Vuk Karaxhiq
Vuk Stefanë Karaxhiqi (serbisht: Вук Стефановић Караџић Vuk Stefanović Karadžić; lindi më 17 nëntor 1787 në Tërsiq afër lumit Drina - 7 shkurt 1864 në Vienë ishte filolog, formuesi i gjuhës së shkruar serbe, etnolog, shkrimtar, përkthyes dhe diplomat i pavarur serb nga Pashallëku i Beogradit.
Vuk Karaxhiç është një ndër themeluesit e kombit[1] serb në përbërjen e të cilit hynin gjithë besimtarët ortodoks (të zakonit grekë[2]) të Ballkanit perëndimorë e që nuk ishin anëtarë të kishës ortodokse të Bukureshtit. Për këtë qëllim ai punoi gjatë tërë jetës së tij. Ndër motot e tij më të njohura është "Kudo ku gjendet edhe një serb i vetëm, aty duhet të zejë vend edhe shteti serb" [3]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vuk Stefanë Karaxhiç rrjedhë nga një familje e Hercegovinës. Emrin Vuk (nga shqipja Ukë) e morri nga prindit e tij, pasi që deri më atëherë gjithë djemtë e tyre vdisnin. Prindit e tij sipas traditës së vjetër antike besonin që emri Ukë do ta mbronte atë nga të ligat. Pasi që deri më atëherë në këto anë nuk ishte traditë mbiemri, Vukin e thërrisnin si Vuki i Stefanit (djali i Stefanit) dhe më vonë me kultivimin e sllavizmit, në këto anë sipas traditës sllave e thërrasin Vuk Stefanoviq. Për këtë në libra të botuar moti, gjendet si Uka djali i Stefanit. Shumë më vonë, merr si mbiemër emrin e katundit i cili shkruhet në disa mënyra të ndryshme si Karadzic, Karadschitsch, Karacic, Karadzitsch, Karagich, Karajich. Po me këtë mbiemër njihet edhe në letërsisë serbe.
Edhe përkundër faktit që në vendlindje nuk kishte asnjë element shkollimi, Vuk Stefani gjenë mundësin e pasurimit të diturisë së tij. Ai mëson si autodiktat nga një Bibël e kishës sllave për deri sa i ruante kafshët. Kështu thuhet se nga penda e pulës dhe nga baruti përgatiti penën dhe ngjyrën me të cilat mblidhte këngët, fjalët e urta dhe tregimet popullore të cilat e bëjnë të njohur.
Në kryengritjen kundër osmane më 1804, Karaxhiç merr pjesë aktive dhe pas shtypjes së saj, largohet në Srem të Karlovqit, në Austrin e asaj kohe. Në këtë vend fillon të shkoi në shkollë dhe mëson latinishten dhe gjermanishten. Po nga këtu, merr pjesë në kryengritjen e dytë kundër osmanëve, tani si sekretar i udhëheqësit serb të kryengritjes, Nenadoviq. Pastaj emërohet si sekretar i msheftë i senatit të Beogradit dhe si i përbetuar merr misione të rëndësishme politike. Me kthimin e forcave osmane dhe ndjekjen e udhëheqësit të kryengritjes, Karaxhorxhin në Austri edhe Vuk Karaxhiqi në fund të vitit ikë në Vjenë.
Në Vjenë bie në kontakt me sllavistit Jernej Kopitarin, një specialist për përmbledhjen e llojeve të popujve dhe gjuhëve popullore. Dhe nga kjo kohë, Karaxhiç përqendrohet kryesisht në literaturë. Librat e deri atëhershëm serbe ishin të shkruara në gjuhën sllaveno-serbe dhe populli i thjesht i kuptonte me vështërsi. Për këtë, Karaxhiqi si detyrë shihte që popullit të i ofronte literaturë me shkronja të kuptueshme nga populli, që ishin të ndryshme nga ato të kishës sllave, dhe më këtë gjuhën serbe ta ngritë në një gjuhë të shkrua letrare. Kësaj detyre ai ju nënshtrua plotësisht gjatë tërë jetës së tij dhe ja arrin që të botojë një numër të madhë të punimeve shkencore mbi gjuhën, ndër to edhe këngët popullore, gramatikën serbe dhe përmbledhje të gjerë të fjalorit (sipas fjalës së tij: Shkruaj si fletë!). Po ashtu për historinë dhe filologjinë serbe boton "Danica" (Agimi), në Vjenë 1826-34 dhe "Srpske narodne poslovice" (Fjalë të urta serbe), Vuk Stefani mblidhte përralla dhe këngë në Ballkan dhe e bënte të njohur popullin e panjohur deri më atëherë në Evropën perëndimore, sidomos në Austrinë dhe Gjermanin e asaj kohe. Punimet e tija më të rëndësishme janë, përkthimi i Dhjatës së Re në gjuhën popullore dhe të shkruar sipas reformës së tij, e cila deri më ditët e sodit përdoret në kishën ortodokse serbe. Gjatë jetës së tij ishte i shoqëruar edhe me shumë të mëdhenj të letërsisë gjermane, si janë Johann Wolfgang von Goethe, Jacob Grimm, Leopold Ranke dhe Johann Gottfried Herder.
Më 1828 Princi Milosh Obrenoviq, e fton për të shkruar kushtetutën e Serbisë autonome. Për këtë arsye ai vendoset në Beograd, mirëpo aty nuk mund të duronte sjelljet e feudalit serb dhe kthehet në Vjenë për dy vite. Gjatë vitit 1834-35 merr një eksuzion në Dalmatci dhe Mal të Zi, të cilin e përshkruan në librin "Mali i Zi dhe Malazezët". Gjatë 1837-1838 merr eksuzionin në Hungarinë dhe Kroacinë e asaj kohe, e më vonë prapë në Serbi. Nga akademia e shkencave në Vjenë, në Berlin, në Shën Petersburg, dhe në Moskë emërohet si anëtarë nderi.
Reformat e tija të kundërshtuara në fillim me kalimin kohës pranohen nga të gjithë. Më 1850 mendimit se dialekti shtokavisht-ijekavisht duet të bënin themelin e gjuhës së shkruar serbe dhe kroate ju bashkëngjitën edhe gjuhëtarë kroatë të cilët vendosën që shkrimi i gjuhës serbe dhe kroate të bëhej në shkronja latine dhe cirilike, ashtu që të mund të transformohej direk nga njëra në tjetrën. Kjo marrëveshje nuk ishte e lidhur për ndonjë detyrim pasi që ishte e nënshkruar nga persona privat dhe futja në fuqi nga institucionet shtetërore nuk është bërë kurrë.
Vuk Karaxhiç ishte i martuar me austriaken Ana Kraus me të cilën kishte 13 fëmijë. Vajza e tij Vilhelminja (1828-1894) ishte bashkëpunëtorja e tij e ngushtë dhe më 1854 botoi përkthimin në gjermanisht të përmbledhjes së përrallave popullore serbe. Kjo më vonë u bë një piktore e njohur.
Vuk Karaxhiç vdiq në Vjenë më 1864. Më 1897 është bërë transportimi i eshtrave të tij nga Vjena në Beograd, ku edhe sot gjendet varri i tij.
Veprat letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vuk Stefan Karaxhiç ishte një ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm të reformës së gjuhës serbe në shekullit XIX. Për këtë edhe punimet e tij janë të shkruara kryesisht në gjuhen serbe. Që nga fundi i shekullit XVIII, kishte iniciativa për përpilimin e një gjuhe të shkruar, bazë e së cilës duhej të ishte kuptueshmëria nga populli. Prifti, predikuesi e shkrimtari Gavilë Stefanë Vencloviq, që më 1740 për herë të parë kishte përkthyer shkrimet e shenjta në gjuhën serbe popullore. Mirëpo kjo Bibël ishte ndaluar nga hierarkia e Kishës Ortodokse Serbe, ndërsa më vonë shërbente për përkthimin e Dhjatrës së Re të Karaxhiqit. Për gjatë kryengritjeve kundër osmanëve, thirrjet për një gjuhë të shkruar serbe kishin arritur kulmin. Këtyre thirrjeve i kundërvihej rrethi sllavë i shtrirë përgjatë hierarkisë së kishës ortodokse e cila parashihte që sllavishtja e kishës ortodokse të shërbente për gjithë popujt sllavë. Në këto rrethe sllave, kishte kundërshtarë të mëdhenj edhe Karaxhiqi. Për reformën e tij e cila u njohë botërisht më 1860, ai ishte sulmuar nga këto rrethe.
Për shqiptarët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vuk Stefan Karaxhiç në librin e tij "Srbi svi i svuda" për shqiptarë merr vetëm bërthamën e pa prekur ilire ndërsa pjesët tjera tenton të i fusë në një komb artificial sllavë i cili sipas mendimit të tij duhet të quhej sipas popullit të vjetër "Serb" që ishin më të vjetër se sa vetë sllavët. Si do që të jetë ai shqiptarët i emërton si Arnautë dhe përderisa shprehë pakënaqësinë rreth bashkimit të popujve të Ballkanit perëndimorë, për shqiptarët thotë ... Shqiptarët në këtë drejtim janë shembull më i afërt se sa Hungarezët e Gjermanët; Ata (Shqiptarët) janë të ritit perëndimorë (e mund të ketë ndoshta edhe të ati lindorë), por të gjithë thirren shqiptarë, dhe të themi se në mes veti pakë urrehen, mirëpo para të huajve sillen si vëllezër, po si të ishin të një riti, dhe po të ishte një i ritit turk (mysliman) për një shqiptarë do të mbyste dhjetë turq edhe po qe ai shqiptarë i ritit krishterë, sikurse një shqiptar i ritit krishterë që do ti vriste dhjetë italian për një shqiptarë të ririt turk.[4]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ në kuptimin sipas ndarjes së popujve nga këndvështrimi i kishës ortodokse Ruse për Ballkanin
- ^ Gjatë jetës së tij me zakonin grekë mendohej në individët e ritit krishterë të lindjes
- ^ Sipas Shefik Osmani cituar nga Alket Aliu në Ivo Andric, projekti per shfarosjen e shqiptareve Arkivuar 31 dhjetor 2009 tek Wayback Machine.
- ^ Arnauti su u ovoj stvari za nas još bliži i priličniji primjer nego i Madžari i Nijemci; njih (Arnauta) ima i Rimskoga (a može biti gdješto i Grčkoga) zakona, pa se svi zovu Arnauti, i da rečemo da se između sebe malo mrze, ali prema drugijem narodima žive kao i braća, kao da su svi jednoga zakona, i jedan bi od njih Turskoga zakona ubio deset pravijeh Turaka za jednoga Arnautina makar koga Hrišćanskog zakona, kao što bi i Arnautin Rimskoga zakona ubio deset Talijanaca za jednoga Arnautina Turskoga zakona.