënat vetjake
Emri i plotëOscar dos Santos
Emboaba Júnior[1]
Datëlindja (1991-09-09) 9 shtator 1991 (33 vjeç)
VendlindjaAmericana, São Paulo, Brazil
Gjatësia1.80 m (5 ft 11 in)[2]
PozicioniMesfushors sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Shanghai SIPG
Numri8
Karriera me të rinjtë
1998–2004União Barbarense
2004–2009São Paulo
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2008–2010São Paulo11(0)
2010–2012Internacional36(11)
2012–2017Chelsea131(21)
2017–Shanghai SIPG79(24)
Karriera ndërkombëtare
2009–2011Brazil U2025(6)
2012Brazil U236(1)
2011–Brazil47(12)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 1 dhjetor 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 11 tetor 2015

Oscar dos Santos Emboaba Júnior ([osˈkaʁ duˈsɐ̃tus imboˈabɐ ˈʒũnioɾ]; lindur më 9 shtator 1991), njohur si Oscar, është një futbollist brazilian i cili luan si mesfushor–sulmues ose anësor për klubin kinez Shanghai SIPG dhe kombëtaren braziliane.

Oscar filloi karrierën e tij te São Paulo FC, ku fitoi Serie A braziliane në 2008. Në 2009, ai shkoi në gjykatë kundër klubit për shkak të parregullsive në kontratën e tij. Pas një serie të kundërshtimeve ai u largua për Internacional, ku shpenzoi 3 vitet e tjera të karrierës së tij. Paraqitjet e mira me klubin bënë që ai të transferohej në Premier League te Çelsi në 2012.

Oscar është një futbollist ndërkombëtar i Brazilit dhe ka përfaqsuar kombëtaren e tij në moshat nën-20 dhe -23, si dhe kombëtaren e parë. Me kombëtaren nën-23, ai luajti në Lojërat olimpike 2012. Më 20 gusht 2011, Oscar shënoi tre gola në finalen e FIFA Kupës së Botës nën-20 2011 kundër Portugalisë,[3] duke u bërë lojtari i parë që shënon një tregolësh në një finale të një Kupe Bote nën-20.[4] Oscar më vonë i përshkroi performancat e tij në turnament si "një rrugë për të shkuar në kombëtaren e parë".[5] Ai fitoi ndeshjen e tij të parë me kombëtaren kundër Argjentinës. Goli i tij i parë erdhi gjithashtu kundër Argjentinës në një humbje 4–3 në qershor 2012.

Stili i tij i lojës dhe aftësitë janë krahasuar me lojtarin tjetër brazilian Kaká.[6][7][8]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur në Americana, Oscar erdhi në akademinë e União Barbarense duke impresionuar me moshën e tij të re. Oscar ishte i ndotur nga argjentët e zbuluesve të talentëve të cilët e morën atë në kryeqytetin e Brazilit, ku më pas ai u bashkua me São Paulo në 2004 ku ai ishte vetëm 13 vjeç. Ai bëri debutimin e tij si profesionistë në vitin 2008. Në 2009, ai luajti 11 ndeshje me skuadrën e parë, vetëm në moshën 17 vjeçare.

Oscar fillimisht ju bashkua Internacional pas një mosmarrëveshje kontraktuale me ish klubin e tij São Paulo, me agjentin e Oscarit që pretendoi se klubi nuk e kishte paguar pagat siç kishte premtuar. Përfaqësuesit e Oscar argumentuan se kontrata e tij me São Paulon ishte e pavlefshme mbi të cilën Oscar ju bashkua Internacional si një lojtar i lirë. São Paulo vazhdonte të pretendonte se Oscar ishte lojtar i tyre dhe kishin paraqitur ankesat ligjore të cilat kishin parandaluar Oscar të luante me Internacional në ndeshjet e Copa Libertadores. Më në fund, të dy klubet ranë dakord në një zgjidhje më 30 maj 2012.[9] Sezoni i parë i Oscar u kushtëzua nga dëmtimet.

Më 16 korrik 2012, Çelsi bëri një ofertë 19.35 milion £ për Oscar, një shumë e cila u lirua në pasqyrën financiare nga Internacional për atë vit.[10][11][12] Më 25 korrik 2012, Çelsi njoftoi në faqën e saj zyrtare në internet se transferimi i Oscar ishte mbyllur.[13] Atij ju dhurua fanella me numrin 11, e cila së fundmi ishte veshur nga sulmuesi legjendar i ekipit Didier Drogba, i cili kishte lënë klubin vetëm një muaj më parë.[14]

Më 19 gusht 2012, Oscar bëri debutimin e tij për Çelsin duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 64të në vend të Eden Hazard në ndeshjen hapëse të sezonit 2012–13 kundër Wigan Athletic.[15] Në ndeshjen e rradhës kundër Reading më 22 gusht, Oscar hyri në fushë në minutë e 57të në vend të Ramires dhe ndihmoi skuadrën të fitonte ndeshjen me rezultatin 4–2.[16]

"Oscar bëri një kthesë fantastike dhe e dërgoi topin në trekëndësh. Unë nuk po them se është gjë e bukur të pësosh gola, por ishte kënaqësi të ishe pjesë e një goli të tillë. Komlimenta për të."

Komenti i Gianluigi Buffon për golin e dytë të Oscar.[17]

Oscar luajti ndeshjen e tij të parë si titullar në ndeshjen e parë të Çelsit në Ligën e Kampioneve kundër Juventusit. Pasi shënoi golin e rezultatit 1–0 me një gjuajtje të devijuar nga Leonardo Bonucci, ai shënoi edhe një gol të dytë mahnitës; ai u kthye pas një topi të pasuar nga Ashley Cole dhe e dërgoi topin në trekëndëshin e djathtë të portës së Gianluigi Buffon. Ai u shpall lojtari më i mirë pas përfundimit të ndeshjes.[18] Oscar komentoi golin e tij të dytë duke thënë: "Unë jam shumë i lumtur me dy golat e mi në debutim, por do të isha më i lumtur nqs skuadra do të fitonte ndeshjen. Në Brazil, djemtë ëndërrojnë që të luajnë në Ligën e Kampioneve dhe unë jam shumë krenarë që e realizova ëndërrën time."[19]

Oscar duke luajtur për Çelsin.

Oscar bëri edhe debutimin e tij si titullar në Premier Ligë në një fitore 1–0 kundër Stoke City.[20] Pas performancave të tij pozitive, Oscar u bë titullar i mesfushës së krijuar nga Roberto Di Matteo sëbashku me Juan Matën dhe Eden Hazard. Ai shënoi golin e tretë të sezonit, sërisht në Ligën e Kampioneve, në humbjen 2–1 në Donetsk kundër ukrainasve të Shakhtar. Oscar vazhdoi të shënonte në Evropë, duke regjistruar golin e katërt sezonal në ndeshjen e kthimit kundër Shakhtar Donetsk në Stamford Bridge, një ndeshje ku Çelsi triumfoi me rezultatin 3–2.[21] Ai shënoi golin e fundit në Evropë në ndeshjen e fundit të Çelsit në fazën e grupeve më 5 dhjetor, në një fitore 6–1 kundër debutuesve të Nordsjælland.[22]

Pas shkarkimit të trajnerit Roberto Di Matteo më 21 nëntor, trajneri i përkohëshëm Rafael Benítez e aktivizoi Oscarin si titullar në vetëm tre nga shtatë ndeshjet e tij të para. Benítez vlerësoi sjelljen e brazilianit pas finales së FIFA Kupës së Botës për Klube kundër Corinthians dhe besonte se nuk kishte asnjë përçarje mes tij dhe lojtarit.[23] Ai shënoi golin e parë në Premier Ligë më 23 dhjetor, duke mposhtur portierin me penallti në fitoren shkatërrimtare 8–0 kundër Aston Villës.[24]

Më 14 shkurt 2013, vetëm një minutë pasi të zëvëndësohej nga Juan Mata, Oscar dhuroi një pasim vendimtar te Eden Hazard, i cili mposhti portierin Tomáš Vaclík duke i dhuruar Çelsit fitoren 1–0 në transfertë në ndeshjen e parë të raundit të 32-tave të Ligës së Evropës.[25]

Më 15 maj, Oscar luajti 90 minuta në fitoren 2–1 të Çelsit kundër Benficësfinalen e Ligës së EvropësAmsterdam, duke siguruar trofeun e parë me klubin londinez.[26] Ditën tjetër, Oscar mbylli sezonin e tij të parë me Çelsin duke fituar një çmim, pasi goli i tij kundër Juventusit në Ligën e Kampioneve u shpall "Goli i Sezonit".[27]

Oscar e nisi sezonin 2013–14 me një trajner të ri. Portugezi José Mourinho u rikthye si trajner i ekipit për herë të parë pas gjashtë vitesh. Më 18 gusht, në ndeshjen e parë të sezonit 2013–14, Oscar shënoi golin e parë të Çelsit në fitoren 2–0 kundër Hull Cityt.[28] Dymbëdhjetë ditë më pas, ai luajti në ndeshjen e UEFA Super Kupës kundër Bayern München, ku Çelsi u mposht 5–4 me penallti pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 2–2; Oscar shënoi penalltinë e dytë të ekipit të tij.[29] Më 1 janar 2014, Oscar zhvilloi një performancë mbreslënëse kundër SouthamptonSt Mary's Stadium, duke shënuar një gol dhe asistuar dy të tjerë me Çelsin që fitoi 3–0.[30]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 20 gusht 2011, Oscar shënoi tre gola në finalen e Kupës së Botës nën-20 2011 kundër Portugalisë, duke u bërë lojtari i parë që shënon tre gola në finale. Performanca e tij u krahasua me performancën e anglezit Geoff Hurst i cili gjithashtu kishte shënuar një tregolësh në finalen e Kupës së Botës 1966 kundër Gjermanisë.

Lojërat Olimpike 2012

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Oscar ishte thirrur për të luajtur me skuadrën e fortë braziliane në Lojërat Olimpike 2012Londër.[31] Oscar luajti si titullar në fitoren e Brazilit 3–2 kundër Egjiptit, duke dhuruar asiste për golat e shënuar nga Rafael dhe Leandro Damião.[32][33] Në ndeshjen tjetër të Brazilit, një fitore 3–1 kundër Bjellorusisë, Oscar shënoi golin e tretë për Seleção-t në kohën shtesë, pas një pasimi nga Neymar, duke ndihmuar ekipin të përparojë në çerek-finale.[34] Të gjithë golat në lojërat olimpike u shënuan dhe asistuan nga Oscar dhe Neymar, dy "të përkëdhelurit" e ekipit të cilët konsideroheshin edhe si talentët e jashtëzakonshëm që vinin nga Brazili. Oscar dhuroi dy asiste, një për Rômulon dhe një tjetër për Leandro Damiãon, me Seleção-t që mposhtën me rezultatin 3–0 Korenë e Jugut në gjysëm-finale në Old Trafford më 7 gusht.[35] Brazili humbi finalen kundër Meksikës me rezultatin 2–1.[36]

Kombëtarja e parë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Oscar luajti ndeshjen e tij të parë me kombëtaren kryesore në barazimin 0–0 kundër Argjentinës ku ai luajti si zëvëndësues.[37] Për shkak të dëmtimeve të mesfushorit Ganso, ai pa rritjen e tij kombëtare dhe i erdhi mundësia për të luajtur në një numër ndeshjesh, ku ai zakonisht u përdor si organizator i skuadrës.[38] Në qershor 2012, Oscar shënoi golin e parë me kombëtaren në një ndeshje miqësore kundër Argjentinës, ku Brazili fitoi me rezultatin 4–3. Ai gjithashtu shënoi edhe me penallti kundër Kinës dhe dhuroi edhe tre asiste në një tjetër ndeshje miqësore që u mbyll me fitoren 8–0 të brazilianve. Ai gjithashtu shënoi edhe dy gola të tjera në fitoren 6–0 kundër Irakut, edhe kjo një ndeshje miqësore.[39]

Më 25 mars 2013, Oscar luajti në Stamford Bridge kundër Rusisë, sëbashku me shokët e skuadrës te Çelsi David Luiz dhe Ramires. Në Kupën e Konfederatave 2013, Oscar luajti në të gjitha ndeshjet e Brazilit në turnament me Seleção-t që mposhtën në finale Spanjën me rezultatin 3–0, ku Oscar dhuroi assistin e golit të dytë të shënuar nga Neymar.[40]

Oscar duke luajtur për Çelsin kundër Romës në një ndeshje miqësore në gusht 2013.

Në vitet e tij të para në futbollit evropian, Oscar u krahasua me shumë lojtarë të klasit botëror si Mesut Özil dhe Kaká, kjo për shkak të aftësive të tij në organizimin e lojës.[41] Një super driblues, Oscar është shumë i rrjedhshëm dhe krijues i rasteve për shokët e skuadrës. Si organizator, Oscar ka vizion të mirë dhe është në gjendje të japë pasimin saktë për shokët e tij. Oscar është jashtëzakonisht efektiv në ndërtimin e rasteve në zonat më të larta në fushë dhe është shumë dinakë, gjithashtu është i aftë në gjuajtjet dhe pasimet nga distanca që shkojnë deri në zonën e kundërshtarit. Edhe pse ai zakonisht ka luajtur si mesfushor sulmues qëndror te Internacional, që prej transferimit të tij te Çelsi, Oscar është vendosur si organizatori i skuadrës dhe luan mbrapa sulmuesve. I njohur për vizionin e tij për të krijuar raste në situata të vështira dhe vende të ngushta, Oscar vepron si katalizator në sulmin e Chelses, dhe u vlerësua gjerësisht për rolin e tij në suksesin e skuadrës në Ligën e Europës në vitin 2013. Nën drejimin e trajnerit José Mourinho, Oscar ka qënë organizatori kyresor i skuadrës.[42] Fleksibiliteti i tij për të qenë në gjendje për të luajtur në pozita më të gjera është për tu admiruar.

Oscar është martuar me të dashurën e fëmijërisë së tij, Ludmila, e cila ka nënshtetësi japoneze.[43] Ata rregullisht tregojnë marrëdhëniet e tyre nëpërmjet Instagram. Oscar është një katolik praktikues dhe lutet para çdo ndeshje në mënyrë që ai mund të pushojnë dhe të gjejë besim për ndeshje [44] Ai filloi të mësojë anglisht pas mbërritjes në Londër dhe u bë fqinjë banese me mesfushorin Juan Mata dhe mefushorin e Fulham Jorgos Karagunis pas mbërritjes së tij në klub.[45] Oscar konfirmoi më 1 janar 2014 nëpërmjet Instagraimit të tij se ai dhe gruaja e tij janë duke pritur një fëmijë.

Redaktuar më 26 janar 2014

Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Kontinenti Tjetër1 Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
São Paulo 2009 11 0 0 0 1 0 2 0 0 0 14 0
Total 11 0 0 0 1 0 2 0 0 0 14 0
Internacional 2010 5 0 0 0 0 0 0 0 1 0 6 0
2011 26 10 0 0 11 0 7 3 0 0 44 13
2012 5 1 0 0 9 4 6 1 0 0 20 6
Total 36 11 0 0 20 4 13 4 1 0 70 19
Chelsea 2012–13 34 4 7 2 5 0 15 6 3 0 64 12
2013–14 20 6 2 2 0 0 6 1 1 0 29 9
Total 54 10 9 4 5 0 21 7 4 0 93 21
Karriera në total 101 21 9 4 26 4 36 11 5 0 177 40
1Përfshirë kompediconet më poshtë:
Recopa Sudamericana: 2011.
FIFA Kupa e Botës për Klube: 2011, 2012.
Superkupa e Europës: 2012, 2013.
Redaktuar më 17 nëntor 2015[46]
Kombëtarja braziliane
Viti Ndsh Gola
2011 2 0
2012 10 4
2013 15 4
2014 16 3
2015 4 1
Gjithsej 47 12
{Internacional
Chelsea
Brazil
  1. ^ "Barclays Premier League Squad Numbers 2013/14" [Numrat e Ekipeve të Barclays Premier League 2013/14] (në anglisht). Premier League. Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2013. Marrë më 17 gusht 2013.
  2. ^ "Player Profile: Oscar" [Profili i lojtarit: Oscar] (në anglisht). Premier League. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2013. Marrë më 24 dhjetor 2013.
  3. ^ "Cometh the hour, cometh the Oscar" [Vjen ora, vjen Oscari] (në anglisht). FIFA. 21 gusht 2011. Marrë më 22 gusht 2011.[lidhje e vdekur]
  4. ^ "Oscar treble wins thrilling final for Brazil" [Tripleta e Oscarit fiton finalen emocionuese për Brazilin] (në anglisht). FIFA. 21 gusht 2011. Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2016. Marrë më 22 gusht 2011.
  5. ^ "Oscar extols Colombia springboard" [Oscar shtrihet në tryezën e Kolumbisë] (në anglisht). FIFA. 20 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2012. Marrë më 22 tetor 2012.
  6. ^ "Chelsea target Oscar is living up to Kaka comparisons" [Objektivi i Çelsit, Oscar po jeton krahasimet me Kakan] (në anglisht). Goal.com. 12 korrik 2012. Marrë më 30 shtator 2012.
  7. ^ Ed Malyon (25 korrik 2012). "Chelsea and Tottenham target Oscar: What fans can expect from the new Kaka by South American football expert Ed Malyon" [Objektivi i Çelsit dhe Tottenhamit Oscar: Çfarë mund të presin tifozët nga Kaka-ja i ri nga eksperti i futbollit Amerikano Jugor Ed Malyon] (në anglisht). Daily Mirror. Marrë më 30 shtator 2012.
  8. ^ "Chelsea's Oscar – 'the new Kaka'?" [Oscar i Çelsit – "Kaka-ja i ri"?]. Hereisthecity.com (në anglisht). 20 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2013. Marrë më 30 shtator 2012.
  9. ^ David Hytner (19 korrik 2012). "London 2012: Chelsea-bound Oscar the brains of Brazil's Olympic team" [Londër 2012: Objektivi i Çelsit Oscar është truri i ekipit olimpik të Brazilit] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 25 korrik 2012.
  10. ^ "Sporting Club Internacional Financials" [Financat e Sporting Club Internacional] (PDF). Internacional.com.br (në anglisht). Internacional. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shtator 2015. Marrë më 7 maj 2013.
  11. ^ "Oscar completes Chelsea move" [Oscar kompleton lëvizjen te Çelsi] (në anglisht). Daily Mail. Marrë më 2 gusht 2012.
  12. ^ "Chelsea sign Brazil midfielder Oscar on five-year deal" [Çelsi firmos me mesfushorin brazilian në një marrëveshje pesë-vjeçare] (në anglisht). BBC Sport. 26 korrik 2012. Marrë më 2 gusht 2012.
  13. ^ "Chelsea Oscar deal agreed" [Çelsi arrin marrëveshje me Oscarin] (në anglisht). Sky Sports. 17 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2013. Marrë më 2 gusht 2012.
  14. ^ "Brazil star replaces Drogba at Chelsea" [Ylli brazilian zëvëndëson Drogban tek Çelsi] (në anglisht). Give Me Football. 7 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 12 gusht 2012.
  15. ^ "Match Report: Wigan Athletic 0 Chelsea 2" [Raporti i ndeshjes: Wigan Athletic 0 Chelsea 2] (në anglisht). Chelsea F.C. 19 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2012. Marrë më 1 shkurt 2014.
  16. ^ "Match report: Chelsea 4 Reading 2" [Raporti i ndeshjes: Chelsea 4 Reading 2] (në anglisht). Chelsea F.C. 22 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 4 qershor 2013. Marrë më 23 gusht 2012.
  17. ^ "Buffon praises Oscar for Champions League performance" [Buffon lavdëron Oscarin për performancën në Ligën e Kampioneve] (në anglisht). Goal.com. 16 qershor 2010. Marrë më 21 shtator 2012.
  18. ^ "Chelsea vs Juventus Player Ratings" [Chelsea vs Juventus Vlerësimet e lojtarëve] (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 26 nëntor 2012. Marrë më 21 shtator 2012.
  19. ^ "Oscar thrilled with Champions League debut but disappointed not to beat Juventus" [Oscar i ekzaltuar me debutimin në Ligën e Kampioneve por i zhgënjyer që nuk mposhti Juventusin] (në anglisht). Goal.com. 16 qershor 2010. Marrë më 21 shtator 2012.
  20. ^ "Chelsea 1–0 Stoke City: Rare Cole goal keeps Blues top" [Chelsea 1–0 Stoke City: Goli i rrallë i Cole mbanë blutë në krye] (në anglisht). Goal.com. 22 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2013. Marrë më 1 shkurt 2014.
  21. ^ "Chelsea 3–2 Shakhtar Donetsk" (në anglisht). ESPN FC. 7 nëntor 2012. Marrë më 1 shkurt 2014.
  22. ^ Phill McNulty (5 dhjetor 2012). "Chelsea 6–1 Nordsjaelland" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 22 dhjetor 2012.
  23. ^ "Chelsea interim manager Benitez praises Oscar's attitude following Club World Cup snub" [Trajneri i përkohëshëm i Çelsit Benitez vlerëson sjellen e Oscarit pas dështimit në Kupën e Botës për Klube] (në anglisht). Goal.com. 22 dhjetor 2013. Marrë më 22 dhjetor 2012.
  24. ^ "Chelsea 8–0 Aston Villa" (në anglisht). BBC Sport. 22 dhjetor 2013. Marrë më 23 dhjetor 2012.
  25. ^ "Oscar's night as Chelsea beat Sparta" [Mbrëmja e Oscarit me Çelsin që mposht Spartën] (në anglisht). UEFA. 14 shkurt 2013. Marrë më 14 shkurt 2013.
  26. ^ Daniel Taylor (15 maj 2013). "Chelsea's Branislav Ivanovic climbs highest to sink Benfica" [Branislav Ivanovic i Çelsit hidhet më lartë për të mbytur Benfikën] (në anglisht). Londër: The Guardian. Marrë më 1 shkurt 2014.
  27. ^ "DOUBLE DELIGHT FOR MATA AT AWARDS CEREMONY" [Gëzim i dyfishtë për Matën në ceremoninë e çmimeve] (në anglisht). Chelsea F.C. 16 maj 2013. Marrë më 1 shkurt 2014.
  28. ^ "Chelsea 2–0 Hull City" (në anglisht). BBC Sport. 18 gusht 2013. Marrë më 6 tetor 2013.
  29. ^ "Superkupa e Bayernit, në mrekullinë e Pragës". Telegrafi.com. 30 gusht 2013. Marrë më 30 gusht 2013.
  30. ^ "MATCH REPORT: SOUTHAMPTON 0 CHELSEA 3" [Raporti i ndeshjes: Southampton 0 Chelsea 3]. chelseafc.com (në anglisht). Chelsea F.C. 4 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2014.
  31. ^ "Brazil name strong Olympic squad for London 2012" [Brazil emëron një ekip të fortë për Londër 2012] (në anglisht). BBC Sport. 5 korrik 2012. Marrë më 1 shkurt 2014.
  32. ^ "Brazil beats Egypt 3–2 in men's soccer" [Brazili mposht Egjiptin 3–2 në futbollin e burrave] (në anglisht). The Hindu. 27 korrik 2012. Marrë më 1 shkurt 2014.
  33. ^ "Brazil 3–2 Egypt: Neymar and Rafael on target as Samba Boys edge five-goal thriller" [Brazil 3–2 Egjipt: Neymar dhe Rafael në shenjë, Djemtë e Sambës fitojnë ndeshjen emocionuese me pesë gola] (në anglisht). Goal.com. 27 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2018. Marrë më 1 shkurt 2014.
  34. ^ "Brazil 3–1 Belarus: Neymar dazzles to send Selecao through to Olympics quarter-finals" [Brazil 3–1 Bjellorusi: Neymar magjeps për të dërguar Selecaon në çerek-finalen e Lojërave olimpike] (në anglisht). Goal.com. 29 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2018. Marrë më 1 shkurt 2014.
  35. ^ "Brazil 3–0 South Korea: Leandro Damiao at the double as impressive Selecao cruises into Olympics final" [Brazil 3–0 Kore e Jugut: Leandro Damiao shënon dopietë me Selecaon mbreslënës që shkon në finalen olimpike] (në anglisht). Yahoo Sports. 7 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2017. Marrë më 1 shkurt 2014.
  36. ^ "Meksika vishet në Ar, Brazili thyhet në finale". Panorama Sport. 11 gusht 2012. Marrë më 16 qershor 2020.
  37. ^ "Chelsea sign Brazilian midfielder Oscar on five-year deal" [Çelsi firmos me mesfushorin brazilian në një marrëveshje pesë-vjeçare] (në anglisht). BBC Sport. 25 korrik 2012. Marrë më 25 korrik 2012.
  38. ^ "Ganso the fallen star" [Ganso ylli i rënë] (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2013. Marrë më 26 korrik 2012.
  39. ^ Arnal Dayaratna. "Messi Hat Trick Fires Argentina to 4–3 Victory Over Brazil" [Tregolëshi i Messit i jep fitoren Argjentinës 4–3 kundër Brazilit] (në anglisht). Huffington Post. Marrë më 26 korrik 2012.
  40. ^ "Brazili mund barbarisht Spanjën". Panorama Sport. 1 korrik 2013. Marrë më 16 qershor 2020.
  41. ^ Thom Gibbs (10 korrik 2012). "Oscar represents a new emphasis on youth from Chelsea and is tipped to be their Mesut Ozil" [Oscar përfaqëson një theks të ri te të rinjtë nga Çelsi dhe mendohet të jetë Mesut Ozil i tyre] (në anglisht). The Daily Telegraph. Marrë më 30 shtator 2012.
  42. ^ "José Mourinho tells Juan Mata to adapt after blasting Chelsea's style" [Jose Mourinho i tregon Juan Matës të përshtatet pasi prishi stilin e Çelsit] (në anglisht). The Guardian. 21 shtator 2013. Marrë më 12 dhjetor 2013.
  43. ^ Matt Barlow (9 dhjetor 2012). "Oscar determined to make Chelsea champions of the world after European failure" [Oscar i vendosur për ta bërë Çelsin kampione të botës pas dështimit evropian] (në anglisht). The Daily Telegraph. Marrë më 1 shkurt 2014.
  44. ^ "Oscar exclusive interview: Chelsea are under pressure but it's NOTHING compared to playing for Brazil" [Intervista eksluzive e Oscar: Çelsi është nën presion por nuk është asgjë krahasuar me ku luan për Brazilin] (në anglisht). Daily Mirror. 5 prill 2013. Marrë më 1 shkurt 2014.
  45. ^ Dominic Fifield (6 prill 2013). "Greek torments keeping Giorgos Karagounis outside cosy football bubble" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 1 shkurt 2014.
  46. ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Oscar" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 12 dhjetor 2018.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]