Jump to content

Sistemi ekonomik

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mënyra se si çdo individ jeton në një shoqëri dhe vendimet e tij ekonomike varen, ndër të tjera, nga sistemi ekonomik i shoqërisë. Sistemi ekonomik është terësi e organizatave dhe të institucioneve që organizojnë ekonominë në një vend.
Tre janë pyetjet kryesore ekonomike, të cilave një shoqëri duhet t'u japë përgjigje:

  1. Çfarë duhet të prodhohet me burimet që ajo ka, të cilat janë të kufizuara? (Ç'lloj produktesh dhe në çfarë sasie të prodhohen?)
  2. Si duhet të prodhohen këto produkte dhe shërbime? ( Kush do t'i prodhojë, duke kombinuar cilat burime dhe çfarë teknologjie do të përdorë?)
  3. Për kë duhet të prodhohen këto produkte dhe shërbime? (Kush do t'i konsumojë dhe si do të shpërndahen midis grupeve të ndryshme të shoqërisë?)

Sistemet ekonomike kryesore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kemi gjithsej tre sisteme kryesore ekonomike:

  • Ekonomia e komanduar ( ekonomi e planifikuar)
  • Ekonomia e tregut të lirë.
  • Ekonomia e përzier ose mikse[1]


Ekonomia e planifikuar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në një ekonomi të komanduar, tre pyetjet e mësipërme e marrin përgjigjen nga organet qendrore qeverisëse të vendit. Këto organe zotërojnë dhe kontrollojnë të gjithë faktorët e prodhimit(ose burimet - tokën, kapitalin dhe punën), mënyrën e përdorimit të tyre dhe shpërndarjen te konsumatorët e fundit. Në këtë sistem ekonomik, pronësia private është shumë e kufizuar.
Sasia e prodhimit përcaktohet në përputhje me planet e qeverisë, jo me kërkesat apo preferencat e kon sumatorëve. Gjithashtu, qeveria përcakton se si do të realizohet prodhimi;se si do të shpërndahen të mirat dhe shërbimet dhe sa do të jenë pagat e prodhuesve. Meqenëse vendimet nuk merren në përputhje me nevojat e konsumatorëve për produkte, atëherë mund të ndodhë që sasia e produkteve të prodhuara të jetë më e madhe sesa kërkesa, duke çuar kështu në rritjen e stoqeve në depo dhe magazina. Për të njëjtën arsye, mund të ketë mungesa të produkteve në treg, pavarësisht se njerëzit kanë kërkesa dhe nevoja për to. Në shekullin e 20-të, shumica e ekonomive të komanduara ekzistonin në shtete të vetëquajtura socialiste, por që në fakt ishin diktatura komuniste. Për këtë arsye, koncepti i ekonomisë së planifikuar shpesh lidhet me komunizmin. Ekonomitë e planifikuara dështuan dhe në ditët e sotme ka shumë pak ekonomi të tilla të mirëfillta. Edhe vende të cilat vazhdojnë të jenë nën sisteme komuniste, si Kuba apo Kina, kanë ndërmarrë reforma ekonomike për të kaluar gradualisht në sisteme ekonomike fikse.

Ekonomia e tregut të lirë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekonomia e tregut të lirë është një ekonomi në të cilën tre pyetjet, të cilat i cekëm në fillim të artikullit, marrin përgjigje nga tregu, pra, nga ndërveprimi i kërkesës me ofertën. Ky sistem është e kundërta e sistemit të ekonomisë së komanduar. Në të, qeveria luan një rol asnjëanës, duke mos ndërhyrë fare në ekonomi. Në praktikë, sistemet ekonomike të tregut plotësisht të lirë janë shumë të rralla. Jo të gjitha tregjet në një ekonomi mund të lihen pa ndërhyrjen apo rregullimin e shtetit. Prandaj, në përgjithësi, kur në jetën e përditshme përdorim termin "ekonomi e tregut të lirë" nënkuptojmë ekonomi me ndërhyrje të justifikuar të shtetit.

Ekonomia e përzier apo mikse

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Praktikisht, nuk ekziston asnjë ekonomi tregu e pastër dhe asnjë ekonomi e komanduar apo e planifikuar e pastër. Pothuajse të gjitha ekonomitë në botë janë të përziera, të cilat kombinojnë në shkallë të ndryshme tipare të ekonomisë së tregut me ato të ekonomisë së komanduar. Pra, në ekonominë mikse, shteti luan rol rregullues. Aktualisht në botë, ndër vendet e industrializuara, SHBA konsiderohet si ekonmia me ndërhyrjen më të vogël të shtetit, e ndjekur nga Kanadaja, Anglia, Japonia. Në vendet skandinave, shteti luan një rol aktiv, ndërkohë që në Rusi ai ushtron kontroll më të madh. Në foton poshtë mund të shikoni një paraqitje skematike të pozicionimit të vendeve të ndryshme në boshtin e sistemeve ekonomike.

Vende të ndryshme në boshtin e sistemeve ekonomike

Ndërhyrja e shtetit në ekonomi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qeveria luan nje rol shume te rendesishem ne ekonomi. Megjithese debatet vazhdojne per nje kohe te gjate, domosdoshmeria e nderhyrjes se qeverise ne ekonomi ka mbetur e pandryshuar. Ajo qe ndryshon eshte se vendet e ndryshme te botes mbeshteten ne shkalle te ndryshme mbi tregun dhe mbi sipermarrjen e lire. Në përgjithësi, ndërhyrja e shtetit në ekonomi është e justifikueshme për dy qëllime kryesore:

  • Për të ofruar të mira publike të përgjithshme
  • Për të siguruar rishpërndarjen e të ardhurave në ekonomi

Për të ofruar të mira publike të përgjithshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shembuj të tillë janë ofrimi i produkteve apo shërbimeve të caktuara, të cilat nuk do të ofroheshin fare nga një firmë private apo do të ofroheshin me një çmim të papërballueshëm për konsumatorin: mendoni për shërbimin shëndetësor, arsimin publik, mbrojtjen e vendit.

Për të siguruar rishpërndarjen e të ardhurave në ekonomi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekonomia e tregut mund të çojë në një shpërndarje të pabarabartë të të ardhurave dhe të pasurisë në një ekonomi, duke përqendruar pasurinë në duart e një pakice të pasurish dhe duke lënë një pjesë të popullsië pa burime të mjaftueshme të a rdhurash për të jetuar. Në një rast të tillë, ndërhyrja e shtetit, duke iu marrë më të pasurve (nëpërmjet taksave) për t'iu dhënë të varfërve (nëpërmjet pagesave të papunësisë, pagesave sociale, ofrimit të shërbimit falas etj.) është e justifikueshme nga ana sociale.[2]

  1. ^ Financat personale në duart tuaja, Banka qendrore e Shqipërisë
  2. ^ Basic Economics: A Citizen's Guide to the Economy, Thomas Sowell - http://books.google.com/books/about/Basic_Economics.html?id=gbfTLG_HmGEC[lidhje e vdekur]