Jump to content

tortë

Nga Wiktionary
Versioni i datës 26 prill 2017 09:30 nga OctraBot (diskuto | kontribute) (Bot: Cleaning up old interwiki links)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

TORTË I f.

  • Litar i trashë, zakonisht prej lëkure bliri, që përdoret për të lidhur, për të mbartur a për të tërhequr barrë të rënda. Lidhi barrën (varkën) me tortë.
  • E zgjat (e tjerr) tortë diçka e zgjat shumë dhe pa nevojë një punë, një bisedë etj., e bën tërkuzë.

TORTË II f.

  • Ëmbëlsirë në trajtë të rrumbullakët a katërkëndëshe me përmasa të ndryshme, pa sherbet e me disa shtresa që bëhet me miell, me vezë, me sheqer, me qumësht etj., mbushet brenda, me krem, me arra të shtypura etj. dhe zbukurohet përsipër e anash; një copë nga kjo ëmbëlsirë, e prerë zakonisht në trajtë trekëndëshi. Tortë me arra e me gjalpë. Tortë me bajame. Një copë tortë. Preu tortën. Hëngrën nga një tortë.