Jump to content

përcjellës

Nga Wiktionary

PËRCJELLËS m.

  • 1. Ai që përcjell dikë në një pjesë të rrugës ose në një vend për ta nderuar, për t'i treguar rrugën, për ta mbrojtur, për ta ndihmuar në rast nevoje etj.; shoqërues. Erdhi (u nis) me një përcjellës.
  • 2. Ai që del te vendi ku niset dikush për ta përshëndetur e për t'i uruar rrugë të mbarë. Përcjellësit e aksionistëve. Grupet e përcjellësve.
  • 3. Ai që shpie a dërgon diçka nga një vend në një tjetër; ai që bëhet përçues e përhapës i një ideje, i një ideologjie etj. në popull ose në një masë të gjerë njerëzish; përçues (edhe fig.). Përcjellësi i shkresës.
  • 4. etnogr. Secili nga burrat e afërm të nuses, që e shoqëronin atë deri në shtëpinë e dhëndrit.
  • 5. fiz., elektr. Trup që lejon kalimin e nxehtësisë, të elektricitetit, të tingujve etj., fill i metaltë me trashësi të ndryshme, nëpër të cilin kalon rryma elektrike, përçues i rrymës elektrike. Përcjellës i mirë (i keq, i dobët) i nxehtësisë (i elektricitetit). Përcjellës i veshur (i zhveshur). Përcjellës prej bakri (prej alumini). Përcjellës për linjat elektrike (telefonike).


PËRCJELLËS mb.

  • 1. Që përcjell dikë në një pjesë të rrugës ose në një vend, shoqërues. Rojë përcjellëse.
  • 2. Që shpie a dërgon nga një vend në një tjetër; përçues (edhe fig.).
  • 3. fiz., elektr. Që lë të kalojë nëpër të rrymën elektrike, nxehtësinë etj., përçues. Trup përcjellës. Lëndë përcjellëse (e nxehtësisë).
  • 4. Që i bashkëngjitet diçkaje tjetër për të dhënë sqarime, udhëzime etj. Letër përcjellëse. Dokument përcjellës. Materiali shoqërohet me një fletë përcjellëse.