Jump to content

Kombëtarja shqiptare e futbollit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shqipëria
Shirt badge/Association crest
ShoqataFederata Shqiptare e Futbollit (FSHF)
KonfederataUEFA (Evropë)
TrajneriSylvinho
KapiteniBerat Gjimshiti
Më shumë ndeshjeLorik Cana (93)
Më shumë golaErjon Bogdani (18)
StadiumiAir Albania
Kodi I FIFAsALB
E para ngjyrë
E dyta ngjyrë
E treta ngjyrë
Rënditja e FIFAs
Aktual 65 Steady (20 July 2023)[1]
Më i lartë22 (Gusht 2015[2])
Më i ulët124 (Gusht 1997[3])
E para ndërkombëtare
 Shqipëria 2–3 Jugosllavia 
(Tiranë, Shqipëri; 7 Tetor 1946)
Fitorja më e madhe
 Shqipëria 5–0 Vietnami 
(Bastia Umbra, Itali; 12 Shkurt 2003)
 Shqipëria 6–1 Qiproja 
(Tiranë, Shqipëri; 12 Gusht 2009)
 Shqipëria 5–0 San Marino 
(Elbasan, Shqipëri; 8 Shtator 2021)
Humbja më e madhe
 Hungaria 12–0 Shqipëria 
(Budapest, Hungari; 24 Shtator 1950)
Kampionati Evropian i Futbollit
Paraqitjet2 (E para në 2016)
Rezultati më i mirëFaza e grupeve (2016)
Medal record

Kombëtarja shqiptare e futbollit është ekipi kombëtar i futbollitShqipërisë dhe kontrollohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, ajo është krijuar që nga viti 1932.[5]

Edhe pse asnjëherë nuk ka luajtur asnjë ndeshje, ekipi shqiptar i futbollit kombëtar ka ekzistuar para se të krijohej FSHF. Kjo gjë dëshmohet nga regjistrimi i kombëtares në Kupën Ballkanike të 1929–31 (edhe pse Shqipëria u tërhoq nga kompeticioni përpara se të fillonte). FSHF-ja u krijua më 30 qershor 1930 dhe Shqipëria priti 16 vite për të luajtur ndeshjen e parë ndërkombëtare, duke debutuar kundër Jugosllavisë në 1946. Në 1932, Shqipëria u bashkua me FIFA-n (gjatë kongresit në 12 qershor — 16 qershor) dhe në 1954, ajo ishte një nga anëtarët krijues të UEFA-s. Në vitin 2016 për herë të dyt në histori skuadra shqiptare do të luaj në evropian.

Edhe pse nuk kishte luajtur kurrë asnjë ndeshje, kombëtarja shqiptare kishte ekzistuar edhe para krijimit të Federatës Shqiptare të Futbollit më 6 qershor 1930. Shqipëria u bë pjesë e FIFA-s gjatë një kongresi të mbajtur ndërmjet datave 12-16 qershor. Ekipi zhvilloi ndeshjen e parë ndërkombëtare kundër Jugosllavisë në vitin 1946, të cilën e humbi me rezultatin 3–2 në Stadiumin Kombëtar Qemal Stafa.[6] Po në atë vit, Shqipëria gjithashtu mori pjesë për herë të parë në Kupën e Ballkanit; ekipi doli triumfues, duke fituar trofeun pasi mposhti në finale Rumaninë me rezultatin 1–0.[7] Në vitin 1954, Shqipëria ishte një nga anëtaret që themeloi UEFA-n. Ata pritën deri në vitin 1962 për të garuar në kompeticionin e Kampionatit Evropian; atje, ata kaluan raundin paraelemintor me rezultat në tavolinë pasi Greqia.[8] Pas kësaj, ata u eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 4–1 nga Danimarka ne raudin e 16-tave. Kjo ishte hera e parë që Shqipëria ishte mes 16 ekipeve më të mira të kontinentit.[9]

Shqipëria më pas mori pjesë për herë të parë në fazën kualifikuese të një Kupe Bote në kualifikueset e Kupës së Botës 1966. Shqipëria ishte vendosur në grupin 5; edhe pse nën udhëheqjen e Panajot Panos (i cilësuar si lojtari më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave), ekipi e mbylli në vendin e fundit me vetëm një pikë. Në kualifikueset e Euro 1968, Shqipëria barazoi 0–0 me Gjermaninë Perëndimore, duke i mohuar këtyrë të fundit kualifikimin në turnament.[10][11] Në vitet e mëvonëshme, Shqipëria nuk mori pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës 1970, UEFA Euro 1972, UEFA Euro 1976, Kupës së Botës 1978 dhe UEFA Euro 1980 për arsye të paditura politike. Pas gjashtë vitesh pa luajtur asnjë ndeshje, Shqipëria hyri në kualifikueset e Kupës së Botës 1982, duke e mbyllur grupin e saj në vendin e parafundit para Finlandës; kjo ishte hera e parë që Shqipëria nuk e mbyllte grupin në vendin e fundit. Fushata e kualifikueseve të Kupës së Botës 1990 ishte me shumë mundësi më e keqja në historinë e Shqipërisë, e cila e mbylli në vendin e fundit duke i humbur të gjitha ndeshjet.

Në kualifikueset e Kupës së Botës 2002, Shqipëria regjistroi një fitore 2–0 kundër Greqisë, e cila ishte ekipi i vetëm që u mposht nga Kuqezinjtë. Shqipëria dhuroi disa paraqitje pozitive në kualifikueset e UEFA Euro 2004, duke mposhtur Rusinë 3–1 në Stadiumin Loro Boriçi.[12][13] Kjo ishte ndeshja e parë si trajner i kombëtar për Hans-Peter Briegel, i cili e bëri Shqipërinë të pamposhtur në shtëpi për disa ndeshje. Pavarësisht disa rezultateve pozitive, Shqipëria e mbylli grupin në vendin e parafundit me tetë pikë. Në kualifikueset e Kupës së Botës 2006, Shqipëria arriti disa rezultate historike; dy muaj pasi Greqia mposhti Portugalinë për të fituar Kampionatin Evropian, Shqipëria mposhti Greqinë 2–1 në Stadiumin Qemal Stafa.[14]

kualifikueset e UEFA Euro 2008, Shqipëria i fitoi të dy ndeshjet kundër Luksemburgut. Ekipi gjithashtu arriti një barazim 2–2 kundër Bjellorusisë dhe një barazim pa gola në transfertë ndaj Bullgarisë. Fushata kualifikuese e Shqipërisë u mbyll me humbjen turpëruese 6–1 në Bukuresht ndaj Rumanisë, duke sjellur dorëheqjen e trajnerit Otto Barić dhe ndihmësit të tij.[15] Më 26 dhjetor 2007, Arie Haan u zyrtarizua si trajneri i ri i kombëtares në një marrëveshje dy-vjeçare për fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2010.[16] Shqipëria zhgënjeu në grupin e saj, duke fituar vetëm shtatë pikë në dhjetë ndeshje; kjo solli largimin e Hann në maj 2009 menjëherë pas përfundimit të fushatës, duke u zëvëndësuar nga Josip Kuže.[17][18] Megjithatë, as kroati nuk mundi t'i përmirsonte rezultatet e Shqipërisë, e cila e mbylli kualifikueset e UEFA Euro 2012 me nëntë pikë në dhjetë ndeshje. Me Kužen në krye, Shqipëria regjistroi fitoren më të thellë në historinë e sajë, duke mposhtur Qipron me rezultatin 6–1;[19] kjo fitore parakaloi atë 5–0 ndaj Vietnamit në vitin 2003.[20]

Kuže u largua nga Shqipëria pas tre vitesh e gjysëm dhe në dhjetor 2011, ai u zëvëndësua nga italiani Gianni de Biasi.[21] Shqipëria i nisi kualifikueset e Kupës së Botës 2014 mirë, dhe ishte, në një pikë, kandidat për t'u kualifikuar, por në fund dështoi, duke humbur ndeshjet në transfertë ndaj Sllovenisë dhe Islandës, në shtëpi ndaj Zvicrës si dhe duke barazuar me Qipron.[22] Shqipëria e nisi fazën kualifikuese të Euro 2016 me një fitore historike 1–0 në transfertë ndaj Portugalisë,[23] e cila u pasua me një barazim 1–1 kundër DanimarkësElbasan Arenën e saporinovuar.[24] Pasi mposhti Armeninë 3–0 në ndeshjen e fundit kualifikuese, Shqipëria bëri historinë duke u kualifikuar në UEFA Euro 2016, turnamenti i tyre i parë madhor në histori.[25] Në turnament, Shqipëria humbi ndeshjen e parë ndaj Zvicrës 0–1 dhe të dytën ndaj vendit organizator Francës 0–2. Në ndeshjen e tretë, ata mposhtën Rumaninë 1–0 (fitorja e parë ndaj tyre që nga viti 1947) për ta mbyllur grupin A në vendin e tretë me tre pikë; Shqipëria nuk u kualifikua dot në fazën me eliminim direkt pasi ishte ekipi më i dobët i vendeve të treta.[26]

Shqipëria ka pasur disa pseudonime përgjatë historisë, ku më të dalluarat janë "Kuq e Zinjtë" dhe "Shqiponjat". Ekipi kombëtar njihet edhe me pseudonimin "Kosova B" nga tifozët. Në vitin 2016, Kosova dhe Shqipëria filluan të shkëmbenin lojtarë pasi Kosova mori lejen për të garuar në kompeticione zyrtare, duke bërë që tifozët t'i quanin këto dy ekipe si ekipet rezervë të njëri-tjetrës.[27]

Uniforma tradicione e Shqipërisë eshtë një fanellë e kuqetë shkurtra të zeza dhe çorape të kuqe. Uniforma e dyta është zakonisht e bardhë me prerje të kuqe ose të zezë. Në vitet 2000' Shqipëria firmosi me kompaninë gjermane të veshjeve sportive Puma, e cila u bë prodhuesi i parë i uniformave të Shqipërisë në shekullin e 21të. Më 29 janar 2016, ekipi kombëtar firmosi një marrëveshje me kompaninë italiane Macron, e cila aktualisht vazhdon të prodhojë uniformat e ekipit.[28]

Prodhuesit e uniformës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Prodhuesi Periudha Kontrata
Njoftimi Kohëzgjatja
Flamuri Adidas 1981–1992
Britania e Madhe Umbro 1992–1993
Flamuri Uhlsport 1994–1995
Flamuri Puma 1996–2005
Shtetet e Bashkuara të Amerikës Nike, Inc. 2005–2010
Flamuri Adidas 2010–2016
Flamuri Macron 2016–vazhdon 26 janar 2016[28] 2016–2022[28]
9 qershor 2022[29] 2022–2027[29]
Arena Kombëtare në ndërtim e sipër, 2019

Shtëpia kryesore e ekipit kombëtar për pjesën më të madhe të historisë ka qënë Stadiumi Kombëtar "Qemal Stafa"Tiranë. Stadiumi filloi të ndërtohej në prill 1939 gjatë kohës që vendi ishte nën pushtimin e italianëve. Ndërtimi zgjati për tre vite por u ndërpre për një kohë të shkurtër në gusht 1943 pas rënjes së regjimit fashist.[30] Stadiumi kishte formë olimpike dhe ishte me pistë atletike, e projektuar nga Gherardo Bosio, një arkitekt i ri nga Firence.[31] Fillimisht stadiumi kishte një kapacitet prej 15,000 ulësesh, kjo për shkak se Tirana në atë kohë kishte vetëm 60,000 banorë.[31] Stadiumi u emërua në nder të Qemal Stafës, një hero i vendit në Luftën e Dytë Botërore.[32] Stadiumi u përurua zyrtarisht më 7 tetor 1946 kur Shqipëria luajti ndeshjen e parë kompetitive kundër Jusgosllavisë.[33] Që nga ajo kohë, në stadium u luajtën edhe 130 ndeshje të tjera të kombëtares; ndeshja u fundit u luajt në nëntor 2015 kundër Gjeorgjisë.[34] Në vitin 2005, Cecilia de Marco dhe Elisabetta Lorusso, dy studente të reja italiane, e quajtën stadiumin si "një nga simbolet më të forta të ndikimit italian në Shqipëri".[30] Në nëntor 2013, FIFA mbylli stadiumin pasi nuk plotësonte kushtet minimale për zhvillimin e një ndeshjeje ndërkombëtare.[35] Shëmbja e stadiumit nisi në qershor 2016 dhe qeveria njoftoi se do të zëvëndësohej nga Arena Kombëtare.[36]

Shqipëria ka luajtur ndeshje edhe në stadiume të tjera në disa raste. Jashtë Tiranës, ekipi kombëtar ka luajtur në Stadiumin FlamurtariVlorë,[37] Stadiumin TomoriBerat,[38] Stadiumin Niko DovanaDurrës,[39] Stadiumin Loro BoriçiShkodër[40] dhe Elbasan ArenënElbasan.[41] Në shkurt 2014, për shkak se Shqipëria nuk kishte asnjë stadium në vend që plotësonte kushtet e FIFAs për të zhvilluar ndeshje ndërkombëtare, qeveria njoftoi fillimin e punimeve për rinovimin e Elbasan Arenës (në atë kohë e njohur me emrin "Rruzhdi Bizhuta").[42] Puna zgjati për shtatë muaj dhe stadiumi i ri u përurua më 9 tetor me një ndeshje midis ekipit nën-19 të KF Elbasanit dhe ekipit kombëtar, e cila fitoi me rezultatin 17–0.[43] Përurimi zyrtar erdhi dy ditë më pas në ndeshjen ndaj Danimarkës e vlefshme për kualifikueset e Euro 2016.[44]

Ndeshja e parë ndërkombëtare e luajtur në "Loro Boriçi" ishte ajo kundër Rusisë më 29 mars 2003, të cilën Shqipëria e fitoi 3–1.[13] Në tetor 2014, kryeministri Edi Rama premtoi se stadiumi do të rinovohej.[45] Punimet nisën në maj 2015 dhe përfunduan në gusht 2016.[46] Në vitet 2016–17, stadiumi shërbeu si shtëpia e përkohëshme e përfaqësueses së Kosovës për shkak se stadiumet në Mitrovicë dhe Prishtinë ishin në rinovim e sipër dhe nuk i plotësonin kriteret e UEFAs.[47]

Stadiumet e kombëtares shqiptare të futbollit
Nr. I
ndeshjeve
Foto Stadiumi Kapaciteti Vendndodhja Ndeshja e parë Ndeshja e fundit Ref
131 Stadiumi Kombëtar "Qemal Stafa" 25,000 Tiranë v.  Jugosllavia, 7 tetor 1946 v.  Gjeorgjia, 16 nëntor 2015 [33]
18 Elbasan Arena 13,800 Elbasan v.  Danimarka, 11 tetor 2014 v.  San Marino, 8 shtator 2021 [41]
16 Arena Kombëtare 22,500 Tiranë v.  Franca, 17 nëntor 2019 v.  Polonia, 11 shtator 2023 [48]
9 Stadiumi "Loro Boriçi" 20,200 Shkodër, Albania v.  Rusia, 29 mars 2003 v.  Turqia, 22 mars 2019 [40]
6 Stadiumi "Niko Dovana" 12,040 Durrës v.  Uzbekistani, 11 gusht 2010 v.  Malta, 5 mars 2014 [39]
2 Estadio Nuevo Los Cármenes Nuevo Estadio de Los Cármenes 19,336 Granada, Spanjë v.  Ukraina, 29 mars 1997 v.  Gjermania, 2 prill 1997 [38]
1 Stadiumi "Skënderbeu" 12,343 Korçë v.  Maqedonia e Veriut, 17 nëntor 2010 [37]
1 Stadiumi Tomori 17,890 Berat v. Flamuri Kuba, 6 gusht 1988 [38]
1 Stadiumi Flamurtari 10,500 Vlorë v.  Rumania, 28 tetor 1987 [37]
Një koreografi e Tifozave Kuq e Zi në Elbasan Arena në ndeshjen kundër Danimarkës në tetor 2014.

Tifozat Kuq e Zi është një shoqatë jofitimprurëse e tifozëve të kombëtares shqiptare të futbollit dhe aktiviteve të ndryshme sportive të ekipit kombëtar.[49][50] Grupi u krijua më 25 dhjetor 2003.[49] Në bashkëpunim me FSHF-në, grupi organizon udhëtime për tifozët për ndeshjet në transfertë të ekipit kombëtar si dhe prodhon dhe shet mallra për të mbështetur veten dhe financuar projekte të lidhura me sportin.

"Tifozat Kuq e Zi" qëndron i palëkundur në pikëpamjen politike se shqiptarët duhet të kenë vetëm një kombëtare dhe të kenë aspirata të vazhdueshme për t'u bashkuar në një shtet (Një Komb, Një Kombëtare), pra bashkimi i Shqipërisë, Kosovës, etj.[51][52] Në këtë kuptim, TKZ-së i bashkohen grupe të ndryshme tifozësh nëpër trevat shqipfolëse, kryesisht në Kosovë (Shqiponjat e Pejës, Kuqezinjet e Jakovës së Gjakovës, Plisat e Prishtinës, Torcida e Mitrovicës, etj.), Maqedoni (Ballistët e Tetovës, Ilirët e Kumanovës, Shvercerat e Shkupit, etj.) dhe vetë në Shqipëri (Ultras Guerrils të Partizanit, Tirona Fanatics të KF Tiranës, Ultras Vllaznit të Vllaznisë, Ujqërit e Deborës të Skënderbeut, Shqiponjat e KF Besës) si dhe grupime të ndryshme më të vogla.[49]

Ekzistojnë binjakëzime sportive midis disa ekipesh futbolli amatore të komuniteteve historike shqiptare të Italisë (Arbëreshë): në vitin 2017, me rastin e ndeshjes Itali – Shqipëri e luajtur në Palermo (Siçili, Itali) për kualifikueset e Kupës së Botës 2018, ekipi vendas dhe Bashkia Piana degli Albanesi mirëpriti ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, delegacionin zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe tifozë të shumtë shqiptarë të ardhur nga Ballkani, në një binjakëzim vëllazëror dhe sportiv Arbëreshë-Shqiptarë.[53]

Shqiptarët dhe ArbëreshëtPalermo (Siçili), për ndeshjen Itali-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2018, 24 mars 2017.

Mosmarrëveshja e vazhdueshme midis Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Federatës Shqiptare të Futbollit është parë si një ndërhyrje politike nga FIFA dhe UEFA, e cila çoi në ndalimin e Shqipërisë nga aktivitetet sportive ndërkombëtare. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është shumë i padëshiruar nga TKZ-ja,[54][55] të cilët kanë kërkuar vazhdimisht dorëheqjen e tij duke besuar se ai është përgjegjës për korrupsionin e brendshëm në Federatën Shqiptare të Futbollit.[56][57]

Tifozat Kuq e Zi kanë marrë komplimenta nga shumë lojtarë dhe trajnerë të huaj. Ish trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, u befasua nga numri i shqiptarëve që u shfaqën në stadium në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2014 midis dy ekipeve të luajtur në Lucernë.[58] Plot 12,000 shqiptarë ishin në stadium në atë ndeshje, më shumë se tifozët zviceran, gjë që bëri që Hitzfeld t'i etiketonte si "tifozat më pasionant dhe më të mirë në botë."[58] Gjatë asaj fushate kualifikuese, TKZ ishin prezent në numra të mëdhenjë në ndeshjet në transfertë kundër Sllovenisë dhe Norvegjisë,[59][60][61] duke munguar vetëm ndeshjen ndaj QiprosNikosia.

Shqiperia ka disa rivalitete ku më kryesorja dhe intesivja është ajo kundër Serbisë, kjo për shkak të tensioneve politike dhe gjeografike midis dy vendeve. Ky rivalitet është përshkruar nga media e huaj si "një rivalitetet më të ashpëra në botë".[62][63] Gjatë ndeshjes së luajtur në Beograd për kualifikueset e UEFA Euro 2016, tifozët serbë brohoritën në kor "vritini shqiptarët" dhe hodhën flakadanë dhe sende të tjera në fushë,[64] si dhe pati edhe një përplasje midis dy ekipeve. Presidenti i asaj kohe i FIFAs, Sepp Blatter, fajsoi UEFAn për incidentet që ndodhën në atë ndeshje duke deklaruar se të dy ekipet nuk duhet të ishin vendosur sëbashku në një grup.[65]

Një tjetër rivalitet madhor dhe i ashpër është me shtetin tjetër fqijn Greqinë,[66] edhe kjo për arsyeje politike dhe gjeografike. Rivaliteti arriti majën në vitin 2004 dhe 2005, kur ekipet u ndeshën dy herë në kualifikueset e Kupës së Botës 2006. Më 4 shtator 2004, Shqipëria arriti një fitore historike 2–1 në "Qemal Stafa" ndaj grekëve, të cilët luanin ndeshjen e parë pas fitimit të UEFA Euro 2004.[67] Gramoz Palushi, një i ri shqiptar në Greqi, u sulmua me thikë dhe më pas u vra nga një grek pasi po festonte fitoren e ekipit kombëtar.[68][69] Kjo ngjarje rriti tensionet midis dy shteteve dhe shkaktoi reagime të shumta ndërkombëtare dhe protesta.[70][71]

Shqipëria ka një rivalitet miqësor me Kosovën. Ndeshja midis dy ekipeve cilësohet nga mediat vendase si Vllazërorja.[72][73] Ndeshja e parë midis tyre daton që në kohën e Luftës së Dytë Botërore, saktësisht më 29 nëntor 1942, me rastin e 30të vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Miqësorja e luajtur në Tiranë u mbyll 2–0 për Kuqezinjtë.[74][75][76] Pesëdhjetë vite pas ndeshjes së parë, Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Kosovare e Futbollit firmosën një protokoll bashkëpunimi që u zyrtarizua më 14 shkurt me një ndeshje miqësore midis të dy ekipeve,[77] e cila u fitua nga Shqipëria me rezultatin 3–1.[78]

Shqipëria ka rivalitete të tjera me doza më të ulëta me ekipe si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Turqia, gjithashtu për arsye politike dhe gjeografike.[79][80]

Lista e rekordeve dhe statistikave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekipi kombëtar ka luajtur gjithsej 380 ndeshje që nga themelimi, duke fituar 104, barazuar 79 dhe humbur 197. Fitorja më e madhe në historinë e ekipit kombëtar është me rezultatin 6–1 kundër Qipros më 12 gusht 2009,[81] dhe 5–0 e arritur në dy raste: kundër Vietnamit më 12 shkurt 2003 dhe kundër San Marinos më 8 shtator 2021.[82] Më 24 shtator 1950, Shqipëria pësoi humbjen më të madhe në histori, duke u mposhtur 12–0 nga Hungaria.[83]

Më shumë ndeshje

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lorik Cana është lojtari me më shumë ndeshje i ekipit kombëtar, me 93. Ai ndiqet nga Elseid Hysaj dhe Altin Lala me 79 ndeshje secili kurse në vendin e tretë ndodhet portieri Etrit Berisha. Ramën Çepele është lojtari më i ri që luan një ndeshje me ekipin kombëtar; në moshën 17 vjeç, 7 muaj e 21 ditë, ai u aktivizua në ndeshjen miqësore kundër Kosovës më 11 nëntor 2020.[84] Portieri legjendar Foto Strakosha është lojtari më i vjetër që ka luajtur me kombëtaren, në moshën 39 vjeç, 10 muaj e 17 ditë; më 9 shkurt 2005, ai luajti 90 minuta të plota në ndeshjen kundër Ukrainës në kualifikueset e Kupës së Botës 2006.[85][86][87]

Elseid Hysaj është lojtari i dytë me më shumë ndeshje në historinë e ekipit kombëtar.
Rend. Lojtari Ndsh Gola Periudha
1 Lorik Cana 93 1 2003–2016
2 Elseid Hysaj 79 2 2013–vazhdon
Altin Lala 79 3 1998–2011
4 Etrit Berisha 78 0 2012–vazhdon
5 Klodian Duro 77 4 2001–2011
6 Erjon Bogdani 75 18 1996–2013
Ervin Skela 75 13 2000–2011
8 Ansi Agolli 73 3 2005–2017
Foto Strakosha 73 0 1990–2004
10 Odise Roshi 71 5 2011–vazhdon

Erjon Bogdani është golashënuesi më i mirë i ekipit kombëtar me 18 gola të shënuar.[88] Në vitin 2011, ai theu rekordin e Alban Bushit, i cili numëron 14 gola.[89] Mesfushori Ervin Skela renditet në vendin e tretë me 13 gola.[90] Adrian Aliaj është mbrojtësi me më shumë gola i kombëtares me 6.[91] Armando Sadiku është lojtari i vetëm që ka shënuar gol për ekipin kombëtar në Kampionatin Evropian.[92][93] Më 20 gusht 2008, Jahmir Hyka regjistroi golin më të shpejtë në historinë e Shqipërisë duke shënuar në sekondën e 46të të ndeshjes miqësore kundër Lihtenshtajnit.[94] Më 12 nëntor 2015, Rey Manaj u bë lojtari më i shpejtë që shënon gol në debutim, duke i shënuar gol Kosovës 12 sekonda pasi hyri si zëvëndësues; ai gjithashtu u bë lojtari më i ri që shënon me kombëtaren, në moshën 18 vjeç, 8 muaj e 20 ditë.[95] Manaj theu rekordin e Edgar Çanit, i cili në shkurt 2012 shënoi në minutën e 3të në ndeshjen e tij të parë me kombëtaren.[96] Bogdani është lojtari më i vjetër që ka shënuar gol për Shqipërinë, në moshën 35 vjeç, 10 muaj e 23 ditë.[88]

Sokol Cikalleshi është lojtari aktiv me më shumë gola i ekipit kombëtar.
Rend Lojtari Gola Ndsh Mesatarja Periudha
1 Erjon Bogdani 18 75 0.24 1996–2013
2 Alban Bushi 14 67 0.21 1995–2007
3 Ervin Skela 13 75 0.17 2000–2011
4 Armando Sadiku 12 39 0.31 2012–vazhdon
Sokol Cikalleshi 12 55 0.22 2014–vazhdon
6 Hamdi Salihi 11 50 0.22 2006–2015
Altin Rraklli 11 63 0.17 1992–2005
8 Sokol Kushta 10 31 0.32 1987–1996
Igli Tare 10 68 0.15 1997–2007
10 Bekim Balaj 8 48 0.17 2012–2022
Adrian Aliaj 8 29 0.28 2002–2006

Lojtarët e mëposhtëm janë thirrur për turnamentin e UEFA Euro 2024.[97]
Ndeshjet dhe golat janë redaktuar më 19 qershor 2024, pas ndeshjes kundër Kroacisë.

Nr. Pozita Lojtari Mosha Ndeshje Gola Klubi
1 GK Etrit Berisha Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data 81 0 Italia Empoli
12 GK Elhan Kastrati Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data 2 0 Italia Cittadella
23 GK Thomas Strakosha Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data 30 0 Anglia Brentford

2 DF Iván Balliu Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data 13 0 Spanja Rayo Vallecano
3 DF Mario Mitaj Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data 16 0 Rusia Lokomotiv Moskva
4 DF Elseid Hysaj (zëv-kapiten) Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data 86 2 Italia Lazio
5 DF Arlind Ajeti Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data 28 1 Rumania CFR Cluj
6 DF Berat Gjimshiti (kapiten) Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data 60 1 Italia Atalanta
13 DF Enea Mihaj Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data 19 0 Portugalia Famalicão
18 DF Ardian Ismajli Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data 38 2 Italia Empoli
24 DF Marash Kumbulla Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data 19 0 Italia Sassuolo
25 DF Naser Aliji Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data 14 0 Rumania Voluntari

8 MF Klaus Gjasula Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data 29 1 Gjermania Darmstadt 98
10 MF Nedim Bajrami Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data 25 5 Italia Sassuolo
14 MF Qazim Laçi Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data 29 4 Republika Çeke Sparta Prague
16 MF Medon Berisha Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data 1 0 Italia Lecce
17 MF Ernest Muçi Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data 11 3 Turqia Beşiktaş
20 MF Ylber Ramadani Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data 37 1 Italia Lecce
21 MF Kristjan Asllani Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data 22 2 Italia Internazionale
22 MF Amir Abrashi Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data 50 1 Zvicra Grasshoppers

7 FW Rey Manaj Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data 36 8 Turqia Sivasspor
9 FW Jasir Asani Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data 15 4 South Korea Gwangju
11 FW Armando Broja Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data 22 5 Anglia Fulham
15 FW Taulant Seferi Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data 21 3 Emiratet e Bashkuara Arabe Baniyas
19 FW Mirlind Daku Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data 6 1 Rusia Rubin Kazan
26 FW Arbër Hoxha Gabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data 6 0 Kroacia Dinamo Zagreb

Shqipëria ka pasur gjithsej 28 trajnerë që nga ndeshja e parë në vitin 1946.[98] Nga këto, 13 trajnerë kanë qënë të huaj.[99] Ljubiša Broćić ka qënë trajneri i parë i ekipit kombëtar; ai është edhe trajneri i parë i huaj i ekipit.[100] Tetë trajnerë e kanë drejtuar ekipin kombëtar në më shumë se një periudhë. Italiani Gianni De Biasi konsiderohet si trajneri më i suksesshëm i kombëtares,[101][99] të cilën e kualifikoi në Kampionatin Evropian për herë të parë në histori. Trajneri aktual i ekipit është Sylvinho, i cili u emërua më 2 janar 2023.[102]

Sylvinho është trajneri aktual i ekipit.
Redaktuar më 2 janar 2023[103]
Roli Emri
Trajneri Brazil Sylvinho
Ndihmës-trajneri(ët) Argjentina Pablo Zabaleta
Brazil Dorival Guidoni
Shqipëria Ervin Bulku
Shqipëria Hamdi Salihi
Trajneri(ët) atletik Shqipëria Taulant Stërmasi
Shqipëria Elton Kodra
Trajneri i portierëve Shqipëria Ilir Bozhiqi
Fizioterapisti Shqipëria Altin Haxhia
Doktori Italia Gianluca Stesina
Masazhatori Shqipëria Arzen Voçi
Baza materiale Shqipëria Eduard Salillari
Shqipëria Osman Bulku
Osteopati Shqipëria Arjan Llaperi
Menaxheri i ekipit Shqipëria Dritan Babamusta
Video analisti Italia Alarico Marco Rossi
  1. ^ "The FIFA/Coca-Cola World Ranking". FIFA (në anglisht). 20 korrik 2023. Marrë më 20 korrik 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  2. ^ FIFA World Ranking August 2015
  3. ^ FIFA World Ranking August 1997
  4. ^ Elo rankings change compared to one year ago. "World Football Elo Ratings". eloratings.net (në anglisht). 13 shtator 2023. Marrë më 13 shtator 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  5. ^ "Giovanni Armillotta: Kryeziu, Lushta, Boriçi e Llambi". zemrashqiptare.net. Zemra Shqiptare. 31 mars 2008. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2014. Marrë më 28 shkurt 2014.
  6. ^ "International football match Albania vs Yugoslavia report" [Ndeshje ndërkombëtare futbollit Shqipëri vs Jugosllavi raporti] (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 15 tetor 2019.
  7. ^ "Ballkaniada 1946, kur Shqipëria u shpall kampione e Ballkanit". Sot.com.al. 9 tetor 2016. Marrë më 15 tetor 2019.
  8. ^ ""Euro 1964" / Greqia refuzoi nga "ligji i luftës", u kualifikua Shqipëria". Ekskluzive.al. 30 tetor 2018. Marrë më 15 tetor 2019.
  9. ^ "Shqipëria në fazën finale? Nuk është hera e parë!". Panorama Sport. 14 tetor 2015. Marrë më 15 tetor 2019.
  10. ^ "Euro 1968/ Kur Kombëtarja e Shqipërisë eliminonte Gjermaninë". Opinion.al. 13 maj 2016. Marrë më 15 tetor 2019.
  11. ^ "1967: Risitë e të vërtetave të Shqipëria-Gjermania 0-0…". Panorama Sport. 19 dhjetor 2017. Marrë më 15 tetor 2019.
  12. ^ "Fitoret më të bujshme të Kombëtares". Konica.al. 14 dhjetor 2018. Marrë më 15 tetor 2019.
  13. ^ a b "Flying start for Briegel" [Nisje fluturuese për Briegel] (në anglisht). UEFA. 30 mars 2003. Marrë më 5 prill 2016.
  14. ^ Gramoz Palushi (4 shtator 2018). "FOTO+VIDEO/ 4 shtator 2004, kur Shqipëria nënshtronte Greqinë kampione Europe". Panorama Sport. Marrë më 15 tetor 2019.
  15. ^ "Largohet Haan nga kombëtarja". Evropa e Lirë. 16 prill 2009. Marrë më 15 tetor 2019.
  16. ^ Jeton Selimi (25 dhjetor 2007). "Ari Han eshte trajneri i ri". Koha Jonë. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2019. Marrë më 15 tetor 2019.
  17. ^ "Kroati Josip Kuze trajneri i ri i kombëtares". Lajmi Shqip. 20 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 15 tetor 2019.
  18. ^ "Josip Kuze, kroati i ri që do drejtojë Kombëtaren". Lajme.gen.al. 20 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2019. Marrë më 15 tetor 2019.
  19. ^ "Shqiperia shkaterron 6-1 Qipron". Top-Channel.tv. 12 gusht 2009. Marrë më 15 tetor 2019.
  20. ^ "91 miqësoret e Shqipërisë". Gazeta Telegraf. 14 gusht 2013. Marrë më 15 tetor 2019.
  21. ^ "Kush është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare!". Gazeta Panorama. 14 dhjetor 2011. Marrë më 15 tetor 2019.
  22. ^ Besnik Dizdari (4 prill 2016). ""Revolucioni" i Kombëtares, atdhetaria dhe "pseudoatdhetaria"". Panorama Sport. Marrë më 4 prill 2015.
  23. ^ ""Bekim" kuqezi në Aveiro, Shqipëria shokon Portugalinë". Panorama Sport. 7 shtator 2014. Marrë më 7 shtator 2014.
  24. ^ ""Flirtuam" me fitoren, por bashkëkryesojmë me Danimarkën". Albdreams.net. 11 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2016. Marrë më 11 tetor 2014.
  25. ^ "Historike! Shqipëria në Europianin 2016". Gazeta Shqiptare. 11 tetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2019. Marrë më 15 tetor 2019.
  26. ^ "VIDEO/ Barazimi i Portugalisë eliminon Shqipërinë nga "Euro 2016"". Panorama Sport. 22 qershor 2016. Marrë më 16 tetor 2019.
  27. ^ Besnik Dizdari (18 nëntor 2015). "Kosova A – "Kosova B" 2–2 ose Kosova – Shqipëria 30–6!". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2021. Marrë më 13 korrik 2021.
  28. ^ a b c "Historia e fanellave të kombëtares, nga Puma tek Adidas/FOTO". Syri.net. 29 janar 2016. Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2016.
  29. ^ a b ""Macron", sponsor teknik i Kombëtares edhe për 6 vite, Duka: Një nga partnerët tanë më të rëndësishëm". Federata Shqiptare e Futbollit. 9 qershor 2022. Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2022. Marrë më 21 gusht 2022.
  30. ^ a b ""Qemal Stafa", historia 70-vjeçare e Stadiumit Kombëtar (Pjesa 1)". Gazeta Panorama. 10 maj 2016. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2019. Marrë më 18 tetor 2019.
  31. ^ a b "Historia e ndërtimit të stadiumit "Qemal Stafa"". Standard.al. 26 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2019. Marrë më 18 tetor 2019.
  32. ^ "Kush ishte Qemal Stafa? 99-vjetori i lindjes". Gazeta Mapo. 20 mars 2019. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2019. Marrë më 18 tetor 2019.
  33. ^ a b "Stadiumi Kombëtar Qemal Stafa, Tiranë". eu-football.info (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2017. Marrë më 23 tetor 2017.
  34. ^ "Kombëtarja luan ndeshjen e fundit në "Qemal Stafa"". Panorama Sport. 16 nëntor 2015. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2019. Marrë më 18 tetor 2019.
  35. ^ "UEFA "djeg" edhe "Ruzhdi Bizhutën" e "Niko Dovanën"". Sport.albeu.com. 21 nëntor 2013. Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2014. Marrë më 19 qershor 2015.
  36. ^ "Nis prishja e stadiumit "Qemal Stafa"". TV Klan. 9 qershor 2016. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2019. Marrë më 18 tetor 2019.
  37. ^ a b c "Stadiumi Flamurtari, Vlorë". eu-football.info (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2018. Marrë më 14 janar 2018.
  38. ^ a b c "Stadiumi Tomori, Berat". eu-football.info (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2017. Marrë më 23 tetor 2017.
  39. ^ a b "Stadiumi Niko Dovana, Durrës". eu-football.info (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2017. Marrë më 23 tetor 2017.
  40. ^ a b "Loro Boriçi Stadium, Shkodër". eu-football.info (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 gusht 2020. Marrë më 23 tetor 2017.
  41. ^ a b "Elbasan Arena, Elbasan". eu-football.info (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2017. Marrë më 23 tetor 2017.
  42. ^ "Nis rindërtimi i stadiumit "Ruzhdi Bizhuta" (FOTO LAJM)". Sport.albeu.com. 17 shkurt 2015. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2019. Marrë më 18 tetor 2019.
  43. ^ "Goleadë e Kombëtares në inaugurimin e stadiumit". Panorama Sport. 9 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2019. Marrë më 18 tetor 2019.
  44. ^ "Shqipëri- Danimarkë, ndeshja e parë në "Elbasan Arena". Ja çmimi i biletave". Gazeta Panorama. 22 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 13 tetor 2016. Marrë më 18 tetor 2019.
  45. ^ "Rama: Së shpejti nis ndërtimi i stadiumit 'Loro Borici'". City News Albania. 1 prill 2015. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2019. Marrë më 18 tetor 2019.
  46. ^ "Stadiumi "Loro Boriçi" është gati për Kombëtaren, si t'i gjeni biletat". TV Klan. 30 gusht 2016. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2019. Marrë më 18 tetor 2019.
  47. ^ Alfred Lleshi (11 gusht 2016). "E konfirmon kryeministri: Kosova do të luajë në "Loro Boriçi"". Telesport.al. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2019. Marrë më 18 tetor 2019.
  48. ^ "Arena Kombëtare, Tirana". eu-football.info (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 nëntor 2021. Marrë më 18 nëntor 2019.
  49. ^ a b c ""Tifozat Kuq e Zi", ja si lindi grupimi i famshëm i Kombëtares". Panorama Sport. 27 tetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2019. Marrë më 19 tetor 2019.
  50. ^ "16 vjet krenari dhe kontribut për kombëtaren tonë, ditë historike për "Tifozat Kuq e Zi"". Panorama Sport. 23 dhjetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2019. Marrë më 25 dhjetor 2019.
  51. ^ Ermal Kuka (21 janar 2014). "Tifozët, bojkot ndaj Kosovës: "Një komb, një kombëtare!"". Gazeta Shqip. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2019. Marrë më 19 tetor 2019.
  52. ^ Alfred Lleshi (20 gusht 2016). ""Tifozat Kuqezi": Një komb, na duhet një kombëtare! Zotohemi të ndodhë sa më shpejt!". Telesport.al. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2019. Marrë më 19 tetor 2019.
  53. ^ "Arbëreshët e Horës në Palermo, nesër takim me delegacionin shqiptar". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 23 mars 2017. Marrë më 11 shtator 2023.
  54. ^ "Tifozët Kuq e Zi sërish kundër Dukës (Foto)". Botapress.info. 31 mars 2016. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2019. Marrë më 19 tetor 2019.
  55. ^ "Tifozët 'Kuq e Zi' fyejnë rëndë Armand Dukën". Javanews.al. 13 nëntor 2016. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2019. Marrë më 19 tetor 2019.
  56. ^ "Ekskluzive / Armand Duka: Tifozat kuq e zi, "fushate" kunder meje". Albania Soccer. 9 nëntor 2011. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2019. Marrë më 19 tetor 2019.
  57. ^ "Tifozët krenarë për De Biasin…ovacione kundër Dukës (Video)". Botasot.info. 12 tetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2019. Marrë më 19 tetor 2019.
  58. ^ a b "Hitzfeld: Tifozët shqiptarë janë fantastikë". Bota Sot. 12 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2019. Marrë më 19 tetor 2019.
  59. ^ "Slloveni-Shqipëri, mbi 2000 tifozë shqiptarë në Lubjanë". Sport.albeu.com. 28 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2019. Marrë më 19 tetor 2019.
  60. ^ "Norvegji-Shqipëri, 3 mijë tifozë kuqezi në Oslo". Portalb.mk. 22 mars 2013. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2019. Marrë më 19 tetor 2019.
  61. ^ Fation Shehu (24 mars 2013). "Oslo kuqezi, De Biazi: Ja si i "mashtruam" norvegjezët…". Oslo: Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2019. Marrë më 19 tetor 2019.
  62. ^ "Serbi - Shqipëri, në "Top 20" rivalitetet më të egra". Koha.net. 16 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2023. Marrë më 12 shtator 2023.
  63. ^ "Shqipëri-Serbi, mes 8 rivaliteteve më të egër në futboll!". Sfidanti.al. 3 nëntor 2016. Marrë më 12 shtator 2023.
  64. ^ "Dhuna në stadiumin e Beogradit - rast për reflektim". dw.com. 17 tetor 2014. Marrë më 12 shtator 2023.
  65. ^ "Blater i "kalon topin" UEFA-s për incidentet në Serbi-Shqipëri". Gazeta Shqip. 5 nëntor 2014. Marrë më 12 shtator 2023.
  66. ^ ""Rivaliteti Greqi-Shqipëri ekziston prej kohësh", Berat Gjimshiti flet para ndeshjes me Olimpiakosin". Pamfleti. 23 shkurt 2022. Marrë më 12 shtator 2023.
  67. ^ "17 vjet nga fitorja historike e Shqipërisë kundër Greqisë". Botasot.info. 4 shtator 2021. Marrë më 12 shtator 2023.
  68. ^ "Gramoz Palushi ra për flamur!". BalkanWeb.com. 4 shtator 2015. Marrë më 4 shtator 2020.
  69. ^ "11 vite nga vdekja e Gramoz Palushit, i riu shqiptar që u vra barbarisht në rrugët e Greqisë për ngjyrat kuqezi, vëllai i tij rrëfen ngjarjen". Sot.com.al. 4 shtator 2015. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2020. Marrë më 4 shtator 2020.
  70. ^ "Deklaratë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë". ikub.al. 6 shtator 2004. Marrë më 4 shtator 2020.[lidhje e vdekur]
  71. ^ Costas Kantouris. "Anti-racism rally held after deadly Greece-Albania soccer clash". AP Worldstream (në anglisht). Associated Press. Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2012. Marrë më 28 dhjetor 2010.
  72. ^ ""Vllazërorja" me Kosovën dhe dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, Reja publikon listën dhe shfaq objektivat". BalkanWeb.com. 7 nëntor 2020. Marrë më 12 shtator 2023.
  73. ^ "Vllazërorja kthehet në makth, Kosova degjeneron Shqipërinë". JOQ Albania. 29 maj 2018. Marrë më 12 shtator 2023.
  74. ^ Mendrit Shehu (18 nëntor 2019). "Kosova, kalvari sportiv e miqësorja e harruar me Jugosllavinë". Gazetasi. Arkivuar nga origjinali më 3 gusht 2020. Marrë më 23 qershor 2020.
  75. ^ Besnik Dizdari (12 dhjetor 2007). "Besnik Dizdari: Kur në Tiranë lindte Përfaqësuesja e Kosovës...(II)". Zemra Shqiptare. Arkivuar nga origjinali më 9 janar 2022. Marrë më 13 korrik 2021.
  76. ^ Besnik Dizdari (15 shtator 2019). ""Armiqtë" e vërtetë dhe "miqtë" e rremë të Kosovës". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 3 gusht 2020. Marrë më 13 korrik 2021.
  77. ^ "Futbolli 1991–2011, 20 vjet mëvetësim" (PDF). Federata Kosovare e Futbollit. 2011. fq. Respektivisht në faqet 64 dhe 65, përmbajnë informacione rreth protokollit të bashkëpunimit dhe ndeshjes. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 2 gusht 2020. Marrë më 13 korrik 2021.
  78. ^ "International Matches 1993 – Europe, January–March" (në anglisht). RSSSF. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2022. Marrë më 3 shkurt 2023. 14/02/1993, Tiranë, Dinamo, 14000, Friendly International, ALBANIA–KOSOVA
  79. ^ "Shqipëri-Maqedoni: Shiten 11 mijë bileta". albinfo.ch. 31 gusht 2016. Marrë më 12 shtator 2023.
  80. ^ "Shqiptarët e Maqedonisë: Ishte e vështirë ndaj Shqipërisë". albinfo.ch. 7 shtator 2016. Marrë më 12 shtator 2023.
  81. ^ "Shqipëria bën historinë; shpartallon Qipron 6-1". Arkiva Mediatike Shqiptare. 12 gusht 2009. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2023. Marrë më 13 shtator 2023.
  82. ^ "Shqipëria mposht me 5 gola San Marinon". Opinion.al. 8 shtator 2021. Marrë më 14 shtator 2023.
  83. ^ "12-0 humbja më e madhe e kuq e zinjve në histori, viti 2002 i tmerrshëm për Kombëtaren". newsbomb.net. 13 tetor 2015. Marrë më 13 shtator 2023.
  84. ^ "Rrëfimi i lojtarit më të ri kuqezi në histori, Çepele: Rekordi, fantastik!". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 1 shkurt 2021. Marrë më 13 shtator 2023.
  85. ^ "Albania vs Ukraine match report". eu-football.info (në anglisht). European Football. 9 shkurt 2005. Marrë më 13 shtator 2023.
  86. ^ "Shuhen shpresat për kualifikim në botëtorin gjerman". albasoul.com. Alba Soul. 9 shkurt 2005. Marrë më 13 shtator 2023.
  87. ^ "Foto Strakosha". Albanian Talents/Talentet Shqiptare. Facebook. 24 dhjetor 2016. Marrë më 13 shtator 2023.
  88. ^ a b "Bogdani rekord, 18 gola me Kombetaren". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 4 korrik 2013. Marrë më 14 shtator 2023.
  89. ^ "Profil/ Alban Bushi lë futbollin, kush është "Loku" i 14 golave kuqezi". Ikub.al. 23 nëntor 2010. Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2017. Marrë më 19 mars 2016.
  90. ^ "Moisi Dalipi: Ervin Skela, fantazisti me këmbë të arta". Gazeta Telegraf. 10 mars 2021. Marrë më 15 shtator 2023.
  91. ^ "240 golat e Kombëtares në 271 ndeshje ndërkombëtare". Gazeta Telegraf. 13 gusht 2013. Marrë më 14 shtator 2023.
  92. ^ "Vjen GOLI i Shqipërisë, Sadiku në histori (Video)". Telegraf.com. 19 qershor 2016. Marrë më 14 shtator 2023.
  93. ^ "Armando Sadiku shkruan emrin e tij në histori". Klan Kosova. 19 qershor 2016. Marrë më 14 shtator 2023.
  94. ^ "Basti i fituar i Jahmir Hykës". Rilindja Demokratike. 7 tetor 2016. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2023. Marrë më 15 prill 2017.
  95. ^ "Mediat italiane për Manajn: Goli rekord dhe historia e rrallë". Gazeta Tema. 13 nëntor 2015. Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2015. Marrë më 14 nëntor 2015.
  96. ^ "Çani: I lumtur që e nisa me gol!". Gazeta Tema. 1 mars 2012. Marrë më 15 shtator 2023.
  97. ^ "Trajneri Silvinjo publikon listën e Kombëtares me emrat e 26 lojtarëve për Kampionatin Europian "Gjermani 2024"". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 8 qershor 2024. Marrë më 8 qershor 2024.
  98. ^ "Albania national team managers". eu-football.info (në anglisht). Marrë më 25 mars 2019.
  99. ^ a b Besnik Dizdari (14 qershor 2017). "De Biazi, trajneri më i suksesshëm dhe jetëgjatë nga të huajt!". Sport Ekspres. Marrë më 13 shtator 2023.
  100. ^ Besnik Dizdari (14 gusht 2023). "Histori e 65 viteve më parë, Ljubisa Broçiç i Kombëtares së Shqipërisë bën Juventusin kampion të Italisë". Panorama Sport. Marrë më 13 shtator 2023.
  101. ^ Besnik Dizdari (14 nëntor 2019). "Kur trajneri i Shqipërisë ishte italiani Gianni de Biasi…". Panorama Sport. Marrë më 13 shtator 2023.
  102. ^ Olsi Shehu (9 janar 2023). "Prezantohet trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, Sylvinho". aa.com.tr. Marrë më 13 shtator 2023.
  103. ^ "Kombëtarja". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. Marrë më 13 shtator 2023.
  104. ^ "Rothmans Tournament 2000 match reports" [Raportet e ndeshjeve të Turnamentit Rothmans 2000] (në anglisht). EU-football.info. Marrë më 18 tetor 2014.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]