Shpyllëzimi
Shpyllëzimi është prerja apo djegia e të gjitha pemëve në një vend të caktuar dhe më pas përdorimi i kësaj toke për gjëra të tjera. Shembuj shpyllëzimi janë prerja e pyjeve për hapje tokash bujqësore, fermash, ndërtim, etj.
Shkaqet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkaqet e shpyllëzimit janë të shumta. Në Shqipëri, prerja e pyjeve ndodh më tepër për qëllime monetare, dhe më pas vijnë prerjet për dru zjarri e hapje tokash buke. Në vitet e fundit, shumë pyje e zabele të Ultësirës Perëndimore të Shqipërisë janë djegur për të ndërtuar mbi atë tokë.
Heqja e pemëve pa ripyllëzim të mjaftueshëm ka rezultuar në dëmtimin e habitatit, humbje të biodiversitetit dhe thatësi. Shpyllëzimi shkakton zhdukje, ndryshime të kushteve klimatike, shkretëtirëzim dhe zhvendosje të popullatave, siç vërehet nga kushtet aktuale dhe në të kaluarën përmes të dhënave fosile. Shpyllëzimi gjithashtu ka ndikime të pafavorshme në biokërkimin e dioksidit të karbonit atmosferik, duke rritur ciklet e reagimeve negative duke kontribuar në ngrohjen globale. Ngrohja globale gjithashtu bën presion të shtuar mbi komunitetet që kërkojnë siguri ushqimore duke pastruar pyjet për përdorim bujqësor dhe duke zvogëluar tokën e punueshme në përgjithësi. Rajonet e shpyllëzuara zakonisht pësojnë efekte të tjera të rëndësishme mjedisore siç janë erozioni i dëmshëm i tokës dhe degradimi në djerrinë.
Problemet mjedisore që shkakton shpyllezimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Erozioni është ndër problemet e mëdha të shkaktuara nga prerja e pyjeve. Shpyllëzimi është kontribues në ngrohjen globale gjithashtu.[1][2] Shpyllëzimi tropikale është përgjegjës për rreth 20 % emetimin e gazrave të botës.[3] Bimët heqin karbonit në formën e dioksidit të karbonit nga atmosfera gjatë procesit të fotosintezës, por lirojnë përsëri pak dioksidit të karbonit prapa në atmosferë gjatë frymëmarrje normale. Shpyllëzimi sjell probleme të tjera dhe në tokë, ujë dhe biodiversitet.
Ndikimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shpyllëzimi shkakton ndotje te mjedisit po ashtu dhe zhdukje te kafshëve. Po sjell edhe nje mjedis te shkrete pa gjelberim dhe pakesimin e oksigjenit per qeniet e gjalla.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Deforestation causes global warming Arkivuar 5 gusht 2009 tek Wayback Machine, FAO
- ^ Philip M. Fearnside1 and William F. Laurance, TROPICAL DEFORESTATION AND GREENHOUSE-GAS EMISSIONS, Ecological Applications, Volume 14, Issue 4 (August 2004) pp. 982–986
- ^ "Fondation Chirac » Deforestation and desertification" (në anglisht).