Rudolf Marku
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Rudolf Marku lindur në vitin 1950 në Lezhë, është shkrimtar e publicist shqiptar. Është fitues i çmimit "Kadare" për vitin 2015, për romanin e tij "Tre divorcet e zotit Viktor N." Me 1 Dhjetor te vitit 2020 Rudolf Marku eshte shpallur si Poeti i Pare Lauraet i Letersise Shqipe, titull te cilin ai do ta mbaje deri ne fundin e vitit 2020.
Jetëshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe i kreu në Universitetin e Tiranës, dhe më pas u emërua si mësues në gjimnazin e Lezhës. Vëllimi i tij poetik Shokët e mi,, botuar ne vitin 1973 kritikohet ne shtypin e ditës si një libër me gabime ideologjike. Libri tërhiqet nga botimi duke u konsideruar një libër i ndaluar. Poezia e tij Lidhjet e mia me natyrën,, kritikohet ne Pleniumin e Katërt te Komitetit Qendror te Partisë, si një poezi dekadente.
Nga viti 1987 deri në vitin 1990 punoi në gazetën “Drita”, ku drejtoi botimin e poezisë dhe te përkthimeve. Në vitin 1996 emërohet nga Ministria e Jashtme, me detyrën e atasheut kulturor pranë ambasadës shqiptare në Londër. Që nga viti 1997 ai jeton bashkë me familjen në Angli. Ka botuar 7 vëllime poetike, si dhe ka botuar edhe romanin Allahland”. Shtate librat poetike e kane renditur si njerin nga poetet me te talentuar te gjuhës shqipe. Ka perkthyer ne shqip T.S. Eliot, Ezra Pound, W. Oden, K. Kavafis, Xh Ungaretin dhe shume autore te tjerë te njohur te shekullit XX. Ka meriten t'I kete prezentuar per here te pare lexuesit shqiptar shume autore te huaj te konsideruar te ndaluar.
Ne vitet e fundit, Rudolf Marku ka botuar romanet Allahland,, dhe Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës,,. Për Allahland,, ka shkruar një review tepër pozitive revista e mirënjohur akademike qe botohet ne Texas Dallas Translation Magazine,,. Allahland,, është një roman satirik konician ; karikatura e politikes dhe gazetarisë shqiptare te tranzicionit. Ndërsa romani Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës,, është pritur me entuziazëm ne shtypin letrar te Tiranes (shih artikujt e botuar nga Preç Zogaj, Visar Zhiti, Zija Cela, Behar Gjoka, Sadik Bejko, pr. Ali Aliu, Petro Luarasi, Sami Milloshi). Romani është nderuar me çmimin PEN,, si romani me i mire për vitin 2012. Përmbledhja e fundit poetike Një ballkanas ne Londër,, ka fituar çmimin Penda e Argjend, si libri me i mire poetik për vitin 2012 (shih artikujt e shytumte te botuar ne shtypin shqiptar për vëllimin poetik 'Një ballkanas ne Londër,,).
Ne vitin 2014 boton permbledhjen me Ese 'Nje leter qe na vjen pas vdekjes, -njeri prej librave eseistike me te realizuar artistikisht- botuar ndonjehere ne gjuhen shqipe, nje liber qe shquhet ng erudicioni i thelle dhe mendimi bashkekohor filozofik. Libri eshte pritureshume mire nga kritika dhe lexuesit.
Ne vitin 2017 Marku doli para lexuesve me Antologjine e Poezise Boterore '' ...Rete qe shkasin atje tej, rete e mrekullueshme....'' me poezi te zgjedhura e te perkthyera, qe nga Safo Marko. Antologjia u konsiderua nga poete dhe shkrimtare serioze si njera prej Antologjive me te rendesishme botura ne gjuhen shqipe prej vitesh.
Për romanin e tij "Tre divorcet e zotit Viktor N." Rudolf Marku u shpërblye me çmimin "Kadare" në vitin 2015, i pari shkrimtar shqiptar qe e merr kete cmim: Shih recensionet e botuar te Diana Çulit dhe te A. Nexhipi ne shtypin shqiptar).
Marku mbetet njeri nder autoret me aktive e me te pranishëm ne letërsinë shqipe. Është nderuar me çmimin e Poezisë Evropiane ne Berlin ne vitin 2007, me çmimin Naim Frasheri,, për vitin 2012 ne Tetove dhe Prishtine ; me çmimin At Zef Pellumi,, për librin poetik; me çmimin PEN,, dhe me çmimin Penda e Argjend,, akorduar nga Ministria e Kulturës,, për vitin 2012. Esete e Rudolf Markut si dhe shkrimet e tij publicistike, botuar vitin e kaluar, kane pasur një pritje tepër pozitive nga lexuesit dhe kulturologet.
Ne vitin 2018 boton Antologjine e permbledhjeve te poezive te zgjedhura boterore ''...Rete qe shkasin atje tej, rete e mrekullueshme...,, -me poezi qe nga Safo, Kalimaku, Catullus, Sextus Propertius e deri te Bodlerii, Jul Laforgu dhe bashekohesit Ted Hughes, Sylvia Plath, Josef Brodskey. Antologjia vazhdon te konsiderohet si nje sukses i madh.
Ne vitin 2019 botohet ribotimi i perpunuar i romanit ''Kesulkuqja vjen me trenin e dhjetes,, e parathenje dhe pasthenje respektivisht nga shkrimtari Visar Zhiti dhe nga kritiku Behar Gjoka.
Ne vitin 2020 Rudolf Marku boton librin poetik '' Rrathe te brendashkruar,, - nje liber i pritur shume mire nga qarqet letrare dhe lexuesit (botuar nga Shtepia Botuese Onufri). Sipa poetit te njohur Bardhy London, Rrathe te brendashkruar mbetet njeri nder librat me te mire te botaur ne te gjithe gjuhen shqipe. Po kete vit, tre muaj me vone, autori boton romanin 'Pritja, edhe ky nje sukses.
Ne Dhjetorin e vitit 2020 u shpall nga Qendra Kombetare e Librit dhe e Leximit, se bashku me Minstrine e Kultures se Shqiperise Poet Laureat. Eshte i pari Poet Shqiptar qe nderohet me kete titull nderi, te cilin ai do ta mbaje deri ne fundin e vitit 2022.
Poezitë e Markut janë perkethyer dhe botuar ne shume gjuhe te botes, duke u përfshire ne disa Antologji prestigjioze te botes.