Jump to content

Skënder Zogu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Skënder Zogu (lindur më 3 qershor 1933 në Davos, Zvicër) është anëtar i familjes mbretërore shqiptare, veprimtar i diasporës shqiptare, kryetar i senatit të Partisë së Legalitetit, nga pasuesit e të cilës njihet edhe si Princi Skënder. Ka organizuar i diasporës në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe vazhdon mbështetjen e tij për proçesin e njohjes së pavarësisë Kosovës.

Lindi në Davos, i biri i Princit Xhelal dhe Faika Minxhallit. Në 7 prill 1939, me një grup personalitetesh shqiptare ai u largua nga Shqipëria për në Stamboll (nëpërmjet Shkupit). Skënder Zogu është i njohur dhe i respektuar nga diaspora shqiptare për luftën e tij kundër komunizmit dhe kontributi i tij për kthimin e monarkisë në Shqipëri.

Mbaroi shkollën e mesëm në Stamboll. Në tetor 1947 ai u largua nga Turqia për në Egjipt ku mbaron Kolegjin francez të St.Marc. Ai më vonë mori GCE e tij në Victoria College. U larguar nga Aleksandria me Familjen Mbretërore për në Kanë në 25 korrik. Në Huddersfield, i cili ishte Kolegji i Teknologjisë, i cili më vonë u bë Universiteti i Huddersfield (York), Skënderi u diplomua në vitin 1958 në Tekstili i Ngjyrosjes dhe Kimi.

Puna dhe karriera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai ka punuar për një vit në kompaninë LB Holiday, më pas u vendos në Francë, ku ai mori një punë si teknolog i lartë në firmën Franceze, Francolor, (Villers St.Paul ) ku punoi për 25 vjet si një specialist i tekstilit. Në vitin 1986 deri më 1999 ai punoi për kompaninë KVK Danemark si një menaxher i shitjes tekstilevë për Francën, Turqinë Australi etj. Nga 1980 deri 1995 ai ishte edhe shefi i Zyrës së shtypit të Oborrit Mbretëror në mërgim. Doli në pënsion në vitin 1999.

Titujt e ndryshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka marrë 2 çmime ACIT në Tekstile. Shkroi dhe botoi një librër teknik "Shtypja e Tekstileve". Ai ka marrë deklaratën e Urdhërit të "Skanderbej" si mirënjohje për shërben tij ndaj kombit shqiptar dhe aktiviteteve intensive në diasporë.

Ai aktualisht banon në Chantilly, Francë.