Jump to content

gjellë

Nga Wiktionary

GJELLË f.

  • 1. Ushqim që gatuhet për t'u ngrënë zakonisht duke e zier me kripë e me yndyrë ose duke e pjekur a skuqur. Gjellë e shijshme (e mirë, e keqe). Gjellë e gatshme. Gjellë e parë (e dytë, e tretë). Gjellë e ngrohtë (e ftohtë). Gjellë dasme. Gjellë me mish (me perime). Gryka e gjellës. Lugë gjellë. Pjatë gjellë. Kripë gjellë. Lista e gjellëve. Tenxhere me gjellë. Bëj (gatuaj) gjellën. Zbraz (shtie, ndaj) gjellën nëpër pjata. E mban me bukë e me gjellë dikë e ushqen.
  • 2. Gatesë për qentë etj. Gjellë qensh.
  • Gjellë pa kripë
  • a) njeri që nuk është i këndshëm në sjelljet dhe veprimet e tij, njeri i shpëlarë;
  • b) diçka e pakëndshme, diçka e pashijshme. Pështyu në gjellë (në çorbë) shih te PËSHTYJ. Në çdo gjellë majdanoz! iron. shih te MAJDANOZ,~I. Gjellë me kripë e kripa me karar fj. u. shih te KRIP/Ë,~A. Mos shtjer kripë në gjellë të botës! fj. u. shih te SHTIE. Atij s'i japin bukë, kërkon edhe gjellë nuk e kupton gjendjen e vërtetë në të cilën ndodhet dhe ka kërkesa të tepruara.