Jump to content

mundem

Nga Wiktionary

MUNDEM I vetv.

  • 1. Kam fuqi, zotësi, aftësi etj. të bëj diçka, jam në gjendje të kryej, të plotësoj a të arrij diçka; mund. Po të mundem, do të nisem. Me sa mundet, nuk kursehet. Deshi të kthehej, po s'mundi. S'mundemi më.
  • 2. shih MUND I 3. S'mundemi të rrimë pa punuar. S'munden të shkojnë.
  • 3. pavet. Është e mundshme.
  • 4. vet. veta III përd. pj. Ndoshta. - Kështu ka ndodhur? - Mundet.


MUNDEM II vetv.

  • 1. Ndeshem trup me trup me dikë, duke u kapur për mesi, për qafe etj. dhe përpiqem ta vë poshtë, bëj mundje me dikë. Mundej me moshatarët.
  • 2. fig. Hahem me dikë e përpiqem t'ia kaloj në një punë. Nuk mundet dot ai me të.
  • 3. Pës. e MUND II.