bandë
Appearance
Bandë
I f.sh. -
- Grup muzikantësh, që luajnë me vegla fryme; orkestër frymore kryesisht me vegla bronzi dhe vegla me goditje. Bandë muzikore. Banda ushtarake. Banda e qytetit. Pjesë (melodi) për bandë. Festivali i bandave.
- keq. Grup njerëzish të bashkuar për të bërë vjedhje, plaçkitje e krime; grup njerëzish, zakonisht në pushtet, që vepron në dëm të popullit me metoda kriminelësh e tradhtarësh. Bandë e armatosur. Bandë balliste (reaksionare). Bandë diversantësh (hajdutësh, kriminelësh, tradhtarësh). Bandë të arratisurish. Kreu i bandës. Asgjësuan bandat.
II f.sh. -
- mjek. shih fashë,~a 1. Lidh me bandë.
- tek. shih shirit,~i 2. Bandë magnetofoni. Bandë për film.
- sport. Rrip pëlhure, që vihet buzë rrjetës së volejbollit, të tenisit etj. për ta forcuar. Bandat pingule.
- Rrip pëlhure i qëndisur ose sixhade e vogël, që varet në muret e dhomës për zbukurim. Bandë muri.
- det. Pjesa e ngritur anës një barke ose një anijeje. Kapem pas bandës.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Prononcimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë rrjedhëse
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0